Kategoritë: Ballkan

Çfarë dihet për lëvizjen vehabiste në Serbi?

Aksioni policor në të cilin u vra Senad Ramoviq gjatë përpjekjeve për ta arrestuar 17 gusht 2024Në Serbi janë duke u monitoruar deri në 100 persona, të cilët autoritetet i quajnë anëtarë të lëvizjes vehabiste, për shkak të dyshimeve se mund të jenë të përfshirë në terrorizëm.

 

Kjo u bë e ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, pas vrasjes së Senad Ramoviqit më 17 gusht, gjatë një tentative për arrestim pranë Novi Pazarit, në jugperëndim të këtij vendi.

Sipas policisë, ai rezistoi gjatë arrestimit dhe qëlloi në drejtim të policëve.

Ramoviq ishte në arrati pas një sulmi terrorist që ndodhi para Ambasadës së Izraelit në Beograd, në muajin qershor.

Autoritetet dyshojnë se ai ndikoi drejtpërdrejt në radikalizimin e Millosh Zhujoviqit, sulmuesit të xhandarëve që ruanin ambasadën.

“Tani ndiej shumë frikë në mesin e qytetarëve, marrë parasysh se në Novi Pazar ka vehabistë, udhëheqës i të cilëve ishte ai [Ramoviq]. Ndjej se njerëzit, thjesht, presin se çfarë do të ndodhë tash”, thotë për Radion Evropa e Lirë Saima Rexhepefendiq nga Novi Pazari.

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, tha më 19 gusht se bëhet fjalë për “deri në 100 persona, të cilët janë nën monitorim, e për të cilët ekziston mundësia që të përfshihen në ndonjë lloj terrorizmi”.

“Kur dikush sheh një boshnjak me mjekër, mendon se ai është anëtar i vehabistëve apo ndonjë organizate terroriste, dhe kjo nuk është e vërtetë”, tha Daçiq për Televizionin Pink në Serbi.

Autoritetet serbe i quajnë vehabistë pjesëtarët e grupit fetar konservator selafist.

 

Çfarë kuptimi kanë termat selafi dhe vehabi?

Termi selafi, sidomos pas viteve ‘90 në vendet e Ballkanit Perëndimor, lidhet me termat muxhahedinë – luftëtarë nga vendet e huaja gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë – dhe vehabi.

Termi vehabi përdoret më shpesh nga ata që nuk janë pjesë e lëvizjes, ndërsa vetë anëtarët quhen selafistë, që është një term që përdoret edhe nga ndjekësit e lëvizjeve të tjera reformatore islame.

Vehabistët janë ndjekës të lëvizjes së reformës islame, të themeluar nga Muḥamed ibn Abdul-Vehhab, në shekullin XVIII në Arabinë qendrore.

Vehhabi mbronte kthimin në një formë “më të pastër” të Islamit. Kjo nënkuptonte, për shembull, ndalimin e kultit të shenjtorëve, të duhanit, të alkoolit dhe të rruajtjes.

Xhamitë e vehabistëve janë të thjeshta dhe falja e namazit zbatohet rreptësisht.

Doktrina ose praktika e tyre e besimit nuk është domosdoshmërisht problematike.

Megjithatë, një pjesë e ndjekësve të tyre janë shpesh agresivë ndaj praktikës lokale islame dhe, rrjedhimisht, institucioneve fetare islame.

Gjithashtu, disa nga këto grupe selafiste kanë formuar bashkësitë e tyre paralele për kryerjen e detyrave fetare.

Disa anëtarë të tyre kanë marrë pjesë, po ashtu, në luftërat në Siri dhe në Irak, duke i konsideruar ato si luftëra të shenjta ose xhihad.

 

Vazhdimi i aksioneve pas sulmit në Beograd

Edan Kaçar nga Novi Pazari thotë për Radion Evropa e Lirë se qytetarët meritojnë të dinë se çfarë ka ndodhur.

“Së paku t’i kemi disa gjëra më të qarta, sepse dëgjojmë shumëçka dhe asgjë nuk është e specifikuar. Mendoj se duhet të na japin shpjegime, sepse njerëzit janë, gjithashtu, të shqetësuar për sigurinë e tyre dhe asgjë nuk është e qartë për ta”, thotë ai.

Më 18 gusht, Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë shpërndau deklaratën e ministrit Daçiq se përpjekja për arrestimin e Senad Ramoviqit, ishte vazhdimësi e aksioneve pas sulmit terrorist para Ambasadës izraelite në Beograd.

Sipas tij, pjesëtarët e njësive speciale nuk kishin qëllim ta vrisnin Ramoviqin, por se “zbatuan ligjin”, pasi ai qëlloi në drejtim të policisë.

Në vitin 2009, Senad Ramoviq u dënua me 13.5 vjet burgim për terrorizëm, të cilin dënim e kreu.

Ai dhe 14 bashkëpunëtorë të tij u arrestuan në vitin 2007 pas një konfrontimi të armatosur me policinë në fshatin Tërnavë, afër Novi Pazarit.

Ky grup u dënua për planifikimin e vrasjes së kryemyftiut të atëhershëm të Bashkësisë Islame në Serbi, Muamer Zukorlliq, si dhe për përgatitjen e sulmeve terroriste.

Së voni, policia e lidhi atë me radikalizimin e Millosh Zhujoviqit – sulmuesit të xhandarëve para Ambasadës izraelite në Beograd.

Zhujoviq lindi në Mlladenovac, pranë Beogradit, por u konvertua në Islam dhe u transferua në Novi Pazar.

 

Si lindi lëvizja?

Predrag Petroviq, nga Qendra joqeveritare e Beogradit për Politika të Sigurisë (BCBP), thotë për Radion Evropa e Lirë se lëvizja selafi, apo vehabi, nuk është homogjene.

Mes saj, sipas tij, ka një ndarje mes atyre që mund të karakterizohen si të dhunshëm dhe atyre që nuk janë, por që u përmbahen rregullave të rrepta fetare ultra-konservatore.

“Ajo lëvizje ka diku rreth 1.000 deri në 2.000 njerëz, ndërsa më radikalët që njihen si të dhunshëm në komunitetin lokal, janë diku rreth 100”, thotë Petroviq.

Sipas tij, Sanxhaku – një rajon në jugperëndim të Serbisë me shumicë boshnjake – është qendra e vehabizmit, pra e selafistëve, porse ka edhe në pjesë të tjera të këtij vendi, sidomos në Beograd.

Sead Biberoviq, nga organizata joqeveritare Urban e Novi Pazarit, thotë për Radion Evropa e Lirë se të ashtuquajturit vehabistë janë shfaqur në këtë qytet në fillim të viteve ‘90.

“Edhe atëherë ka qenë e qartë se të gjithë këta njerëz kanë qenë një trup i huaj në qytet. Ata nuk kanë qenë bashkëqytetarët tanë,” thotë Biberoviq.

I pyetur se nga kanë ardhur në Novi Pazar, ai thotë se supozon se janë nga zonat rurale dhe komunat përreth.

Shton se, mesa i kujtohet, ata kanë qenë kryesisht të rinj që i kanë mbaruar shkollat në vendet arabe, si Tunizia, Algjeria, Arabia Saudite apo Katari.

“Shumë shpejt kanë filluar të mbledhin mbështetës nga popullata vendase dhe më pas janë përhapur, derisa kemi filluar të kemi incidente me sulme fizike në xhami”, thotë Biberoviq.

 

Kur nisën të operonin?

Në një raport për ekstremizmin të Qendrës së Beogradit për Politika të Sigurisë (BCBP), nga viti 2022, thuhet se interpretimi konservator selafist i Islamit filloi të lëshonte rrënjë në Sanxhak pas luftërave të viteve ‘90 në territorin e ish-Jugosllavisë.

Për herë të parë, sipas këtij hulumtimi, ata u bënë të dukshëm në Novi Pazar në vitin 2002, kur shpërndanë fletëpalosje për “Islamin e pastër”.

Në vitet në vazhdim, thuhet në raport, këto grupe hynë në xhami në disa raste dhe sulmuan besimtarët që faleshin, për shkak të dallimeve në rituale apo zakone.

Në vitin 2006, ato penguan edhe koncertin e orkestrës së Beogradit “Balkanika”.

Në të njëjtin vit kishte një përleshje të armatosur mes besimtarëve dhe vehabistëve, fillimisht në xhaminë Arap në Novi Pazar, e më pas përpara saj.

Në vitet në vazhdim, thuhet në raportin e BCBP-së, për shkak të dënimit nga pjesa tjetër e komunitetit dhe reagimit të ashpër të shtetit, këto grupe e shmangën tërheqjen e vëmendjes kah vetja.

Njëri nga autorët e këtij hulumtimi, Predrag Petroviq, thotë për Radion Evropa e Lirë se prirja për dhunë ishte shumë më karakteristike në kohën kur po formohej lëvizja.

“Në atë kohë, ata ishin shumë të interesuar që t’i imponoheshin komunitetit vendas si të vetmit myslimanë të vërtetë. Ata u përpoqën, në çdo mënyrë, që t’i bindnin besimtarët e tjerë që t’i ndiqnin rregullat e tyre”, thotë Petroviq.

