Edhe 20 vjet pas luftës gjendja në Bosnje-Hercegovinë nuk është përmirësuar, vendi përballet me krizë të madhe ekonomike dhe politike. Steinmeier dhe Hammond gjatë vizitës në Sarajevë propozojnë një nismë për ndryshime.Lufta ka përfunduar në Bosnje-Hercegovinë para 20 vitesh, por gjendja në këtë vend ende është shumë e rëndë. Kështu mendojnë minsitri i Jashtëm gjerman Frank Walter-Steinmeier dhe homologu i tij britanik Philip Hammond. Ministrat e jashtëm të Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe janë mësuar me çështje të pakëndshme diplomatike. Por në një letër të hapur në nëntor 2014, ata kanë shprehur kritika për gjendjen: Bosnje – Hercegovina ka mbetur në vendnumëro sa u përket zhvillimeve ekonomike dhe politike. Përçarjet etnike janë shumë të thella dhe vendi ka nevojë për reforma, të cilat deri tani nuk janë realizuar. Pasojat e mungesës së reformave janë të rënda, thotë Steinmeier. “Bosnje-Hercegovina ka ngecje në krahasim me vendet e tjera të rajonit. Së pari, kur bëhet fjalë për zhvilimin brenda shtetit. Por edhe sa i përket procesit të integrimit në Europë.”
Pengesat më të mëdha
Në Bruksel mendohet se pengesa më e madhe në këtë proces është një klauzolë në Kushtetutën e vendit për drejtimin e shtetit, sepse gjithmonë duhet të shikohet proporcionaliteti i përkatësisë etnike në institucione. Kjo do të thotë që se postet ndahen sipas përkatësisë nacionale: boshnjakë, serbë apo kroatë dhe jo mbi bazën e aftësive. Minoritetet, si hebrejtë apo romët, përjashtohet nga ky proces dhe diskriminohen. Kështu vendosi Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Para se të shënohet ndonjë hap në procesin e afrimit me BE, duhet të ndryshojë Kushtetuta e këtij vendi, thuhet në kërkesat e BE. Ministri i Jashtëm gjerman mendon se këto kërkesat janë me vend. “Duhet të shohim nëse rrjedha e gjërave në Bosnje – Hercegovinë është si duhet, apo duhet të bëjmë ndryshime”, thotë ai.
Ndërsa homologu i tij britanik Philip Hammond ka propuzuar që fillimisht të merremi me çështje social-ekonomike dhe më pas të bëhen ndryshimet kushtetuese. Në BE kaherë janë të dëshpëruar me gjendjen dhe me udhëheqjen e Bosnje-Hercegovinës. Ministrat e tjerë të jashtëm i janë bashkuar iniciativës gjermano-britanike. Ndërsa e ngarkuara për Politikë të Jashtme e BE, Mogherini ishte euforike: “Po, ky mund të jetë një fillim i ri. BE dhe Bosnje-Hercegovina duhet të bëjnë sa më shumë që është e mundur, për ta shfrytëzuar këtë shans.” Sipas saj, kjo iniciatvië mund të shënojë kthesën e Bosnje-Hercegovinës në drejtm të BE-së.
Por për ta nisur këtë proces, politikanët lokalë duhet të ndryshojnë qëndrimet. Ata ende nuk janë dakord. Megjithatë Frank-Walter Steinmeier dhe Philip Hammond duan që gjatë vizitës (16.01.2015) në Sarajevë të kërkojnë mbështetje për nismën e tyre. Pika kulmore e kësaj vizite do të jetë një fjalim para parlamentit. (dw)
Kategoritë: Bota
Lajmet nga Bota
Nuk ka alternativë tjetër përveç një islami europian
Që nga sulmet e Parisit diskutohet në lidhje me afinitetin e mundshëm të islamit me dhunën. Kjo lë në harresë suksesin e natyralizimit të islamit në këtë vend, mendon Loay Mudhoon.Është e kuptueshme se sulmet e pabesa në Paris shtrojnë pyetje të vjetra, themelore: a është feja islame në thelb një fe, që përbuz njeriun dhe e dhunshme? E mund të nxirret nga shkrimet qendrore të kësaj feje botërore një formulë legjitimimi për orgjitë e dhunës të xhihadistëve të shfrenuar? Dhe akoma më e rëndësishme: a ka dështuar integrimi i myslimanëve në Gjermani?
Sigurisht që pyetjet janë të justifikuara. Megjithatë ato anashkalojnë thelbin e problematikës, çështjen e përputhshmërisë së fesë islame me arritjet e modernizmit dhe vlerat e shoqërive liberal-demokratike.
