Bosnja rrezikon krizë politike pas zgjedhjeve

zgjedhjet bosnjePartitë nacionaliste kroate, boshnjake dhe serbe, fituan në zgjedhjet e së dielës në Bosnjë dhe do të mbizotërojnë të gjitha nivelet e strukturës komplekse të qeverisjes në katër vitet e ardhshme.

Sipas rezultateve paraprake, udhëheqësi nacionalist serb, Milorad Dodik dhe kandidati myslimano-boshnjak, Shefik Xhaferoviç, fituan vendet e tyre në presidencën me tre përfaqësues, ndërsa vendin e rifitoi kandidati më i moderuar kroat, Zhelko Komshiç.

Fituesit janë përfaqësues me këndvështrime të kundërta lidhur me të ardhmen e vendit, që mund të thellojnë ndasitë etnike dhe të ngadalësojnë integrimin në Bashkimin Evropian.

Votimet e së dielës ishin sprovë nëse Bosnja do të përparojë drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s, apo do të mbetet e ngujuar në ndasitë etnike.

Rreth 53 për qind e votuesve vendosën për rreth 7 mijë e 500 kandidatë për një varg institucionesh në sistemin e ndërlikuar qeverisës të Bosnjës, të krijuar me marrëveshjen e paqes, që i dha fund luftës që la pas vetes 100 mijë të vrarë,

Vendi përbëhet nga një rajon i drejtuar nga serbët dhe një entitet i ngjashëm myslimano-kroat, të bashkuar në një qeveri qendrore.

Fushata para zgjedhjeve u vu nën hijen e retorikës përçarëse dhe akuzave për parregullsi që vetëm sa shtuan tensionet dhe partitë e të tri etnive dështuan të ofrojnë pikëpamje të qarta ekonomike e politike për vendin me shkallë të lartë të papunësisë dhe të korrupsionit.

Serbët dhe kroatët e Bosnjës duan të afrohen më shumë me Serbinë dhe Kroacinë fqinje, ndërsa myslimanët duan Bosnjën e bashkuar. Çështja ishte në thelb të luftës së viteve të 90-ta.

Vëmendja ishte më e përqendruar në konkurrencën për presidencën treanëtarëshe të Bosnjës, për shkak të kandidaturës së presidentit të entitetit serb, Milorad Dodik, një politikan i vijës së ashpër që kërkon ndarjen nga Bosnja.

Milorad Dodik, është aleati kryesor i presidentit rus, Vladimr Putin dhe fitorja e tij nënkupton ndikim më të fuqishëm të Rusisë.

Analistët besojnë se ai do të punojë për të dobësuar presidencën.

“Përparësia imë do të jetë pozita e serbëve dhe Republikës Serbe”, tha ai, duke ju referuar rajonit autonom të cilin e ka drejtuar deri tash.

Kundër kandidati kryesor kroat për presidencën boshnjake, Dragan Çoviç, i cili humbi zgjedhjet, kërkon formimin e një trupi të tretë qeveritar, një mini shteti kroat, që do të thoshte fragmentim i mëtejshëm i vendit të brishtë. (dw)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>