Sipas tij, incidentet më të dhunshme ndodhën atëkohë në komunitetin lokal boshnjak në Sanxhak.

Megjithatë, ai shton se, me kalimin e kohës, kjo lëvizje ka ndryshuar dhe se anëtarët e saj – në 8 deri në 10 vjetët e fundit – janë përqendruar në përhapjen e idesë dhe formës së tyre të besimit në mënyrë paqësore.

“Problemi me bindjet dhe praktikimet e tilla të fesë është se ata janë shumë radikalë dhe, më pas, individë të caktuar mund të bëjnë veprime të dhunshme”, thotë Petroviq.

Ai, po ashtu, thotë se grupi i Ramoviqit vepronte jashtë strukturave zyrtare të komuniteteve islame në Serbi.

 

E kujt është përgjegjësia?

Koordinatori i iniciativës akademike të Novi Pazarit “Forum 10”, Teo Taranish, thotë për Radion Evropa e Lirë se rajoni i Sanxhakut, si multikonfesional dhe multietnik, është shumë i ndjeshëm kur bëhet fjalë për incidente apo ngjarje që mund të ndodhin me sfond fetar ose kombëtar.

Në këtë kontekst, ai thotë se deklaratat e Daçiqit janë një përpjekje “për t’i zbutur pasojat” që mund t’i kenë aksionet e fundit policore në Novi Pazar, përkatësisht në territorin e Sanxhakut.

“Këto pasoja vlerësohet se mund të sjellin ekstremizëm dhe radikalizëm shtesë”, thotë Taranish.

Biberoviq, nga organizata Urban, vlerëson se që nga viti 2007, kur u arrestua grupi i Senad Ramoviqit, shteti dhe institucionet nuk kanë bërë asgjë në aspektin e parandalimit dhe edukimit.

“Përgjegjësitë kryesore janë të shtetit, të institucioneve të tij dhe të komuniteteve islame kur diçka ndodh mes pjesëtarëve të Islamit”, thotë ai.

 

Çfarë thonë nga bashkësitë islame?

Udhëheqësi i Bashkësisë Islame të Serbisë, Senad Halitoviq, thotë për Radion Evropa e Lirë se çdo lloj ekstremizmi është i papranueshëm për Islamin.

“Bashkësitë islame u përçojnë njerëzve porositë fetare – larg çdo mësimi të devijuar – dhe kjo është detyra jonë”, thotë ai.

Halitoviq shton se ekzistenca e dy ose më shumë bashkësive islame krijon një hendek të caktuar dhe u jep grupeve të caktuara të drejtën për të marrë përsipër interpretimin e Islamit.

“Ne mund të përpiqemi që t’i shtypim disa pikëpamje të gabuara të Islamit dhe puna jonë – kryesisht në territorin e Sanxhakut dhe të Serbisë – është të përpiqemi ta rikthejmë një bashkësi unike islame. Kjo është një nga mënyrat për të pasur më shumë forcë për të luftuar kundër lëshimeve të tilla”, thotë Halitoviq.

Në Serbi ekzistojnë dy bashkësi islame. E dyta është Bashkësia Islame në Serbi, e cila nuk iu përgjigj kërkesës së Radios Evropa e Lirë për koment, pas vrasjes së Senad Ramoviqit në operacionin policor.

Më herët, pas sulmit para Ambasadës izraelite, kreu i këtij komuniteti, Mevlud Dudiq, i tha Radios Evropa e Lirë se ngjarjet e fundit në Beograd janë shembull i abuzimit brutal të fesë, sepse Islami është fe e paqes, e bashkëjetesës, e tolerancës dhe e respektit për të gjithë njerëzit dhe jetën e tyre.

rel

“Ia kanë shpëlarë trurin”: Sulmi në Beograd nxori në pah radikalizimin online

Millosh ZhujoviqBabai i Millosh Zhujoviqit thotë se nuk u habit kur mori vesh se djali i tij 25-vjeçar kreu “sulmin terrorist” para Ambasadës së Izraelit në Beograd.

 

“E kam vërejtur se ia kanë shpëlarë trurin”, thotë Zoran Zhujoviq për Radion Evropa e Lirë.

I lindur në një fshat afër Beogradit, Milloshi u konvertua në Islam dhe më pas pranoi pikëpamjet ekstremiste.

Më 29 qershor, para Ambasadës izraelite në Beograd, ai plagosi me hark me shigjeta një polic, i cili e vrau në vetëmbrojtje.

Autoritetet serbe e cilësuan sulmin si “terrorist”.

“Kam pasur frikë se mund ta dërgojnë diku, të bëjë ndonjë budallallëk”, thotë Zorani për të birin.

Duke folur në ditën e sulmit, ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se Milloshi mori emrin Salahudin dhe u zhvendos për të jetuar në Novi Pazar.

Përpara se të shkonte në këtë qytet në jugperëndim të Serbisë, ai jetonte me prindërit e tij në një fshat të Mlladenovcit, afër Beogradit.

Babai i tij tregon se ai u përpoq të hynte në akademinë e policisë dhe më pas punoi në punë të ndryshme sezonale.

“Futej në internet. Dëgjonte gjithçka të keqe. Ata nuk janë myslimanë. Myslimanët nuk bëjnë gjëra të tilla. Se kur ra në kontakt me ata që rishkruajnë Kuranin dhe gjithçka, se me kë shoqërohej, me kë merrej…”, shprehet Zorani.

Në Beograd dhe në Novi Pazar, ku Milloshi u martua, u arrestuan disa persona nën dyshimet për lidhje me terrorizmin.

Megjithatë, u konstatua se sulmuesi kishte vepruar në mënyrë të pavarur.

“Në vend të sulmeve kolektive, grupore, ndaj objektivave të zgjedhura, kemi gjithnjë e më shumë individë që i kryejnë këto sulme”, thotë për Radion Evropa e Lirë Vllado Azinoviq, ekspert për çështje të sigurisë me bazë në Sarajevë.

“Një fenomen tjetër i vënë re nga ky rast, është radikalizimi i përshpejtuar në hapësirën digjitale. Praktikisht, çdokush mund të bëhet terrorist dhe sulmi mund të ndodhë kudo”, shton ai.

Në një video-adresim, Milloshi kishte shprehur besnikërinë e tij ndaj udhëheqësit të grupit terrorist Shteti Islamik.

Videoja u publikua në kanale të Telegramit, të afërta me këtë grup, por Radio Evropa e Lirë nuk arriti të përcaktonte se kur dhe ku ishte incizuar videoja.

Azinoviq kujton se Shteti Islamik u mund ushtarakisht në mars të vitit 2019, por thotë se ideologjia e tij nuk u mposht.

“Ideologjia vazhdon të shërbejë si frymëzim për individë si ky i ri në Beograd, që kreu sulmin. Sulmi në ambasadë të shtunën, kur ajo është e mbyllur dhe nuk ka staf, është çmenduri nga pikëpamja strategjike. Sulmi ka pasur vetëm karakter simbolik. Ai shkoi atje për të vdekur”, thotë Azinoviq.

Në platformat e grupit terrorist u bë e ditur se Milloshi ishte mbështetës i tij, por grupi nuk e mori përgjegjësinë për sulmin.

Megjithatë, grupi “u mburr” se e ka frymëzuar këtë sulm dhe disa të tjera, që janë kryer nga individë në të gjithë botën.

“Pas asaj që ka ndodhur tetorin e kaluar në Lindje të Mesme, pas sulmit të Hamasit – [grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera] – në Izrael dhe pas hakmarrjes së Izraelit, ky diskurs u përforcua edhe më shumë”, thotë Azinoviq.

Pas sulmit, autoritetet në Serbi shpallën nivelin e kuq të kërcënimit nga terrorizmi.

Në Novi Pazar, ku popullsia shumicë është myslimane, u bastisën disa lokacione.

Të dyja komunitetet islamike, të cilat janë ndarë që nga viti 2007, e dënuan sulmin.

Esat Kundakoviq, babai i një të riu nga Novi Pazari, i vrarë në luftën në Siri, thotë se kur dëgjon për sulme të tilla si ai në Beograd, “nuk e fajëson atë që e ka kryer”, por komunitetin që, siç shprehet, “nuk ka bërë aq sa duhet për t’i integruar të rinjtë”.

Djali i Esatit u vra në vitin 2013, një muaj e gjysmë pasi u largua nga Serbia për në Siri dhe iu bashkua luftës kundër forcave shtetërore.

Dy vjet më vonë, Serbia miratoi një ligj që dënon shkuarjen në fushëbeteja të huaja.

Shtatë persona u dënuan në vitin 2018 për komplot për të kryer terrorizëm.

Sulmi para Ambasadës izraelite ishte i pari i tillë në Serbi në pesëdhjetë vjetët e fundit.

Niveli i kuq i kërcënimit u hoq më 5 korrik dhe ministri i Brendshëm tha se “nuk ka ndonjë organizatë më të gjerë që ka marrë pjesë në përgatitjen e aktit terrorist”.

Azinoviq thotë se kur procesi i radikalizimit dhe rekrutimit ndodh në hapësirën digjitale, është e vështirë të parandalohen sulmet e tilla dhe rastet e terrorizmit në përgjithësi.

