Charles Michel: Gati të investojmë shumë para, por edhe për të ndihmuar në reforma

Slowenien l Westbalkan-Gipfel der EU in BrdoBashkimi Evropian dëshiron të riafirmojë perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, por për këtë duhet bërë ende shumë.

Bashkimi Evropian ditën e dytë të samitit ia kushtoi Ballkanit. I pari nga udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor që arriti në takimin e Brdos ishte presidenti malazez, Milo Djukanovic. Menjëherë pas tij, erdhi Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili kaloi përpara gazetarëve, por nuk iu përgjigj pyetjeve. Organizatorët e samitit njoftuan edhe për një takim mes Presidentit të Serbisë dhe Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në prani  të kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit francez, Emanuel Macron. Këtë e konfirmoi edhe kryeministri Kurti, i cili tha se ishte i hapur për dialog, por me ndryshime reale.

“Organizatorët njoftuan një takim të përbashkët të zonjës Merkel, Presidentit Macron, ku Presidenti i Serbisë dhe unë, si Kryeministër i Kosovës, do të bisedojmë. Sipas bindjes sime të thellë, zgjidhja e vetme e qëndrueshme dhe e drejtë është njohja reciproke midis Kosovës dhe Serbisë, me ç’rast Serbia duhet të njohë gjenocidin në Bosnjë dhe gjenocidin në Kosovë.”

 

Nga BE thonë se do të flitet për mundësitë që ka Ballkani Perëndimor, por angazhimet e vendeve pretenduese janë shumë të rëndësishme. Charles Michel, President i Këshillit të BE e bëri të qartë se nuk ka për të munguar ndihma nga BE. “Ne jemi këtu për të treguar qartë se jemi gati të investojmë shumë para, por gjithashtu për të ndihmuar në shumë reforma për të luftuar korrupsionin, reforma për të përmirësuar qeverisjen dhe për të punuar ngushtë me ato vende. Kjo është një mundësi për të folur hapur se cilët mund të jetë dhe cilat duhet të jenë hapat dhe fazat e ardhshme.”

Në fund të samitit zyrtarët e Bashkimit Evropian dalin me një deklaratë të përbashkët që duhet të qartësojë procesin e zgjerimit ose rrugën e gjatë drejt Bashkimit Evropian.

dw

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>