Që nuk ka një „Islam” statik, të pandryshueshëm, duhet të jetë e njohur. As myslimanët nuk krijojnë një bllok monolit – askund në botë.
Në çdo vend, ku sundon feja islame, propagandohet dhe praktikohet faktikisht një tjetër islamizëm. Botë i ndajnë Arabinë Saudite me rregulla të rrepta vahabiste nga islamizmi shtetëror shiit, që sundon në Iranin e sotëm. Dhe në shumë vende islame me ekonomi të suksesshme si Malajzia dhe Turqia ka kohë që është krijuar një qendër pragmatike-konservatore islame.
Kjo e vërtetë specifike për islamin bën të qartë: Myslimanët në fund të fundit vendosin vetë, se çfarë përkufizojnë ata si „islamike”, në pavarësi të plotë se ku dhe kur jetojnë. Islami sunit shumicë nuk është i konceptuar në mënyrë hierarkike dhe nuk njeh një autoritet përfundimtar si papa në kishën katolike. Dhe kjo nga çon pashmangshmërisht në pyetjen themelore, që duhet të shtrojmë pas sulmit në Paris: Çfarë islami dëshirojmë të kemi në fakt në Europë?
Suksese në natyralizimin e islamit
Për shkak të debatit të zhvilluar në mënyrë emocionale dhe kontroverse ne kemi rrezik të lemë në harresë sukseset e shënuara vitet e fundit. Sepse me konstituimin e Konferencës Islame gjermane (DIK) në vitin 2005 dhe me nisjen e procesit të natyralizimit të islamit në rendin tonë të lirë demokratik ka ndodhur një ndryshim epokal në kuptimin e shtetit gjerman.
Me gjithë pengesat dhe debatet ky proces i dialogut të hapur ndërmjet shtetit dhe myslimanëve të tij ka ndryshuar rrënjësisht ndërgjegjësimin reciprok dhe vizibilitetin e islamit në vend. Edhe nëse “Islami” përdoret nga forcat populiste si një sferë e projektimit të frikërave dhe gjithnjë e më shpesh keqpërdoret, sukseset e politikës aktive të integrimit nuk mund të mohohen.
Ndërkohë ne kemi bërë përparime me futjen e mësimit të fesë islame në shkollat shtetërore në nivel vendi. Edhe krijimi relativisht i suksesshëm i katedrave të teologjisë islame në universitetet e këtushme është shumë premtues dhe do të japë me siguri një kontribut të rëndësishëm, që në Gjermani dhe Europë të zhvillohet një islam i vërtetë europian, në pajtim me demokracinë, duke nxjerrë jashtë mode interpretimet e “importuara” të islamit.
Meqenëse feja islame ka qenë gjithmonë një fëmijë i epokës së vet dhe teologjia islamike është një produkt i pushtetit politik, shteti dhe shoqëria duhet të bëjnë gjithçka, që europianizimi i islamit të shpejtohet. Që nuk ka tjetër alternativë, e treguan sulmet e tmerrshme terroriste në Francë në mënyrë brutale. (dw)
Ndërrim i kartës së identitetit në vend të shiritit të kuq
Qeveria gjermanë vendos t’u heqë kartën e identitetit xhihadistëve potencialë gjermanë. Juristët kanë rezerva. Të Gjelbërit thonë se më mirë do të ishte, që të funksiononte sistemi i Shengenit.Rreth 600 xhihadistë nga Gjermania sipas të dhënave të fundit të ministrit të Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere, kanë shkuar deri tani në Lindjen e Mesme, për t’iu bashkuar “Shtetit Islamik (IS)”. Për këtë arsye qeveria vendosi të mërkurën (14.01), që në të ardhmen të gjithë gjermanëve, për të cilët dyshohet se duan të shkojnë në luftën e shenjtë, t’u hiqet karta e identitetit. Të quajturit “problematikë” do të marrin një kartë zëvendësuese, me të cilën nuk mund të dalin nga Gjermania.
Projektligji, i cili duhet të aprovohet nga Bundestagu, nuk është një përgjigje e shpejtë ndaj sulmeve të Parisit, por është përgatitur për një kohë të gjatë në Ministrinë e Brendshme të Gjermanisë. Shkak u bë një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në shtator 2014, e cila u bën thirrje të gjitha shteteve “për të parandaluar lëvizjet e terroristëve, apo të grupeve terroriste” dhe “për të sfiduar kërcënimin, që vjen nga luftëtarët e huaj terroristë”. Kjo e detyroi edhe qeverinë gjermane për të vepruar, sepse nga Gjermania muajt e fundit një numër në rritje i terroristëve të dyshuar është nisur në drejtim të Sirisë dhe Irakut, duke preferuar të kalojnë përmes Turqisë.
