Kategoritë: Analiza

Kuisja e izolimit

albin kurtiMë 14 nëntor 2013, ambasadori amerikan në Shqipëri kishte deklaruar që “SHBA-të do të ndjeheshin të zhgënjyera në rast se kryeministri Edi Rama do të përgjigjej negativisht për këtë kërkesë”. Më 15 nëntor 2013, Edi Rama, pas një serie protestash gjithandej Shqipërisë, refuzon që shkatërrimi i armëve kimike të bëhet në Shqipëri.

Megjithë zërat e ngjashëm me ata të sotshëm në Kosovë, mbi rreziqet që do ta prisnin Shqipërinë nga ky refuzim, raportet e saj me Shtetet e Bashkuara mbeten shumë të mira, sot e asaj dite. Shqipëria nuk ka pasur asnjë konsekuencë negative. As Kosova nuk do të ketë pasoja për Gjykatën që nuk ia bëri vetes. E gjithë kuisja vendëse për ndëshkimet e mundshme ndërkombëtare, në thelb, është (rrymë) e induktuar: kjo kuisje është veçse kujisje ndërkombëtare se mos Kuvendi i Kosovës po mësohet me këso padëgjueshmërie (psh. duke ia vazhduar atë edhe ‘Zajednicës’).

Nuk e di se si do të mund të izolohej Kosova më shumë se kaq. Sipas ueb faqes së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, shtetet në të cilat qytetarët e Republikës së Kosovës mund të udhëtojnë pa viza janë: Shqipëria, Turqia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Ishujt Maldive. Mund të udhëtojnë edhe për në Serbi me kusht që nuk e marrin me vete pasaportën ose e fshehin atë duke e treguar vetëm letërnjoftimin. Kosovës pa Gjykatë Speciale nuk do t’i ndërrohet kjo gjendje për të keq. Kosovës nuk do t’i vendosin viza Shqipëria, Turqia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Ishujt Maldive kurse Serbia nuk do të na e pamundësojë kalimin e kufirit me letërnjoftim. Pushimeve verore në Shqipëri, Ulqin, Ohër dhe në Ishujt Maldive sërish ua jep vizën vetëm trashësia e kuletës. Paradoksalisht, kuisja do ta ndërtojë një lajm të mirë për qytetarët e Kosovës: urime, nuk do të bëhet më keq, përkatësisht, nuk do të bëhemi më të izoluar se kaq.

Të vetmit që do të mund të kenë pasoja nga burokratët ndërkombëtarë për shkak të këtij vendimi të Kuvendit do të mund të jenë krerët e institucioneve të Kosovës të cilët i zhgënjyen ndërkombëtarët duke mos ua mbajtur premtimin atyre. Mustafa, Thaçi e Veseli sigurisht që u kanë premtuar shumë politikanëve e diplomatëve ndërkombëtarë se miratimi i ndryshimit kushtetues në Kuvendin e Kosovës është punë e kryer dhe, kësisoj, shtegu për Gjykatën Speciale është tashmë i hapur. Nuk ndodhi ashtu dhe të tre këta do të mund të qortohen ashpër në takimet në vijim që do t’i kenë me ndërkombëtarët e ndoshta edhe të izolohen ca prej tyre. Mirëpo, nga kjo nuk humbet gjë shteti e populli i Kosovës por vetë këta uzurpues të shtetit që sundojnë duke u thirrur në marrëdhënien e shkëlqyeshme që paskan me faktorët ndërkombëtarë. Mustafa, Thaçi e Veseli i kanë zhgënjyer për shumë e shumë vite qytetarët e Kosovës. Kjo do të duhej të na brengoste neve dhe jo fakti që më në fund ata i zhgënjyen një herë të vetme edhe ndërkombëtarët. Pra, përveçse nga ndërkombëtarët kuisja është (rrymë) e induktuar edhe prej vetë krerëve të koalicionit PDK-LDK-Srpska.

Tash që nuk ia bëmë Gjykatën vetes, në këto çaste të kuisjes lart që jehon poshtë dhe të panikut special që transmetohet medialisht, ftoj për qetësi dhe gjakftohtësi, për arsye dhe durim. Le të mbizotërojnë paqja dhe logjika. (Albin Kurti)

Serbia fushë shahu e të fuqishmëve

Serbia konsiderohet tradicionalisht si mike e Moskës, por pragmatizimi e shtyn të bëhet edhe mike e Perëndimit.

serbia usaKryeministri aktual serb Aleksandar Vuçiq, dikur nacionalist radikal, pjesë e politikës së të cilit ishte dashuria për Rusinë dhe urrejtja për Amerikën, u shpreh pas një qëndrimi triditor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një partneritet me “miqtë tanë amerikanë”.

Vizita në Uashington i ngjan një kthese. Sepse Serbia konsiderohej kryesisht si shtet klientelist i Moskës. “Gazi është një nga arsyet kryesore për kthimin e lojrave strategjike në Ballkan,” thotë Milan Ćulibrk, kryeredaktor i gazetäs javore të Beogradit “NIN”. Ashtu si vendet e tjera të rajonit Serbia është e varur nga gazi rus, i cili rrjedh nëpër rrugët e pasigurta përmes Ukrainës.

Dhe Serbisë ky gaz nuk i shitet me çmime vëllazërore. Kjo është arsyeja pse pushtetmbajtësit serbë i kishin vënë prej vitesh shpresat e tyre në ndërtimin e gazsjellësit South-Stream-Pipeline – që pritet të sjellë gaz nga Deti i Zi dhe Bullgaria për në Serbi. Por projekti South-Stream-Pipeline dështoi për shkak të rregullave të BE-së dhe Gazprom njoftoi se në vitin 2019 do ta ndërpresë transportimin e gazit përmes Ukrainës.

“Serbia është e detyruar të kërkojë për alternativa” – tha Ćulibrk për DW-në. Një mundësi është gazjellësi rus përmes Turqisë, nëse ky realizohet. Një tjetër është gazsjellësi transadriatik, që pritet të sjellë gaz nga Azerbajxhani. Një mundësi tjetër është gazi i lëngshëm nga SHBA që do të sillej me anije.” Kërkimin e burimeve të tjera të gazit kryeministri Vuçiq e quan “diversifikim”. Por shumë e shohin atë si një largim nga Rusia dhe një aleancë me SHBA. Gazeta më e madhe e Serbisë “Blic” shkruante në faqen e parë: “Lamtumirë, shoku Putin”.

Vučić nuk solli nga SHBA vetëm ide të reja për energji alternative, por pas takimeve me politikanë dhe sipërmarrës amerikanë u shpreh për mbështetjen amerikane dhe një integrim më të shpejtë të Serbisë në BE.

Lidhje vëllazërore dhe pragmatizëm

Megjithë partneritetin e zbukuar rishtaz me SHBA-në, lidhjet historike dhe kulturore të serbëve dhe rusëve – dy popuj sllavë dhe ortodoksë – janë ende shumë të forta dhe të thella.

Një anketim tregoi se më shumë se 50 për qind e qytetarëve serbë kanë mendim pozitiv për Rusinë. Moska vlerësohet edhe për shkak se edhe ajo e si dhe Beogradi e konsideron Kosovën ende si territor serb. Megjithatë sot Kosova është më tepër një ritual në politikën e Serbisë, thotë Jelica Minić nga OJQ-ja “Lëvizja Europiane”. Për këtë arsye “gjesti i vullnetit të mirë” nga ekonomia amerikane mund ta ndryshojë këtë qëndrim, sepse “marrëdhëniet emocionale janë vërtet të rëndësishme, por njerëzit janë kryesisht pragmatikë – dhe mbështetja i takon atij që mundëson mbijetesën e ekonomisë kombëtare,” thotë ai për DW-në.

Në mes të dy zjarreve

Ekspertët mendojnë se Serbia dhe i gjithë Ballkani janë bërë pas shpërthimit të krizës në Ukrainë përsëri interesantë për fuqitë globale. Ky rajon është “in the line of fire” – tha ministri i Jashtëm John Kerry në muajin shkurt. Gazeta “Blic” shkruan se Serbia gjendet nën një presion të madh nga të dyja palët. “Perëndimi thotë se Serbia ka të drejtën e saj për të pasur miqësi me Rusinë; rusët thonë se se ata nuk kanë gjë kundër një anëtarësimi të Serbisë në BE. As njëra palë as tjetra nuk thotë të vërtetën” – shkruan gazeta. Edhe Milan Ćulibrk është i shqetësuar: “Ballkani mbetet një zonë ku interesat e më të fuqishmëve ndërthuren në një rrjetë të madhe të padepërtueshme.

Dhe loja vazhdon: direkt pas vizitës në SHBA kryeministri serb Vučić mori një ftesë për vizitë në Moskë nga homologu i tij rus Dimitri Medvedev. Në mes të muajit maj në Beograd ishte për vizitë ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov. Dhe në fillim të korrikut në Beograd do të jetë për vizitë kancelarja Angela Merkel. (dw)

UÇK: Ali Ahmeti, Menduh Thaçi dhe disa politikanë nga Kosova do ndëshkohen për tradhtinë në Kumanovë!

uck-mNë media është shpërndarë dhe është publikuar  një komunikatë e një grupi që e quajnë veten Ushtria Çlirimtare Kombëtare, e nëpërmjet së cilës paralajmërohet se drejtësia do e ndëshkojë rëndë  bandën e Ali Ahmetit, Menduh Thaçit dhe disa politikanëve të Kosovës, të cilët, në bashkëpunim me vrasësit e popullit shqiptar, Nikolla Gruevskin, Sasha Mijallkovin dhe Gordana Jankullovskën, organizuan masakrën e 9 dhe 10 majit.

