Maqedoni: refugjatët kalojnë me dhunë kufirin

Situata në kufirin midis Maqedonisë dhe Greqisë në vendkalimin Idomeni është dramatike. Refugjatët kanë çarë gardhin e kufirit dhe janë përpjekur të largohen me çdo kusht duke rrezikuar edhe jetën.

refugjatet lumiRreth dy mijë refugjatë kanë ikur nga kampi Idomeni në Greqi dhe kanë arritur të “thyejnë” gardhin kufitar dhe të kalojnë në Maqedoni. Shumë prej tyre kanë nisur udhëtimin në këmbë, duke kaluar edhe një lumë të rrezikshëm. Pasi kanë ecur disa orë, refugjatët kanë kaluar me vështirësi një lumë, duke formuar një “zinxhir njerëzor” dhe duke kapërcyer më pas një gardh të vendosur nga autoritetet maqedonase. Shumë prej refugjatëve që mbanin mbi supet e tyre fëmijët, janë larguar nga kampi Idomeni.

refugjatet lumi 1Policia greke ka thënë, se emigrantët kanë ngarkuar sendet personale për t’u larguar nga kampi. Policia greke u thotë vazhdimisht refugjatëve, se edhe nëse do të tentojnë të hyjnë në Maqedoni nga një pikë tjetër, do të kapen nga policia maqedonase. Refugjatëve u thuhet se kufijtë janë të mbyllur pavarësisht se nga do të tentojnë të kalojnë ata. Forca të ushtrisë dhe policisë maqedonase kanë hipur dhjetra emigrantë në kamionët e ushtrisë, por nuk është e qartë se për ku janë transportuar ata. Policia në Maqedoni ka thënë se janë duke marrë masa për kthimin e refugjatëve, të cilët kaluan nga Greqia.

Tragjedi në Gjevgjeli – humbasin jetën tre refugjatë

Në afërsi të Gjevgjelisë rreth orës tre në mëngjes në vendin e quajtur Borovë, në Suvarek, në afërsi të kampit për pranim të refugjatëve në Gjevgjeli tre persona janë mbytur ndërsa katër rezultojnë të lënduar. Një grup emigrantësh nga Irani prej 26 personash, është futur ilegalisht në Maqedoni në fshatin Moin dhe janë përpjekur të kalojnë lumin, njoftoi policia maqedonase. Në vendin e ngjarjes rrobat e të mbyturve dëshmonin për dramën që ka ndodhur këtu në orët e mëngjesit.

“Unë pashë tre të vdekur kur kalova këtu, pashë se ishin tre trupa, për më shumë nuk di ”, thotë një refugjat irakian.

Lajmin tragjik e konfirmuan edhe nga UNHCR-ja. Sipas zëdhënëses, kjo tragjedi është dëshmi se refugjatët dhe emigrantët janë në gjendje kaotike, dhe se tentojnë të kalojnë në çfarëdo mënyre kufirin, pavarësisht se rrezikojnë edhe jetën. “Të shpëtuarit janë sjellë fillimisht në Vinojug, 19 persona ende janë këtu në hyrje të Vinojugut, ndërsa 4 të tjerë janë dërguar në spitalin e Gjevgjelisë për trajtim të mëtejshëm. Kemi një grua me këmbë të thyer dhe dy të tjerë që vuajnë nga hipotermia”, deklaroi zëdhënësja e UNHCR-së, Lubica Brashnarska.

Tensionet në kufirin mes Maqedonisë dhe Greqisë me refugjatët dukshëm kanë rritur prezencën e policis dhe të ushtrisë maqedonase në këtë rajon. Maqedonia mbylli kufirin e saj më 9 mars, duke lënë rreth 13.000 refugjatë të bllokuar. Në Greqi aktualisht ka rreth 44 mijë e 532 refugjatë, pjesa më e madhe e të cilëve është në veri të vendit ndërsa pjesa tjetër në ishujt e detit Egje.(dw)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>