Një hulumtim i Komitetit joqeveritar të Helsinkit tregon se lufta kundër terrorizmit në Serbi është reduktuar në një politikë ndëshkuese.

Me parandalimin thuhet se merren komunitetet lokale dhe individë si Esat Kundakoviq, i cili që nga vdekja e të birit në Siri në vitin 2013, i është përkushtuar largimit të të rinjve nga radikalizimi.

Si faktorë që ndikojnë më shumë në radikalizim shihen marrëdhëniet familjare, problemet me shëndetin mendor dhe varfëria.

“[Të radikalizuarit] zakonisht vijnë nga disa margjina sociale dhe ekonomike… Edhe varfëria, mungesa e punës, profesioni në përgjithësi mund të kontribuojnë që dikush të angazhohet ose të jetë objektiv më i përshtatshëm për rekrutim”, thotë Azinoviq.

Serbia ka tre vjet që nuk ka një strategji të vlefshme për luftën kundër terrorizmit.

Qeveria nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se përse nuk është miratuar dokumenti kyç për parandalimin e akteve terroriste.

rel

Drejtori i CIA-s në Sarajevë, mes shqetësimeve për retorikën dhe veprimet e Dodikut

(CIA), William BurnsDrejtori i Agjencisë Qendrore amerikane të Zbulimit (CIA), William Burns, ishte të martën në Sarajevë për takime me zyrtarë politikë dhe të agjencive të sigurisë, në një vizitë gjatë së cilës, sipas një zyrtari të qeverisë amerikane, u diskutua lidhur me retorikën përçarëse dhe veprimet e presidentit të Republikës Serbe, Milorad Dodik.

 

“Ata diskutuan për çështje me interes të përbashkët, mes së cilave tërësia territoriale dhe sovraniteti i Bosnjës e Hercegovinës”, u tha gazetarëve në Sarajevë, zyrtari amerikan.

Zoti Burns, i cili u emërua në këtë post në vitin 2021, pritet të shkojë edhe në Beograd, sipas mediave të Bosnjës.

Presidenti pro-rus i Republikës Serbe, Milorad Dodik, prej kohësh kërkon shkëputjen e këtij entiteti nga Bosnja.

Ai është nën sanksione nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania. Shtetet e Bashkuara thonë se Dodiku ka dëmtuar Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit të vitit 1995, e cila i dha fund luftës së Bosnjës të viteve 1992-1995, që shkaktoi vdekjen e mbi 100,000 vetëve dhe zhvendosjen e miliona të tjerëve. Në përfundim të luftës Bosnja u nda në dy rajone autonome, Republikën Serbe dhe Federatën Boshnjako-Kroate, të lidhura nëpërmjet një qeverie të dobët qendrore në Sarajevë.

Milorad Dodiku mbështetet në përkrahjen e Rusisë në qëndrimet e tij, ndërsa ekziston një frikë e përhapur në Perëndim se Moska po përpiqet të destabilizojë Bosnjën dhe pjesën tjetër të rajonit për të zhvendosur të paktën një pjesë të vëmendjes botërore nga lufta e saj në Ukrainë.

Në muajin maj qeveria e Republikës Serbe tha se do të hartojë një marrëveshje që do t’i dërgohet entitetit tjetër të Bosnjës, Federatës së Bosnjës e Hercegovinës, për “ndarje paqësore”. Paralajmërimi u bë në prag të seancës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara e cila me 23 maj miratoi një rezolutë me të cilën shpalli 11 Korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë në vitin 1995.

Ndërkaq në fillim të muajit qershor Serbia dhe Republika Serbe, mbajtën atë që u quajt “Kuvendi gjithëserb”, në të cilën u miratua një deklaratë për siç thuhet, mbrojtjen e të drejtave kombëtare dhe politike dhe të ardhmen e përbashkët të popullit serb.

Shtetet e Bashkuara thanë se përfundimet e miratuara në Kuvendin gjithëserb lidhur me Marrëveshjen e Paqes së Dejtonit dhe shtetin e pavarur të Bosnjë dhe Hercegovinës… “janë një sulm i qëllimshëm ndaj asaj marrëveshjeje dhe institucioneve shtetërore të Bosnjës e Hercegovinës”.

Autoritetet në Sarajevë e vlerësuan vizitën e zotit Burns shumë të rëndësishme. Anëtari i Presidencës së Bosnjës, Denis Beçiroviç, tha mes tjerash në një postim në rrjetet sociale se vizita është dëshmi e mbështetjes së fuqishme amerikane për vendin e tij.

voa

“Të gjithë kosovarët janë spiunë potencialë të Shqipërisë”

PrishtinaSekretari i Komitetit Krahinor të Kosovës, Veli Deva, i ka paraqitur shifrat ilustruese në raportin e tij dhe në to ishte verifikuar se në Kosovë nga ana e Shërbimit Sekret të Shtetit ishin “hapur 120 mijë dosje, ndërsa 900 dosje u përkisnin përfaqësuesve të ndryshëm politikë shqiptarë të të gjitha niveleve. Përfaqësuesit politikë ishin përcjellë veçmas prej vitit 1960. Masa të veçanta ishin ndërmarrë kundër inteligjencës shqiptare dhe në pozitë më të keqe kishin qenë arsimtarët gjuhës dhe letërsisë shqipe dhe të lëndës së historisë. Këta janë thirrur shumë shpesh në stacionet e Shërbimit të Punëve të Brendshme dhe janë kërcënuar se çfarë duhet t’u mësojnë nxënësve, duke u thënë se si duhet ta trajtojnë shkrimtarin e caktuar apo ngjarjen historike

 

Veli Deva ka ofruar argumente të bollshme, duke e vënë theksin në një pikë mjaft të ndjeshme se prej nga ishte projektuar sjellja e UDB-së në Kosovë në vitet e pas Luftës së Dytë Botërore. Sipas Devës, në radhë të parë duhej të shihej se çfarë mësohej për shqiptarët në shkollat e Shërbimit Shtetëror të Sigurisë dhe Shërbimin e Punëve të Brendshme.

“Të gjitha vlerësimet që ne i kemi bërë kohëve të fundit, duke e studiuar gjendjen te ne, dëshmojnë se strukturat më të larta të Shërbimit të Punëve të Brendshme prej nivelit federativ e deri në atë lokal, me vite kanë kultivuar mosbesim kundër pakicave nacionale, ndërsa kur është fjala për Kosovën ky mosbesim është manifestuar në masë ekstreme kundër shqiptarëve”, ka vazhduar ai, duke shtuar se para të pranishme “do të kërkoj falje pasi që duhej të shërbehej me një citat të librit shkollor që aktualisht përdoret në shkollën e Shërbimit të Punëve të Brendshme. Ai citat qëndron në faqen shtatë, nën pikën tre me titull “Pakicat kombëtare në vendin tonë” dhe thotë si në vijim: “Tek ata ndjenja kombëtare (në dokument në origjinal është momenti nacional – S. L.) është e fuqishme dhe si të tillë ata shpeshherë janë të gatshëm të vihen në shërbim të Shërbimit Kundërzbulues të vendit amë. Kjo është bazë serioze dhe e vyeshme në krijimin e agjenturës. Ata janë shtetas tanë, prandaj edhe i kanë të gjitha të drejtat qytetare – ta kryejnë shërbimin ushtarak, të jenë nëpunës shtetërorë dhe deputetë popullorë, prandaj duke qenë në krye të pozicioneve të tilla ata e kanë mundësinë apo munden të mbledhin informacione të ndryshme!” Ky libër është botuar në vitin 1957 dhe përdoret ende. Kjo tezë teorike për pakicat kombëtare është zgjeruar në mënyrë absurde te ligjëruesit të cilët i mbështetin mësimet e tyre pikërisht mbi të!”

 

Kosova e 120 mijë dosjeve të Shërbimit Sekret të Shtetit

Në pjesën përmbyllëse të diskutimit, sekretari i Komitetit Krahinor të Kosovës, Veli Deva, i ka paraqitur shifrat ilustruese në raportin e tij dhe në to ishte verifikuar se në Kosovë nga ana e Shërbimit Sekret të Shtetit ishin “hapur 120 mijë dosje, ndërsa 900 dosje u përkisnin përfaqësuesve të ndryshëm politikë shqiptarë të të gjitha niveleve. Përfaqësuesit politikë ishin përcjellë veçmas prej vitit 1960. Masa të veçanta ishin ndërmarrë kundër inteligjencës shqiptare dhe në pozitë më të keqe kishin qenë arsimtarët gjuhës dhe letërsisë shqipe dhe të lëndës së historisë. Këta janë thirrur shumë shpesh në stacionet e Shërbimit të Punëve të Brendshme dhe janë kërcënuar se çfarë duhet t’u mësojnë nxënësve, duke u thënë se si duhet ta trajtojnë shkrimtarin e caktuar apo ngjarjen historike edhe pse plani mësimor është ai që e ka miratuar Këshilli për Arsim dhe Kulturë i Republikës së Serbisë.
Çështje të veçantë për ne, paraqesin maltretimi fizik dhe një numër i vrasjeve që janë kryer, në veçanti ato që kanë ndodhur në vitin 1956 duke vazhduar deri në vitin 1963. Në bazë të rrëfimeve që janë dëgjuar nëpër tubime të ndryshme rezulton, se shumë qytetarë janë rrahur dhe ato nuk kanë qenë rrahje si ato gjatë ndeshjeve futbollistike me shufra gome, por rrahje të mënyrave mesjetare me kopaçe, me varje kokëposhtë, pra ato kanë qenë lloj-lloj rrahjesh që vetëm mesjeta i ka njohur. Këto metoda të rrahjes duket se janë përdorur gjithandej (Kosovës). Ndërsa, një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të rrahur kanë mbetur invalidë të përhershëm, një numër i tyre ndodhen në spitalin psikiatrik të Nishit. Në të njëjtën linjë kanë ndodhur edhe vrasjet. Numri i vrasjeve është i madh dhe ato janë kryer në hapësirat e Shërbimit të Punëve të Brendshme ose në afërsi të tyre, apo shqiptarët e arrestuar dhe të hetuar si pasojë e dhunës kanë vdekur më vonë”, ka përfunduar Veli Deva.