“Të pengohet eksportimi i terrorizmit nga Gjermania”
Zërave kritikë nga opozita, që e shohin heqjen e kartës së identitetit ndërhyrje të tepruar në të drejtat e personit, de Maizière iu kundërpërgjigj të mërkurën (14.01) në parlament: “Unë mendoj se nuk është e tepruar, në qoftë se ne kontribuojmë, me qëllim që nga Gjermania të mos ketë eksportim të terrorizmit.”
Deri tani ligji lejon vetëm që të dyshuarve për terrorizëm t’u hiqet pasaporta. Por shumë xhihadistë gjermanë udhëtonin dhe udhëtojnë me kartën e identitetit në Turqi dhe që andej shkojnë në Siri dhe Irak.
Heqja tani e kartës së identitetit, e miratuar nga kabineti, konsiderohet nga juristët si një çështje delikate. Kush nuk ka më kartë identiteti, thotë studiuesi i çështjeve ligjore nga Passau Gerrit Hornung për DW, nuk mund të kryejë disa punë të përditshme, duke filluar nga marrja e një pakete deri te regjistrimi në një hotel, apo hapja e një llogarie bankare. Kjo është normalisht ndërhyrje jo e justifikueshme në të drejtat e personit.”
Një dokument zëvendësues, si ai që do të vendosë tani ministri i Brendshëm Thomas de Maiziere, mban në vetvete nga ana tjetër rrezikun e stigmatizimit. Dhe thotë Hornung, nëse ky dokument zëvendësues lëshohet vetëm për një grup të caktuar njerëzish dhe kur dokumenti tregohet bëhet e qartë për shembull, se personi është një “i rrezikshëm” islamik.
Karta e identitetit nuk ka shirit të kuq
Por ministri i Brendshëm gjerman Thomas de Maizière foli për një “variant, që i mbron të drejtat themelore”, kur është fjala për një dokument tjetër në vend të kartës së identitetit. Nuk është vendosur që në kartën e identitetit të vihet një shirit i kuq dhe mbishkrimi “vlen vetëm për Gjermaninë”, por karta zëvendësuese ka “të njëjtën pamje” si një kartë e përkohshme identiteti, e cila i jepet një turisti, i cili e ka humbur kartën e identitetit në Majorka. Megjithatë në kartën zëvendësuese të “të rrezikshmëve” shkruhet në të gjitha gjuhët kryesore evropiane “me të drejtë që të mos largohet nga Gjermania.”
Politikanët e të Gjelbërve shohin në ligjin e mësipërm kryesisht një “politikë simbolike”. Më mirë se heqja e kartës së identitetit të të dyshuarit është që kontrolli i ndalimit të daljeve të bëhet më efikas në të gjitha vendet, tha zëdhënësja për politikën e brendshme e Partisë Ekologjiste në Bundestag, Irene Mihalic. Ajo kritikoi që ndalimet e daljes nga vendi nuk janë të përfshira në sistemin informativ të shteteve të zonës Shengen. Sipas de Maizière kjo është teknikisht e mundur, por sqarimi ligjor mund të zgjasë dy vjet. Kaq shumë kohë nuk ndodhet në dispozicion. (dw)
Rrënjët dhe shkaqet e sulmeve në Francë
Pjesa më e madhe e myslimanëve në Francë u distancuan menjëherë nga sulmet e javës së kaluar ndaj gazetës satirike dhe dyqanit të ushqimeve. Por ata kanë kritika ndaj qeverisë franceze, të cilën e fajësojnë se nuk ka bërë sa duhet për të integruar rininë e disa grupeve pakicë.Në xhaminë e Madhe të Parisit, lutjet e mesditës sollën të hënën një numër të vogël besimtarësh. Ata e kanë të qartë se vëmendja publike është përqëndruar në komunitetin mysliman të Francës dhe se situata është e tensionuar.
“Është situatë disi e vështirë pasi ndjejmë solidaritet me francezët dhe të gjitha komunitetet, që jetojnë në Francë. Këtu ka shumë myslimanë. Feja islame është e dyta për nga numri i besimtarëve në Francë. Ne jetojmë në paqe, kur krejt papritur ndodhën sulmet. Myslimanët ndjehen disi të trembur”, thotë Mohamed Cashier, besimtar mysliman.
Franca ka shumicë katolike. Katedralja Notre Dame ka përpara një statujë të Karlit të Madh, perandorit të shekullit të nëntë që e detyroi popullatën të konvertohet në katolicizëm. Por Revolucioni Francez që u zhvillua afro 1000 vjet më pas solli një sistem të ri vlerash.