Në këtë komunikatë thuhet se UÇK-ja ka analizuar gjithçka që ka ndodhur në Kumanovë dhe se tradhtia ka vrarë 10 luftëtarë dhe ka burgosur dhjetëra të tjerë, të cilët vazhdojnë të torturohen egërsisht në burgjet sllavomaqedone.

“Këtë nuk do ta harrojmë dhe nuk do ta falim kurrë. Ne kemi besim që populli shqiptar në IRMJ do të dijë të kërkojë të drejtat e tij, duke e flakur tej me zemërim këtë klasë politike bandite, të shitur dhe tradhtare. Dënojmë me përbuzje të gjitha manovrat politike që po bëhen për të mbuluar gjurmët e krimit dhe të tradhtisë, për të ruajtur një pushtet gjakatar në IRMJ”, thuhet në komunikatën e UÇK-së.

/ Top Channel

Ndikimi rus dhe ekstremizmi fetar në Ballkan

viena konferencaProcesi i komplikuar dhe i gjatë i integrimit euroatlantik në Ballkanin Perëndimor ka krijuar hapësirë për shtrirjen e ndikimit rus dhe ekstremizmit fetar, thonë analistët. Në një diskutim mbi rëndësinë e angazhimit amerikan në Ballkan, ekspertët thanë se një rritje e angazhimit amerikan dhe evropian është e nevojshme për integrimin e plotë euro-atlantik të Ballkanit.

Në Ballkan po ndodhin dy ndryshime të rëndësishme në krahasim me vitet e mëparshme, ndikimi i rus dhe ekstremizmi fetar, thonë analistët.

“Për shkak se procesi i integrimit euro-atlantik është më i komplikuar se ç’kemi menduar, do të jetë më i gjatë se sa ç’do të donim ne, ekzistojnë sfera të tjera të influencës. Rusia duket se dëshiron të bëjë manovra politike në rajon.  Ekziston një nivel i influencës që po vjen nga Lindja e Mesme që duket tërheqëse për njerëzit të cilët nuk kanë shumë mundësi ekonomike. Historikisht roli i fesë islame në Ballkan nuk ka qenë radikal. Megjithatë, ka një shfaqje të influencës nga jashtë që ndoshta mund të shfrytëzojë rrethanat e vështira ekonomike dhe sociale. Pra ka sfera të tjera të influencës që para dhjetë vitesh nuk kanë ekzistuar në rajon”.

Mungesa e një angazhimi më të madh të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian ka bërë që vendet e rajonit të mendojnë për alternativa të tjera. Ekspertët thonë se duke marrë parasysh veprimet e Rusisë në Ukrainë, Shtetet e Bashkuara dhe Evropa duhet të bëjnë më shumë për të ndihmuar integrimin e vendeve të Ballkanit perëndimor në NATO dhe BE. Analisti i Fondacionit Heritage, Luke Coffey përmend Maqedoninë si një shembull.

“Mendoj se jo vetëm në Maqedoni por edhe në vendet e tjera të Ballkanit, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e kanë lënë anash rajonin sikur gjithçka të ishte e zgjidhur dhe mirë. Por e vërteta është se, siç po e shohim në rrugët e Shkupit ose në vende të tjera të Ballkanit, ka ende shumë punë të pambaruara. Unë mendoj se tani do të ishte një tragjedi për Shtetet e Bashkuara dhe Evropën që t’i kthejnë shpinën rajonit i cili, është i rëndësishëm jo vetëm për historinë por edhe qëndrueshmërinë e Evropës”.  

Ai thotë se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian duhet të përdorin situatën e tanishme në Maqedoni për të intensifikuar përpjekjet e integrimit të këtij vendi në strukturat euro-atlantike.

“Ne duhet të nxisim palët që të kenë dialog, që protestat të jenë paqësore dhe që të mos ketë dhunë. Por ne gjithashtu duhet të përdorim këtë si një mundësi për t’i dhënë energji debatit brenda Evropës për anëtarësimin e Maqedonisë në strukturat euro-atlantike si NATO dhe Bashkimi Evropian sepse unë mendoj se, nëse Maqedonia do të ishte në gjendje të bëhej anëtare e këtyre institucioneve vite më parë, shumë probleme politike me të cila po ndeshet vendi tani nuk do të krijonin tensione”.

Vendet e Ballkanit Perendëmorë nuk janë pjesë e institucioneve euro-atlantike pasi nuk kanë përmbushur kushtet për anëtarësim. Por analistët thonë se është në interesin strategjik të instutucioneve euroatlantike që t’i kenë këto vende në gjirin e tyre.

“Unë mendoj se ne duhet t’i ndihmojmë zërat pro-perëndimorë dhe ata që duan të integrohen. Nuk duhet t’u japim atyre kushte të cilat është e pamundur të plotësohen duke marrë parasysh nivelin e tyre të zhvillimit. Ne duhet të punojmë me ta. Nuk ia vlenë të sakrifikohen arritjet e mira për hir të përsosmërisë”.  

Analistët janë dakord se për të parandaluar shtrirjen e ndikimit rus dhe për të rritur sigurinë dhe qendrueshmërinë e Ballkanit, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian duhet të intensifikojnë përpjekjet për integrimin e plotë të rajonit në strukturat euro-atlantike. (voa)

Rrëfimi ekskluziv i ushtarit të UÇK-së për aksionin e Kumanovës

uck anonimEnde e ka të freskët plagën nga plumbi që mori më 9 maj në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Po të freskëta i ka edhe kujtimet për atë të shtune ku humbi shokët në përleshjen që zgjati afro 48 orë në këtë vend.

Njëri nga ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, pjesë edhe e strukturave udhëheqëse, që ishte pjesëmarrës në luftimet e Kumanovës rrëfen ekskluzivisht për Gazetën Fjala në detaje se çfarë ndodhi. Ai tregon për organizimin e UÇK-së, shtrirjen e saj, financimin e strukturën komanduese.

Ushtari që dëshiron të mbetet anonim, shpjegon se kush mori para nga Qeveria maqedonase për të përgatitur skenarin e sulmit në Kumanovë. Ai rrëfen për Gazetën Fjala se kush i tradhtoi e si u vranë bashkëluftëtarët e tij.

 

Gazeta Fjala: Kush jeni ju dhe kënd e përfaqësoni?

Ushtari: Ne jemi Ushtria Çlirimtare Kombëtare, përfaqësojmë popullin, civilët të cilët janë të maltretuar që nga viti 2001 deri në vitin 2015.

Gazeta Fjala: A ekziston UÇK-ja?

Ushtari: Po ekziston.

Gazeta Fjala: Sipas jush ekziston UÇK-ja edhe pse nuk e kemi parë asnjëherë, mirëpo vetëm kemi dëgjuar për të. A ka strukturë organizative?

Ushtari: Ka strukturë organizative, janë të gjitha sektorët e përcaktuar.

Gazeta Fjala: Do të thotë e ka një hierarki?

Ushtari: Të gjitha i ka, deri te gjykata e UÇK-së.

Gazeta Fjala: Prej kur ekziston kjo?

Ushtari: Kjo ekziston, ka ekzistuar, por është riaktivizuar në vitin 2013, ka filluar riorganizimi.

Gazeta Fjala: Pse?

Ushtari: Për arsye që marrëveshja e Ohrit nuk është implementuar asnjëherë, as 2 përqindëshi i asaj marrëveshje nuk është realizuar, ka qenë gjithmonë një kufomë të cilën është mundu që qeveria ta ngjallë dhe populli ja ka dhënë besimin 2 apo 3 herë që atë kufomë ta ngjallë. Por e panë që ajo kufomë nuk ngjallet dhe e kemi parë të arsyeshme që ne të dalim sërish përpara dhe ti mbrojmë.

Gazeta Fjala: Deri tash nuk kemi parë konkretisht një ushtar të UÇK-së…?

Ushtari: Edhe në vitin 90-ta kur ka dalë, kur ka qenë për herë të parë UÇK-ja, edhe ata nuk kanë dalë. Prandaj edhe këtu duhet, janë hapat të cilat paraqiten.

Gazeta Fjala: Kush janë këta ushtarë, kush është komandanti i tyre?

Ushtari: Janë djem që i ka lind nana shqiptare, që kanë gjak të nënës shqiptare.

Gazeta Fjala: A janë vetëm nga Kosova, Maqedonia…?

Ushtari: Jo, janë nga të gjitha trojet. Sepse ajo tokë nuk është vetëm e atyre që jetojnë në Maqedoni, Iliri. Por janë troje të gjithë shqiptarëve që ne e kemi obligim, qysh kur shqiptarët e Maqedonisë kanë ardhur në vitet 90 deri në 99, kanë ardhur tek ne, ashtu edhe ne e shohim si detyrë si obligim moral, për ti shkuar në ndihmë.

Gazeta Fjala: A paguhen prej dikujt këta ushtar, kush i financon?

Ushtari: Këta paguhen vetëm prej mobilizimi, kurse paga e këto të tjera as nuk fliten, ato janë vetëm gënjeshtra të Ali-ut (Ali Ahmeti), Menduh-it (Menduh Thaçi), Sashos (Sasho Mijallkov – ish shef i shërbimit sekret të Maqedonisë) e të tjerëve.

Gazeta Fjala: Aksioni i fundit është Kumanova, kur Ushtria Çlirimtare Kombëtar ka marrë përsipër aksionin që ka ndodhur atje. Përse është zgjedhur pikërisht Kumanova, përse  Lagja e Trimave?

