NënPresidenti Joe Biden tha se nuk do kandidojë për zgjedhjet presidenciale të 2016s.
Ai e bëri deklaratën sot në Shtëpinë e Bardhë pas shumë lëkundjeve dhe vendimi i tij finalizon listën e kandidatëve në kampin demokrat.
Njoftimi i sotëm ka mundësi t’i japë një shtytje pozitës së kandidates Hillary Clinton, duke i hequr asaj një rival të mundshëm.
I inkurajuar nga demokratët, të cilët kërkonin një alternativë për zonjën Clinton, nënpresidenti kishte disa muaj që diskutonte me familjen e tij dhe me këshilltarët politikë nëse duhet të hynte apo në garë. (voa)