Liria, Barazia dhe Vllazëria janë motoja e Francës dhe u shpalosën edhe në marshimin e së dielës.
Komuniteti mysliman i Francës është bërë një ndër sfidat më të mëdha ndaj këtij koncepti dhe qeveria ka punë të madhe për të trajtuar problemet e të rinjve të varfër dhe të margjinalizuar, si në rastin e dy vëllezërve që kryen sulmin e fundit.
“Ata kanë jetuar në hije në këtë shoqëri dhe nuk ekzistojnë shumë mekanizma për t’i integruar para se të jetë tepër vonë. Ky është problem i qeverisë, por edhe i komunitetit lokal”, thotë Susan Perry, pedagoge në Universitetin Amerikan në Paris.
Edhe vetë parizienët mendojnë se qeveria dhe komuniteti mysliman duhet ta trajtojnë problemin e ekstremizmit islamik, veçanërisht në zonat me shumicë myslimane.
“Problemi në Francë qëndron tek periferitë, që janë bërë si fuçi baruti. Duhet ta zgjidhim këtë problem”, thotë një grua që quhet Betty.
“Komuniteti mysliman ka shumë punë për të bërë në mënyrë që të përmirësojë imazhin në Francë dhe në botë. Nuk mund të vazhdojnë kështu. Duhet t’i ndreqin këto probleme”, thotë Armando.
Por në xhami njerëzit e shohin problemin më së shumti si përgjegjësi e qeverisë:
“Nuk mendoj se është vetëm problem i fesë islame. Mendoj se është një çështje më e thellë dhe ndoshta është problem social”, thotë Saqina.
“Nuk e shoh vetëm si problem të myslimanëve, por të të gjithëve. Problemi qëndron tek politika, ekonomia, politika globale”, thotë Osman, një informaticien.
Osmani ishte i vetmi që tha se edhe myslimanët francezë duhet të bëjnë më shumë:
“Mendoj se mund të punojmë më shumë për t’u informuar më mirë mbi mësimet bazë të fesë islame. Islami na mëson tolerancën mbi gjithçka”.
Sulmet e bëjnë të vështirë përcjelljen e këtij mesazhi. Por incidentet e javës së kaluar krijuan edhe një solidaritet mes komunitetesh që shumë francezë shpresojnë se do të jetë më i fortë se frika dhe skepticizmi. (voa)
Al-Kaida në Jemen merr përgjegjësinë për sulmin tek Charlie Hebdo
Dega e al-Kaidës në Jemen mori zyrtarisht përgjegjësinë për sulmin e javës së kaluar në zyrat e revistës satirike Charlie Hebdo në Paris, duke thënë se ishtë një “akt hakmarrjeje” në emër të Profetit Muhamed.Charlie Hebdo boton rregullisht artikuj kundër fesë dhe disa herë ka botuar karikatura të Profetit Muhamed, një veprim që shumë myslimanë e konsiderojnë sakrilegj. Sot revista nxorri numrin e parë që nga sulmi i vitit të kaluar me një kopertinë ku shfaqej Profeti Muhamed i përlotur dhe me diciturën “Jua kam falur të gjitha”. Kopjet e këtij numri po shiten me shpejtësi në gjithë Francën.
Në një video të nxjerrë në internet sot, një person që e identifikoi vetet si Nasr al-Ansi, një nga udhëheqësit kryesorë në Gadishullin Arabik tha se grupi i tij kishte planifikuar dhe financuar sulmin ndaj Charlie Hebdo që shkaktoi vdekjen e 12 personave.
Policia franceze i vrau të premten autorët e sulmit, Said and Cherif Kouachi, në të njëjtën ditë kur një tjetër ekstremist islamik Amedy Coulibaly, vrau katër viktima hebraike në një supermarket në lindje të Parisit para se të vritej nga policia. Coulibaly kishte vrarë një police një ditë më parë.
Udhëheqësi i al-Kaidës në Jemen tha se Coulibaly nuk ishte pjesë e grupit dhe veprimet e tij ishin një koincidencë.
Ndërkohë, ko35ni francez Dieudonne u arrestua sot për mbrojtje të terrorizmit, pasi kishte nxjerrë një deklaratë në 35n sociale që dukej se mbështeste autorët e sulmeve të javës së kaluar. Dieudonne është bërë i njohur edhe më parë për deklaratat e tij. Rasti më i njohur është përdorimi i një gjesti me krah që disa e konsiderojnë anti-semitik sepse ngjan me përshëndetjen naziste.