Ushtari: Ushtria Çlirimtare Kombëtare nuk e ka zgjedhur vetëm Kumanovën. UÇK nuk është nisur për në Kumanovë. UÇK është nisur për institucionet. UÇK nuk ka punë me civil, por ka punë me institucione të cilat dita e ditës do të vijnë parasysh dhe do të shihen.

Gazeta Fjala: A mund të na sqarosh më tepër?

Ushtari: Mbesin gjërat ende jo të qarta mirë për arsye tonat.

Gazeta Fjala: … Është folur shumë për sulmin në Kumanovë, thonë se është organizuar prej kosovarëve..?

Ushtari: Kosovarët nuk e kanë organizuar. Aksionin e kanë organizuar vet qytetarët e pa kënaqur të iliridës, jo kosovarët.

Gazeta Fjala: Në qoftë se mundesh të na sqarosh Iliridën. UÇK Iliridën e sheh në të gjitha trojet Shqiptare?

Ushtari: Ilirida është pjesa ku është caktuar, është zaptuar nga Sllavo-Maqedonët.

Gazeta Fjala: Sa ushtarë kanë marrë pjesë në rastin e Kumanovës?

Ushtari: Nuk është një numër ende i përcaktuar dhe i saktë, sepse kemi pasur aty edhe ndërhyrje nga vetë qytetarët që kanë dalë në ndihmë, prandaj nuk mund të jepet një numër shumë të saktë të tyre. Por, aty kosovarët kanë qenë pjesë, shqiptarët e Kosovës sepse këta me këtë term kosovarë dëshirojnë ta ndajnë si popull. Por, shqiptarët nga Kosova kanë qenë së paku diku 5% apo 10%, dhe shteti Maqedoni kur e ka bërë krimin nuk ka shikuar me bo arrestime tek populli maqedon, por është orientuar më shumë tek shqiptarët e Kosovës, për arsye që me e gjuajt një arsye të tyre qysh e kanë traditë me bo një fitore të mundshme ndaj Kosovës gjoja se ju jeni ata. Na nuk jemi ata që kërkojmë luftë por kur imponohet lufta në nuk kemi ku shkojmë. Ne jemi aty ku na thërrasin vëllezërit tanë.

Gazeta Fjala: Nëse mund të mbesim ende tek kjo pjesa e numrit të ushtarëve që kanë marrë pjesë. Ju thatë se keni një strukturë organizative…?

Ushtari: Shtabet ekzistojnë në secilin qytet ku ka Maqedoni. Në çdo qytet ka shtabe të ndryshme. Janë strukturat dhe janë udhëheqësit pikërisht nga vet shqiptarët e Maqedonisë.

Gazeta Fjala: Do të thotë ditën kur ka ndodhur rasti në Lagjen e Trimave, nuk ka qenë cak Lagja e Trimave?

Ushtari: Jo, cak ka qenë Qeveria maqedone. Nuk ka qenë cak i UÇK. UÇK qysh në vitin 2001 ka tregu që nuk ka punë me civil, por ka punë me shtetin maqedon.

Gazeta Fjala: Por, pse ndodhi pikërisht aty?

Ushtari: Po, pikërisht sepse ka qenë skenar i përgatitur nga qeveria Gruevski.

Gazeta Fjala: A janë dhënë para nga qeveria Gruevski? Flitet për 2 milion euro që janë dhënë. Tash akuzohet UÇK se i ka marrë paratë?

Ushtari: Flitet, edhe do të vazhdojë të flitet. Por ato para ata luftëtarë të cilët ishin aty, drejtpërdrejtë nuk kanë marrë para. Parja e tyre ishte ideali dhe asgjë tjetër. Por këtu personi i cili e ka organizuar ka qenë një strukturë e lidhur ngushtë nga Sasho. Ai ka marrë urdhër nga Gruevski dhe Sasho bashkë me Jankullovën dhe me ministrin e financave që e përgaditën shumën prej 2 milion eurove,  siç po flitet, edhe pse ne nuk kemi dëshmi për atë. Dhe këto para janë dërguar tek shqiptari, i cili punon në Shërbimin Sekret Maqedon. Ai shqiptar në thonjëza, ja dërgon shumën vëllaut të vet, shokut të vet, i cili është zbuluar nga ana jonë, mirëpo i cili mbetet ende identitet i mbyllur, dhe kjo shumë me siguri i është dorëzua atij. Dhe këta persona, ky personi i fundit i cili ka pranuar shumën nga ish bashkëpunëtori i Sashos e ka dërguaar…

Gazeta Fjala: Ky personi a është në mesin tuaj, a ka qenë në mesin tuaj?

Ushtari: Jo, ky person nuk ka qenë në luftë. Ky person është zhduk disa orë para se të ndodhë aksioni. Gjithçka ka qenë e përgatitur nga ky shqiptar, në thonjëza.

Gazeta Fjala: Para se të ndodhë aksioni ka qenë pjesë e UÇK-së, që ju e njihini por nuk doni ta përmendni emrin e tij?

Ushtari: Po, ne e njohim dhe nuk do ta bëjmë publike, për arsyet tona të cilat i kemi urdhër nga Gjykata jonë, që ato do të mbesin edhe për disa kohë informata vetëm për ne. Në ndërkohë do të dalim të gjithë me emra dhe me mbiemra dhe të japin përgjegjësi para popullit, Gjykatës, të cilën e ka UÇK-ja, sepse ai që e tradhton UÇK-në, ai qysh kur ka hy e ka ditë që tradhtia nuk duhet të ekzistojë dhe dezertorët e tillë duhet ta paguajnë.

Gazeta Fjala: Ju e përmendët që pak kohë para se të ndodhë sulmi ai është larguar nga aty, a mund të na përshkruani më detajisht se si ndodhi kjo tradhtia?

Ushtari: Personi i cili ka organizuar dhe i cili ka marrë përsipër organizimin vjen pikërisht nga Maqedonia. Dhe ai person ka qenë i lidhur me disa prej shqiptarëve, të cilët e kanë idealin mbi të gjitha dhe i ka ngreh me atë që Maqedonia është në krizë. Atje do të ketë luftë dhe do të ketë problem edhe populli civil. Dhe përveçse e kanë organizuar dhe i kanë ngrehë personat e afërt afer vetes, aty ka ardhur edhe ka mbledhë edhe shokët e ish 2001-tës, luftës çlirimtare të Kosovës, të UÇPMB-së e të gjitha strukturave vetëm e vetëm ta bëjë një numër. Por, këta të cilët luftuan heroikisht afër 40 orë, këta kishin vetëm një qëllim, mbrojtjen e qytetarit pa marrë parasysh a është shqiptar apo maqedon, ata e kishin mbrojtjen e popullatës civile. UÇK çdoherë ka tregu me kënd ka punë.

Gazeta Fjala: A e keni parë krejt këtë skenar ju, a keni qenë pjesë e aksionit të Kumanovës. A keni qenë brenda në Lagjen e Trimave?

Ushtari: Po, aty kemi qenë së bashku. Kemi luftuar dhe ju kemi treguar të gjithëve që ata luftëtarë të 2001 janë tripërtri, jo ripëtri por tri herë më shumë janë forcuar. Saqë po të ishte skenar i joni i përgaditur me kohë, aty me siguri do të dilëshinë prej anës maqedone mbi 200 të vrarë e mbi 500 të plagosur. Por ka qenë një skenar, një kurth, një tradhti ndaj neve dhe erdhëm aty ku jemi edhe sot. Që shumë prej nesh shokët i kemi humbur, ndër ta edhe na janë burgosur.

Por, me kaq nuk është mbyll, gjithçka aty ka qenë fillimi. Me datën 9 është varros marrëveshja e Ohrit, ajo marrëveshje e cila ishte për 14 vite vetëm një kufomë e pavarrosur, ajo kufomë shtegtarët e lirisë ja kanë dhënë ceremoninë, ajo më nuk ekziston. Politikë më me shtetin maqedon nuk ka.

Gazeta Fjala: Sado që duket që është krijuar një paqe në mes shqiptarëve të Maqedonisë dhe vet maqedonëve që i kemi parë në protestën e fundit..?

Ushtari: Jo, ata nuk janë shqiptarë të cilët… sepse ata të cilët kanë dalë aty, ata kanë marrë nga 1000 euro, 2000 euro, 5000 euro. Ne mund të flasim si ushtarë pikërisht për ata të cilët po flasin për ne. Ata janë mashtruar nga iluzioni i euforisë, por ndërkohë ata do të jenë me ne, sepse Zevezi (Zaevi) mbetet Zavez. Zavezi (Zaevi) është  i Sopotit, është i të njëjtit rast dhe të gjithë e njohim se kush është ai, dhe kush është Gruevski. Të dytë janë një trup i përbashkët, ashtu siç është një trup i përbashkët Alia dhe Thaçi. Njëjtë është.

Gazeta Fjala: Pse u dorëzuan ushtarët e UÇK-së?

Ushtari: Janë dorëzuar në momentin kur e kanë kuptuar se janë të tradhtuar. Dhe njëri ndër ata më të vjetrit që ishte Sokoli, ka vendos që mos të humb jetëra në një tradhti. Në tradhti është turp të humbet një luftëtarë. Nuk është turp me humb në betejë përballë me armikun, është turp të humbësh i tradhtuar nga ana e brendshme. Prandaj edhe Sokoli ka luajtur një veprim të heroit, i cili do të mbetet gjithmonë në histori.

