Kategoritë: Analiza

Tradhtia e Hashim Thaçit dhe e Isa Mustafës do të jetë një e vërtetë e padiskutueshme për gjeneratat e ardhshme

Negociatat me Serbinë dhe me ndërkombëtarët ishin bërë për të arritur në kompromisin më të dhimbshëm të imagjinueshëm për shqiptarët : heqjen dorë nga ideali historik për bashkimin e Kosovës me Rep. e Shqipërisë dhe, në vend të kësaj, pranimin e një shtet të pavarur të hapur më shumë nga Serbia dhe të mbyllur tërësisht kundrejt Rep. së Shqipërisë.

Me aktin e pavarësisë, udhëheqja politike e Kosovës asokohe ka pranuar të mbyllet ndaj Shqipërisë. Kështu udhëheqja politike e Kosovës i ka hequr, në mënyrë eksplicite në marrëveshjet e nënshkruara, çdo të drejtë shtetit shqiptar që të ndërhyjë si palë në punët e Kosovës. Mirëpo, ndërkohë, udhëheqja politike e asaj kohe nuk i ka hequr në mënyrë eksplicite të drejtën e ndërhyrjës së Serbisë në punët e brendshëme të Kosovës. Këtë çështje ajo e ka lënë të hapur dhe Serbia ka vazhduar me të drejtë të proklamoj të drejtën e saj mbi Kosovën duke mos e njohur as pavarësinë e saj. Jo se Serbia nuk do t’a kishte proklamuar edhe ashtu Kosovën, por asaj i është lënë nga pala kosovare e drejta për t’a bërë një gjë të tillë. Thënë ndryshe, Sërbisë nuk ju kishte mbyllur dera juridikisht për të proklamuar sovranitetin mbi Kosovën.

Megjithatë, lind një vështirësi e madhe për t’a gjykuar me ashpërsinë më të madhe krijimin e shtetit të Kosovës nga udhëheqja politike e Kosovës dhe për t’a quajtur një akt të tillë si një tradhëti kombëtare. Vështirësia qëndron në të vërtetën faktike dhe juridike. Mos të harrojm se Kosova ishte pjesë përbërse de jure e Jugosllavisë. Pra, Serbia si pretenduese e të qenurit trashigimtare direkte Jugosllavisë duke krijuar edhe Bashkësinë e Shtetëve Serbi-Mali i Zi në vitin 2003, pretendonte se Kosova është pjesë përbërse e sovranitetit të saj (pra të Serbisë dhe Mali-t Zi). Me pavarësimin e Mali-t Zi më 2006, Serbia tanimë pretendonte të jetë trashigimtarja e vetme e Kosovës mbi të cilën pretendonte sovranitetin e saj. Sovranitet të cilin, sipas Serbisë, e kishin dhunuar ndërkombëtarët duke ndërhyrë në çështjet e saja të brendshëme. Në këtë pikë, pretendimet e Serbisë janë të rëndësishme përmes faktit se ato kishin përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare dhe të OKB-së. Vetë rezolutat 1244 i njihte këtë sovranitet Serbisë mbi Kosovën. Kështu që, në aspektin juridik, shpallja e pavarësisë së Kosovës thyente, de jure, pretendimet juridike të Sërbisë mbi Kosovën. Dhe prononcimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë më 2009, duke i dhënë me të drejtë përparësinë të bërave dhe shprehjës politike të një populli mbi të drejtën pozitive të ngurtë ndërkombëtare, ishte një akt i plotë legjitimimi i aktit juridik të 2008 të pavarësisë së Kosovës. Mirëpo, sa i përketë kësaj pike, historia do t’a gjykoj në mënyrë të patjetërsueshëme mos aftësinë e klasës sonë politike për të shpallur në mënyrë unilaterale Pavarësinë e Kosovës dhe për t’u imponuar me një luftë të vërtetë politiko-diplomatike pa pasur nevoj që të bëj kompromise kaq dhimbshëme mbi kurrizin e shqiptarëve dhe të drejtës së tyre për vetëvendosje. Sepse, opinioni publik shqiptar duhet t’a di se nuk ka pasur asnjë pengesë reale për t’a shpallur Kosovën të pavarur edhe para 2008. E vetmja pengesë që ka qenë është mosguximi dhe mosaftësia e udhëheqjës së asaj kohe, e cila e kishte frenuar edhe më shumë veten duke e pranuar (pa nevojë) edhe Kornizën Kushtetuese (Rugova dhe Ramushi).
Megjithatë, siç u përmend më lartë, periudha është shumë e trubëllt de facto dhe de jure dhe është e vështirë të flasësh për akte të tradhëtisë në këto momente kur Kosova nuk e kishte shpallur ende pavarësinë e saj dhe kur ajo nuk ishte e njohur si e tillë nga shumica e shtetëve më të fuqishëme të botës.

Mirëpo, prej atij momenti kur Kosova ka shpallur pavarësinë e saj (2008) dhe është njohur mënjëherë nga shtetët më të fuqishëme të botës dhe ka përcaktuar aspektin normativ të saj duke edhe formuar institucionet e saja, prej aty ne kemi një bazë të fortë të faktëve juridike dhe politike, për të folur për një tradhëti reale, e cila është konsumuar nga udhëheqësia jonë me në krye Hashim Thaçin. Pra, ku qëndron tradhëtia dhe pse do të flasim domosdo për tradhëti ?

Kosova ka një territor të përcaktuar dhe të njohur ndërkombëtarisht në aspektin administrativ qysh herët. Me aktin e shpalljës së pavarësisë së Kosovës dhe njohjen ndërkombëtare të saj, Kosova është njohur mbi bazën e të njejtit territor. Sovraniteti i Kosovës pra ishte i njohur në të gjithë territorin e saj dhe jo sipas vendbanimëve etnike. Pastaj, kontrolli mbi të gjithë territorin e saj nga pushteti qendror është diçka tjetër nga njohja e sovranitetit. Pushtetit qëndror i mbetej të gjente zgjidhje afatëshkurtëra dhe afatëgjata për t’a shtrirë pushtetin mbi të gjithë territorin e saj. Dhe, për të thënë të drejtën nuk ka qenë fare e pamundur që një gjë e tillë të bëhej në afatëgjatë. Mirëpo, do të jenë hapat e njëpasnjshëm të udhëheqësisë politike që do të çojn në një lëmsh të vërtetë ku po piqeshin kushtet për të konsumuar një tradhëti të plotë nga Hashim Thaçi dhe, tani, Isa Mustafa.

Askush nuk mund t’a detyronte Kosovën që ajo të negocioj për sovranitetin e saj. Ajo mund t’a mbante status quo-n për pjesë veriore të Mitrovicës edhe për një kohë nëse duhej prej atij momenti kur ajo kishte vendosur postët kufitare në Veriun e saj. Të shpallte në mënyrën më të prerë duke u bazuar mbi të drejtën kombëtare dhe ndërkombëtare, por edhe mbi vullnetin politikë se ajo nuk mund të bisedonte me askënd për çështjet e saja të brendshëme. Sepse, Mitrovica e Veriut ishte de jure dhe de facto çështje e brendshëme e Kosovës, pavarësisht se pushteti ende nuk kishte shtrirë kontrollin e saj të plotë mbi atë pjesë. Ndërkohë, udhëheqja politike e Kosovës nuk do të duhej asnjëherë të pranonte të bënte decentralizimin në baza etnike. As nuk ishte detyrim dhe as nuk ishte nevoj për t’a bërë. Në vend se të ngrihej zërin mbi këto aspekte kundrejt atyre që pretendonin të realizonin plane kaq të dëmshëme për vendin, udhëheqësia politike e Kosovës me në krye Hashim Thaçin ka ngritur lartë dhe fuqishëm zërin kundër atyre që e kundërshtonin. Energjia politike shpenzohej më shumë për të mashtruar dhe manipuluar popullin shqiptar dhe jo për t’a ndaluar planin e Serbisë në Kosovë. Më vonë, negociatat e Brukselit mbi çështjet e brendshëme të Kosovës me Serbinë, ishin pa dyshimin më të vogël një tradhëti reale dhe e plotë ndaj vendit dhe ndaj kombit nga Hashim Thaçi.

Në këtë pikë, Hashim Thaçi është nga ata udhëheqësit politik i cili ka konsumuar një akt tradhëtie ndaj vendit të vetë për vetë faktin se ka negociuar me një shtet të huaj çështjet e brendshëme (interesat vitale) të vendit të tij gjerësa Kosova si shtet i pavarur ashtu siç edhe Serbia kishte të drejtën e plotë për të refuzuar që të negociohet çdo gjë që ka të bëj me çështjet e brendshëme të saja. Po pse atëherë Hashim Thaçi e bëri një gjë të tillë dhe Isa Mustafa pranoj t’a nënshkruaj më vonë ?

Sepse, pavarësisht mundësisë reale për të mos pranuar negocimin e çështjeve të brendshëme të Kosovës, Hashim Thaçi kishte pranuar që t’a bëj atë për arsye të shëndosha që lidhen me interesin vetjak dhe interesat grupore të tij. Mos të harrojm se ndërkohë, Hashim Thaçi është kërcënuar direkt nga Parlamenti Evropian për krime lufte (pavarësisht se unë mendoj se këto janë të pavërteta), mos të harrojm se Hashim Thaçi, ndërkohë, ka kaluar disa kohë të sikletshëme për sa i përketë zgjedhjëve elektorale ku për t’i fituar ato i është dashur një ndihmë e madhe e ndërkombëtarëve, mos të harrojm se Hashim Thaçi ishte testuar kahera nga ndërkombëtarët në aspektin e flexibilitetit politikë dhe ishte pranuar për një politikan flexibël në të gjitha situatatë. Ata e dinin se me pak trysni Hashim Thaçi ishte i gatshëm të pranonte të gjitha ofertat që do t’i silleshin mbi tavolinë. Mos të harrojm se Hashim Thaçi ishte i vetmi lider politikë i cili mund të udhëhiqte procese tradhëtie për faktin se ai ishte i vetmi që e kishte një besimi më të gjërë si “patriot” në popull prej luftës së Kosovës. Edhe sot, kemi një pjesë të popullit i cili nuk e imagjinon dot se një njeri si Hashimi mund të ketë tradhëtuar vërtetë. Thjesht, Hashim Thaçi ishte njeriu ideal për ndërkombëtarët për të negociuar me Serbinë për çëshjet e brendshëme të Kosovës dhe të quhej hero nga një pjesë e popullit të mashtruar; të mashtruar përmes superangazhimit të bandave paramilitare dhe kriminale të PDK-së (tani të trashura me ato të LDK-së).