 

“Mjetet e përgjimit i vendosëm në banesën e Mehmet Hoxhës”    

Fatkeqësisht edhe pas gati gjashtëdhjetë vjetëve nga mbajtja e Plenumit të Brioneve, një pjesë e dokumenteve arkivore akoma janë të paqasshme për hulumtuesit. Ndër materialet e mbledhura nga ana e Komisionit të Komitetit Ekzekutiv të LKJ në fazën e verifikimit të sjelljes së UDB-së dhe Sigurimit të Shtetit në vitet 1955 – 1966, me interes është deklarata dhënë komisionin nga ana e njerëzve të besueshëm të Aleksandar Rankoviqit, gjegjësisht Sekretarit Federativ të Punëve të Brendshme Svetsilav Stefanoviq – Qeqa (1910-1980) i cili më 25 qershor 1966 përveç tjerash e ka konfirmuar se “aparatura e përgjimit të bisedave ishte vendosur në banesën e ministrit nga Kosova, Mehmet Hoxha” ndërsa në pjesën e materialeve të emërtuara si “materiale të dokumentuara” të Komisionit të Komitetit Ekzekutiv të LKJ që ruhet në Arkivin e Jugosllavisë është dëshmia e ndihmëssekretarit për Punë të Brendshme Selim Numiq, ku ai e pohon përgjimin e bisedave të Mehmet Hoxhës.

Stefanovic“Svetisllav Stefanoviq ma dha për detyrë që të përgjohej banesa e Mehmet Hoxhës, me arsyetimin se ministrin në fjalë në banesë po e vizitojnë disa njerëz nga Kosova (midis tyre dhe funksionarë) për të cilët thuhet se kanë qëndrime irredentiste. Mu tha që t’i veçoja dy – tre nëpunës të pjekur dhe seriozë që do ta realizonin detyrën teknikisht dhe më pastaj të incizonin dhe të përkthenin”, Të kujtojmë se Svetislav Stefanoviq-Qeqa ishte njeriu më i besueshëm i Rankoviqit dhe një zbatues i përpiktë i terrorit dhe gjenocidit në Kosovë.

Sa u përket përgjimeve, edhe pse në material nuk saktësohet kohëzgjatja e përgjimit të ministrit Hoxha, megjithatë thuhet se ajo ka ndodhur në periudhën kohore nga tetori i vitit 1954 deri në qershor të vitit 1961. Në pyetjen e kryesuesit të komisionit Cërvenkovski se a janë përgjuar edhe funksionarët të tjerë shqiptarë, Stefanoviq është përgjigjur se ka pasur direktiva të tilla por sa janë zbatuar nuk i kujtoheshin! Megjithatë në manirin e njohur policor ai ka plotësuar se “një kohë në Kosovë erdhi te fuqizimi i aksionit të irredentizmit. U zbuluan shumë grupe dhe njëri prej tyre i kishte dërguar plane veprimi edhe Mehmet Hoxhës duke theksuar se ai ishte i pakënaqshëm dhe njeri i luhatur. Më pastaj e përgjuam edhe ambasadën shqiptare në Beograd. Shokët nga Serbia ishin këmbëngulës që të përgjohej banesa e Hoxhës dhe unë e miratova kërkesën e tyre, por më vonë u konstatua se ai ishte njeri i ndershëm, prandaj edhe u çmontuan mjetet e përgjimit”, ka përfunduar Svetislav Stefanoviq.

 

“Serbët duhet ta vënë gishtin në kokë!”

Prej qëndrimeve të shprehura në prag të mbajtjes së Plenumit të Gjashtë të KQ të LK të Serbisë, që edhe mund të vlerësohet si pajtim me të dhënat e afruara nga përfaqësuesi i Kosovës – Veli Deva, vlen të përmendet qëndrimi i politikanes së njohur liberale të Serbisë, Latinka Peroviq (1933 – 2022).
“Në Serbi ka zënë fill qëndrimi se pse vetëm ne serbët po i qërojmë hesapet me nacionalizmin tonë dhe pse të tjerët nuk po flasin për nacionalizmat e tyre? Unë pajtohem me këtë dhe më së miri do të ishte që ne t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje duke pyetur se a jemi ne serbët konsekuent në zbatimin e kursit të Plenumit të Brioneve? Atë që e tha Veli Deva, njëherësh është plotësim i detyrave tona dhe ne në Serbi, më në fund duhet t’i qërojmë hesapet me nacionalizmin serb në shtëpinë tonë dhe sa më parë të nisim t’i riparojmë dëmet që politika e jonë nacionaliste u ka shkaktuar kombësive tona”, ka thënë Peroviq. Në të njëjtën frymë ka qenë edhe fjalimi i gjatë i anëtarit të KQ të LK të Serbisë, Millojko Drulloviq. “Kur tashmë jemi njoftuar me të gjitha ato ngjarje që kanë ndodhur në Kosovë, e kam shumë të qartë se baza ideore e tyre ka qenë nacionalizmi (serb)”, ka plotësuar ai. Meqë në materialin e arkivuar nga diskutuesit tjerë vërehet qartë se mllefi i njerëzve të Aleksandar Rankoviqit ka shpërthyer sidomos pas paraqitjes së Veli Devës, gishtat e drejtuar drejt përgjegjësit Vojin Llukiq që kishte qenë prezent në mbledhje e kishin nxitur atë të reagonte, por kuptohet vetëm në frymën tipike të një udbashi të rryer dhe të pajisur me shumë përvojë për t’i fshehur krimet e bëra.
“Unë kam dhënë deklaratë dhe ajo është radhitur te dokumentet, por sa i përket përgjegjësisë, unë e pranoj atë vetëm në formën e përgjithshme e jo individuale. Pasi komisioni në fillim të shtatorit në mbledhjen e fundit më ka bërë pyetje për paraqitjen e anarkisë dhe keqpërdorimeve në Kosovë dhe pasi në raportin e komisionit kësaj çështjeje i është kushtuar mjaft hapësirë, më pastaj si dje, por edhe sot kishte shumë diskutime për këtë temë, unë dua t’i them disa fjalë”, është sqaruar Llukiq, duke shtuar se “vetë Rankoviqi ka qenë saktë dhe i mirinformuar për të gjitha keqpërdorimet e shërbimit në Kosovë”.

 

“U ndjeva si i dhjerë!”

Siç edhe shihet nga kronologjia e zhvillimeve në viteve 1964 – 1966, asnjëri prej protagonistëve në vitet përkatëse nuk e ka zënë në gojë veprimtarinë e UDB-së, në Kosovë, së paku publikisht por siç thamë “zjarrin” kësaj çështje ia vuri paraqitja e Veli Devës. Kjo madje shihet edhe duke u mbështetur në dëshminë me shkrim të vetë Aleksandar Rankoviqit i cili pohon se “informacionet e para se ai personalisht kishte manifestuar mosbesim ndaj pakicave kombëtare në Kosovë dhe Dukagjin, në veçanti kundër shqiptarëve dhe se komunistët e vërtetë në Serbi ishin ndjerë të turpëruar si njerëz, po edhe si serbë për shkak të një qëndrimi të tillë, pra këto informacione sipas tij, për herë të parë ishin shfaqur në opinion në vjeshtën e vitit 1966”. Kështu në rrjedhën e ngjarjeve për qërimin e hesapeve me politikën nacionaliste rankoviqiane, më 14 shtator të vitit 1966, në Kuvendin e Serbisë punimet i zhvilloi Plenumi i Gjashtë i KQ të LK të Serbisë. Qëndrimi kryesor i shprehur në plenum që duket se më së shumti e kishte goditur kryepolicin Rankoviq, gjë që ai e dëshmon me fjalët e tij, është ai në të cilin thuhej se “Aleksandar Rankoviq kishte vepruar në drejtim të degradimit të Serbisë, prandaj për qëndrim dhe përgjegjësi shtetërore, e mençuri, por dhe paraqitje të problemeve thelbësore të popullit të tyre (shqiptar) u vlerësuan lart Veli Deva dhe Xhavit Nimani, por edhe shokët e tjerë nga Kosova dhe Dukagjini”.