Gazeta Fjala: Atë ditë në Kumanovë kanë humbur jetët edhe bashkëluftëtarët e juaj. Kush janë ata, sepse ende nuk kemi të dhëna të sakta prej asnjërës palë?

Ushtari: Ende nuk mund të flasim konkretisht sepse shumë prej tyre të dorëzuar janë vrarë, janë pushkatuar pasi janë dorëzuar. Prandaj nuk duhet të ngutemi dhe nuk duhet të ngutemi që ti shqetësomë familjet e tyre, të presim deri në momentin të cilën ata do ti kanë certifikatat e tyre të vdekjes dhe atëherë mund të kemi një numër të saktë. Por njëherë mund të themi që në mesin e tyre ka civil shqiptarë të vrarë. Nuk dua ta humbasë këtë sepse kjo është një realitet i hidhur, ka edhe të plagosur, të vrarë, të torturuar e të gjitha më të këqijat që kanë mundur ti ndodhin.

Gazeta Fjala: Është folur shumë se krejt ky skenar është përgatit nga qeveria Maqedonase, madje ka ardhur në atë pikë që është dyshuar edhe për kufomat që janë gjetur në vendin e sulmit ku ka ndodhur në Kumanovë. Është thënë që ata janë trupat e emigrantëve nga Lindja e Mesme, të cilët janë shkelë nga një tren në një aksident të mëhershëm në Maqedoni. Sa ka të vërtetë këtu?

Ushtari: Jo. Gjithçka që është aty, ata të cilët kanë rënë heroikisht dhe të cilët janë bërë kurban të tradhtisë së radhës, sepse i njëjti person i cili e ka bërë këtë tradhti është i njëjti person i Gërdecit i Sopotit, Kondovës, Harun Aliut, Komandant Kushtrimit, i Monstrës, po i njëjti është edhe i Kumanovës.

Gazeta Fjala: A dyshoni se ka trupa të emigrantëve?

Ushtari: Jo, nuk ka. E sqarova që nuk ka trupa të emigrantëve. Ka vetëm ushtarë dhe civil. Ushtarët kanë humbur jetën pasi janë dorëzuar, jo duke luftuar. Por pasi janë dorëzuar ata janë pushkatuar.

Gazeta Fjala: Ju, jeni të sigurt që …

Ushtari: Po, të gjithë janë vrarë të dorëzuar.

Gazeta Fjala: Nuk na treguat në fillim me sa ushtarë keni qenë?

Ushtari: Nuk mundemi të caktojmë numër të saktë sepse aty kanë pasur edhe njerëz, vëllezër tanë të Kumanovës të cilët janë bashkëngjit. Ata të cilët kemi qenë ne nuk mundemi me dhënë një numër të përafërt sepse është turp të ju humbim edhe mundin e tyre. Prandaj aty kanë luftuar djem të cilët ishin tamam të nënave shqiptare.

Gazeta Fjala: Ju keni arritur të depërtoni, të tërhiqeni. Më intereson a ka dal edhe dikush tjetër prej bashkëluftëtarëve tuaj? Sa persona? Prej çfarë kohe deri në çfarë kohe keni  qenë ju aty?

Ushtari: Me një numër bajagi të madh jemi tërheq edhe për atë punë të thash që vetëm tek ne kanë qenë mbi 18 persona qytetarë të cilët kanë kapur pushkën dhe na ka ndalur në ndihmë.

Gazeta Fjala: Nuk keni qenë të gjithë bashkë?

Ushtari: Jo nuk kemi qenë të gjithë bashkë. Aty na janë ofruar edhe vetë qytetarët të cilët e kanë kapur pushkën. Sepse ne kur kemi shkuar, kemi shkuar për ndihmë sepse i kemi pasur nga dy pushkë, në mënyrë që ti furnizojmë edhe të tjerët. Prandaj aty është një numër për të cilin nuk mund të flasim saktësisht. Por, vetëm tek grupi jonë kanë qenë mbi 38.

Gazeta Fjala: Kur thuhet tek grupi juaj, ti ke qenë me 37 ushtarë tjerë. Ku kanë qenë të tjerët: Sokoli, Begu, Mirsadi, ku kanë qenë këta?

Ushtari: Secili ka qenë në pikat e tyre. Begu me Mirsadin kanë pasur pikën e tyre. Sokoli e ka pas pikën e tij. Këto s’kanë qenë pika, por janë zanë tradhtisht dhe ata janë pozicionu në ato vende ku kanë qenë. Malisheva ka qenë në pikën e tyre edhe grupi jonë po ashtu në pikën tonë përballë tyre. Prandaj, është bë një depërtim të cilën duhet të mbetet sekret, sepse në momentet në të cilën tregohen sekretet tona atëherë ne si ushtri dështojmë.

Gazeta Fjala: A mund ta dimë sa ushtarë keni arritur të tërhiqeni?

Ushtari: Kemi arritur të tërhiqemi 19. Sepse 18 prej tyre kanë qenë vet qytetarë të Maqedonisë.

Gazeta Fjala: Çka tash, e thatë më herët që nuk ka përfunduar gjithçka?

Ushtari: Lufta nuk ka përfunduar. Edhe në dëshiromë që të përfundojë lufta, por me imponimet e tyre nuk duam ta përfundojmë deri në realizimin tonë që jemi nisur, për të cilën e kemi marrur atë rrugëtim që shqiptarët ta kenë shtetin e tyre edhe në Maqedoni. Ose shqiptarët e Maqedonisë ti bashkohen edhe shtetit shqiptar. Ka qenë shumë më e mirë edhe e udhës ti bashkohet shtetit të Kosovës, mirëpo shteti i Kosovës ende nuk i ka plotësu kushtet dhe prandaj shteti i Shqipërisë i plotëson kushtet që ti bashkohet. Por në qoftë se edhe shteti Shqiptar i Edi Ramës në krye me të nuk e pranon as sikur atëherë që nuk e pranoj edhe Kosovën, që e dijmë të gjithë, atëherë duhet ta shpallim republikë të Iliridës, që të jetë edhe një shtet tjetër i ri i Shqiptarëve, e emrin Ilirida.

Gazeta Fjala: A mund ta dijmë sa ushtarë i ka UÇK-ja?

Ushtari: Për momentin kemi mbi 2500 ushtarë vetëm në Iliridë, në trojet shqiptare të Maqedonisë.

Gazeta Fjala: UÇK shtrihet edhe në pjesët tjera, jo vetëm në Maqedoni?

Ushtari: Për momentin jemi të shtrirë vetëm në Maqedoni. Ndërkohë do të shtrihemi edhe pozicionohemi edhe më tutje, mirëpo qëllimi kryesor dhe fillimi ka qenë në Maqedoni, pastaj vazhdojmë edhe me Malsinë ku kemi edhe atje shumë të pakënaqur të cilët thuajse e humbën edhe të gjithë ata shqiptarë i kemi atje, thuajse janë të harruar. Ashtu siç u harruan edhe të gjithë edhe të Çamërisë edhe shqiptarët në Mal të Zi, edhe për ata duhet të vazhdojmë, kaq.

Gazeta Fjala: A qëndron prapa UÇK-së, ish struktura e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës , që është fol shpesh për politikanët siç është Ramush Haradinaj, përfaqësues të PDK-së apo të Maqedonisë, Ali Ahmeti apo dikush tjetër. A ka prapa UÇK-së politikan të Kosovës që e financojnë ose e ndihmojnë?

Ushtari: Jo, nuk ka. Tri luftat e fundit shqiptare janë qe 15 vite, këtë e di edhe një fëmijë sapo i lindur mund të përgjigjet. Kur ata janë njerëz tanë, njerëz Shqiptarë të cilët kanë luftuar në luftën e Kosovës, dhe kanë bërë fotografi me bashkëluftëtarët e tyre që në mesin e tyre kanë qenë bashkëluftëtarë edhe Ramush Haradinaj e Hashim Thaçi, Azem Syla e të gjithë këta. Në mesin e tyre kanë qenë bashkluftëtarë edhe në Preshevë, kur disa prej tyre janë sot edhe politikanë, por aty kanë bërë edhe foto, ato foto janë kanë foto të bashkluftëtarëve e nuk kanë qenë foto politike, në mesin e tyre i ki edhe në Maqedoni kur ato foto janë të bashkluftëtarit e nuk janë foto të politikanit. Prandaj, të gjithë këta politikaj janë të ardhur nga UÇK dhe nuk duhet të dyshojmë në këto paragjykimet e kota mund të them.

Gazeta Fjala: Në rastin e Maqedonisë Ali Ahmeti doli se është njëfar forme kundërshtar i juaj, ose bashkorganizator i skenarit siç e thatë edhe më herët. A ndiheni të tradhtuar që këta bashkëluftëtarë me një moment i janë shkëputur një ideali dhe nuk e vazhdojnë rrugën…?

Ushtari: Po e mbyllim me dy fjalë këtë pyetje. Ne kemi qenë të tradhtuar qysh në vitin 2001 kur është nënshkruar marrëveshja e Ohrit, pikë. /Gazeta Fjala/

– See more at: http://gazetafjala.com/analiza/rrefimi-ekskluziv-i-ushtarit-te-uck-se-per-aksionin-e-kumanoves/#sthash.dHy4aKSy.dpuf

Jo vetëm barazi qytetare, duhet barazi kombëtare

protesta lsdmTë dielën në Shkup u mbajtën protesta të mëdha të organizuara nga shoqëria civile dhe nga opozita, duke kërkuar dorëheqjen e Gruevskit, kryeministrit tashmë të faktuar si antishqiptar.