Tradhëtia e Hashimit është edhe më reale dhe më personale për faktin se Hashim Thaçi, gjatë gjithë kohës që ka negociuar me Serbinë, e ka bërë vetë, në mënyrë të fshehur (nuk e ka ditur kush se për çfarë është ka negocion) dhe duke gënjyer haptazi popullin e tij. Në këtë aspekt Hashim Thaçi ka personalizuar vullnetin, interesat, të drejtën e popullit të tij dhe e ka negociuar me një fuqi të jashtëme e cila ka pretendime pushtimi ndaj vendit. Veprimi i Hashim Thaçit është në mënyrë të pakontestueshëme një akt tradhëtie në plotë kuptimin e fjalës. Veprimi i tij, në të gjitha kombet që kanë nderin t’a thërrasinë vetën komb quhet tradhëti. E përsërisë dhe e them me përgjegjësi të plotë se Hashim Thaçi ka tradhëtuar popullin shqiptar të Kosovës, ka tradhëtuar shtetin e Kosovës dhe ka tradhëtuar kombin e tij.

Ndërkohë, Isa Mustafa, është bashkëpjesëmarrës në tradhëtinë e nisur të Thaçit. Në momentin kur Isa Mustafa ka pranuar të ndahet nga VLAN-i, ai ka pranuar nga ndërkombëtarët që të vazhdoj tradhëtinë e nisur nga Thaçi. Ishte kusht i mundësisë së ardhjës së tij në krye të qeverisë. Dhe, ai me vetëdije të plotë, ka nënshkruar një marrëveshje me Serbinë. Tradhëtia e Isa Mustafës plotësohet tërësisht me faktin e gënjeshtrave që ai thotë para opinionit publik lidhur me marrëveshjen e nënshkruar me Serbinë. Opinioni publik shqiptar duhet t’a dijë se Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa i kanë dhuruar Serbisë sovranitet të plotë, jo vetem në Mitrovicën e Veriut, por edhe mbi të gjitha territorët tjera ku Hashim Thaçi ka pranuar t’i krijoj më parë si komuna etnike serbe. Të gjithë këtë e kanë bërë duke shkelur Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës (nuk ka asnjë bazë ligjore), duke e përvetësuar vullnetin dhe interesinë vital të popullit shqiptar dhe, sidomos, duke e angazhuar një strukturë të tërë për të përhapur dezinformata nëpër popull. Ky është një akt tradhëtie i plotë dhe ai nuk ka asesi se si të quhet ndryshe.

Gjatë gjithë këtyre negociatave me Serbinë, Hashim Thaçi dhe tani Isa Mustafa, asnjëherë nuk kanë ngritur zërinë për të kundërshtuar pretendimet e Serbisë dhe trysnin e bashkësisë ndërkombëtare (e cila, realisht, nuk ka qenë e një zëri). Përkundrazi, me tinzëllëkun më të madh dhe nën dirigjimin e plotë të të huajëve dhe lobit serb ata kanë punuar në këtë drejtim duke i fshehur të vërtetën popullit të tyre. Ata nuk u bën asnjëherë tok me popullin e tyre, asnjëherë nuk e informuan për të vërtetën e bisedimëve dhe asnjëherë nuk kërkuan shprehjen e lirë të tij mbi këtë çështje. Në historinë e popullit shqiptar dhe më gjërë nuk ka ndodhur asnjëherë që të negociohet tinzisht me një shtet të huaj për çështjet e brendshëme të vendit dhe të mos quhet tradhëti. I vetmi që ka arritur deri në këtë shkallë ka qenë Esat Pash Toptani dhe ai domosdo se është quajtur tradhëtar dhe ka marrur denimin e merituar. Në realitet, kemi edhe Ahmet Zogun i cili ka ikur nga vendi duke e lënë atë në mëshirën e fatit. Mirëpo, është një akt i cili përmban disa vështirësi në vetëvete për t’a quajtur tamam tradhëti të plotë. Sepse, duhet ditur se edhe De Goli dhe shumë udhëheqës tjerë janë detyruar të ikin nga vendi i tyre në momentin e pushtimit por që janë riorganizuar nga larg kundër pushtimit. Qëndrimi i Zogut dhe i zogistëve gjatë LDB-së është shumë konfuzë sepse ata në një moment të caktuar bashkohen në një front të përbashkët kundër pushtuesit. Megjithatë, Zogu nuk mundet asesi të mbahet për një hero siç De Goli apo tjerë sepse akti i ikjës ishte një kapitullim pa qëndresën më të vogël dhe pa thirrjen më të vogël për qëndresë. Dhe kjo, nëse nuk do të quhej tradhëti e plotë, nuk ka se si të mos quhet pandershmëri e plotë. Kurse për Enver Hoxhën nuk ka se çfarë të flitet, në këtë rrafsh. Historianët e vërtetë mund të ndahen për shumë gjëra mbi këtë figurë historike, por nuk kanë asesi mundësinë të debatojn rreth ndonjë tradhëtie kombëtare. Faktët në këtë aspekt janë tepër kokëforta dhe nuk lënë hapësië për asnjë intelektual të mirëfillët dhe të ndershëm që t’a diskutoj këtë aspekt të historisë së Enver Hoxhës. Por, e vërtetë e pamohueshëme është edhe për Sali Berishën, i cili vërtetë se i ka sjellur një dëm tepër të madh shtetit shqiptar në aspektin e brendshëm, por i cili nuk ka negociuar me asnjë shtet tjetër çështjet vitale dhe të brendshëme të territorit shqiptar me një shtet të huaj. Bile, më 1994 Sali Berisha shtrengon dhëmbët kundrejt Greqisë pavarësisht raportit të pabarabartë të forcave. Një komando greke kishte hyrë në territorin shqiptar duke vrarë edhe një ushtar shqiptar në kufirin Shqipëri-Greqi. Sali Berisha kishte zënë një bandë grekësh të cilët ishin direkt të lidhur me aferën dhe i kishte hedhur në gjyq. Greqia kishte bërë një trysni të jashtëzakonshëme kundër Shqipërisë dhe diplomacia shqiptare kishte ngrirë raportët me Greqinë deri në një pikë lufte. Për disa vite, shkaku i kësaj afere, Greqia dhe Shqipëria kanë mbajtur marrëdhënie të ngrira diplomatike. Shqipëria londineze, gjatë kohës së Sali Berishës, kishte humbur shumë në aspektin diplomatik kundrejt fqinjëve të saj, por asnjëherë ajo nuk ishte përkulur kundrejt Greqisë për çështjet e saja të brendshëme dhe vitale. Prandaj edhe është shumë e vështirë t’a quash tradhëtar Sali Berishën, pavarësisht të tjerave. Për sa i përketë Ibrahim Rugovës, është e vështirë gjithëashtu për t’a quajtur tradhëtar të plotë. Larg asaj t’a quash patriot e hero, por për t’a quajtur tradhtar mbetët çështje e hapur. Rrethanat historike në të cilat vepron Rugova nuk n’a e lejojn të ngutemi në këtë aspekt. Është e padiskutueshëme se Rugova ka qenë një kuisling i Serbisë në Kosovë dhe ai j’a ka mundësuar Serbisë paqen dhe rehatin në Kosovë për një kohë të gjatë. Është e padiskutueshëme se Rugova ka bërë dëme të mëdha rreth organizimit të luftës së Kosovës dhe për këtë historia do t’a mbaj mend. Por, që Rugova të quhet tradhëtar, ai do të duhej të kishte pasur mundësinë për të tradhëtuar. Një vend nën pushtim të plotë kahera, nuk mund të tradhëtohet prej një njeriu i cili nuk e kishte në dorë fatin e tij. Nuk është tradhëti mosguximi, mos aftësia për t’a çliruar me diplomaci apo me armë një vend të pushtuar plotësisht, tradhëti është kur një vend të çliruar, të pavarur, të njohur ndërkombëtarisht mbi baza të një territori të caktuar t’a negociosh me një shtet të huaj që ka pretendime territoriale të hapura dhe t’i ofrosh sovranitet mbi territorin tëndë. Këtë gjë nuk kishte mundësinë Rugova t’a bënte. Prandaj edhe të gjitha sjelljet e tij politike, pavarësisht se s’a të dëmshëme ishin për vendin, ato bëhen në një periudhë pushtimi të plotë dhe janë shumë të vështira për t’u definuar si një tradhëti e plotë. Por, nuk është asesi e pamundur që historianët e mirëfillët në të ardhmën, t’a radhisin në anën e një tradhëtie të plotë ndaj kombit. I të njejtës periudhë historike, Fatos Nano, është disktuar disa herë për një tradhëti kombëtare në një bisedim që ai kishte pasur me Millosheviçin. Mirëpo, asnjë nënshkrim i ish-kryministrit shqiptar kundrejt interesave të kombit nuk është bërë. Duke qenë këto mbesin vetem në suaza të një propagande politike. Sot, në anën e tij, Edi Rama, është në një pozicion më të favorshëme dhe për faktin e rrethanave të reja historike të vendit për të qenë më kryelartë në diplomacinë shqiptare kundrejt pretendimëve të fqinjëve. Por, edhe filozofia e tij politike, partia e tij dhe formimi i tij personal e bëjn që ai të jetë kryeministri i parë shqiptar, pas rënjës së komunizmit, që udhëheq një diplomaci jo vetem në mbrojtje, por edhe sulmuese shqiptare. Pra, pavarësisht ndasive politike që mund të kemi ndërmjet vete, Kryeministri shqiptar, Edi Rama, nuk mundet për asnjë ças të quhet tradhëtar (së paku deri më sot). Ata që hedhin ndonjëherë thënie të tilla në drejtim të tij, janë thjesht shprehje popullore. Mirëpo, në konceptin e tradhëtisë së vërtetë asnjë akt i tij nuk mund të futet.

