Anëtari i presidencës tre-palëshe të Bosnje e Herzegovinës, Milorad Dodik u takua me Ministrin e Jashtëm të Federatës Ruse Sergei Lavrov në Shën Petersburg. Informacioni për takimin me Lavrov u postua në llogarinë zyrtare të Milorad Dodik në Twitter.
Bosnja dhe Hercegovina i është bashkuar sanksioneve të Bashkimit Evropian të vendosura ndaj Federatës Ruse, por që sanksionet të hyjnë në fuqi, Këshilli i Ministrave të Bosnje e Hercegovinës duhet të marrë një vendim praktik për këtë, gjë që kundërshtohet nga anëtarët e Këshillit të entitetit ‘Republika Srpska’.
Më herët gjatë këtij muaji ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov do të vinte në Serbi, ku do të takohej me presidentin Aleksandër Vuçiq në Beograd. Ndër të tjera ishte planifikuar edhe takimi me Dodik.
Vizita nuk u zhvillua për shkak se Bullgaria, Maqedonia dhe Mali i Zi ndaluan fluturimin e avionit rus mbi hapësirën e tyre ajrore.
Gjatë vizitës së tij në Rusi, Dodik do zhvillojë bisedime edhe me drejtorin ekzekutiv të Gasprom, Alexei Miller. Takimet zhvillohen në margjinat e Forumit Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg, ku marrin pjesë shtetarë nga 70 vende, sipas njoftimeve zyrtare.
rel