Është e domosdoshme që qeveria Gruevski të rrëzohet, por e pamjaftueshme. Opozita maqedonase, që pretendon të zëvendësojë Gruevskin, nuk ka dhënë shenja për ndryshime përmbajtësore sa i përket shqiptarëve. Zoran Zaev flet për barazi qytetare, pra barazi të individëve, por Maqedonia mund të jetë një shtet i mirë për të gjithë vetëm atëherë kur të sigurojë barazinë kombëtare për shqiptarët. Barazia ose është e plotë, ose nuk është.

Insistimi vetëm tek barazia qytetare nënkupton mirëmbajtje dhe riprodhim të diskriminimit që i bëhet shqiptarëve. Ata nuk diskriminohen pse janë individë apo qytetarë, por për shkak të faktit që i përkasin një kolektiviteti politik siç është kombi shqiptar i cili gjer më tash është konsideruar si problem për Maqedoninë. Tejsimbolizimi i qenies politike të kombit çon në keqpërdorim të flamujve dhe në përqeshje. Shqiptarët nuk kërkojnë barazi flamujsh.

Nën regjimin e Gruevskit shqiptarët u getoizuan, u zhvendosën prej territoreve ku kanë banuar gjithnjë, u kategorizuan në mënyrë fyese, u dhunuan dhe u keqgjykuan nga shteti. Kjo ndodhi në bashkëpunim me BDI, pra me partnerët shqiptarë të qeverisë e cila duhet rrëzuar patjetër. Por, diçka më e rëndësishme se sa rrëzimi i qeverisë, është që të ndryshohet karakteri i vetë shtetit të Maqedonisë. Marrëveshja e Ohrit nuk mjafton!

Më herët Zaev ka thënë se ka fakte që dëshmojnë se rasti Monstra ishte i montuar nga shteti, ai deri më tash nuk ka bërë publike asgjë për të. Është e mirë dhe e rëndësishme që kreu i LSDM-së po i zbardh rastet e korrupsionit të pushtetit, dhe përdaljet fashiste të eksponentëve të saj (ish kryepolicja Jankullovska). Por këto nuk janë asgjë nëse nuk zbardhen krimet e orkestruara nga shteti të cilat i janë mveshur dhe montuar shqiptarëve duke i gjykuar e dënuar në mënyrë drakonike ata. Pikërisht këto montime që përfshijnë ekzekutivin e gjyqësorin e shpërfaqin të vërtetën e shtetit të Maqedonisë, krahas të vërtetës së pushtetit aty. Ta dish të vërtetën dhe ta mbash atë të fshehur është të bëhesh bashkëfajtor në krim.

Mënyra se si është e ndërtuar Maqedonia përherë për shqiptarët rrezikon që të prodhojë “Gruevskë” të rinj, prandaj shqiptarët duhet të bashkohen e të angazhohen për ta ndryshuar atë. Është e domosdoshme që në këto momente të dëgjohet zëri i të papërfaqësuarve shqiptarë, jashtë klientelave të kapura e të kontrolluara prej Gruevskit e Mijallkovit.

Po ashtu, Shqipëria dhe Kosova duhet të njësojnë politikat diplomatike, ato të sigurisë e të mbrojtjes me synim ruajtjen dhe avancimin e të drejtave dhe mirëqenies së shqiptarëve në Maqedoni. Ky njësim politikash duhet të iniciohet, të sanksionohet e të mbikëqyret prej dy Kuvendeve.

18 maj 2015

Lëvizja VETËVENDOSJE!

Abaz Salihi: Shokët e mi u tradhtuan në Kumanovë

Abaz SalihiAbaz Salihi, një prej figurave më të njohura gjatë luftës së vitit 2001 – bashkëluftëtar i Mirsad Ndrecajt, Sami Ukshinit, Beg Rizajt dhe të tjerëve – ka dhënë një deklaratë për Gazetën Express për atë se çfarë ndodhi të shtunën në Kumanovë dhe cilët do të jenë hapat që do t’i ndërmarrin ditëve të ardhshme.

Ne po sjellim të plotë deklaratën e tij, pa asnjë ndërhyrje.

Lexojeni dhe mund të kuptoni më shumë për atë se çfarë ndodhi në Kumanovë, natyrisht sipas versionit të njërës palë – luftëtarëve shqiptarë, por edhe për atë se çfarë pritet të ndodhë në shtetin fqinj.

Shokët e mi kanë shku në Kumanovë – jo per te nisur lufte – por per te qene aty ne rast se forcat e ndryshme maqedonase fillojne masaker kunder popullates civile. Ne kishim nje paralajmerim te ketille dhe ata shkuan te ftuar atje nga disa bashkluftetare te luftes se 2001.

Sulmi ka pas me ndodhe edhe po te mos ishin djemte tane atje. Per kete flet edhe numri i madh i viktimave ne radhet e policeve. 8 police te vrare dhe dhjetra te plagosur ne aksion ofanziv ku kundershtari eshte nen rrethim kjo ndodh vetem kur ti pret pak ose aspak rezistence.

Une i kam kalu 3 lufta dhe e di shume mire se ne cfare rrethanash ka numer te madh te viktimave.

Policet nuk kan ba thirrje per dorezim si eshte rendi ne kesi situate, por me te paren kane hapur zjarr. Zjarrit i jane pergjigjur te gjithe qe kane qene aty, ushtare e civil.Samiu, Begu, Mirsadi dhe te tjeret fajin e vetem qe e kane eshte qe kane nodhur ne vend te caktuar ne kohe te caktuar dhe kanë pasur nga nje kallash ne dore. Natyrisht se jane pergjigjur ndaj sulmit.

Riorganizimi i Ushtrise Çlirimtare Kombetare ka filluar pasi qe eshte pare se ne Maqedoni pushteti i perbere prej maqedonasve shoveniste dhe hajdute njekohesisht dhe shqiptareve te cilet jane larguar prej te gjitha idealeve te UÇK dhe vetem mendojne per mireqenjen e tyre dhe interesin e tyre personal, kercenon popullsine shqiptare me shfarosje.

Ne na kane paralajmeruar shoket tane te luftes se 2001 nga Maqedonia se politikanet shqiptare jane te gatshem te flijojne çdo gje vetem per te mbetur ne pushtet. Ne bisedat e shumta, gjithashtu na kane shpjeguar se te gjithe politikanet jane shnderruar ne kliente te grupeve mafioze, punojne me ta dhe per ta.

Ne anen tjeter, dihet shume mire se krimi ne maqedoni eshte plotesisht i kontrolluar nga strukturat shteterore me ne krye Sashko Mijallkov shefin e sigurise se brendshme te Maqedonise vellau i te cilit eshte nje nga mafiozet e medhej ne republiken Ceke ku bashkepunon me disa shqipfoles te zanatit te njejte.

E besa, pas gjithe atyre luftrave dhe vuajtjeve ta leme perseri popullin ne lloç nuk na ka hije.

Mos mendoni, se ne nuk e dime se ne Maqedoni ka filluar te paraqitet nje fryme e cila e sheh Maqedonine si shtet te qytetareve e jo te etnive te ndryshme. Mire boll, ne nuk kemi asgja kunder qe shqiptaret te jene qytetare te barabarte, por kjo nuk i konvenon politikes, ose me mire politikaneve si Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi ne anen shqiptare dhe Gruevskit dhe klikes se tij ne anen maqedonase. Per ta, konflikti etnik eshte situate ideale se ne asi situate me se lehti e kane ti shesin pallavrat e tyre patriotike. Ne nuk jemi te marre, qe te nisim avantura luftarake qe shkojne ne interesin e atyre qe mesetepermi i urejme, shovenistat maqedonas dhe hajnat shqiptare.

Po cka po doni me teper si deshmi per rrenjen e vlerave dhe perdhosjen e dinjitetit te shqiptareve se numri alarmant i madh i luftetareve shqiptare nga Maqedonia ne rradhet e njesive te ndryshme islamike ne Lindjen e Mesme. Kurre ne histori shqiptaret nuk kan qene vullnetare ne anen e gabuar te historise, kur nuk kane sherbyer per nje ideologji e cila eshte ne kundershtim te plote me çdo parim qe e bën shqiptarin shqiptar. Mirepo, mjerimi i krijuar per shkak te politikes dhe humbja e çdo shprese i shtyn te rinjte te kerkojne kuptim per jeten edhe aty ku nuk duhet.

Shoket e mi kane qene viktima te nje tradhetie dhe komploti shume te sofistikuar por kjo nuk do te thote se ata kane faj per dicka. Ata jane nisur atje per nje mision shume fisnik dhe ne nuk do ti lame ne balte. Porosia ime per autoritetet ne Maqedoni eshte qe sa me shpejt ti lirojne dhe pastaj nese duhet fillojme process gjyqsor ta shohim se si kane rrjedhe ngjarjet ne Kumanove. E nese jo, me vjen keq por nuk do te leme gurre pa rrokullisur per ti liruar ne vet.

Çfare atentatesh e sulmesh kunder institucioneve!!! Keto akuza te fabrikes propagandistike te Mijallkovit, i deshmojne te gjitha qe i thash me lart. Po cfare institucionesh ka ne Kumanove, ka nje banje – aq.Sami Ukshini e Beg Riza ose Une me vendos bomba neper kopshte te femijeve ose neper shkolla?????Sa per institucione e objekte me vlere ne i dime ku jane ato, e dime edhe qeveria ku eshte, edhe aeroporti edhe rafinerija edhe shume objekte dhe adresa private ku ka caqe te vlefshme. Shpresoj se nuk ka me ardhe puna qe ti hapim librat dhe cdo gje do te perfundoje ne menyre te civilizume.