Në këtë varg udhëheqësish politikë shqiptar, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, nuk kanë asesi se si mos të quhen tradhëtar në plotë kuptimin e fjalës. Këtu nuk ka fare të bëj me një hiperbolizëm të çështjës, por ka të bëj me njê realitet të çështjës. Përkundrazi, çdo intelektual i mirëfillët dhe i sinqertë që nuk do t’a quante veprimin e Hashim Thaçit dhe pajtimin e Isa Mustafës me të si një akt tradhëtie të plotë, ai ka tendenca t’a eufomizoj çështjen. Nuk ka mundësi që negocimi i tinzishëm, pa asnjë qëndresë (qoftë edhe përmes një protestimi publik) për çështje të brendshëme dhe sovrane të një shteti të pavarur dhe të lirë (2008), të njohur ndërkombëtarisht mbi tërësinë e tij territoriale, të jetë më pak se sa një tradhëti kombëtare. Pra vetë akti i hyrjës në bisedime për çështje të brendshëme përbën një tradhëti në vete. Fakti i nënshkrimit të një marrëveshje ndërshtetërore për çështjet e brendshëme të një shteti të pavarur dhe sovran duke favorizuar dhe legalizuar shtrirjen e sovranitetit të këtij shteti mbi territorin tëndë, është akt i plotë tradhëtie. Dhe këtë nuk ka kush që mund t’a quaj ndryshe. Dhe historianët e ardhshëm nuk do t’a kenë fare të vështirë për t’a argumentuar një tradhëti të tillë. Tradhëtia e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës do të jetë çështje e padiskutueshëme në një të ardhme të afërt, pavarësisht se e tashmja mund të duket konfuze për popullin shqiptar. (Labinot Gjini)

Çfarë mendonte Stalini për shqiptarët? Ja dialogu i tij me Kardelin!

STALINIDialogjet e mëposhtme janë nga bisedat zyrtare të protokollit më të lartë të zhvilluara në Kremlin në zyrën e Stalinit.

 

Ajo është regjistruar gjatë takimit zyrtar të vizitës në prill 1947 së delegacionit të nivelit të lartë të Jugosllavisë nën drejtimin e numrit dy të saj Eduard Kardel, Ministrit të Jashtëm jugosllav Simic dhe Ambasadorit jugosllav në Moskë V. Popovic.

Dialogu është autentik për një rajon si Ballkani, në historinë e të cilit zëri i “të fortëve” mbetet informacion…

STALIN – Po si i keni punët me shqiptarët? Hoxha sikur është ankuar për këshilltarët tuaj politikë në ushtrinë e tyre, sikur ata e dobësojnë disiplinën, apo jo

E. KARDELI – Kjo është gjë e re për ne. Ata nuk na kanë thënë asgjë për këtë.

STALIN – Cila është origjina e shqiptarëve?

E. KARDELI – Ata janë pasardhës të ilirëve.

STALINI – Më kujtohet se Tito më ka thënë se ata janë si puna e baskëve.

E. KARDELI – Kjo është e vërtetë.

S.SIMICI – Ka të dhëna që thonë se shqiptarët janë populli më i vjetër në Gadishullin Ballkanik. Disa fjalë prej tyre vërtetojnë se gjuha shqipe është më e vjetër se greqishtja. Fjala e tyre “Afrodita” është huazuar nga gjuha shqipe. Në gjuhën greke kjo nuk ka kuptim.

STALINI – Ky popull ka mbetur shumë mbrapa në zhvillim.

POPOVICI – Shqiptarët janë shumë trima dhe njerëz besnikë.

STALINI – Të tillë kanë qenë tek ne cuvashët. Carët rusë i merrnin ata në gardën personale.

E. KARDELI – Tek ne, në territorin e Kosovës dhe Metohisë edhe sot jetojnë më shumë shqiptarë se sa serbë. Ne mendojmë, që më vonë, kur të vendosim lidhje më të ngushta me shqiptarët, këto territore tua japim atyre.

STALINI – Po si janë ndodhur shqiptarët në këto territore?

E. KARDELI – Janë vendosur në këtë krahinë në kohën e turqve. Ndërsa një pjesë e popullsisë është asimiluar.

STALINI – Po si ka mundësi që një popull me nivel më të ulët zhvillimi, ka mundur të arrijë një gjë të tillë? Si shpjegohet kjo?…

(Botuar në Beograd nga gazeta “Borba” në 12-13 gusht 1989 dhe në librin “Rusia dhe Kosova” të ambasadorit Shaqir Vukaj Fq 93) /lapsi.al/

Marrëveshja që i rrëmben Kosovës 30 për qind të territorit


flamuj-serbe-mitrovica

Lëvizja Vetëvendosje kritikon marrëveshjen e arritur mes Prishtinës dhe Beogradit në Vjenë: Shtet brenda shtetit, po i merr Kosovës 10 komuna, me 74 mijë banorë

Marrëveshja për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë ka ngjallur debat mes forcave politike, për shkak të paqartësive të vetë marrëveshjes, por edhe rreziqet që mund t’i vijnë Kosovës pas nënshkrimit të saj. Sipas Lëvizjes Vetëvendosje, rreziku lidhet me faktin se, në përbërje të Asociacionit do të jenë rreth 10 komuna, me gjithsej rreth 74 mijë banorë dhe me një territor prej rreth 30 për qind të territorit të përgjithshëm të Kosovës.

Komunat brenda Asociacionit (që VV e quan “Zajednica”) do të jenë Mitrovica Veriore, Leposaviqi, Graçanica, Parteshi, Zveçani, Shtërpca, Novobërda, Zubin Potoku e Ranillugu. Sipas të dhënave të ofruara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), për vitin 2014, numri i banorëve në komuna do të jetë: Mitrovica Veriore – 12,173 banorë, Leposaviqi – 13,515 banorë, Graçanica – 11,720 banorë, Parteshi – 1738 sosh, Zveçani – 7431 banorë, Shtërpca – 6906 banorë, Novobërda – 6,953 banorë, Zubin Potoku – 6,537 banorë, Ranillugu – 3,835 banorë, si dhe Kllokoti me 2,709 banorë, shkruan “Ekspres”.

Marrëveshja e cilësuar si “thembra” e Akilit u arrit javën e kaluar mes Prishtinës dhe Beogradit, më ndërmjetësimin e Brukselit. Prishtina dhe Beogradi zyrtar e kanë quajtur atë një “fitore”, por partitë opozite në të dyja vendet e kanë cilësuar Asociacionin si humbje të sovranitetit të Kosovës/Serbisë. Kundërshtari më i fuqishëm i marrëveshjes është Lëvizja Vetëvendosje (LVV), e cila Asociacionit e ka quajtur “Zajednicë” dhe për të cilën pretendon se është  “shtet brenda shtetit”, që “defunksionalizon” shtetin e Kosovës.

/Shekulli Online/

Kurti: Zajednicën e mundësuan Zajednica e vëllezërve të Thaçit me djemtë e Isës

albin kurti + thaciIsh – kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, njëherit deputet i Vetëvendosjes ka reaguar ndaj deklaratës së zëvendëskryeministrit Hashim Thaçi, për mbrojtjen që i ka bërë Isa Mustafës.

Kurti, thotë se Thaçi e pranoi Zajednicën me Serbinë dhe u solidarizua me pronarin e rançit në Prapashticë.

“Për qytetarët e Republikës, liria është pushtet. Për Thaçin, pushteti është liri. Vetëm duke qenë brenda pushtetit ai mbetet jashtë burgut. Nga kjo pozitë ai e pranoi Zajednicën me Serbinë. Dhe, u solidarizua me pronarin e rançit në Prapashticë. Zajednicën e Serbisë në Kosovë e mundëson Zajednica e vëllezërve të Thaçit me djemtë e Isës”, ka thënë Kurti./KosovaPress/

Ja marrëveshja për Asociacionin

Bruksel mbledhja rkQeveria e Kosovës ka dërguar marrëveshjen e plotë të arritur në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë për themelimin e asociacionit serb, ku thuhet se Qeveria e Kosovës do të aprovojë një dekret drejtpërdrejtë të aplikueshëm, i cili do të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese.

Asociacioni/Bashkësia e komunave me shumicë serbe në Kosovë – Parimet e përgjithshme/Elementet kryesore

Korniza ligjore

1) Asociacioni/Bashkësia i komunave me shumicë serbe në Kosovë themelohet si një Asociacion/Bashkësi i komunave siç parashihet me Marrëveshjen e Parë, Ligjin mbi Ratifikimin e Marrëveshjes së Parë dhe Ligjet e Kosovës.

2) Në bazë të Marrëveshjes së Parë, e cila njeh karakterin e tij të veçantë, Qeveria e Kosovës do të aprovojë një dekret drejtpërdrejtë të aplikueshëm, i cili do të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese. Bashkësia/Asociacioni do të jetë entitet legal i definuar nga statuti i tij, që do të përbëhet së paku nga elementet e mëposhtme:

3) Statuti do të aprovohet nga kuvendi themelues të përbëra nga anëtarët e votuar të kuvendeve të komunave pjesëmarrëse.

Objektivat

4) Në përputhje me Marrëveshjen e Parë, Asociacioni/Bashkësia do ti ketë objektivat e tij kryesore në ofrimin e funksioneve dhe shërbimeve publike për:

a) fuqizimin e demokracisë lokale;

b) ushtron vështrimin e plotë për zhvillimin e ekonomisë lokale;

c) ushtron vështrimin e plotë në fushën e arsimit;

d ) ushtron vështrimin e plotë për përmirësimin e shëndetësisë lokale primare e sekondare dhe përkujdesjen sociale;

e) ushtron vështrimin e plotë për koordinimin e planifikimit urban dhe rural;

g) aprovon masa për përmirësimin e kushteve lokale të jetesës për të kthyerit në Kosovë;

h) zhvillon, koordinon, lehtëson aktivitete hulumtuese dhe zhvillimore;

i) promovon, shpërndanë, dhe avokon për çështjet me interes të përbashkët të anëtarëve të tij dhe i përfaqëson ata përfshirë tek autoritetet qendrore;

j) ofron shërbime për anëtarët e tij në përputhje me Ligjet e Kosovës;

k) vlerëson ofrimin e shërbimeve publike të anëtarëve të tij dhe banorëve të tyre në mënyrë që të përkrah Bashkësinë/Asociacionin në formësimin e qëndrimeve të interesit të përbashkët për pjesëmarrje në punën e autoriteteve qendrore;

l) bën monitorimin kur kërkohet për zbatimin e objektivave të tij;

m) vendos marrëdhënie dhe hyn në marrëveshje bashkëpunimi me asociacionet tjera të komunave, vendore dhe ndërkombëtare.

5) Bashkësia/Asociacioni do të ushtrojë kompetenca tjera shtesë siç mund tu delegohen nga autoritetet qendrore.