Në Turqi, policia po ruan zyrat e gazetës laike Cumhuriyet, pasi ajo kishte përfshirë një supplement me katër faqe me disa nga karikaturat dhe editorialët e numrit të ri të revistës Charlie Hebdo. (voa)
Turqia dhe problemi i refugjatëve
Mbërritja në brigjet italiane e dy anijeve pa ekuipazh, të mbushura me mbi një mijë refugjatë, shumica e tyre sirianë, ka vënë në qendër të vëmendjes rolin e Turqisë në trafikimin e njerëzve. Ndërsa mendohet se të paktën njëra prej anijeve ka përdorur Turqinë si bazë për ngarkimin e emigrantëve, Bashkimi Evropian i ka kërkuar Ankarasë të marrë masa për këtë çësthje. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Dorian Jones njofton nga Stambolli. Prapa një kafeneje në distriktin e varfër Dolapdere të Stambollit, ku jetojnë shumë imigrantë që përpiqen të shkojnë në Europe, qëndron një “person ndërlidhës”. Në zhargonin e trafikimit të njerëzve, ky person lidh imigrantët me kontrabandistët.
Michael, i cili nuk donte ta tregonte emrin e vërtetë, është nga Afrika Perëndimore. Ai thotë se erdhi në Stamboll, si shumë imigrantë nga
Afrika, me idenë për të shkuar në Evropë. Por ai pa se mund të kishte një jetë të mirë këtu. Michael thotë se Stambolli është një nga qendrat kryesore për organizimin e trafikut njerëzor me anije.
“Zakonisht thuhet se është në një udhëtim prej tre muajsh me anije dhe mund të udhëtojnë deri në 600 njerëz. Ky është një biznes i madh. Fitimi është shumë i madh, prandaj janë përfshirë edhe njerëz të rinj në të. Unë kam kontakt me 10-12 persona që merremi me këtë biznes.”
Ekspertët thonë se deri kohët e fundit rruga nga Stambolli deri në Greqinë fqinje dhe më tej për në Bullgari, ishte rruga më e përdorur dhe më e lira për emigrantët. Por shtimi i suksesit të forcës së sigurisë Frontex me mbështetjen e BE-së, që u krijua për patrullimin e kufijve të vet, i ka detyruar kontrabandistët ta rimendojnë strategjinë e tyre, sipas ekspertit të imigracionit Ahmet Icduygu në Universitetin Koc të Stambollit.
Zoti Icduygu thotë se Bosfori, një rrugë detare ndërkombëtare që kalon në zemër të Stambollit, ofron një sfidë unike për autoritetet dhe i jep mundësira trafikantëve.
“Kur autoritetet e sigurisë i kushtojnë rëndësi një rajoni dhe marrin masa të ashpra ndaj trafikantëve, këta të fundit, apo vetë imigrantët, krijojnë strategjitë e tyre për t’i kapërcyer këto vështirësi dhe ata zhvendosen nga një rajon në tjetrin. Bosfori është tepër unik. Aktualisht, në këto ujëra ndërkombëtare ka disa kufizime për të ndërhyrë tek barkat nga autoritete turke. Të gjitha barkat njoftojnë çfarë kanë në bord, për shkak se janë ujëra ndërkombëtare. Në se nuk ka prova për ndonjë lloj aktiviteti trafikimi armësh, apo drogash, autoritetet turke nuk mund të ndërhyjnë me kontrolle.”
Përgjatë brigjeve të Stambollit, vetëm disa qindra metra larg bregut, ka me dhjetra anije të ankoruara, shumë prje tyre tepër të vjetra. Ekspertët thonë se nuk është diçka e pazakontë që anijet nga e gjithë bota të ndryshojnë pronarët, ekuipazhet dhe kapitenët dhe madje edhe emrat e anijeve dhe të nisen më pas, shpesh me ngarkesa misterioze. Por mbërritja në brigjet italiane e dy anijeve me rreth një mijë emigrantë, ka bërë që Brukseli të kërkojë shpjegim nga Ankaraja, siç e bëri të qartë Natasha Bertaud, zëdhënëse e Komisionit European:
“Duke patur parasysh ato që kanë ndodhur ditët e fundit me dy anijet, ne donim të sqaroheshim me autoritetet turke, tha ajo. Është gjithmonë i njëjti vend nga ku nisen anijet e mallrave, prandaj ky është një prblem që duhet zgjidhur”.
