Kompania Facebook njoftoi se do t’u dorëzojë hetuesve të kongresit amerikan 3 mijë reklama që u përdorën në rrjetin e saj. Këto reklama mendohet se janë të lidhura me ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane.
Drejtuesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, e bëri njoftimin ditën e djeshme, ndërsa theksoi bashkëpunimin e kompanisë me hetimet që po zhvillohen nga Departamenti i Drejtësisë dhe nga komisionet e Kongresit.
Zoti Zuckerberg është kritikuar që nuk ka bërë sa duhet për të parandaluar përdorimin e Facebook-t për të manipuluar apo ndikuar zgjedhjet.
Hetimi i Facebook-ut zbuloi një operacion rus që shpenzoi 100 mijë dollarë në reklama që synonin të ndikonin në zgjedhjeve presidenciale amerikane të vitit të kaluar. Rusia ka mohuar çfarëdolloj përfshirjeje. (voa)