Struktura organizative

6) Asociacioni/Bashkësia do ti ketë organet si në vijim:

a) një kuvend si trup suprem, i përbërë nga përfaqësues të emëruar prej anëtarëve të zgjedhur nga kuvendet e komunave pjesëmarrëse. Kuvendi do të ketë të drejtë të miratojë amendamentet e statutit, rregulloren e punës dhe të gjitha rregulloret e nevojshme dhe udhëzimet administrative në pajtim me statutin dhe ndërlidhur me objektivat e tij.

Të gjitha amendamentet e statutit, rregullorja e punës dhe të gjitha rregulloret e nevojshme dhe vendimet e aprovuara nga kuvendi do të jenë të aplikueshme për anëtarët e tij, përveç nëse njëri nga anëtarët formalisht merr vendim tjetër.

b) një president, i cili do ta përfaqësojë Bashkësinë/Asociacionin përfshirë pran autoriteteve qendrore dhe jashtë Kosovës. Presidenti do të ndihmohet nga zëvendëspresidenti. Presidentin dhe zëvendëspresidentin do ti zgjedh kuvendi në mesin e anëtarëve të kuvendeve komunale pjesëmarrëse dhe kryetarëve të komunave të tyre.

c) një këshill i përbërë nga më së shumti 30 anëtarë nga banorët e komunave pjesëmarrëse,përfshirë të gjithë kryetarët e komunave pjesëmarrëse; Këshilli është një trup këshillëdhënës i cili jep udhëzime për punën e Asociacionit/Bashkësisë.

d) një bord i përbërë nga 7 anëtarë të votuar në kuvend nga mesi i kryetarëve të komunave dhe banorët e komunave pjesëmarrëse, përbërja e saktë do të definohet në statut, me të drejtë të marrjes së vendimeve të nevojshme për menaxhimin ditor të Bashkësisë/Asociacionit. Anëtarët e bordit do të përkrahen në punën e tyre nga kolegjiumet profesionale të përbëra nga ekspertë, të ndara në mbulimin e atyre fushave të cilat bien nën objektivat dhe detyrat e Asociacionit/Bashkësisë. Statuti do të definoj numrin e kolegjiumeve profesionale dhe detyrimet e tyre ndaj anëtarëve të bordit.

e) një administratë e udhëhequr nga shefi i administratës i cili emërohet nga dhe i raporton bordit, që do të ndihmojë punën e Bashkësisë/Asociacionit posaçërisht të bordit dhe të presidentit. Stafi i administratës do të përfitoj nga statusi i të punësuarve, në përputhje me Ligjet e Kosovës, duke përfshirë Ligjin e punës dhe Ligjin mbi shërbimin civil duke u mundësuar atyre të ushtrojnë detyrat e tyre administrative. Anëtarët e Asociacionit/Bashkësisë mund të vendosin të përdorin një numër të të punësuarve për të përkrahur Bashkësinë/Asociacionin në përmbushjen e objektivave të tij.

f) një zyre e ankesave me mandat të shqyrtimit të ankesave që kanë të bëjnë me objektivat e tij.

7) selia e Bashkësisë/Asociacionit do të përcaktohet në statut.

Marrëdhëniet me autoritetet qendrore

8) Asociacioni/Bashkësia do të punojë me autoritet qendrore në bazë të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe ndarjes së informatave.

9) Asociacioni/Bashkësia do të promovoj interesat e komunitetit serb të Kosovës në relacionet me autoritet qendrore.

10) Asociacioni/Bashkësia do të ketë të drejtë të propozoj, në përputhje me Ligjet e Kosovës, amendamente për legjislacionin dhe rregulloret tjera relevante për përmbushjen e objektivave të tij.

11) Asociacioni/Bashkësia do të ketë të drejtë të inicioj apo të marr pjesë në procedurat para gjykatave kompetente duke përshirë edhe Gjykatën Kushtetuese, kundër çfarëdo akti apo vendimi të cilitdo institucion e që ndikon në ushtrimin e fuqive të Asociacionit/Bashkësisë në përputhje me statutin e tij.

12)Asociacioni/Bashkësia do të ketë të drejtë të nominoj përfaqësues në organet/trupat kompetente të qeverisë qendrore duke përfshirë Këshillin konsultativ për komunitete. Në përmbushje të funksionit monitorues të paraparë me marrëveshjen e parë, përfaqësuesi i Asociacionit/Bashkësisë do të ketë të drejtë qasjeje në informata nga autoritetet qendrore në përputhje me Ligjet e Kosovës.

13) duke vepruar në emër të Asociacionit/Bashkësisë, katër kryetarët e komunave veriore do ti ofrojnë Ministrisë së Brendshme një listë të kandidatëve për nominim si komandant i policisë regjionale, siç përcaktohet në nenin 9 të Marrëveshjes së parë.

Kapaciteti legal

14) Asociacioni/Bashkësia do të pajiset me kapacite të nevojshme legale sipas Ligjeve të Kosovës që të ushtroj objektivat e tij, duke përfshirë të drejtën e posedimit të pronës së luajtshme dhe të paluajtshme, të bashkëpronësisë së kompanive të cilat ofrojnë shërbime lokale në kuadër të fushëveprimit të Asociacionit/Bashkësisë dhe të lidhë kontrata, përfshirë kontrata të punës.

15) në bazë të Marrëveshjes së parë Asociacioni/Bashkësia konsiderohet i themeluar, pas miratimit të dekretit, për qëllimin e objektivave të tij.

Buxheti dhe përkrahja

16) Asociacioni/Bashkësia do ta ketë buxhetin e tij, i cili do të administrohet në përputhje me parimet e transparencës e llogaridhënies dhe dispozitave të Ligjit mbi prokurimin publik.

Këto parime posaçërisht do të vlejnë për kanalizimin e fondeve, përfshirë ato në 17d.

shpenzimet do të jenë subjekt i auditimit nga autoritet kompetente, përfshirë Auditorin Gjeneral.

17) Asociacioni/Bashkësia do të financohet nga:

a) kontributet e anëtarëve të tij;

b) të hyrat dhe të ardhurat nga shërbimet e ofruara prej Asociacionit/Bashkësisë, kompanitë e tij, apo të nxjerra nga asetet e tij të luajtshme dhe të paluajtshme;

c) transferet nga autoritet qendrore;

d) kontributet, grantet, donacionet si dhe përkrahja financiare nga asociacionet dhe organizatat tjera vendore dhe ndërkombëtare si dhe nga Republika e Serbisë; Bashkësia/Asociacioni do të lirohet nga detyrimet dhe taksat në kryerjen e objektivave të tij, në të njëjtën formë sikurse komunat pjesëmarrëse.

Dispozitat e përgjithshme dhe përfundimtare

18) Asociacioni/Bashkësia do të jetë i hapur për cilëndo komunë tjetër, me kusht që anëtarët të pajtohen.

19) Asociacioni/Bashkësia mund të shpërbëhet vetëm me vendim të kuvendit të tij të miratuar me shumicën e 2/3 të anëtarëve të tij.

20) Asociacioni/Bashkësia do të ketë të drejtë të ketë simbolet e tij zyrtare (stemën dhe flamurin), në përputhje me Ligjet e Kosovës.

21) Statuti i Asociacionit/Bashkësisë do të hartohet nga Ekipi Menaxhues dhe do të paraqitet në Dialogun e Nivelit të Lartë brenda 4 muajve nga dita e arritjes së marrëveshjes së këtyre parimeve elementeve, me lehtësim sipas nevojës, duke përfshirë atë të Ministrisë së Qeverisjes Lokale. Statuti do të vërtetohet me dekret pas marrëveshjes në Dialog. Cilido amendament që do të prezantohet nga Asociacioni/Bashkësia do të vërtetohet me dekret dhe do të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese.

22) Brenda njëviti nga aprovimi i statutit të Asociacionit/Bashkësisë, do të bëhet shqyrtimi i implementimit të tij duke përfshirë ato në lidhje me nenin 5 të Marrëveshjes së Parë.

Zhvarrimi i Nilo Katalanit, përpjekje për të fshirë historinë e Himarës

Bashkia e re e Himarës është sigurisht një nga evenimentet më të bukura të Reformës Territoriale e Administrative. Bashkia e re u ngrit mbi trojet e Himarës historike. Për qindra vjet, Himara bregdetare dhe Labëria kanë qenë një krahinë. Krahina e Himarës është një nga krahinat më të lavdishme të Shqipërisë. Këto ditë ka një debat të madh mediatik. Janë në një krah bashkë, të gjithë: Saliu, OMONIA, PBDNJ dhe ca nga klerikët grekë të Kishës Autoqefale të Shqipërisë, ashtu si edhe Ministria e Jashtme e Greqisë. Të gjithë, në një zë, shprehin shqetësimin pse shteti ynë është duke prishur një pllakë betoni atje në Himarë, të ngritur brenda mureve historikë të themeleve të ish-Kishës së Shën Thanasit në Dhërmi, dikur monument kulture. Ne e njohim këtë kishëzë nga një foto e vitit 1942. Ajo u rrënua, si shumë të tjera, në vitet 1970-1980. Gurët e saj në një pjesë të madhe u përdorën për të ndërtuar ujësjellësin e fshatit. Ajo kishë ka qenë shumë e rëndësishme për historinë tonë. Atje meshoi dhe u varros Nilo Katalani, një figurë e shquar e kulturës dhe gjuhës shqipe.

Katalani ishte kryesuesi i parë italo-arbërësh i Misionit Bazilian, një mision me famë që kreu aktivitetin e vet në Himarë dhe gjithë bregdetin e Shqipërisë, për gati 3 shekuj me radhë. Këta murgj bazilianë, përgjithësisht ishin shqiptarë, ose ishin vëllezër gjaku me shqiptarët, ishin arbëreshë. Edhe ata që nuk ishin shqiptarë nga gjaku, ishin të shqiptarizuar, sepse të gjithë veprën e tyre e zhvilluan në gjuhën shqipe. Pandashmërisht prej tyre, atje, në Himarën e lavdishme që shtrihej nga vija bregdetare e deri në Kurveleshin e sipërm dhe përfshinte 57 fshatra, u zhvillua Pararilindja e Shqipërisë, Rilindja gjuhësore, letrare dhe kulturore. Kjo i parapriu dhe përgatiti Rilindjen tonë Kombëtare. Rilindja jonë, siç përshkruhet në histori, paraqitet si një rrap madhështor. Por ku i ka rrënjët ky rrap madhështor? Si mund të lindë një epokë nga asgjëja? Dhe nga ku tjetër mund të vinte zgjimi, përveçse nga arbëreshët e arvanitët, të cilët jetonin jashtë sundimit perandorak otoman?

