Një kapsulë Soyuz me ekuipazhin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës kreu sot një zbritje të suksesshme me parashutë në aerodromin e Kazakhstanit.
Në ekipin e astronautëve ishin ai amerikan Tim Kopra, britaniku Tim Peake dhe kozmonauti rus Yuri Malenchenko.
Tim Peake është astronauti i parë britanik që shkon në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.
Zbritja sot e kapsulës u krye rreth tre orë pasi ekuipazhi i anijes u shkëput nga orbita e stacionit hapësinor, duke i dhënë fund eskursionit të tyre 6-mujor në hapësirë. (voa)