Belgjika e ka rritur shkallën e gatishmërisë në nivelin më të lartë në Bruksel, me paralajmërimin për “rrezik të menjëhershëm”.
Kryeministri Charles Michel tha të shtunën se niveli i gatishmërisë u rrit si përgjigje ndaj “informacioneve thuajse të sakta lidhur me rrezikun e një sulmi të ngjashëm me atë që ndodhi në Paris.”
Duke vepruar sipas rekomandimeve të policisë, autoritetet po ashtu mbyllën sistemin e metrosë së Brukselit, të paktën deri ditën e dielë, si masë ndaj kërcënimit terrorist.
Një i dyshuar kryesor, Salah Abdeslam, për të cilin është lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, vazhdon të jetë i lirë dhe ai mund të jetë në Belgjikë.
Policia tha se në Belgjikë janë ndaluar tre persona, nën akuzat për lidhje me sulmet e Parisit. (voa)