Mirëpo, nëse analizohet gjendja e opinionit në atë kohë në Serbi, që më vonë do t’i paraqesim edhe disa reagime të shkurtra dhe të veçanta, atëherë mund të thuhet se janë tri pika kyçe në të cilat Titoja e goditi Rankoviqin dhe që mund të quhen edhe faza. E para është vizita e Aleksandar Rankoviqin në Bashkimin Sovjetik dhe qëndrimi e pritja e ngrohtë që iu bë atij nga kreu shtetëror i Moskës zyrtare, që tashmë e shihte Rankoviqin si zëvendësin e mundshëm dhe “ideal” të Titos, më pastaj vinte çështja e përgjimit të Titos dhe e treta me çka i vihej kapaku veprimtarisë politike të Rankoviqit ishte “Aksioni i mbledhjes së armëve” në Kosovë. Ndërsa lidhur me Plenunmin e Gjashtë i KQ të LK të Serbisë, vlen të thuhet se përveç votimit unanim të vendimeve të aprovuara, aty u votua edhe propozimi i iniciuar nga Spasenija Baboviq, që Aleksandar Rankoviq të përjashtohej nga radhët LKJ! Të kujtojmë se Plenumi i përfundoi punimet më 16 shtator 1966.

“Natën vonë punimet i mbylli Plenumi i Gjashtë i KQ të LK të Serbisë. Plenumi ishte një proces gjyqësor kundër kombit serb, lëvizjes komuniste, komunistëve serbë…Komunistët shqiptarë i prinë një sulmi furioz kundër Rankoviqit dhe nacionalizmit serb në Kosovë që u zhvillua nën mbrotjen e UDB-së së tij”, ka shkruar në ditarin e tij Dobrica Qosiq që jo vetëm që ishte si pjesëmarrës por ai ishte edhe votues aktiv i vendimeve të sjella në këtë mbledhje! Ai më tej ka kujtuar detaje të tjera. “Serbët, anëtarë të Komitetit Qendror nga Kosova dhe Dukagjini, bënin gara me shqiptarët në ngritjen e akuzave kundër nacionalizmit serb. Mijallko Todoroviq deklaroi se ‘krenohet me mençurinë shtetërore të Veli Devës’. Dje, Serbia dhe udhëheqësia e saj, politikisht ia dorëzoi Kosovën – Shqipërisë. Ndërsa unë i turpëruar, heshta dhe e ngrija dorën për t’i votuar vendimet e Plenumit… Unë e tradhtova vetveten! Për herë të parë në jetë, për Bozhicën (bashkëshorten) dhe të bijën Anën në mëngjesin e kësaj dite nuk isha krenar, me dinjitet dhe burrë i guximshëm. U turpërova para Bozhicës dhe bijës sime, e cila më pyeti: ‘Babë e votove ti që xhaxha Sërbën (Saviq) ta përjashtojnë prej partie?’ ‘Po’…Unë nuk e di se si ndihej bija ime, po unë jam i turpëruar dhe fatkeq”, ka shkruar Qosiqi. Por rrëfimi i shkrimtarit të njohur për Aleksandar Rankoviqin nuk përfundon këtu.

 

Tradhtia e Qosiqit rreth shënimeve të Rankoviqit

Duke pasur besim të madh në Dobrica Qosiqin, në pranverën e vitit 1983, vetëm disa muaj pra se të vdiste Aleksandar Rankoviq e kishte vendosur që t’ia dorëzonte shënimet shkrimtarit të preferuar të tij dhe ata ishin marrë vesh që pasi Qosiqi t’i lexonte shënimet, ata dy të takoheshin në shtëpinë e Rankoviqit në Drazhevc të Obrenovcit. Në ndërkohë vetë Qosiqi kishte tërhequr vërejtjen se “nuk ishte koha që për botimin e shënimeve të Rankoviqit”. Mirëpo, kur në vitin 2001, Dobrica Qosiq i botoi katër vëllimet e “Shënimeve të shkrimtarit” (1951 – 1968) në pjesën “fragmente nga bisedat me Aleksandar Rankoviqin, të zhvilluara pas rënies së tij në rrethana të ndryshme” bashkëshortja e Rankoviqit – Sllavka me përkatësi kombëtare sllovene, menjëherë i kishte njohur pjesët e vjedhura nga dorëshkrimi i bashkëshortit! Përveç që Sllavka kishte trokitur në dyert e Qosiqit, përkundër këmbëngulësisë. ajo kishte ngelur duarthatë. “Ndër materialet e shumta që i kam, nuk po mundem ta gjejë dorëshkrimin e Lekës dhe as që e kam lexuar atë, shfrytëzuar dhe as që e kam ndërmend të bëjë këtë”, ishin fjalët që Dobrica Qosiq ia kishte thënë Sllavka Rankoviqit nëpërmjet telefonit!

koha

Në gjysmën e parë të vitit 2024 bie me 75 për qind migrimi i parregullt përmes rrugëve të Ballkanit

migrimiAgjencia Kufitare e BE-së, FRONTEX tha përmes një raporti se në gjysmën e parë të vitit 2024 rënia më e madhe në kalimet e parregullta kufitare është vërejtur në rrugët e Ballkanit Perëndimor.

 

Sipas FRONTEX nga janari në korrik në këtë rrugë u evidentuan 12,407 kalime të migrantëve të parregullt drejt kufijve të vendeve europiane, të cilat përbëjnë një rënie me 75 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë, të një viti më parë.

Agjencia tha se shumica e migrantëve të kapur nga policitë kufitare në vendet e Ballkanit Perëndimor me synimin për të udhëtuar drejt vendeve europiane janë nga Siria, Turqia dhe Afganistani.

FRONTEX thotë se edhe numri i përgjithshëm i kalimeve të parregullta kufitare nga të gjtiha rrugët e migrimit drejt Bashkimit Evropian në shtatë muajt e parë të 2024 ra me 36 për qind (në 113,400) krahasur me të dhënat e një viti më parë.

Por në një analizë të publikuar më herët nga FRONTEX për zhvillimet mbi migracionin e parregullt për vitet 2024-2025, organizata policore europiane thotë se zhvillimet në Lindjen e Mesme mund të nxisin migrimin në rajon.

“Presioni i vendit pritës për popullsitë emigrante afgane dhe siriane, rreziku i përshkallëzimit rajonal të konfliktit në Gaza dhe konfliktet dhe rëniet ekonomike në rajonet fqinje ka të ngjarë të jenë nxitësit kryesorë të migrimit në rajon” - thotë FRONTEX.

Sipas organizatës policore europiane kufijtë veriorë të rajonit të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Europian do të mbeten pika kyçe. Përforcimi i kontrolleve të kufirit serbo-hungarez ka frenuar lëvizjet drejt Hungarisë që nga tetori 2023 dhe devijimet drejt pikës Bosnjë dhe Hercegovinë – Kroaci ose zona të tjera dalëse si ajo mes Serbisë dhe Kroacisë mund të shihen si rrugë nga kontrabandistët e migrantëve të parregullt.

Amaliza e FRONTEX thotë se ndërsa migrantët përpiqen të shmangin veriun e Serbisë, ata mund ta ndryshojnë rrugën drejt pikave mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës ose Shqipërisë e Malit të Zi.

Kontrabandistët mund të përpiqen të përfitojnë duke ofruar shërbimet e tyre në forma të ndryshme: nga udhëzimi për të kaluar grupet e migrantëve në brezine kufirt të gjelbër, tek kalimet e fshehta në pikat e kalimit kufitar sigurimi i dokumente të rreme të udhëtimit për transportin e mëtejshëm.

“Flukset e migracionit dhe kontrabanda e armëve do të sfidojnë menaxhimin e kufirit në rajon dhe kontrollet e përforcuara kufitare janë mënyra më e mirë për të parandaluar çdo skenar më të ashpër si flukse masive të papritura drejt Bashkimit Europian”, thotë FRONTEX në analizën për zhvillimet e pritshme në vitet 2024-2025.

voa

Vulin i sanksionuar nga SHBA, siguron Moskën se Serbia nuk do t’u bashkohet sanksioneve kundër saj

VulinZëvendëskryeministri pro rus i Serbisë, Aleksandar Vulin, tha të mërkurën në Moskë se vendi i tij “nuk është pjesë e histerisë antiruse”, duke i siguruar zyrtarët e lartë të Rusisë se Beogradi nuk do të bëhet pjesë e sanksioneve kundër Kremlinit.

 

Ai i bëri këto komente gjatë një takimi me ministrin e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergej Lavrov.

Në një njoftim të qeverisë serbe thuhet se të dy zyrtarët u pajtuan se bashkëpunimi dypalësh ndërmjet Serbisë dhe Rusisë është shumë i mirë dhe se po zhvillohet në të gjitha nivelet, para së gjithash falë marrëdhënieve miqësore dhe të përzemërta mes presidentit serb Aleksandar Vuçiç dhe atij rus Vladimir Putin.

Vulin përsëriti se është krenar që Serbia nuk është pjesë e histerisë anti-ruse dhe se nuk ka vendosur sanksione ndaj Federatës Ruse”, thuhet në njoftim.