Nilo Katalanin disa e cilësojnë si një ishprift renegat grek! Katalani nuk është as grek, as renegat, por një figurë që bëri shumë për shqiptarët. Ai është dijetari që bëri gramatikën e parë të gjuhës shqipe. Aq shqiptar u bë në shpirt, sa dhe poezitë shqip i shkroi. Ai është mësuesi që hapi e udhëhoqi një shkollë shqipe, për t’u mësuar shqiptarëve në gjuhën shqipe, katekizmin. Dhe ua mësoi katekizmin, jo vetëm të krishterëve, por dhe myslimanëve. Thuhet se shkroi dhe një doktrinë të krishterë shqip, por Selia e Shenjtë nuk ia miratoi, sepse, siç iu tha, shqiptarët, nga Himara në Kelmend, kishin Doktrinën e Pjetër Budit. Kështu të bashkuar na shihnin atëherë! Nilo Katalani kishte nxënës nga bregdeti, kishte nxënës nga Kuçi, nga Tërbaçi dhe nga fshatra të tjerë të Himarës. Këta murgj arbëreshë, shqiptarë dhe të shqiptarizuar, bënë vepra të shquara për kulturën e Shqipërisë. Ata zbuluan të parët Mesharin e Gjon Buzukut, ata krijuan shkollat shqipe, ata e pagëzuan Shqipërinë me emrin Shqipëri dhe popullin e saj me emrin shqiptarë.

Shqipëria mbeti pa emër në shek. XVII, se të gjithë emrat historikë ishin zënë. Ata gjetën që ky vend fliste shqip e duhej quajtur Shqipëri. Dhe kjo ndodhi në vitin 1703. Këta misionarë e këta murgj, këta njerëz të ditur të asaj kohe, zhvilluan pikërisht iluminimin e gjuhës shqipe dhe shkruan për herë të parë gjuhën letrare shqipe. Imzot Gjergj Skiroi, pasues i Nilo Katalanit, është i pari në histori që përdori gjuhën shqipe në komunikimin me Selinë e Shenjtë. Veprimi ynë në Himarë nuk nxitet nga ndonjë ide e supozuar për kthimin e murgjëve bazilianë. Shteti ynë është shekullar dhe respekton besimtarët në zgjedhjen e tyre. Ne ëndërrojmë një vend të bekuar, një vend me paqe të qëndrueshme, një vend të pasur e të integruar në Evropë. Ne ëndërrojmë një vend të sigurtë e prosperitet për njerëzit tanë, një vend që të ketë respekt për të gjitha besimet, për të gjithë besimtarët, për të gjithë qytetarët. Varri i Katalanit ishte atje tek kisha e Shën Thanasit, qysh nga viti 1694, kur u varros me nderimet që i takonin. Në shekullin e 20, varri i Katalanit u dhunua për herë të parë nga një pinjoll i familjes Buo në Dhërmi. Thuhet se ky person e dhunoi varrin për t’i vjedhur kurorën me diamante! Sepse ai ishte Monsinjor dhe duhej të varrosej me të gjitha nderimet.

Nilo CatalanoNë vitet ‘90 një tjetër dhërmiot, Klearko Papasava zhvarrosi Katalanin, i flaku eshtrat e tij dhe mbi varrin e Nilos ndërtoi këtë gjoja kishëzën e re! Prifti i Dhërmiut Bixhili, u ka pohuar banorëve të Dhërmiut se kishëza e vogël është bërë me lejen e autoriteteve të larta kishtare. Në se kjo është e vërtetë, atëherë duhet të mendojmë që zhvarrimi i Katalanos është bërë me nxitjen e këtyre autoriteteve. Që askush të mos fshihet pas gishtit, duhet ta themi haptaz se kjo luftë, në emër të ortodoksisë dhe lirisë së besimit, bëhet jo për të mbrojtur kioskën e betontë të Klearko Papasavës, por për të zhdukur varrin dhe historinë e Katalanit dhe bashkë me të, edhe atë histori të lavdishme të Himarës dhe të Misionit Bazilian, që udhëhoqi Kishën Ortodokse Arbëreshe në Himarë dhe në bregdetin e Shqipërisë në shekujt 17–18. Ata ishin himariotë dhe u kthyen këtu si arbëreshë, si vëllezër tek vëllezërit. Nëse vërtetë autoritetet e kishës dhe besimtarët e Dhërmiut kërkojnë të ndërtojnë dhe të kenë një kishë të shenjtë të Shën Thanasit, atëherë kjo do të ketë mbështetjen e plotë të shtetit tonë. Autoritetet vendore janë të gatshëm të ofrojnë terrenin, si dhe miratimet për lejet përkatëse, për të ndërtuar një Kishë të re dhe të vërtetë të Shën Thanasit në Dhërmi.

Tashmë besohet në mënyrë të sigurtë që eshtrat e Katalanit u gjetën dhe konservuan nga një grup ekspertësh shqiptarë dhe Bashkia e Himarës ka rënë dakord me një plan për ta rindërtuar kishën e vjetër të Shën Thanasit dhe për ta rivarrosur me nderim këtë figurë të ndritur me origjinë siçiliane, por të arbëreshizuar, të shqiptarizuar. Pjesë e këtij plani është vendosja e shenjave të kujtesës këtë vjeshtë për të gjithë murgjit bazilianë në Himarë dhe në bregdetin shqiptar. Më 10 nëntor, më shumë se 20 akademikë shqiptarë do të referojnë kumtesat e tyre për këtë periudhë aq të rëndësishme të historisë të Himarës e të Shqipërisë dhe për gjithë orientimin properëndimor që zgjodhi e ndoqi Himara në shekujt 16-19. Për këtë kanë punuar me një përkushtim të pashoq gjithë profesorati i Universitetit të Vlorës, koordinuar nga prof. Roland Zisi. Po nuk mund të lë pa përmendur shkencëtarët arbëreshë Francesko Altimari (akademik) dhe Mateo Mandala; studiuesit e mirënjohur italianë Stefano Parenti e Giovanni Cimbalo; si dhe studiues të tjerë aq të vlerësuar nga vendet fqinje e nga vendi ynë, si Dhori Qiriazi, Pëllumb Xhufi, Anila Omari e Shaban Sinani. Kjo konferencë do të zhvillohet me kujdestarinë morale e intelektuale të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Ndërkohë po punohet për një park tematik në Himarë që do të evokojë këtë periudhë historike dhe këto figura të shquara që mbajtën gjallë lidhjet e hershme vëllazërore të Himarës me arbëreshët dhe anasjelltas. Ajo kishëza që mbrojnë të gjithë këta që ju thashë në krye të kësaj fjale, ai bunkeri i betonit, nuk është gjë tjetër, veçse mbulesa dhe alibia për zhvarrimin brutal të eshtrave të Katalanit nga ajo tokë atje dhe për të fshirë këtë histori të lavdishme të kësaj krahine. Greqia nuk mund të na mësojë neve respektin për besimtarët dhe për besimet. Ajo duhet të mësojë nga toleranca fetare e popullit tonë, nga kultura e bashkëjetesës fetare dhe etnike në Shqipëri. Është e drejta dhe përgjegjësia e shtetit tonë ta rindërtojë atë kishë historike, ta rindërtojë dhe ta rivarrosi me nderim Katalanin. Ne jemi përgjegjës ta ringremë atë kishë, si një muze, në nderim të kësaj vepre të bërë nga populli ynë dhe këta misionarë të shquar, me gjak shqiptar. Njësitë e pushtetit vendor në Sarandë, Himarë e Vlorë do të vendosin shenjat e kujtesës, që historia e Himarës dhe e Rilindjes gjuhësore, kulturore e letrare të saj dhe të Shqipërisë të nxirret nga harresa e pabesë dhe të vendoset në shërbim të popullit!

Rimëkëmbja e Himarës dhe garantimi i paqes dhe qetësisë së qëndrueshme atje është e lidhur, sa me mundësitë që krijohen pas Reformës Territoriale, aq edhe me ndriçimin objektiv të historisë së saj në shekuj, krahas të gjitha masave të tjera për zhvillimin e kësaj zone. Kush ka frikë nga e vërteta e të shkuarës historike, ndoshta fsheh qëllime të këqija për të sotmen dhe të ardhmen tonë! Ata që flasin për respekt të besimtarëve homogjenë në jug të vendit duhet të respektojnë historinë dhe kulturën tonë kombëtare. Katalani, Zassi, Zaharia Dhima, Petro Andrea, Basilio Matranga, Partenio Parrino, Gjon Llazari, Giuseppe Schiro, Dhimitër Leka e Nilo Borgia janë tashmë figura të ndritura të kulturës dhe historisë sonë dhe ne si shqiptarë nuk mund të pranojmë që Kisha Autoqefale e Shqipërisë të mos jetë në krah të përpjekjeve të popullit tonë për mbrojtjen e historisë dhe kulturës sonë dhe për zhvillim kombëtar! Besime kombëtare nuk ka, veç hebraizmit, por nëse mundësia për të zgjedhur katër shekuj më parë ishte: liturgji nga vëllai arbëresh apo nga cilido tjetër, si mendoni ju, cila do të ishte zgjedhja e kritikueshme? Më ndjeni se u zgjata shumë në këtë histori, por edhe në behar nuk na lënë rehat as Saliu, as këta të tjerët, Beleri, Bollano, Dule, priftërinjtë, të cilët e konsiderojnë akoma edhe sot, se të jesh ortodoks do të thotë të jesh grek! Por, ne jemi gati t’u japim përgjigje! Ne jemi ortodoksë të mirë dhe ndihemi krenarë për gjakun dhe identitetin tonë si shqiptarë! Flm.

(Koço Kokëdhima, fjala e mbajtur gjatë aktivitetit “Takim brezash” në fshatin Kuç të Vlorës)

 

“Testamenti” i Akademikut Esat Stavileci

esat stavileci”Nuk më mban të mërzitur sot vetëm malli për motrën, tashmë të ndjerë prej një jave, por edhe momenti i ndarjes nga një mjedis në të cilin kam kaluar gati një gjysëm shekulli të jetës sime. Prandaj, nuk mund të ndahem prej jush, pa iu lënë disa “porosi të jetës dhe të kohës”.

