Këtë fundjavë, të dielën, më 30 tetor përsëri ndryshon ora. Akrepat do ti zhvendosim 60-minuta mbrapa, ose thënë ndryshe, do të flejmë një orë më shumë.
Si zakonisht zhvendosja e orëve bëhet ditën e diell, rreth orës 03:00 të mëngjesit. Në aparatet e celularëve smart, ndërrimi bëhet automatikisht.
Lëvizja e akrepave të orës si fenomen ndodh dy herë në vit: në javën e fundit të tetorit (dimërore) dhe në të dielën e fundit të marsit (verore), kohë kur ora shkon para. Synimi është që të shfrytëzohet sa më mirë energjia diellore.