Kush po e prish Maqedoninë?

Letër publike për Ministren e Brendshme Jankullovska!

Nga Blendi Fevziu,

Emisioni “Opinion” – Tv Klan Tiranë

Zonja Ministre e Republikës së Maqedonisë,

 

Nuk jam nënshtetas i republikës suaj, por si njeri që ndan të njëjtën kombësi dhe gjak me popullatën e terrorizuar të Kumanovës, si një gazetar që i ka ndjekur zhvillimet në Maqedoni që në 1992 dhe si njeri që befasohet nga heshtja e liderëve politikë të Maqedonisë, qofshin këta edhe shqiptarë, doja t’ju drejtohesha drejtpërdrejtë me disa pyetje.

Pyetje që në këtë moment më duken tejet të rëndësishme për të kuptuar mënyrën e funksionimit të Ministrisë suaj dhe Republikës së Maqedonisë. Si e shpjegoni që një operacion kundër disa terroristëve që kërcënonin rendin kushtetues në Maqedoni zhvillohet në mes të një lagjeje të populluar, pa asnjë paralajmërim dhe pa evakuar më parë popullsinë civile!? Nuk qenë terroristët ata që nisën aksionin, gjë që do ju detyronte të përgjigjeshit, por ju! Dhe e nisët në një lagje me 40 mijë banorë. Ju jeni juriste.

Në cilin vend të globit goditet me të gjitha llojet e armëve kundër një lagjeje të tërë, në godinat e dritaret e së cilës jetojnë njerëz të pafajshëm, pleq e fëmijë që janë ende sot tejet të terrorizuar! Asnjë regjim barbar nuk do ta bënte këtë pa evakuar më parë civilët. Si mund të ndërhyhet në një zonë të banuar, pa mësuar më parë se sa persona ka grupi terrorist dhe sa armë ka ai në dispozicion? Dje deklaruat se nuk e prisnit që ata të kishin aq shumë armë?! Po nëse ata do të kishin me vete dhe do aktivizonin lëndë plasëse, a e mendoni që bilanci do të ishte tragjik dhe jetë të pafajshme do blatoheshin për t’i dhënë më shumë madhështi operacionit tuaj?!

Duke filluar një sulm me popullatën aty, a menduat ju zonjë që terroristët mund të merrnin pengje dhe gjendja të bëhej më dramatike!? A e mendoni që kjo mund të kthehej në një histori të frikshme nga ato që Ballkani, me gjithë krimet e tij, nuk ka parë aq shumë? Së dyti, si hynë këta terroristë në Maqedoni? Kur e morët këtë informacion? Përse nuk u ndaluan që në fillim, por u lanë të depërtojnë në mes të një lagjeje të populluar?! Si i futën armët e rënda aty dhe përse policia juaj kaq e gatshme të qëllonte në mes të qytetit nuk ishte në gatishmëri gjatë gjithë kohës që ata u transferuan aty? A mendoni që 22 viktima, banorë civilë apo policë, kanë humbur jetën prej një operacioni që më shumë duket se synon bujën mediatike dhe trembjen e popullatës se sa eliminimin e një grupi terroristësh.

Personalisht jam kundër çdo grupi që synon destabilizimin me armë; jam kundër atyre që bëjnë dhunë, por kam vetëm një pyetje për ju: a do të ndodhte kjo nëse ai grup do të gjendej në një lagje të banuar me maqedonas? Thënë ndryshe, a vlen zonjë për ju jeta e një qytetari të etnisë shqiptare sa ajo e një qytetari të kombësisë maqedonase? A kanë të njëjtën vlerë jetët e njerëzve në Republikën Multietnike të Maqedonisë. Përgjigjen po jua jap vetë: Druaj se jo!

Gjatë gjithë ditës dje jam munduar të kuptoj atë që po ndodhte. Nuk mund t’i jepja shpjegim sjelljes suaj, veçse duke thirrur në ndihmë disa përgjime telefonike në të cilat ju shprehnit lirshëm konsideratat tuaja për shqiptarët. Janë konsiderata nga ato që ndahen në biseda mes miqsh, të lirshme, në konfidencë dhe shumë të ndryshme e më të sinqerta se sa ato që deklarohen në konferenca mbi bashkëjetesën etnike. Ju dëgjova që i quanit shqiptarët “indianë” (duke ju referuar popullsisë indigjene native të Amerikës së Veriut) dhe “fis i egër”!

Kam mbetur shumë i befasuar, i zhgënjyer, por edhe tejet shpërfillës. E dini përse? Sepse gjithë konstatimi juaj ishte paragjykim, paragjykim i pastër që të çon fare thjesht në racizëm. Dua t’ju them zonjë se nëse nuk e keni mësuar ndonjëherë në shkollë, paragjykimi është vula identitare e injorantit! Më vjen keq për injorancën e shprehur në këtë rast, por po ju bëj me dije disa gjëra që në çdo vend të botës do kishin ngritur peshë opinionin intelektual.

Të identifikosh shqiptarët me “indigjenët e Amerikës” do të thotë të revokosh sjelljen ndaj tyre. E dini cila ishte sjellja ndaj tyre? Zaptimi i territoreve, përzënia me dhunë nga trojet e tyre, shfarosja dhe izolimi. Marzhinalizimi i plotë në shoqëri, për t’i përjashtuar nga çdo gjë. A besoni zonja Ministre se kjo do të ishte sjellja më e mirë ndaj shqiptarëve dhe a është ky krahasimi i duhur nga një Ministre e një Republike që pretendon të ngrihet mbi marrëdhëniet e mira ndëretnike dhe barazinë e të gjithë shtetasve të saj?

Nëse keni pasur parasysh këtë, jeni shumë e gabuar! Shqiptarët janë element shtetformues në Maqedoni dhe ai shtet nuk do të mund të quhet kurrë i tillë nëse ju do mendoni dhe jo të tentoni t’i përjashtoni nga të drejtat e tyre. Kam qenë në Maqedoni në Marsin e 2001 dhe e kam parë se këtë vendim nuk e keni marrë me dëshirë, por me imponim. Nëse nuk do dini të ngrini një shtet multietnik, ky është dështimi juaj. Së dyti, ju siguroj se sjellja ndaj “indigjenëve të Amerikës” mbetet ende turpi historik i atij vendi.

Sot vetë amerikanët kanë dënuar njëzëri politikat e 200 viteve më parë dhe çdo fjalë që do revokonte me entuziazëm ato do konsiderohej marrëzi dhe do ndëshkohej rëndë. Së fundi, në bisedat tuaja flitet në mënyrën më shpërfillëse të mundshme për ligjin dhe abuzimin me të. Unë që kam njohur regjimet totalitare, e di shumë mirë, se për autoritarizmin Ligji është veç një shprehi dhe asgjë më shumë. Në demokraci, ligji është ai që rregullon gjithçka. Shkelja e tij dhe vetëm e shkelja e tij mund të kufizojë lirinë tënde.

Dhe shkelja e ligjit, nuk tolerohet asnjëherë, sado vonë që të jetë. Ju e dini se nazistë që kanë shkelur ligjin 70 vjet më parë vijojnë të dënohen ende sot! Sepse ndëshkimi për shkelësit e ligjit nuk mungon asnjëherë. Si përfaqësues i këtij “fisi të egër”, “indigjenësh” dhe si njohësh shumë i mirë i historisë së Ballkanit ju siguroj se të gjithë abuzuesit e ligjit në këtë gadishull kanë përfunduar në burg; se të gjithë ata që kanë përçmuar etnitë e tjera e kanë çuar popullin e tyre në luftë dhe në katastrofë dhe se të gjithë ata që kanë besuar shumë në fuqinë dhe pushtetin e tyre të pakufizuar, kanë qenë viktimat e para të shembjes së tij!

Ka ende një mundësi që ju të rrëfeni se jeni realisht për një Republikë të vërtetë multietnike të Maqedonisë: t’ju kërkoni falje shqiptarëve për atë që keni thënë; të bëni transparencë për atë që ka ndodhur në Kumanovë dhe të lini drejtësinë të hetojë realisht.

Nëse kjo nuk do ta bëjë sot, do ta bëjë nesër dhe për ju do të jetë shumë vonë!

Pa asnjë lloj respekti për ju, si për çdo shkelës të ligjit.

Altamann: Maqedonia në rrezik destabilizimi

AltmmanPo shkatërohet imazhi pozitiv i Maqedonisë, dhe sjellja e qeverisë në Shkup e pakuputshme për bashkësinë ndëkombëtare, thotë për DW, Franz Lothar Altmman, ekspert i Ballkanit.

Franz Lothar Altmann, ekspert për rajonin e Ballkanit, anëtar i Shoqatës për bashkëpunim me Evropën Juglindore, anëtar i Fondacionit Bertelsman si dhe profesor i Universitetit të Bukureshtit në intervistë për DW, thotë se ngjarjet gjatë fundjavës (09. -10.05) në Kumanovë e rrisin frikën se “gjërat do të mund të dalin tërësish nga kontrolli dhe të arrijnë deri tek lufta civile”.

Duke shprehur shqetësim për situatën politike në Maqedoni pasi opozita filloi me publikimin e materialeve të përgjuara, Altmann vëren, se “nuk mund të përjashtohet mundësia, që situata të dalë nga kontrolli, me pasoja jo vetëm për shtetin, por edhe për fqinjët”.

