Sipas Ministrit të Brendshëm të Austrisë, Karl Nehammer atentatori i vrarë ishte përkrahës i milicisë terroriste të “Shtetit Islamik”, IS. Të paktën tre viktima humbën jetën në Vjenë, dhe një atentator u vra nga policia.
Sulmi terrorist në Vjenë të hënën në mbrëmje, sipas ministrit të Brendshëm austriak, Karl Nehammer i faturohet të paktën një terroristi islamist. “Nuk përjashtojmë që ka edhe atentatorë të tjerë”, tha Nehammer. Hetimet vazhdojnë me intensitet. 1000 policë janë të përfshirë në aksion. Atentatori, të cilin policia arriti ta eliminojë ishte simpatizant i “Shtetit Islamik”. Sipas Nehammer ai ka qenë i armatosur me kallashnikov dhe një rrip me lëndë eksplozive fallco, që me sa duket donte të përhapte panik. një atentator. Banesa e të dyshuarit është kontrolluar.
Nehammer apeloi tek popullsia të qëndrojë në shtëpi. Edhe shkollat për ditën e martë janë mbyllur. “Situatën e vështirë mund ta përballojmë së bashku, nëse sillemi të disiplinuar dhe t’i japim mundësi policisë të ndjekë autorët”, u shpreh Nehammer të martën në mëngjes. Flitet për katër viktima. Të shtënat e para u dëgjuan pranë një sinagoge. Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme, tha se nuk mund të konfirmohet, nëse sinagoga ishte objekt i sulmit. Kryetari i Komunitetit izraelit, Oskar Deutsch, shkruajti në twitter, se aktualisht nuk mund të thuhet nëse një nga objektivat e të shtënave ka qenë tempulli i qytetit. “Ajo që dihet me siguri është se si sinagoga në rrugën Seitenstettengasse edhe ndërtesa me zyra në po atë adresë nuk ishin në punë dhe ishin të mbyllura në kohën kur ranë të shtënat e para”.
Merkel: Lufta kundër terrorit islamist është lufta jonë e përbashkët”
Të hënën në mbrëmje gazeta “Kronen Zeitung” njoftoi se një polic i armatosur është plagosur rëndë, por të martën u bë e ditur, se ai nuk ndodhet më në rrezik për jetën. Të shtënat e para u dëgjuan në afërsi të sheshit Schëedenplatzes. Sinagoga ndodhet afër me të, në rrugën Seitenstettengasse. Sipas policisë ka pasur disa pika sulmi, dhe në to kanë amrrë pjesë disa atentatorë me kallashnikov.
Kancelari austriak, Sebastian Kurz u shpreh, se “nuk do të lejojmë të frikësohemi nga terrorizmi”. “Këto sulme do t’i luftojmë me të gjitha mjetet.” Presidenti austriak van der Bellen u shpreh, se ” jemi të gjithë të prekur”, me mendje jemi tek viktimat, të afërmit e tyre dhe të plagosurit. “Ne do të mbrojmë demokracinë dhe lirinë tonë të bashkuar dhe të vendosur me të mjetet e duhura.” Kancelarja Merkel reagoi e tronditur pas sulmit në Vjenë dhe u shpreh, se ne gjermanët solidarizohemi në krah të miqve tanë austriakë. “Lufta kundër terrorit islamist është lufta jonë e përbashkët”.
la/ag