Parlamenti Evropian e shpall Rusinë shtet sponsor të terrorizmit

PEParlamenti Evropian të mërkurën miratoi një rezolutë që thotë se Rusia është shtet që sponsorizon terrorizmin, duke e arsyetuar votimin me sulmet ushtarake të Moskës ndaj objektivave civile si infrastruktura energjetike, spitalet, shkollat dhe vendstrehimet shkelin ligjin ndërkombëtar.

 

Masa është kryesisht simbolike, pasi Bashkimi Evropian nuk ka një kuadër ligjor për ta mbështetur atë. Në të njëjtën kohë, blloku tashmë ka vendosur sanksione të paprecedentë ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë.

Moska reagoi me zemërim ndaj rezolutës së Parlamentit Evropian.

“Unë propozoj përcaktimin e Parlamentit Evropian si sponsor të idiotësisë”, shkroi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova në rrjetin social, “Telegram”.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy u ka kërkuar Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera që ta shpallin Rusinë një sponsor shtetëror të terrorizmit, duke akuzuar forcat e saj për vënien në shënjestër të civilëve, gjë që Moska e mohon.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken deri më tani ka refuzuar të bëjë këtë, pavarësisht rezolutave në të dy dhomat e Kongresit që i kërkonin të njëjtën gjë.

Departamenti Amerikan i Shtetit aktualisht ka shpallur Kubën, Korenë e Veriut, Iranin dhe Sirinë si sponsorë shtetërorë të terrorizmit, që do të thotë se ato i nënshtrohen ndalimit të eksporteve të mbrojtjes dhe kufizimeve financiare.

Në BE, parlamentet e katër vendeve deri më tani e kanë përcaktuar Rusinë zyrtarisht si sponsor shtetëror të terrorizmit: Lituania, Letonia, Estonia dhe Polonia.

voa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>