SHBA: Miliona pa energji elektrike, pas stuhisë dimërore

boreAfro një milion vetë në Shtetet e Bashkuara janë pa energji elektrike pas një stuhije dimërore në brigjet lindore të vendit që ka sjellë rreshje dhe akumulim bore deri në 60cm.

Kjo është stuhija e dytë brenda një jave dhe pritet që të pasohet javën e ardhshme me reshje të reja bore.

Akumulimi i borës dhe ngricat që kanë mbuluar rrugët kanë detyruar autoritetet të mbyllin shkollat dhe të anulojnë ose shtyjnë mijëra fluturime komerciale.

Guvernatorët e shteteve Nju Xhërsi dhe Pensilvania kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, duke lejuar lëvrimin e fondeve qeveritare për operacionet e pastrimit dhe rimëkëmbjes pas stuhisë. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>