Por në kushtet kur kërkesa e Turqisë për t’iu bashkuar Europës është ngrirë, për shkak të kundërshtimit të disa vendeve anëtare, Ankaraja mund të mos jetë e gatshme për bashkëpunim, paralajmëron ekperti i imigracionit, Icduygu:
“Sipas kërkimeve që kam bërë, ka një lidhje tepër të drejtpërdrejtë mes anëtarësimit të Turqisë në BE dhe imigracionit të parregullt. Të paktën rëndësia e tyre për planet e qeverisë turke dhe autoriteteve administrative nuk ka përparësi, si një çështje e rëndësishme. Për burokracinë turke tani i rëndësishëm është trajtimi i çëshjes refugjatëve sirianë.”
Një tjetër anije njofton se po largohet nga Stambolli dhe autoritetet turke ndoshta pak njohuri kanë se çfarë lloj malli ndodhet në të, përveç të atij që ka deklaruar kapiteni. Por në kushtet kur në Turqi ndodhen rreth 2 milionë refugjatë sirianë dhe Brukseli i injoron kërkesat e saj që të bëhet më tepër për të ndarë barrën e imigrantëve, Ankaraja tregon pak vëmendje për shqetësimet e BE-së lidhur me numrin në rritje të imigrantëve të paligjshëm. (voa)
Manifestim emocionues nё Berlin nё nderim tё viktimave tё terrorit nё Paris
Aktiviteti ndёrfetar i solidaritetit pёr viktimat e terrorit nё Paris ishte impresionues. Por fjalёt e qarta tё pёrfaqёsuesve qeveritarё dhe presidentit duhet tё pasohen tani nga veprat, mendon Marcel Fürstenau.Halli tё bashkon. Kjo pёrvojё e lashtё jetёsore kёto ditё nё mbarё botёn po konfirmohet nё mёnyrё impresionuese dhe emocionuese. Tё dielёn pamjet nga Franca u pёrhapёn nё mbarё botёn, ku miliona njerёz pёrkujtuan viktimat, qё rёndojnё nё ndёrgjegjen e fanatikёve islamistё. Nё Berlin u mblodhёn tani mijёra vetё para portёs sё Brandenburgut pёr tё mbajtur njё roje nderi. Pёr kёtё kishte bёrё thirrje Kёshilli Qendror i Myslimanёve dhe bashkёsia turke. Ato tani s’mund tё akuzohen mё, se po ndёrmarrin pak ose aspak kundёr radikalizimit fetar e kundёr terrorit. Njё akuzё e tillё nё tё shkuarёn ёshtё dёgjuar vazhdimisht nё Gjermani.
“Ne tё gjithё jemi Gjermania”, tha kryetari i Kёshillit Qendror tё Myslimanёve, Aiman Mazyek. Presidenti Joachim Gauck e pёrsёriti kёtё fjali. Simbol mё tё bukur retorik se kaq nuk mund tё ketё. Dhe nё kokat e tё gjithёve, qё ishin tё pranishёm ose e ndoqёn kёtё pёrmes televizorit, do tё mbetet nё kujtesё njё imazh: myslimanё, tё krishterё dhe hebrej u kapёn pёr krahu. Iniciativёn e mori myslimani Mazyek. Ai mund edhe tё kishte reaguar ndaj fjalёve tё Abraham Lehrer. Ky i fundit zёvendёspresident i Kёshillit Qendror tё Hebrejve nё Gjermani nё masё ka kritikuar “radikalizimin gjithnjё e mё tё fortё” tё Islamit.
Islami ёshtё vёrtetё pjesё e Gjermanisё
Mazyek pёr fat tё mirё nuk u dha prej tundimit pёr tё reaguar ndaj kёsaj. Pёrkundrazi ai aktet terroriste tё Parisit i quajti si “blasfemia mё e madhe ndaj Zotit”, si tradhёti ndaj Islamit, parimet e tё cilit “janё pёrbaltur”. Njё pёrfaqёsues i lartё fetar nuk mund tё distancohet mё qartё prej terrorit. Tingёlloi madje si njё pёrbetim deklarata e tij se myslimanёt nё Gjermani nё tё ardhmen “do tё pёrpiqen edhe mё shumё dhe do tё angazhohen pёr tё qenё pjestarё kritikё tё shoqёrisё”. Tani veprimet e tyre duhet tё vlerёsohen mbi bazёn e kёtyre premtimeve.