Për 45 vjet në Fakultetin juridik të Universitetit të Prishtinës (1 tetor 1965 – 1 tetor 2010) dhe në jetën time, kam mbajtur parasysh këshillën: në jetë bën vetëm atë që duhet të bësh, mos bën atë që s’duhet të bësh! E pranoj se kam lindur me fat. Fati më i madh i njeriut është të lindësh me fat! Me fat është ta meritosh lindjen! Kush e meriton lindjen, e ka të lehtë vdekjen!
Herët kam mësuar se kush jam dhe kush mund të bëhem. Nëse nuk di se kush je, nuk do të dish as kush do të jesh! Njeri ideal është ai që di se nuk ka njeri ideal!

Sot “po dal nga një derë” në të cilën kam hyrë para 45 vjetësh. Eshtë fat i madh të presësh të dalësh nga dera në të cilën ke hyrë! Nga të gjitha dyert më të mirat janë dyert e hapura; nga të gjithë çelësat janë ata që hapin të gjitha dyert! Në jetë nuk kam ndeshur në dyer të mbyllura. Kam përdor çelësat që m’i kanë hapur të gjitha dyert dhe për këtë ndihem krenar!

Pse po largohem? Përherë kam konsideruar se më mirë është të largohesh se të të largojnë! Eshtë pëlqyer një aforizëm i imi: ne shqiptarët sikur nuk dimë se kur është mjaft! Kam dashur që me shembullin tim të dëshmoj të kundërtën! Eshtë mjaft nëse “le pas vetes” ata që mund të trashëgojnë: dy asistentë doktorë shkencash në këtë fakultet dhe dy asistentë doktorë shkencash në Universitetine Europës Juglindore në Tetovë.

Kam ecur nëpër një rrugë të mesme, sepse shumë herët më kishin mësuar se mesi është i artë.
Sot po përshendetëm me ju dhe me institucionin në të cilin kam punuar 45 vjet. Po mbaj një fjalë që mund të kualifikohet në një ligjeratë lamtumirëse. Kush mban ligjeratë lamtumirëse duhet ta ketë merituar ligjëratën inauguruese.
Lartësia e bjeshkës “nuk matet me sy”, por “me këmbë!”.

Në jetën time kam ecur këmbë, që të “mos më mashtrojnë sytë!”.

Pyetja e parë me të cilën u jam drejtuar studentëve të gjeneratës sime të parë ka qenë: si pëlqeni t’ju flas: me gjuhën dhe stilin e rëndë të juristit që të më “konsideroni të mençëm”, pa më kuptuar asgjë, apo me gjuhën dhe stilin e lehtë të juristit, që “t’i kuptoni të gjitha”.

Besoj se më ka kuptuar shumica. Më vjen keq për atë pakicë që nuk ka dashur të më kuptojë!

Jeta është një mësim që “mund të mësohet”, por që “nuk mund të porositet!”.

Jeta, në të shumtën, i ngjanë tregëtisë: në të mund të investosh të gjitha, por edhe mund t’i humbësh të gjitha, nëse nuk ia del ta menaxhosh mirë. Përfundimi bëhet i qartë: më pak kënaqemi me atë që kemi arritur, se me atë në të cilën shpresojmë!

Shpresa është “pasuria më e madhe” e atyre që s’kanë asgjë! Varfëria dhe shpresa janë “nënë e bijë”: sa “merresh me bijën, e harron nënën!”.

Nuk e kam menduar se do të qëndroj aq gjatë në këtë profesion. Kjo ma kujton njërën prej barsoletave më të mira që kam dëgjuar ndonjëherë: kur një dyzetvjeçar e kishin dënuar me pesëdhjet vjet burg, i ishte drejtuar trupit gjykues me: faleminderës, nuk e kam ditur se do të jetoj aq gjatë!

Dyzet e pesë vjet në katedrën e profesorit mund të të mbajnë dhe të të ushqejnë vetëm studentët. Falenderimi im është për ta.

Ti je ai që të tjerët mendojnë për Ty, e jo ai që mendon për vetën tënde! Ju falenderoj nga zemra për konsideratën që keni shprehur për personalitetin tim dhe për punën time në mbarim të testeve tuaja në provimin e fundit.

Pranoj se më kanë shpëtuar lotët për gatishmërinë e një kolegeshe tuaj që kishte shkruar në fund të testit të provimit: jam tridhjetekatërvjeçare: do ‘ju kisha falur pesë vjet të jetës sime që të ligjëroni më gjatë dhe që të jetoni më shumë!

Asnjëherë nuk kam kaluar në faqën e dytë pa e mësuar të parën! Askush nuk ka mësuar të vrapojë para se të mësojë të ecë! Fjala më e mirë që e kam mësuar prej anglishtës është: step by step!

Ardhmeninë nuk mund ta përzgjedhësh si gjellën në meny! Po të ishte kështu, të gjithë do të kërkonin atë që nuk do të mjaftonte për të gjithë.

Vetëm ai që prej jetës nuk kërkon asgjë, “përfiton” prej saj! Në jetë duhet që të kërkosh shumë që të përfitosh pak. Askush nuk i ka përfituar të gjitha. Mos jetoni pa një motiv, sepse ai që jeton pa motiv “mund edhe të të mos jetojë!”.

Të ecësh me kohën do të thotë të ecësh përpara dhe të mos kthehesh prapa.

Ç’kuptim ka nëse ecni në drejtim të gabuar?

Jam përpjekur që të mos e gaboj rrugën. Kam ecur me të tjerët, e jo kundër të tjerëve. Kush ecën vetëm, e gabon rrugën. Kush ecën me të tjerët, gjen rrugë të reja!

Ne më shumë duam se ç’bëjmë, prandaj gabimisht mendojmë se jeta ”na mbetet borxh” për atë që nuk bëjmë.

Sillemi me padrejtësi ndaj jetës. Gjysmën e jetës e përmbushim me dëshira, e gjysmën tjetër me paknaqësi për mospërmbushjen e tyre.

Ambicia më e madhe e rinisë është “që mos t’i ngjajë gjeneratave të mëparshme”, por që “t’i vjelë të mirat e tyre!”.

Mos synoni atë që ndalohet më shumë se atë që lejohet!

Përmbajuni këshillës: asnjëherë mos e bën hapin, përpara se ta bësh hapin! Kujdes se edhe budallenjtë bëjnë garë: kush është më budalla se tjetri! Edhe budallenjtë bëhen rresht: u prin budallai më i madh!

Mundimi më i madh është “mundimi me fjalët”. Të flasësh apo të heshtësh? Asjnëherë mos hesht, kur duhet të flasësh; përherë hesht kur nuk e ke fjalën!

Njerëzit flasin shumë, sepse “fjalët i kanë falas!”. Prandaj, flis tamam!

Prej njeriut qe flet shumë, “mos u tremb”. Trembu prej njeriut që “mendon shumë”.

Aftësinë nuk mund ta fshehësh, si “diellin pas kodrës”.Por, në mungesë kujdesi, “mund ta ndotësh”.

Alarmuese: njerëzit duhet “t’i frikësohen kohës” kur majmunët mund të kontestojnë se ata e kanë prejardhjen prej tyre!
Shoqërohuni me më “të vjetrit”, që të mund të mësoni më shumë; mos “u shisni mend” me të “vegjëlve”, që të dukeni më të mëdhenj!

“Ruajuni” politikës: në politikë nuk vlen “të dua se kam interes”, por “kam interes, prandaj të dua”.

Nuk jetoj në iluzione se e tëra që kam bërë është e kryer dhe e përkryer. Jam përpjekur që punë time ta përshkojë ndershmëria: “punës së ndershme nuk i duhet drita, edhe nëse dikush përpiqet ta errësojë”.

Ka një mendim të artë: bëjnë punë të pagabueshme vetëm ata që nuk punojnë!

Në jetë nuk duhet të lejosh që të shurdhohesh nga duartrokitjet, sepse më vonë nuk do t’i dëgjosh fërshëllimat. Unë po ik përpara se “të shurdhohem!”.

Nuk kam pëlqyer që “të dashurohem në vetveten”. Kam pëlqyer të gjithë numrat e tjerë, përveç njëshit, prandaj asnjëherë nuk i kam dhënë vetës dhjetëshe.

Kujdes: asnjëherë mos e vlerësoni vetën me notën më të lartë.

Asgjë nuk kam mësuar të tjerët, përpara se ta mësojë veten time. Ju lutem, mësoni dhe mos mendoni se i dini të gjitha.

Në jetë kam pëlqyer që të mos prishëm me të tjerët, pa ju ndalua të tjerëve që “të prishën me mua”. Eshtë nder i madh që nuk ka njeri me të cilin nuk flas.

Thuhet se “njeriun e ndershëm nuk e urrejnë as të pandershmit!”.

Ta ruash nderin në politikë është punë e vështirë. Eshtë politikan i mirë vetëm ai që “bën gjumë të rahatshëm!”.

Profesion më të mirë kam konsideruar atë që “të mësosh të tjerët” atë që ke “mësuar për veten”.

Përherë kam konsideruar se është më lehtë të pyesësh se sa të përgjigjesh. Në jetë kam pyetur shumë të tjerët, por më kanë pyetur edhe më shumë.

Kam parapëlqyer “përgjigjet figurative”.

Kur më kanë pyetur për “procesin e zgjidhjes së çështjes së Kosovës”, jam përgjigjur se procesi do të jetë më kompleks se që “po paraqitet”; më i vështirë se që “po mendohet” dhe më i gjatë se që “po parashikohet”.

Jemi vonuar shumë me procese zhvillimore, sepse kemi shpresuar shumë naivisht se të tjerët do ta bëjnë punën tonë, pa vra mendjen se “më mirë se me duart e huaja ndërtohet me duart tua!”.

Kemi hedhur hapin, pa fikësuar qëllimin e madh, prandaj kemi bërë gabime në hapa. Pastaj, jemi lëshuar në vrap, pa pyetur se ç’vlerë ka të vraposh, nëse je në rrugë të gabuar.

Shumëkush e ka dashur angazhimin tim në vendimmarje politike. Kur më pyesnin ku është Esat Stavileci , përgjigjesha me këngën e Ardit Gjebresë: “Ja ku jam!”.

Kur më pyesnin për fatin e Mitrovicës, përgjigjesha : “Nuk e di këngën e Shkurte Fejzës, Jo nuk ndahet Mitrovica!”.