Serbia kërkon zyrtarisht anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por ruan lidhje të ngushta me Rusinë dhe ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Moskës për shkak të agresionit të saj në Ukrainë, në radhë të parë për shkak të mbështetjes së Kremlinit për pretendimet e Beogradit ndaj Kosovës.

Në njoftim e qeverisë serbe thuhet se zv/kryeministri Vulin “i shprehu mirënjohjen e tij Rusisë dhe ministrit Lavrov për qëndrimin e tyre parimor për tërësinë tokësore dhe sovranitetin e Serbisë dhe për mbështetjen e tyre vetëmohuese në luftën e popullit serb kundër rezolutës për Srebrenicën”.

Vizita e zëvendëskryeministrit serb Vulin në Rusi është e dyta që kur ai u emërua në këtë post në pranverën e këtij viti.

Ai u emërua në qeverinë e Serbisë disa muaj pasi në nëntor të vitit 2023 dha dorëheqje nga posti i shefit të Agjencisë Serbe të Zbulimit, pasi që në korrik të atij viti sanksionua nga Shtetet e Bashkuara, për përfshirje në veprimtari korruptive dhe destabilizuese që dëmtojnë sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor, për ndihmë Moskës në veprimtaritë keqdashëse dhe për lidhje me një tregtar armësh dhe një rrjet të trafikut të drogës.

Rikthimi i tij në post qeveritar ku kishte shërbyer edhe më parë si ministër e Brendshëm e ministër i Mbrojtjes, nxiti “zhgënjimin” e Shteteve të Bashkuara, ndërsa opozita serbe tha se me përfshirjen e tij në qeverinë e re “Serbia zyrtarisht nuk është më në rrugën evropiane”.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç prej vitesh pretendon se ndjek një politikë “neutrale”, duke balancuar lidhjet mes Moskës, Pekinit, Brukselit dhe Uashingtonit.

Zëvendëskryeministri i tij Vulin ka diskutuar me zyrtarët në Moskë për forcimin e bashkëpunimit strategjik si dhe “modelet dhe mekanizmat për vendosjen e bashkëpunimit ndërmjet Serbisë dhe organizatës BRICS”, një bashkim ekonomik i vendeve si Rusia dhe Kina, së bashku me vende të tjera nga Azia, Afrika dhe Amerika Jugore.

voa

Beograd: Protestë e madhe kundër minierave të litiumit

BeogradProtesta e Beogradit kundër minierave të litiumit dhe kompanisë Rio Tinto është, në një farë mënyre, kulmi i protestave që tashmë kanë filluar në të gjithë Serbinë. Supozohet se aty kishte dhjetëra mijëra njerëz.

 

Protestë e madhe në Beograd kundër minierave të litiumit në Serbi. Dhjetëra mijëra qytetarë mbushën Sheshin në Terazie. Numri i protestuesve ishte aq i madh sa që kamerat e disa televizioneve patën probleme me regjistrimin e fjalimeve të parapara në këtë tubim. Protesta u ndoq nga kanale të shumta në rrjetet sociale, por edhe aty kishte probleme të mëdha teknike.

Supozohet se në protestë kishte rreth 30.000 qytetarë, por ishte e vështirë të konstatohej me siguri, sepse turma u përhap në të gjithë qendrën e Beogradit. Edhe policia pranon zyrtarisht se ishin rreth 30 mijë persona, por disa liderë opozitarë pretendojnë se kishte rreth 80 mijë persona.

Qeveria si promotore e Rio Tinto

Protesta e Beogradit kundër minierave të litiumit dhe kompanisë Rio Tinto është, në një farë mënyre, kulmi aktual i protestave që tashmë kanë filluar në të gjithë Serbinë. Nga njëra anë është një pakënaqësi kaq e madhe e qytetarëve, e nga ana tjetër tentativa, gati paniku i pushtetarëve, për ta justifikuar dhe promovuar këtë projekt.

 

Autoritetet angazhuan të gjitha burimet politike dhe mediatike për t’i paraqitur kundërshtarët e projektit si luftëtarë kundër përparimit të Serbisë, dhe se protestat janë në fakt një përpjekje për të rrëzuar me dhunë autoritetet. Në këtë kuptim, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi “se ka marrë njoftim nga shërbimet sekrete ruse se nën maskën e protestave po përgatitet grusht shteti në rrugë dhe rrëzimi i qeverisë”.

Serbia – deponi e pistë?

Mesazhi bazë i kësaj proteste është: “Rio Tinto nuk duhet të gërmojë”. Aktorja Jelena Stupljanin thotë: “Evropa po i kthehet ruajtjes së mjedisit, ndërsa qeveria jonë kërkon ta shesë atë, vetëm që autokrati të mbetet në pushtet”.

Jelena Braloviq, nga Aleanca e Organizatave Mjedisore të Serbisë, thekson se Serbisë i janë vënë tre litarë në fyt, “njëri nga korporatat e huaja, tjetri nga ambasadorët e udhëhequr nga Hill dhe i laku i tretë nga karteli që i solli atje”. Ndërsa “Oskar” (siç quhet Vuçiqi në një inçizim!) mblodhi të gjitha forcat për të na treguar se jemi tradhtarë, tha ajo dhe shtoi: “Kushëriri Scholz, tezja Ursula, dhe vëllai Putin, dhe të afërmit nga BE-ja dhe e gjithë mafia u ngritën për të thënë se disa fshatarë nga Jadari mund ta shesin Serbinë”.

Aktorja Svetlana Bojkoviq thotë se “po fshihet nga qytetarët se po sakrifikohemi si një deponi e pistë”. Dragana Gjorgjeviq, këshilltare shkencore nga Instituti i Kimisë, Teknologjisë dhe Metalurgjisë, tërheq vëmendjen për faktin se Serbia tashmë ka mbi 5000 deponi dhe se është regjistruar se teknologjitë e pista që nuk mund të përdoren në vendet e tyre mbërrijnë në Serbi.

Zlatko Kokanoviq, nga organizata “Nuk e japim Jadarin”, njoftoi të pranishmit se ai dhe bashkëluftëtarët e tij “pësojnë tortura të pabesueshme nga kryesimi i pushtetit që reklamon projektin Rio Tinto në rrjetet sociale dhe pastaj na akuzojnë se kemi marrë para. Ata na ftuan sot në Agjencinë e Informacionit të Sigurisë (BIA), ku na paralajmëruan se bllokimet janë kundër ligjit.

Aktivistët dhe qytetarët kanë bllokuar hekurudhën pranë stacionit të Prokopit në Beograd. Ndërsa organizatorët thonë se në ditët në vijim do të bllokohen edhe pika të tjera hekurudhore në mbarë Serbinë.

Një projekt për të qëndruar në pushtet

Pjesëmarrja e madhe e qytetarëve në Beograd tregon se pothuajse të gjithë qytetarët e Serbisë, pavarësisht nga përkatësia politike, janë kundër këtij projekti të Aleksandër Vuçiqit, thekson për DW gazetari Slobodan Stupar.

“Miniera Rio Tinto është një projekt i Aleksandër Vuçiqit për të qëndruar në pushtet edhe për një kohë, me ndihmën e disa fuqive perëndimore dhe një korporate të madhe. Unë mendoj se ai e teproi për shkak të lakmisë së tij dhe besimit se ai është i pagabueshëm. Aleksandar Vuçiq, përveç që do të ketë problem me qytetarët e Serbisë, do të ketë problem edhe me vetë kompaninë Rio Tinto dhe me ata të cilëve u ka premtuar këtë projekt”, thotë bashkëbiseduesi ynë. Opozita deri tani nuk ka treguar ndonjë fuqi për të realizuar ndonjë ndryshim në Serbi. Slobodan Stupar thotë se tek ata po shihet një lloj paaftësie dhe frike. Megjtihatë ai është i bindur se Aleksandar Vuçiq nuk mund të përdorë dhunën, për shkak se kontrollohet nga të tjerët. Mendoj se ate do ta pengonte vetëm rënia e shpejtë e çmimit të litiumit, thotë Stupar.

Vuçiq auzon opozitën

Në një konferencë për shtyp të mbajtur të dielën, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka akuzuar opozitën dhe organizatorët për keqpëdorim të situatës dhe përpjekje për rrëzimin e pushtetit.

Ai tha se Serbia do të vazhdojë me planet për litium dhe zhvillim ekonomik. Vuçiqi në këtë konferencë foli edhe për gjendjen në Kosovë. Sipas tij, më 14 apo 15 gusht do të ketë një përpjekje për hapjen e urës mbi lumin Ibër.

dw

A e ka humbur Perëndimi Malin e Zi?

Mali i zi

Mali i Zi ka një qeveri të re, ku partitë pro ruse dhe pro serbe luajnë një rol të rëndësishëm. Vendi deri më sot pro perendimor dhe pro europian është i përçarë.

 

 

Deri vonë vendi i vogël i Ballkanit Perëndimor, Mali i Zi, dukej se po ndiqte qartazi shtegun proeuropian. Në prill 2023 politikani për tri dekada në funksionet më të larta drejtuese të vendit, autokrati Millo Gjykanoviç humbi zgjedhjet si president. Partia e tij Socialiste (DPS) pasuese e organizatës dikur komuniste qysh në verën 2020 u desh të ulet në bankën e opozitës. Që nga ajo kohë ndonëse politikisht jo gjithçka shkoi mbarë, integrimi i Malit të Zi në BE, orientimi transatlantik dhe politika e reformave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ishin të padiskutueshme.

