Afro një milion vetë në Shtetet e Bashkuara janë pa energji elektrike pas një stuhije dimërore në brigjet lindore të vendit që ka sjellë rreshje dhe akumulim bore deri në 60cm.
Kjo është stuhija e dytë brenda një jave dhe pritet që të pasohet javën e ardhshme me reshje të reja bore.
Akumulimi i borës dhe ngricat që kanë mbuluar rrugët kanë detyruar autoritetet të mbyllin shkollat dhe të anulojnë ose shtyjnë mijëra fluturime komerciale.
Guvernatorët e shteteve Nju Xhërsi dhe Pensilvania kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, duke lejuar lëvrimin e fondeve qeveritare për operacionet e pastrimit dhe rimëkëmbjes pas stuhisë. (voa)