E njёjta gjё vlen edhe pёr politikёn. Eshtё njё shenjё e mirё inkurajuese, qё kancelarja Angela Merkel njё ditё pёrpara rojes sё nderit nё portёn e Brandenburgut pёrvetёsoi njё fjali tё rёndёsishme tё ish-presidentit Christian Wulff: “Islami ёshtё pjesё e Gjermanisё”. Kristiandemokrati Wulff i pati thёnё kёto fjalё nё vitin 2010 si president dhe pёr kёtё atij iu desh tё pranojё mjaft kritika kryesisht prej kampit konservator. Pesё vjet mё vonё fjalia ёshtё ende e diskutueshme. Por grindja pёr tё sot duket shumё mё meskine se atёherё.
Natyrisht Gjermania ka karakter mё tё fortё kristian
Fakt ёshtё: Nё Gjermaninё vend emigracioni jetojnё miliona myslimanё. Qё shoqёria prej shekujsh ka karakter kristian, kёtё nuk e mohon askush. Dhe qё krishtёrimi e ka karakterizuar mё fuqishёm shoqёrinё gjermane dhe vazhdon ta influencojё atё mё fort se ҫdo religjon tjetёr, kёtё e dinё tё gjithё. Megjithatё Islami ёshtё pjesё e Gjermanisё e pёr fat tё mirё edhe hebraizmi ёshtё pjesё e Gjermanisё.
Eshtё pothuajse njё fasadё tragjike e soidaritetit ndёrreligjoz tё proklamuar, qё ai vjen si reagim ndaj njё perversioni tё religjonit. Pёr fat tё keq atentatet e Parisit nuk do tё jenё tё fundit, qё ushtrohen herё pas here edhe nё emёr tё Zotit. Mё e rёndёsishme ёshtё, qё pikёrisht shtrёngimi i radhёve qё vёrehet tani nё mbarё botёn mes religjoneve tё jetohet nё tё pёritdshmen e pёrbashkёt. Pёr kёtё presidenti Gauck ka gjetur fjalёt e pёrstatshme: distanca mes emigrantёve dhe vendasve, edhe mes emigrantёve me prejardhje tё ndryshme, edhe sot e kёsaj dite kapёrcehet shumё rrallё. “Shumёllojshmёria duhet tё bёhet e prekshme” – kjo shprehje duhet t’u flasё tё gjithёve dhe tё gjithё tё veprojnё nё frymёn e saj. (dw)
Britania e Madhe synon ashpërsimin e kontrrollit në internet
Pas sulmeve në Paris lryeministri britanik David Cameron dëshiron të kufizojë lirinë në internet.Miliona programe si Messenger, WhatsApp, Snapshat ose iMessage mund të ndalohen, në rast se planet e qeverisë britanike që shpalli kryeministri David Cameron në Nottingham bëhen realitet. Shkaku është se këto shërbime bazohen tërësisht në të dhëna të koduara.
Si rezultat i dokumenteve që bëri publike të Edward Snowden në lidhje me mbikqyrjen e plotë nga shërbimet e fshehta, shumë ofrues të këtyre shërbimeve filluan ta shifrojnë komunikimin e shërbimeve të tyre online për të ruajtur në këtë mënyrë sferën private të përdoruesve.
Siguri apo sferë private
Që kjo nuk u pëlqeu NSA-së apo shërbimeve sekrete britanike MI5 dhe GHCQ është e qartë. Prandaj Cameron-i reagoi menjëherë pas sulmeve në Paris. Në fjalën e tij, ai shtroi pyetjen: “A duam ne vërtetë të lejojmë në vendin tonë rrugë komunikimi që nuk mund t’i lexojmë as edhe në situata ekstreme?”
Përgjigjen Cameron-i e dha vetë menjëherë: “Jo, nuk duhet.” Detyra e parë e çdo qeverie është që të ofrojë siguri. Zona të sigurta për terroristët nuk duhet të ketë.
Prandaj Cameron njoftoi për një paketë ligjesh që ndalojnë shifrimin – por e cila do të hyjë në fuqi vetëm pas zgjedhjeve parlamentare në maj. Se si mund të zbatohet në praktikë një rregull i tillë, Cameron, e la të hapur.
Cameron nuk është i vetmi në partinë e tij konservatore që është në favor të kufizimit të mbrojtjes së të dhënave. Edhe kryebashkiaku i Londrës Boris Johnson është cituar të ketë thënë pas sulmeve në Paris, se atij “nuk i interesojnë fjalët dhe deklaratat për të drejtat e qytetarëve.”
Boris Johnson actually said this in response to the Charlie Hebdo terror attack in Paris http://t.co/wBVTp8hpBz pic.twitter.com/PlY1bAEz5z
— i100 (@thei100) January 13, 2015
Dy vjet burg të mundshme që tani
Në Britaninë e Madhe mbrojtja e sferës private është më e dobët sesa në Gjermani. Që sot në Britaninë e Madhe ekziston një ligj që kushdo që përdor software për shifrimin është i detyruar me ligji që me kërkesë të anëtarëve të qeverisë ose të autoriteteve të sigurisë t’u vërë atyre në dispozicion kodin kriptografik. Ai që refuzon ta bëjë këtë mund të dënohet me deri në dy vjet burg.