Kur më pyesnin për decentralizimin përpara se të vendosej për statusin, përgjigjesha:

“Nuk vendoset karroca para kalit”.

Kur më pyesnin se çfarë e ardhme po i përgatitet Kosovës, përgjigjesha se çfarë e ardhme nuk do të dëshiroja t’i përgatitej: që “drejtësia e vonuar t’i dalë drejtësi e cunguar”.

Më në fund, kur më pyesnin se kur do të bëhet mirë me shqiptarët, përherë kam thënë:”nesër”.

E nesërmja është e juaja dhe mos ia falni askujt tjetër!.

Herët e kam kuptuar se koha është vërtet ar. Planifikoje kohën, sepse “vetëm me kohë mund të fitohet koha!”.

Mos harro se ora nuk është vetëm “për ta mbajtur”, por edhe “për t’iu përmbajtur!”.

Kam qëndruar jashtë, por jo larg politikës. Filozofia ime politike është: nuk jam me asnjërin, sepse dua që të jem me të gjithë!
Kujdes: në politikë të gjithë e pësojnë, dikush më herët e dikush më vonë!

Kam parapëlqyer të jetoj jo nga drejtësia, por për drejtësi.

Më kanë thënë pse nuk bëhesh avokat që të fitosh më shumë, jam përgjigjur pikërisht për atë.

Nuk ka padrejtësi më të madhe se kur drejtësia shtrembërohet.

Ndërgjegja e pastër e juristit ia “zbardhë fytyrën drejtësisë”: juristi do të duhej që “për çdo ditë ta pastrojë ndërgjegjën, po sikurse që e lanë fytyrën”.

Për disa procese politike jam mbajtur i “rezervuar”. Më ka dalë përpara thënia kineze: edhe nëse e mendon, mos e thuaj; edhe nëse e thua, mos e shkruaj; edhe nëse e shkruan, mos e nëshkruaj.

Por, kam pasur parasysh edhe këshillën tjetër: “Tradhtitë më të mëdha bëhen me heshtje: ujërave që nuk ecin dhe njerëzve që heshtin, mos ua falë besimin!”.

Prandaj, nuk kam heshtur në ndodhitë për ne dhe rreth nesh.

Në një fjalë të urtë thuhet se “ai që ia di rendin heshtjes, duhet ‘ia mësojë rendin edhe fjalës”.

Jam përpjekur që të mbaj një qëndrim. I vetmi njeri që mund të ndryshojë mendjen është ai që ka një mendje! I vetmi njeri që e mban fjalën është ai që nuk e jep!

Fjalën publike e kam mbështetur në argumente. Argumenti është sikur bora: “sa më butë që bie, aq më shumë zë vend”.

Në paraqitjet e mia nuk kam mbjellur skepticizëm. Te ne njeriu realist lehtësisht kualifikohet pesimist.

Cili është dallimi midis optimistit dhe pesimistit?

Përherë kam pasur një përgjigje: optimisti nuk mban as rrip dhe as krahosha në pantollonat e tij. Pesimisti mban edhe rripin edhe krahoshat. Unë, për çdo rast, mbaj rripin, i kam hequr krahoshat!

Kam folur dhe kam shkruar për shtetin, për Shqipërinë dhe për Kosovën.

Më kanë pyetur se çfarë kanë të përbashkët Shqipëria dhe Kosova?

Jam përgjigjur shkurt: Shqipëria dhe Kosova kanë të përbashkët paaftësinë: në Shqipëri “për ta mbajtur shtetin”; në Kosovë “për ta bërë shtetin”.

Kam tërhequr vërejtjen se shteti “nuk është mallë që shitet në treg”.

Kam porositur:

(1)Në një vend ku qeveriset pa demokraci, “luhet me legjitimitet”.

(2)Zgjedhjet vendosin se “kush do të qeverisë”, e jo “çfarë do të jetë qeverisja”.

(3)Nuk janë zgjedhje ato kur “ata që do të zgjidhen, i zgjedhin ata që do të zgjidhen”.

(4)Vetem qeverisja e mirë, e bën “demokracinë të mundshme”.

Po e mbyll fjalën time me pyetjen: sa kohë më është dashur që ta përgatisë këtë ligjeratë?

Shkurt: tërë jetën!

Mbani në mend: “të vdesësh i ndershëm është më shumë se të jetosh i ndershëm”.

Po e përsëris porosinë e parë: Në jetë bën vetëm atë që duhet të bësh, mos bën atë që s’duhet të bësh!

Prishtinë. Fakulteti Juridik 8 tetor 2010.

Statistikat 1908-09: Shkupi me shumicë shqiptare

statistika shkupiSipas një dokumenti me të dhëna statistikore të Perandorisë Osmane, në vitin 1908 – 1909 në Shkup ka pasur më shumë shqiptarë se sa etnitete tjera.

Sipas kësaj kopje të dokumentit, Shkupi ka pasur 50.258 shqiptarë, 29.080 bullgarë (që aludohet në maqedonasit e sotëm) dhe 9264 serb. Kjo statistikë tregon se Shkupi ka qenë kryeqendër shqiptare në Ballkan, me më shumë banorë se qendrat e tjera.

Tetova ka pasur 52076 banorë shqiptarë, ndërsa Gostivari 23197 shqiptarë. Po ashtu, edhe në këto të dhëna përdoret termi bullgarë për banorët sllavë.

Këto statistika tregojnë vendet me shumicë të popullsisë shqiptare me numër të saktë të popullsisë dhe përqindje.

Në këtë statistikë bien në sy vendet shqiptare në Mal të Zi: Tuzi, Gucia dhe Rozhaja.

Sipas kësaj statistike Tuzi kishte 7647 banorë dhe të gjithë ishin të përkatësisë nacionale shqiptare.

Gucia kishte gjithsej 12073 banore prej ku prej tyre 9905 banorë apo 82,6% ishin shqiptarë, 1812 banorë apo 15,5% ishin serbë ndërsa të tjerë ishin 356 banorë apo 2,9%.

Rozhaja kishte gjithsej 17466 banore prej ku prej tyre 15032 banorë apo 86,5% ishin shqiptarë kurse 2434 banorë apo 13,5% ishin serbë.

Tuzi ka qenë qytet 100% shqiptar. E njëjta vlen edhe për Kaçanikun.

Prishtina kishte 60968 shqiptarë e 11093 serbë. Peja kishte 50440 shqiptarë e 13303 serbë. Prizreni kishte 64569 shqiptarë, 17219 serbë e asnjë turk. Ndërsa, Gjakova kishte 70963 shqiptarë e 687 serbë.

Në tabelë mund të gjeni edhe të dhënat për qytetet tjera të Vilajetit të Kosovës, përfshirë numrin e banorëve sipas kombësisë dhe përqindjen. (INA)

Dimitrov: “Maqedonasit janë bullgarë”

Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar në Sofje Bozhidar Dimitrov, ka nisur fushatën për shndërrimin e maqedonasve në bullgarë. Teza e tij: gati të gjithë maqedonasit janë bullgarë.

Aleksandri i madh shkupBozhidar Dimitrovi është drejtor i Muzeut Historik Kombëtar në Sofje dhe çdo të shtunë mban ligjërata në një emision televiziv në Bullgari. Gati 70-vjeçari trajtohet si kujdestar i vlerave historike bullgare dhe propagandues i çështjeve kombëtare. Me tezat populiste ai kërkon ndryshimin e ligjit, me qëllim që maqedonasit të kenë të drejtën të marrin nënshtetësinë bullgare. Ai thotë se maqedonasit nuk duhet të kenë dëshmi për prejardhjen bullgare. Historiani Bozhidar Dimitrov shpjegon: “13 shekuj, deri në vitin 1944, në Maqedoni kanë jetuar bullgarët. Dhe një ditë u është thënë se ata nuk janë më bullgarë por maqedonas dhe se ata nuk kanë lidhje me Bullgarinë. U është thënë se ata do të kenë një shtet të vetin, historinë dhe gjuhën e tyre. Dhe kjo është bërë, ndaj ata kanë probleme me identitetin.”

Marrja e nënshtetësisë bullgare

Deri në 500.000 maqedonas mund të marrin nënshtetësinë bullgare dhe të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian, shpreson ai. Kjo do të ishte një e katërta e shtetasve të Maqedonisë dhe do të konfirmonte tezën se “maqedonasit janë bullgarë”, të cilën e sugjeron Dimitrovi. Dimitrovi ka punuar dikur në shërbimin sekret komunist të Bullgarisë dhe është detyruar me dhunë të heqë dorë nga posti ministror. Por ai nuk ka pikë dyshimi se do ta realizojë qëllimin e tij për ndryshimin e ligjit: “Nëse organizohemi mirë, dhe këtu kërkohet jo vetëm ndryshimi i ligjit por edhe vullneti politik, maqedonasit shumë shpejt mund të bëhen pjesë e BE. Ne kështu do t’i zgjidhnim problemet tona demografike. Të gjithë maqedonasit, me në krye kryeministrin e tyre, duan të marrin pasaportën bullgare.”

Georgievski ka pasaportë bullgare

Ish-kryeministri maqedonas Ljupço Georgievski ka pasaportë bullgare. Por ai kundërshton tezën për Maqedoninë bullgare: “Në Maqedoni kanë ekzistuar edhe 90 vite para vitit 1945 patriotë të cilët i kanë pështyrë bullgarët. Kjo vazhdon deri më sot. Mendoj se “Muri i Berlinit” mes bullgarëve dhe maqedonasve ende ekziston. Ne duhet të lirohemi nga këto paragjykime. Por prej pavarësimit të Maqedonisë është shënuar edhe një afrim me Bullgarinë.”

Në Maqedoni ndërkohë dy të tretat e banorëve kanë dyshtetësi dhe në këtë mënyrë një mundësi të madhe lëvizjeje. Edhe shoferët bullgarë vozisin makina në botën e jashtme me targa bullgare. Por në Maqedoni një e treta e popullatës janë shqiptarë. Analisti Kim Mehmeti shpjegon dallimin mes maqedonasve dhe bullgarëve: “Këta janë dy popuj, por nuk ka asnjë vend tjetër ku historia e dy popujve është kaq e ndërthurur si ajo e bullgarëve dhe maqedonasve. Në Sofje dhe në Disneyland-in Shkup i gjejmë të njëjtat përmendore.”