Por këtej e tutje kjo mund të ndryshojë. Sepse që nga java e kaluar Mali i Zi ka një qeveri të re, që vëzhgues të pavarur në vend e konsiderojnë si kabinetin e tmerrshëm. “Kjo qeveri e përçan rrezikshëm shoqërinë dhe ve në pikëpyetje rrugën dhe karakterin europian të vendit”, shkruan publicisti dhe drejtori i gazetës Vijesti, Zeljko Ivanovic.

Kryeministri malazez në detyrë që nga vjeshta 2023 Milojko Spajiç nga aleanca Europa Tani (PES) javën e kaluar prezantoi kabinetin qeveritar të ristrukturuar. Koalicioni qeverisës përbëhet nga partitë me drejtues pro serbë e pro rusë, ndër to Andrija Mandiç dhe Milan Knezeviç, përkatësisht kryetar i partisë Demokracia e re Serbe (NSD) dhe Partia Demokratike Popullore e Malit të Zi (DNP). Mandiç është që nga tetori 2023 edhe president i parlamentit të Malit të Zi.

Mandiç dhe Knezeviç janë përkrahës të deklaruar të Putinit, ata indirekt shprehen kundër pavarësisë së Malit të Zi nga Serbia shpallur më 2006 dhe e refuzojnë integrimin në BE si dhe antarësimin që nga viti 2017 të vendit në NATO. Ata bëjnë thirrje për një lidhje të ngushtë të Malit të Zi me Serbinë, janë kundër pavarësisë së Kosovës dhe përgënjeshtrojnë gjenocidin e Srebrencisë. Ata dhe partitë e tyre kësisoj venë në pikëpyetje arsyen e shtetit dhe identitetin e Malit të Zi.

Një aspekt anësore i qeverisë së re është, se numri i ministreve dhe ministrave është rritur rekord në 32 antarë – në një vend me rreth 600.000 banorë.

Pjesëmarrja e politikanëve si Mandiç dhe Knezeviç në koalicionin qeverisës ishte pjesë e një marrëveshjeje mes Spajiç dhe partive pro serbe, pasi partia e tij pro europiane pas zgjedhjeve para një viti fitoi një shumicë të ngushtë dhe u mbështet nga 13 deputetë nga blloku i partive pro serbe. Në këmbim këto parti duhej të shpërbleheshin me poste ministrash, gjë që edhe u realizua tani. Edhe pse NSD dhe DNP nuk kanë poste kyçe në qeveri, e Mandiç dhe Knezeviç nuk kanë vet poste ministrore, nëse bashkëpunimi me ta sjell “më shumë stabilitet” për qeverinë Spajiç, sikurse ai premton, është e pasigurtë.

“Drejtuar nga Moska dhe Beogradi”

Reagimet nga brenda dhe jashtë vendit ishin të menjëhershme. Presidenti malazez Jakov Milatoviç, i cili përpara pak muajsh u shkëput nga Spajiç dhe partia e tij PES për shkak të një grindjeje mbi koncernin kombëtar energjetik, në komentin e tij lidhur me qeverinë e riprodhuar të Malit të Zi theksoi, se “Mali i Zi është një viktimë e veprimit primitiv politik dhe e papërgjegjshmërisë, që përshfaqin vazhdimisht kryeministri Milojko Spajiç dhe udhëheqja e vendit”.

Ngjashëm u shpreh edhe kryetari i partisë demokratike të socialistëve Andrija Nikoliç. Ai është edhe më i drejtpërdrejtë në kritikën e tij në dallim nga Milatoviçi, i cili konsiderohet i afërt me Serbinë. “Kemi të bëjmë me një qeveri, që drejtohet nga Moska dhe nga Beogradi”, është shprehur ai pë remdiat malazeze.

Edhe qeveria e SHBA-së, që është shprehur qartazi kundër pjesëmarrjes së partive pro serbe, reagoi përmes ambasadës: “Ne jemi të shqetësuar për përfshirjen e partive dhe udhëheqësve në qeverinë malazeze, të cilët nuk e dënojnë agresionin rus ndaj Ukrainës, refuzojnë sanksionet dhe qendrimi i të cilëve është në kontradiktë të drejtpërdrejtë me parimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë”, thuhet në një komunikim të Ambasadës së SHBA-së në Podgoricë.

Në Kroaci e padëshiruar

Vendi fqinj, Kroacia, reagoi ashpër: Një ditë pas ristrukturimit të qeverisë Ministria e Jashtme kroate i shpalli persona të padëshiruar të tre politikanët e nivelit të lartë. Krahas Mandiç dhe Knezeviç ky vendim prek edhe zëvendëskryeministrin Aleksa Beciç, një politikan i qendrës, pozicionet politike të të cilit shpesh luhaten. Të tre janë në Kroaci të padëshiruar për shkak të “masave sistematike për trazimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë” dhe “keqpërdorimin e vazhdueshëm të Republikës së Kroacisë për qëllime të politikës së brendshme”, thuhet në deklaratën e Kroacisë.

Shkas për këtë hap të Kroacisë është “Rezoluta për Jasenovac”, që e miratoi parlamenti në Podgoricë në fund të qershorit. Jasenovac në Luftën e Dytë Botërore ishte një kamp kroat përqendrimi, ku janë vrarë serbë, hebrej dhe romë. Edhe sot Jasenovac është një simbol i armiqësisë serbo-kroate. Rezoluta u miratua si një lloj përgjigjeje ndaj rezolutës së OKB-së për gjenocidin në Srebrenica. Meqënëse Mali i Zi votoi në OKB për rezolutën për Srebrenicën, forcat pro serbe në Mal të Zi, sipas vëzhguesve në Kroaci, miratuan rezolutën e Jasenovacit si “kundërpërgjigje”.

Sa i përket raporteve të tensionuara malazezo-kroate, sipas politologut kroat Zarko Puhovski, problemi i rezoluatës së Jasenovac-it është “i fryrë”, në radhë të parë është problematike, që deri tani asnjë qeveri kroate nuk ka pranuar mizoritë në Jasenovac dhe as përgjegjësinë historike. Kësisoj, shton Puhovski duke iu ereferuar Malit të Zi: “Kroacia me fqinjin e tij ka në fakt të tjera probleme, si p.sh. kufirin e papërcaktuar apo pretendime të hapura lidhur me pasuri të patundtshme.

dw

Kroacia i shpalli “të padëshirueshëm” tre zyrtarë të Malit të Zi

istina pravda

Kroacia i shpalli persona “të padëshirueshëm” tre zyrtarë të lartë të Malit të Zi, të cilët hartuan dhe siguruan miratimin e një rezolute në parlamentin e Malit të Zi, në të cilin thuhet e është kryer gjenocid në një kamp përqendrimi të drejtuar nga një regjim kroat pro-nazist, gjatë të Luftës së Dytë Botërore.

 

Ministria kroate e Punëve të Jashtme dhe Evropiane, në një notë dorëzuar ambasadës së Malit të Zi në Zagreb, tha se Andrija Mandiç, kryetar i parlamentit të Malit të Zi, Milan Knezheviç, deputet dhe Aleksa Beçiç, zëvendëskryeministër malazez, janë shpallur persona të padëshirueshëm në Kroaci.

Në njoftim thuhet se të tre u shpallën të padëshirueshëm për shkak të veprimeve sistematike për prishjen e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me Kroacinë.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane shpreh keqardhjen që shumica në Parlamentin e Malit të Zi vendosi të injorojë thirrjet e vazhdueshme të Republikës së Kroacisë për të mos ndërmarrë veprime që mund të ndikojnë negativisht në marrëdhëniet tona dypalëshe dhe në rrugën evropiane të Malit të Zi”, thuhet në deklaratë.

Ministria e Jashtme kroate theksoi se “Republika e Kroacisë pret që Mali i Zi të sillet në përputhje me vlerat evropiane dhe në frymën evropiane dhe se do të përqendrojë përpjekjet e saj në përmbushjen e mëtejshme të kushteve dhe kritereve në procesin e anëtarësimit”.

Me 28 qershor, parlamenti i Malit të Zi miratoi një deklaratë mbi “gjenocidin” në kampin e Jasenovcit në Kroaci, ku dhjetëra mijëra serbë etnikë, hebrenj dhe kroatë anti-nazistë u vranë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Zagrebi tha se miratimi i rezolutës ishte “i papranueshëm, i papërshtatshëm dhe i panevojshëm” me qëllimin “jo për të ndërtuar një kulturë përkujtimi” por për të shfrytëzuar “kujtimin e viktimave të Jasenovcit për qëllime politike afatshkurtra”.

Tre zyrtarët pro-serbë dhe pro-rusë malazezë kërkuan që parlamenti i vendit të miratonte rezolutën për Jasenovcit, pasi Mali i Zi mbështeti një rezolutë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për përkujtimin e gjenocidit në Srebrenicë të Bosnjës, ku forcat serbe vranë rreth 8,000 myslimanëve boshnjakë në korrik të vitit 1995.