Sa i përket rolit të shqiptarëve në Maqedoni, sipas Altmann: “Tek minoriteti shqiptar, ndryshe nga deri tani, do të mund të përforcohen tendencat kah separatizmi. Është e pakuptimtë se përse qeveria aktuale konservative po e rrezikon shpërbërjen e mëtejshme të shoqërisë dhe të vet shtetit. Qendrimin kokëfortë të qeverisë ndaj akuzave që kanë të bëjnë me shkelje të qarta të të drejtave themelore të njeriut, për të huajt është i pakuptueshëm”.

Eksperti gjerman sqaron se tendencat autoritare të qeverisë së udhëhequr nga Nikolla Gruevski paraqesin problem për shtetin dhe njëherit rrezikojnë marrëdhëniet me BE-në dhe Gjermaninë. “Sundimi autoritar dhe dhuna ndaj qytetarëve që protestojnë nuk do të ndihmojë të zgjidhet situata politike në vend, por vetëm do ta thellojë hendekun midis BE-së dhe Maqedonisë. Në veçanti, Gjermania është shumë e shqetësuar, për faktin se Berlini viteve të fundit gjithnjë është përpjekur t’i ndihmojë Shkupit në afrimin e tij me NATO-n dhe BE-në.

Paraprakisht, imazhi pozitiv i Maqedonisë në vazhdimësi po shkatërohet gjatë muajve të fundit që rezulton me vështirësi të mëdha për t’i bindur deputetët për ta promovuar angazhimin gjerman sa i përket Maqedonisë, pavarësisht nëse bëhet fjalë për bisedime për anëtarësim të vendit në BE apo të kontestit për emrin”, thekson Altmann.

Ambasadorja e Gjermanisë në Maqedoni, Kristine Althauzer, para pak kohësh kritikoi qendrimin e qeverisë në Shkup ndaj krizës dhe porositi se pret dorëheqje. Altmann i bën thirje BE-së dhe Berlinit zyrtar që në mënyrë më serioze të angazhohen për zgjidhjen e krizës në Maqedonisë. “BE dhe në veçanti Gjermania, e cila ende ka ndikim si aktor neutral dhe e cila shpesh herë ka shprehur simpati për këtë vend, duhet patjetër dhe urgjentisht t’i drejtohen qeverisë në Shkup dhe ta detyrojnë atë për bisedime pakushte me opozitën. Përndryshe, demokracia maqedonase ashtu e dobët siç është do të përfundojë me katastrofë kombëtare.”

Më 1 Maj të këtij viti, gjatë vizitës të Ministrit të Jashëm të Gjkermanisë, Frank Valter Shtajnmajer, në disa vende të rajonit, agjencia Rojters duke raportuar për vizitën e shprehu brengosjen e diplomatëve evropianë për situatën në Ballkan, ku një theks i veçantë u vendos tek dy vende – Maqedonia dhe Bosnja dhe Hercegovina. Altmann e ndan këtë shqetësim, por vlerëson se BE nuk ka instrumente të forta, me të cilat do të mund të ndikonte ndaj situatës. “Unë me të vërtet jam i shqetësuar për shkak të zhvillimeve negative në Bosnjë ( në veçanti në Republika Srpska) dhe në Maqedoni, sidomos për shkak se zgjerimi i konfliktit nuk mund të përjashtohet. Vlerësoj se BE-ja në këtë rast është e pafuqishme, sepse përveç apeleve verbale nuk mund të pritet asgjë tjetër. Instrumenti i vetëm që ka në dispozicion BE-ja është perspektiva për anëtarësim, por në të dy rastet ky instrument është i dobët”, thotë analisti gjerman Frank Lothar Altmann në bisedë për DW.

Danaj: Bashkimi do ndodhë, Shqipëria nuk hyn në BE pa Kosovën

DanajBashkimi i Shqipërisë me Kosovën ka për të ndodhur shumë shpejt, dhe Shqipëria nuk do pranohet në BE pa Kosovën.

Kështu deklaron në një intervistë për KosovaPress, politologu i njohur, kryetari i Listës për Shqipërinë Natyrale Koço Danaj. Për Danajn ka ardhur koha që ne si shqiptarë të mos bëjmë vetëm thjesht deklarata por të hartojmë një platformë të qartë të bashkimit dhe t’ia prezantojmë atë Brukselit.

Kur e thotë këtë, Danaj bazohet në deklaratën e fundit të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, dhe e quan një paralajmërim për bashkimin dhe jo një provokim ashtu sikurse u shprehën qeveritarët serbë, apo të tjerë përfaqësues pa emër të ambasadave.

Për Koço Danaj bashkimi i shqiptarëve pasqyrohet më së miri të përbërja e kombëtares shqiptare të futbollit, apo te unifikimi i kurrikulave arsimore, doganave e gjithë marrëveshjeve të tjera që kanë dalë nga mbledhjet e dy qeverive, veçse bashkimi i vërtetë është ai i gjithë kombit shqiptar, i të gjitha trojeve shqiptare, nën një qeveri të vetme.

Danaj: Se kombi është i bashkuar tregon kombëtarja e futbollit

“Nuk kemi të bëjmë me një provokim, kemi të bëjmë me një reagim, ndryshe nga herët e tjera, shumë të vakët. Po ju sjell një shembull; reagimi i Ambasadës Amerikane ishte pa emër. Një zëdhënës i Ambasadës së SHBA-ve u shpreh se ndoshta nuk ka ardhur koha për gjëra të tilla. SHBA kur do të prononcohet për një problem, në të gjithë hapësirën e kombit shqiptar flet me emra, me emër ambasadori me emër këshilltari, me emër zëdhënësi të Departamentit të Shtetit etj. Këtë herë pa emër. Ndërsa nga BE kishim një serbe, me origjinë serbe, Koçijanciç, e cila natyrisht nuk mund të shprehej ndryshe. Nuk kishim Mogerinin, shefen e politikës së jashtme. Kishim një Kukan i cili është sllovak dhe ka probleme brenda me hungarezët që janë në Sllovaki, dhe natyrisht nuk mund të fliste ndryshe. Ndërsa fjalën provokim më shumë e kishim te serbët dhe te grekët, një gjë që është e pritshme. Vuçic nuk mund të flas me tjetër gjuhë, për më tepër Vuçic arriti deri atje sa të thotë se ne nuk e lejojmë, pra foli me gjuhën e Sllobodan Millosheviçit……Doni t’ju jap një shembull shumë të freskët, të pastër e të kuptueshëm për të gjithë shqiptarët? Merrni Kombëtaren e Republikës së Shqipërisë që në thelb është kombëtarja e Shqipërisë Natyrale, është gati të hyjë në eliminatoret, në finalet e kampionatit Europian që do zhvillohet në Francë vitin që vjen. Pse? Sepse realisht ka ndodhur bashkimi i kombit shqiptar. Imagjinoni sikur kjo kombëtare të mos e kishte në skuadër Lenjanin që është nga Presheva; Lorik Canën që është nga Kosova; Mërgim Mavraj që është nga Kosova, Berishën e Shkëlzen Gashin që është nga Kosova etj, do ishte vërtet kaq e mirë sa është sot? Jo. Ja shembulli konkret se çfarë mund të arrijë kombi shqiptar edhe në fusha të tjera kur bashkohet. Do ti kursente edhe Bashkimit Europian miliona e miliona euro që sot i harxhon për EULEX-in apo që nesër do ti harxhojë për famëkeqen Gjykatë Speciale që duan të krijojnë në Prishtinë”, thotë Danaj në këtë intervistë.

Por sa është me rrezik ky bashkim dhe sa do të ngjallte konflikte dhe reagime të shteteve tjera, Danaj përmend rastin e fundit në Maqedoni. Ngjarjet e fundit në këtë vend sipas Koço Danajt, tregojnë vërtet se shqiptarët në Maqedoni janë të fyer dhe nuk do të durojnë më.

Madje thotë se Maqedonia është në prag të shpërbërjes.

Danaj: Shqiptarët po përdorën si popull i dorës së dytë

“Jo rreziku është tani. A i ndoqët ngjarjet në Maqedoni? Maqedonia është në prag të shpërbërjes. Shqiptarët janë të anashkaluar, janë të përbuzur, janë të fyer. Përsëri po ju jap një shembull. A po zhvillohen në Bruksel, bisedime për tejkalimin e krizës në Maqedoni. Midis kujt po zhvillohen bisedimet; midis LSDM-së të Zoran Zaevit dhe VRMNO-DPMNE-së të Nikolla Gruevskit. Pra bisedimet për tejkalimin e krizës në Maqedoni po zhvillohen midis maqedonasve. Po shqiptarët që janë 40 %, si komb dhe si territor ku janë? As i përfill askush. As i ka thirrur kush në Bruksel. Ku është BDI- e Ali Ahmetit? Pse nuk e thërrasin në Bruksel se cili është mendimi juaj për krizën? Sepse shqiptarët i duan vetëm si qytetarë të dorës së dytë. Jo vetëm maqedonasit, por fatkeqësisht edhe Brukseli i cili duke qenë i çoroditur nga kriza, nga ato që po ndodhin në Greqi, dhe që pritet të ndodhin në Spanjë, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ku mund të fitojnë homologët e Syrizas, atëherë nuk di çfarë të bëjë, e duke qenë kështu, atëherë përdor shqiptarët duke iu thënë mos bëni zhurmë se kjo përbën rrezik. Ndërkaq rreziku është; shqiptarët shtrojnë tjetër alternativë dhe thonë; A doni të mos ketë rrezik, lërini shqiptarët të bashkohen. Çfarë është sot Kosova? Është turpi i Bashkimit Europian, geto e BE-së. Si ka mundësi i vetmi vend që nuk lejohet të qarkullojë lirshëm në Europë dhe pastaj ankohet pse ka eksod pse ka këtë, pse atë. Ata e kanë nxitur, e kanë nxitur qarqe korruptive dhe kontrabandiste që e kanë rrënjën në Bruksel, ndërsa ata që janë në Prishtinë janë shërbëtorë të Brukselit”, tha Danaj për KosovaPress.