Maqedonia është një vend prej nga largohen shumë banorë. Dëshira për të pasur një pasaportë të BE ka bërë që shumë maqedonas të deklarohen bullgarë. Një kalimtar në rrugë thotë: “Punëtorët tanë nuk munden të kthehen në vendlindje. Së shpejti do të kemi një Maqedoni pa maqedonas.” (dw)

Post mortum Ligjit për lustrim

Shpetim PollozhaniStojan Andov ishte kryetar i Parlamentit të Maqedonisë, që nga viti 1991-1994 dhe për herë të dytë deri në vitin 1999. Sikur Andovi me kompanjonët e tij, të ishin pakës më vizionarë dhe më të drejtë ndaj shqiptarëve, ne të gjithë sot do të ishim shumë më mirë.

Nuk do ta kishim tmerrin e Ladorishtit, Bit Pazarin, as Gostivarin, as Brodecin e as Kumanovën (mendohet për burgosje të ,,terroristëve” në Kumanovë në vitin 2010) dhe shumë tragjedi të tjera. Andovi ka qenë kryetar i Parlamentit edhe në vitin 2000-2002. Ai është kryetar i Komisionit për të drejtat e njeriut pranë Parlamentit të Maqedonisë. Nuk kemi dëgjuar ndonjëherë, që ky njeri të ketë reaguar kur shkilen të drejtat e njeriut. Thamë se Andovi paraqitet edhe si protagonist, edhe si antagonist. Paraqitja e Andovit, anëtar i Këshillit Ekzekutiv Federativ të Jugosllavisë dhe funksionet e shumtë në sistemin komunist për shqiptarët ka qenë tragjedi, kurse sot paraqitja e tij është një farsë. Them farsë, pasi ka qenë në shumë pozita të larta. Me autorësinë e Propozim ligjit për lustrim, ai i gëzoi disa shqiptarë që duan të shohin ëndrra me sy çelë. Së pari, Ligji për lustrim, nuk u soll nga dëshira e madhe e maqedonasve. Rezoluta për dënimin e krimeve të komunizmit, Rezoluta për t’u kërkuar falje viktimave të komunizmit, nuk janë rezultat i demokratizimit të shoqërisë maqedonase, por ato u sollën pas presionit të faktorit ndërkombëtar.

Ligji për lustrim do të dështojë për shkak se i nënshtrohet ligjit themelor të Dialektikës së filozofit të madh, Hegel, i cili thotë: çdo dukuri që lind si rezultat i kundërthënieve, vetë kundërthëniet e shkatërrojnë një ditë. Rusia (Bashkimi Sovjetik) dhe shumë shtete të tjerë të krijuar artificialisht, iu nënshtruan këtij ligji. Do të kisha qenë i çmendur, në rast se do të kisha besuar se këto garnitura politike maqedonase do ta jetësojnë Ligjim për lustrim. Si mundet që kjo klasë politike maqedonase t’i lustrojë ata që ua bënë shtetin. I bënë qytetarë, me fakultete e universitete. I bënë me shtet dhe me dinjitet. Na e luajnë dajakun multietnik kur t’u dojë kokrra e qejfit. Mjaftë ishte farsa e quajtur Ligji për lustrim. Ndokush u zbavit, ndokush u tremb për vdekje. Kodoshët le të flenë gjumë, se për katër vjet (ligji u miratua në mars 2007) që kur është sjellë Ligji, vetëm Trendafili (ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese) e pësoi, jo si rezultat i funksionimit të Ligjit, por për të vetmen arsye se si Gjykatës i Gjyqit Kushtetues, Gruevskit ia rrëzoi disa ligje. Do të jetë mirë që anëtarëve të Komisionit për lustrim, pushteti t’u japë nga tre rroga dhe t’i falënderojë për ,,punën“ e bërë. As që mundeshin të bëjnë më shumë, pasi pushteti vetëm kaq deshi. Farsa mbaroi.

Ky tekst u botua në Gazetën KOHA të 12 janarit 2011. Përse isha i sigurt se Komisioni për lustrim do të kalojë si shurra e pulës. Normat dhe standardet për formimin e këtij Komisioni ishin me baza partiake. Të gjitha partitë angazhuan anëtarët e vetë për të pasur kujdes mos vallë ia ngulin njëri tjetrit. Nuk u respektuan normat dhe rekomandimet e ndërkombëtarëve që ky komision të konstituohet nga profesionistë dhe disidentë. Komisioni në fjalë, edhe pse gërvishti dhe pluhurosi disa individë, ne sot nuk kemi një shoqëri as më të demokratizuar dhe as më progresive, por është duke ndodhur e kundërta. Komisionarët vetëm se ia krujtën kurrizin njëra-tjetrës. Sipas kryetarit të Komisionit, zotit Axhiev, i cili më duket si një gjel që ka çelur në dhjetor, qenkan përpunuar 30 mijë persona dhe qenkan lustruar 300 persona si bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete në dëm të qytetarëve. Përveç Sllobodan Bogoevski, ish drejtor i DSK, nuk dëgjuam asnjë, ama asnjë lustrim të vërtetë. Partitë ia mbrojtën dhe ia lanë duart njëri tjetrit, në mënyrë të përkryer, ashtu sikurse që i kishte porositur punëdhënësi i tyre. Shumë pupla e pakës mish, kishte thënë mileti. Përfaqësuesit shqiptarë në këtë Komision nuk e shkrepën as edhe një herë. A është vallë e moralshme që për hir të zgjidhjes së papunësisë të ndonjë shqiptari, të quhet përfaqësim e drejtë i shqiptarëve? Pirolla u qoftë, i mbrojtën në mënyrë të përsosur kodoshët shqiptarë, duke mos e lustruar asnjërin. Si është e mundur, që nga oborri i shqiptarëve nuk doli asnjë kodosh pas viteve të nëntëdhjeta? Të gjithë e dimë se janë me qindra kontrabandistë e matrapazë të kyçur në politikë, të cilët manipulojnë dhe administrojnë me votën e shqiptarëve. Si është e mundur që nuk e nxorën asnjë kodosh partiak që punon për Mijallkovin? Si është e mundur që  90% e të lustruarve të jenë nga opozita? Si është e mundur që Axhievi ngeli kryetar i përjetshëm i Komisionit për lustrim, edhe pse ligji thotë se në çdo gjashtë muaj, me rotacion do të zgjidhen anëtarët e Komisionit?  Si është e mundur që anëtarët shqiptarë të Komisionit nuk e shkrepën as edhe një fushqetë (petardë), nuk e dhanë as edhe një intervistë për ata në emër të të cilëve morën rroga të majme? Lan dora byth, e thotë mileti. Puna e Komisionit është një veprim, i cili i ngjan një portreti të shkruar me pluhur përmbi ujë. Në disa shkrime të mëparmë kam theksuar se Komisioni për lustrim është një farsë dhe se duhet të shuhet sa më shpejtë. Buxheti i harxhuar për rroga, zyra dhe shpenzime materiale, do të mundej t’i ushqejë me bukë skamnorët e Çairit dhe të Dizhonit për aq vite sa ,,funksiononte” ai. Si është e mundur që Komisioni disa vite ,,punonte”  pa anëtarët e opozitës maqedonase, kurse opozita (besnike deri në varr) dhe pozita shqiptare punonin si dy telat e çiftelisë.

Komisioni për lustrim (u bë për rahmet), ishte një komision i dështuar që nga lindja (u mbush zullumi, u këput litari). Ai nuk bëri asgjë, vetëm se i përbalti disa njerëz, emrat e të cilëve nuk i mban mend askush dhe, të cilët u shpëlanë pas dy rënieve të shiut. E drejta vonon, por nuk harron, mirëpo kush ia pa hajrin e kush ia pa sherrin kësaj punë. Sherrin ia pamë ne shqiptarët, pasi po na udhëheqin individë që na i plaçkisin të drejtat tona, duke i shkelur ato dhe duke bashkëpunuar me shërbimet sekrete. Dikush thotë se u lustruan shumë maqedonas. Ky lustrim në shoqërinë maqedonase peshon sa një qime në lëkurën e një kau. Atyre u punojnë qindra institute dhe institucione që e kultivojnë kulturën, artin dhe shkencën maqedonase, kurse ne, ku jemi ne. Ne na mbyti tenderbegu. Ne na duhet një festë nacionale në të cilën do të festojmë varrimin e tenderbegut. Tenderbegu dhe tenderbegasit janë armiqtë më të mëdhenj se të gjithë armiqtë tanë së bashku. Atë ditë që do t’i varrosim tenderbegasit, atë ditë shqiptarët do ta heqin kataraktin e syve. Ne kemi vlera, aty pranë jush janë, të heshtur dhe të përbuzur. Nuk duhet shumë mend, duhet vetën ta hiqni pluhurin nga sytë dhe t’i shihni. Le të mos bëhemi kunguj që të na hajë edhe një gomar. Epo, kush ia ka fajin deles që ia marrin qengjin, e mjelin dhe në fund, ia thajnë lëkurën mbi tra? Fajin e ka delja që është dele. Kush ia ka fajin një kau, i cili është më i fortë se pesëmbëdhjetë njerëz dhe, një fëmijë ia fut kërpeshin? Ne duhet të futemi në pusin tonë dhe t’i bëjmë një dezinfektim të fortë, duke djegur gërqele në te. Derisa nuk e pastrojmë pusin tonë të kontaminuar, ne do të pimë ujë të ndotur dhe, Brodecët, Bit Pazarët, Gostivarët dhe Kumanovat (kush e ka radhën, ndoshta unë, ti ose ai pranë teje), do të na përsëriten çdo herë kur të ketë nevojë nipi i hyzmeqarit që ka lindur në çiflikun e Ramiz Beut në Sarandinë të Përlepes, në Janinë ose në Florinë. Ne bëmë qindra kompromise. Pullazi nuk mbulohet me ombrella-kompromise. Ne na duhen kirurgë, të cilët e dine që përpara se të bëhet një prerje, duhet të sterilizohet ambienti që prerja- operacioni, të jetë i suksesshëm. Poshtë tenderbegasit dhe miljallkovistët, të cilët edhe një katund e rrafshojnë në rast se e do ligji. Sikur të vareshim nga Grujo dhe lukunia e tij, ai edhe dy lëkura do të nxirrte nga shqiptarët. Gruevistët, edhe ajrin do të na e jepnin me racion, pasi këtu çdo gjë është ,,makedonsko”. Rrofshin kirurgët, pasi vetëm ata ia lidhin kokën kësaj katrahure. (Shpëtim POLLOZHANI)