Rezoluta e OKB-së zemëroi Serbinë, një vend që ushtron një ndikim të konsiderueshëm në Malin e Zi, ku rreth një e treta e popullsisë prej 620,000 banorësh e deklarojnë veten si serbë.

Mali i Zi, një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, u bë pjesë e NATO-s në vitin 2017, mes kundërshtimit të Rusisë dhe pakënaqësisë së Beogradit. Më herët këtë javë parlamenti i Malit të Zi mirato riorganizimin e qverisë së duke përfshirë partitë pro-serbe dhe pro-ruse.


Riorganizimi i tillë nxiti reagimin e Shteteve të Bashkuara, që u shprehën të shqetësuara “për përfshirjen në qeveri të partive dhe udhëheqësve që nuk e dënojnë agresionin rus në Ukrainë, kundërshtojnë sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Rusisë dhe veprimet e të cilëve janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me parimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore”.

voa

Ndalohen aktivitetet e Qendrës Islame Shiite në Hamburg

hamburgMinistria Federale e Brendshme e Gjermanisë ka ndaluar aktivitetet e Qendrës Islamike Shiite në Hamburg. Kjo qendër fajësohet për mbështetjen e terrorizmit.

 

Vitin e kaluar hetuesit gjermanë ishin në rrugën “Schöne Aussicht” në veri të Hamburgut. Në nëntor të vitit 2023 oficerët kontrolluan një ndërtesë mbresëlënëse në Außenalster: Xhaminë Shia Imam Ali, e njohur si “Xhamia Blu”. Sot (24.07.24), policia shkoi sërish në të njëjtën adresë. Por këtë herë ajo jo vetëm bastisi, por edhe e mbylli xhaminë.

Sipas informacioneve të ARD-së, Ministria Federale e Brendshme gjermane ka ndaluar punën e shoqatës Qendra Islame Hamburg (IZH), e cila menaxhon “Xhaminë Blu”. Ministria njoftoi se shoqata shkel rendin kushtetues të Republikës Federale të Gjermanisë dhe nxit urrejtje antisemite dhe anti-izraelite. Për më tepër, përfaqësuesit e kësaj organizate, siç raportohet, në të kaluarën kanë lavdëruar aktet e dhunshme të organizatave terroriste si Hamasi dhe kanë mbështetur organizatat terroriste si Hezbollahu.

 

Ndalim edhe për pesë shoqata të tjera

Përveç kësaj, Ministrja Federale e Brendshme Nancy Faeser ndaloi pesë shoqata të tjera që konsiderohen nën-organizata të IZH. Bastisjet e policisë u kryen në tetë lande federale mëngjesin e ditës së mërkurë. Janë kontrolluar gjithsej 53 ndërtesa, duke përfshirë xhamitë dhe ambientet e shoqatës, si dhe janë sekuestruar materiale dhe prona të shoqatës.

Pas bastisjeve vitin e kaluar, autoritetet e udhëhequra nga Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV) shqyrtuan materialet e sekuestruara në lidhje me ndalimin aktual të shoqatës. Mes materialeve kishte dokumente të shumta të shkruara, pajisje për ruajtjen e të dhënave, kompjuterë dhe literaturë.

Sipas dokumentit të Ministrisë Federale të Brendshme, i cili përmban më shumë se 200 faqe, IZH dyshohet se propagandon antisemitizëm agresiv dhe armiqësi masive ndaj Izraelit, gjë që shkel idenë e mirëkuptimit ndërkombëtar. Shoqata gjithashtu, siç u tha, përhap ideologjinë e islamizmit totalitar, siç mbështetet nga regjimi iranian.

 

Akuza për mbështetje të Hezbollahut

Dokumenti përmban edhe një pjesë ku flitet për mbështetjen e terrorizmit: Shoqata akuzohet për mbështetjen e organizatës terroriste Hezbollah, e cila është e ndaluar në Gjermani, për shembull përmes rekrutimit të njerëzve dhe mbledhjes së donacioneve.

Ministria Federale e Brendshme pretendon gjithashtu se IZH ka ndërtuar një strukturë në të gjithë Gjermaninë që ofron udhëzime politike dhe fetare për xhamitë lokale dhe transmeton pikëpamje antisemite dhe antidemokratike në emër të shtetit iranian.

“Xhamia Blu” njihet si një nga qendrat më të rëndësishme të komunitetit fetar shiit në Evropë. Shoqata IZH, e cila u themelua në vitin 1953, fillimisht u financua nga iranianët në mërgim. Ajo konsiderohet të ketë lidhje të ngushta me Iranin, veçanërisht që nga marrja e pushtetit pas 1979 nga fundamentalistët fetarë në Teheran.

Zyra e Hamburgut për Mbrojtjen e Kushtetutës monitoron punën e IZH që nga viti 1993 dhe e klasifikon këtë shoqatë si islamiste, sepse përfaqëson ideologjinë fundamentaliste të regjimit iranian. Sipas Zyrës për Mbrojtjen e Kushtetutës, ajo është një “degë e jashtme e Teheranit që vepron sipas direktivave”.

 

Aktakuza e pasuksesshme

Kundër mbikëqyrjes nga Zyra për Mbrojtjen e Kushtetutës, drejtuesit e IZH kanë bërë padi, por pa sukses. Në qershor 2023, pas një gjyqi dyditor, Gjykata Administrative në Hamburg vendosi që autoritetet ende mund ta klasifikonin shoqatën si një organizatë islamiste me qëllime që janë kundër kushtetutës dhe se mund ta përmendnin atë në Raportin për Mbrojtjen e Kushtetutës. Gjykata vlerësoi se vetëm disa deklarata për IZH në Raportin për Mbrojtjen e Kushtetutës të vitit 2019 ishin të paligjshme.

“IZH është qartësisht një institucion ekstremist dhe antidemokratik,” tha Senatori i Brendshëm i Hamburgut Andy Grote (SPD) pas dënimit.

Një rrethanë fatlume për shërbimet e sigurisë ishte një zbulim aksidental disa vite më parë, kur në aeroport kontrollohej bagazhi i imamit të “Xhamisë Blu”, i cili shpesh qëndronte në Teheran. Me atë rast, anëtarët e Policisë Federale zbuluan disa fletore dhe dokumente, duke përfshirë dokumente që mund të lidhen me aparatin e sigurisë iraniane.

Nga dokumentet e gjetura, doli se udhëheqja e xhamisë me sa duket ka lidhje të ngushta me regjimin në Teheran. Në dokumente, për shembull, kreu i IZH, Mohammad Hadi Mofatteh, në letra përmendej si “përfaqësues i liderit suprem, kreu i Qendrës Islamike të Hamburgut”. Shërbimi Federal i Inteligjencës (BND) gjithashtu konfirmoi në një raport zyrtar se vetë Mofatteh shërbeu në Korpusin e Gardës Revolucionare iraniane në fillim të viteve 1990.

 

Prona padyshim bëhet pronë e shtetit

Ndalimi i sotëm i veprimtarisë së IZH përmban edhe një zë të veçantë. Sipas informacioneve nga NDR, WDR dhe SZ, prona në Außenalster tani është në pronësi të shtetit. Nuk dihet ende se cila do të jetë e ardhmja e këtij objekti. Sipas informacioneve nga qarqet e sigurisë, Xhamia Blu duhet të vazhdojë të shërbejë për qëllime fetare edhe në të ardhmen, por ende nuk është vendosur se kujt do t’i besohet menaxhimi.

Ndalimi i sotëm i punës së IZH-së përbën një goditje të rëndë ndaj aktiviteteve dhe strukturave të regjimit iranian në Evropë, kjo u dëgjua nga qarqet e sigurisë, ndërsa në qarqet diplomatike pritet që Teherani të mund të reagojë ndaj kësaj lëvizjeje duke ndaluar punën e Organizatave dhe institucioneve gjermane në këtë vend. Apo edhe masa më të rënda hakmarrëse.

 

Frikë nga hakmarrja

Sipas informacioneve të NDR dhe WDR, në Ministrinë e Punëve të Jashtme ka shqetësim të madh se shtetasi gjermano-iranian Jamshid Sharmahd, i dënuar në shkurt 2023 për akte të dyshuara terroriste, tani mund të ekzekutohet. Sharmahd, i cili ishte aktiv në opozitën iraniane në mërgim, u arrestua nga shërbimi i inteligjencës iraniane në Dubai në verën e vitit 2020 dhe u transferua në Iran. Që atëherë ai është në burg në Teheran.

Gjykata Revolucionare e shpalli këtë 68-vjeçar ndër të tjera përgjegjës për sulmin terrorist ku mbetën të vrarë 14 persona. E njëjta gjykatë e akuzoi edhe për bashkëpunim me shërbime të huaja inteligjente, si CIA amerikane apo Mossadi izraelit. Sharmahd, megjithatë, i ka mohuar vazhdimisht akuzat.

Ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock (të Gjelbërit) e quajti vendimin të papranueshëm dhe i bëri thirrje qeverisë iraniane që ta “anulojë atë menjëherë”. Në reagim ndaj vendimit, qeveria gjermane dëboi dy punonjës të ambasadës iraniane në Berlin, duke përfshirë një anëtar të shërbimit inteligjent iranian.

WDR/MDR/ARD