E Danaj thotë se një tjetër gjë edhe më e rëndësishme do të ndodhte nëse shqiptarët do bashkohen. Ai, mendon se asnjë shqiptarë nuk do të kërkonte azil nëse do të ishin të bashkuar.

Danaj: Nuk do të ikin shqiptarët nëse janë të bashkuar

“Thelbi kryesor është se shqiptarët janë të përçarë në disa shtete. Bashkojini shqiptarët dhe nuk do kini më asnjë shqiptar që të shkojë të kërkojë azil në asnjë vend të BE-së, sepse kanë një vend aq të begatë dhe aq të mirë sa nuk do kenë nevojë, përkundrazi do jenë të huajt që do vijnë në Shqipëri. Por këtë gjë që e duan shqiptarët, nuk e do Brukseli, sepse nuk do që tu hyjë telasheve, ashtu si nuk e duan edhe disa politikanë shqiptarë; sepse ata vërtet kanë kostume të kohës së sotme, kostume moderne, por mentaliteti i tyre është mentalitet xhon-turk i vitit 1908 ku më mirë 4 vilajete neootomane, se sa një shtet i vetëm shqiptar si ai që shpalli Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Isa Boletini, Dom Nikollë Kaçorri, Luigj Gurakuqi etj”, thotë Danaj.

Ndërsa fajëson politikanët e Kosovës që për hir të kolltukut dhe benifiteve që të jep posti apo pushteti nuk nxjerrin zë.

Danaj: Politikanët nuk pranojnë të jenë të dytë në shtet

“Nuk janë të gjithë politikanët. Po shkoj në Prishtinë. Çfarë është projekti politik Adem Jashari? Çfarë është UÇK-ja, thelbi i UÇK-së është bashkimi me Shqipërinë. Po ju rikujtoj betimin e luftëtarit të UÇK-së, po ja rikujtoj të gjithë atyre ish drejtuesve të UÇK-së që sot janë politikanë të lartë të Kosovës; Hashim Thaçi; Kadri Veseli; Jakup Krasniqi; Rexhep Selimi. Ata e nisnin luftën kundër makinës shtetërore serbe duke përsëritur, duke thënë; duke mësuar përmendsh betimin e luftëtarit të UÇK-së; të cilin e formuloi Adem Jashari dhe që pastaj u bë Kodi Etik, Kodi Etnik, Kodi Moral dhe Kodi Çlirimtar i të gjithë UÇK-së, dhe të cilin më lejoni t’ua kujtoj të gjithëve, e përqafuan, e pranuan SHBA-të, të cilët ishin të parët që nisën sulmin, bombardimin kundër Beogradit. Pra këta e dinin që këta kishin këtë vendim, pse i përkrahën? Sot pastaj për hir të kolltukut, për hir të benefiteve që të jep posti apo pushteti atëherë thua më mirë po pranoj të jem i pari në vilajet se sa i dyti në shtet apo i treti në shtet”, tha tutje Danaj.

Danaj mendon se bashkimi i shqiptarëve do ti shërbente edhe vetë rajonit dhe BE-së, sepse bashkimi i kombit shqiptar sipas politologut Danaj, është një faktor stabiliteti në Rajon dhe vetë BE- nuk do harxhonte miliona euro fonde për EULEX-in, e për struktura të tjera mbështetëse.

“Ne shqiptarët e kemi në dorë atë që quhet kyçi i stabilitetit rajonal”, thotë Koço Danaj, për KosovaPress dhe thotë se këtë nuk duhet ta harroj as Brukseli dhe asnjë nga politikanët shqiptarë.

Danaj: Të gjithë përfitojnë nga bashkimi i shqiptarëve

“Absolutisht një qeveri; sepse kështu do ti kursejmë edhe qindra milionë euro BE-së, ose këto qindra milionë euro qe sot i harxhon për mbi 90-të zëvendësministra në Tiranë, në Prishtinë dhe në Shkup, nesër do kemi 20 apo 30 zëvendësministra. Sot kemi 3 administrata, nesër do kemi 1. Pra këto qindra miliona euro; ose do ti marr kombi shqiptar për mirëqenien e tij ose do ti mbaj BE-ja për të kapërcyer krizën dhe t’ia jap Greqisë apo Spanjës, dhe ti jap Irlandës, kujt të dojë BE-ja. Pra shiko çfarë shërbimi i bëjmë ne edhe BE-së, të gjithë përfitojnë nga bashkimi i shqiptarëve dhe të gjithë humbasin nga ky copëtim kriminal i shqiptarëve, që duhet ta themi; nga ky shovinizëm demokratik i Brukselit, i cili përpiqet duke shfrytëzuar këtë soj politikanësh që kanë kolltukun mbi kombin, atëherë thonë shikoni: Prisni të bashkoheni në Europë. Në Europë nuk bashkohen kombet, bashkohen shtetet. Dini ndonjë komb të jetë bashkuar në Europë. Pse nuk priti Gjermania Lindore të bashkohej në Europë. Atëherë kemi të bëjmë me të njëjtin shembull por ka një ndryshim; Gjermania është komb i madh, ne jemi komb i vogël në Europë, por jemi komb i madh në Rajon. Pra ne kemi në dorë atë që quhet kyçi i stabilitetit rajonal. Këtë nuk duhet ta harroj as Brukseli dhe asnjë nga politikanët shqiptarë të cilët duan të ruajnë pasurinë e tyre”, thotë Danaj.

E kur komenton se pse BE nuk pranon bashkimin e shqiptarëve, ai sërish fajëson liderët tanë se kanë mungesë të platformës.

Danaj thotë se BE nuk kërkon vetëm deklarata, por platformë të shkruar.

Danaj: Brukselit i duhet platforma

“Sepse ka një problem; e para Brukseli nuk kërkon vetëm deklaratë, Brukseli kërkon platformë. Tirana e ka në Kushtetutë që bashkimi shqiptar është aspiratë e ligjshme. Bukur. Ulu, zbërtheje. Nëse nuk të pëlqejnë platformat e hartuara deri tani, kjo s’ka rëndësi sepse Shqipëria Natyrale nuk ka nevojë për emër; bashkimi i shqiptarëve nuk ka nevojë kush është i pari; Shqipëria natyrale është mbi të gjitha. Le të hartojmë platformën dhe t’ia dorëzojmë Brukselit, ndërsa deri më sot i kemi dorëzuar deklarata. Po deklaratat i thua sot i harron nesër, ndërsa platforma është e shkruar; verba volant, skripta manent. Atëherë ke të drejtë të thuash do apo nuk do Brukseli. Mund të mos dojë Brukseli po Brukseli nuk donte as bombardimin e Beogradit. Por do Amerika, e cila kombin shqiptar e ka aleatin e saj strategjik (nëse e dëgjuat edhe deklaratën e fundit të Xhon Kerrit, sekretarit amerikan të Shtetit), e ka aleatin më strategjik, ashtu siç kemi ne si komb Amerikën, aleatin e vetëm strategjik. Me të tjerët kemi marrëdhënie të mira, shumë të mira; marrëdhënie normale apo të fqinjësisë së mirë”, tha Danaj.

Tutje Danaj komenton edhe mbledhjet e fundit të përbashkëta të dy qeverive dhe thotë se këto janë një hap drejt bashkimit politik por sipas tij kombi shqiptar, minimalja është 5 hapa para politikanëve shqiptarë.

Krejt në fund Danaj e mbyll këtë intervistë duke thënë se Shqipëria nuk do hyj në BE pa u bashkuar me Kosovën dhe me trojet e tjera shqiptare në Maqedoni, në Mal të ZI dhe në Luginën e Preshevës dhe se bashkimi i shqiptarëve nuk është larg.

Danaj: Janë vetëm iluzione

“Nuk do hyj, mos t’ju shkojë ndërmend, janë të gjitha iluzione. Nuk do hyj në BE. Absolutisht ky vendim i takon kombit shqiptar. Është një moment, Shqipëria nuk do pranohet në BE, pa u bashkuar, përkundrazi Ballkani sot ndodhet para turbulencave tepër të rrezikshme për vetë BE-në. Dhe nëse kërkoni ti qetësoni këto turbulenca dhe detin ta keni të qetë,atëherë ka vetëm një rrugë, bashkimi i shqiptarëve. Për mua është i afërt, shumë shumë i afërt. Shumë shpejt edhe Brukseli, dhe kur them Brukseli kam parasysh Berlinin sepse BE në mënyrë figurative ka vdekur. Sot ka një Berlin ka një kryeministër real të BE-së që quhet Angela Merkel, ka një president real të BE-së që quhet Angela Merkel, ka një ministre të Jashtme të BE-së që quhet Angela Merkel dhe s’ka asgjë tjetër, të tjerët janë figurantë që duhen për të thënë që ja kemi dhe Parlament Europian, ja kemi dhe një shefe të politikës së jashtme Mogerini, që vendi i saj është po aq në krizë sa ç’është Greqia”, tha Danaj.