Ashpërsimi i mëtejshëm me siguri do të ndeshë jo vetëm në rezistencën e aktivistëve për të drejtat e njeriut dhe ruajtjen e privatësisë, por edhe tek përfaqësuesit e ekonomisë. Për shkak se aftësia për të komunikuar në mënyrë të shifruar, i mbron bizneset nga spiunazhi dhe pirateria e produkteve. Shumë kompani, ndër to dhe Apple, kanë deklaruar se ato nuk ua japin të dhënat e koduara përfaqësuesve të qeverisë edhe nëse ata i kërkojnë ato. (dw)
Presidenti Obama dhe sulmet kibernetike
Presidenti amerikan Barack Obama po bën përpjekje të reja për miratimin e një pakete ligjesh që do të inkurajonte kompanitë private të ndajnë me qeverinë informacione për kërcënimet kibernetike.Shtëpia e Bardhë tha të martën se propozimi bën thirrje për t’u dhënë bizneseve mbrojtje nga ndjekje të mundshme ligjore nëse ndajnë informacion me qeverinë në mënyrë që kjo e fundit të veprojë për të ndalur sulmet kibernetike. Legjislacioni do të kërkojë që kompanitë të njoftojnë klientët rreth shkeljeve të të dhënave, disa prej të cilave kanë goditur kompani të mëdha amerikane të shitjeve me pakicë gjatë muajve të fundit. Legjislacioni do ta cilësonte krim shitjen e informacioneve të vjedhura.
Legjislacione të ngjashme janë bllokuar në kongresin amerikan. Aktivistë të të drejtave civile nuk kanë pranuar që qeverisë t’i jepet më shumë kontroll mbi informacionet financiare private të klientëve, ndërsa disa ligjvënës konservatorë kanë shprehur shqetësim rreth mundësisë së krijimit të një agjencie të re qeveritare.
Kjo lëvizje e presidentit vjen një ditë pas një sulmi kibernetik kundër llogarisë së Komandës Qëndrore Amerikane në Twitter dhe YouTube. Komanda mbikëqyr sulmet ajrore të drejtuara nga Shtetet e Bashkuara në Irak dhe Siri.
Hakerat thanë se ishin besnikë të grupit Shteti Islamik dhe kërcënuan ushtrinë amerikane.
Komanda Qëndrore e quajti sulmin vandalizëm kibernetik dhe ndaloi përdorimin e llogarive por tha sot se llogaritë janë kthyer në gjendje normale. (voa)
Atentatet ndezin debatin mbi ligjet e sigurisë në BE
Atentatet e Parisit kanë nxitur debatet për ligje më të rrepta për sigurinë në BE. Si rrezik i veçantë konsiderohen të kthyerit e dhunshëm nga Siria dhe Iraku.Si pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara, atë ato vitit 2004 në Madrid, në Londër në 2005 apo në vitin 2014 në Muzeun Hebre në Bruksel, çdo herë ka pasur thirrje për ligje më të rrepta për sigurinë. Një nga kërkesat kryesore ishte dhe mbledhja rutinë, analiza dhe ruajtja e të dhënave personale, qoftë të telekomunikacionit, atyre bankare ose të dhënat e udhëtarëve. SHBA marrin tashmë, për shembull në rastin e fluturimeve transatlantike të dhënat e të gjithë pasagjerëve nga vendet e BE-së, duke përfshirë emrin, adresën dhe numrin e kartës së kreditit.
Shumica ministrave të brendshëm evropianë duan ta fusin sistemin e transferimit të të dhënave për pasagjerët edhe për fluturimet brendaevropiane. Por Parlamenti Evropian deri tani e ka penguar këtë gjë për shkak të rezervave në lidhje me ruajtjen e privatësisë. Ministri i Brendshëm gjerman Thomas de Maizière (CDU) pas sulmeve të Parisit nuk ka më mirëkuptim për këtë rezistencë. Pas takimit të dielën në Paris, ai tha: “Kushdo që refuzon një marrëveshje evropiane për transferimin e të dhënave për pasagjerët, nuk e di se ç’po ndodh.”
Sulme megjithë mbikëqyrjen
Por kritikët argumentojnë se autoritetet franceze i kishin të gjitha informatat relevante në lidhje me vrasësit, por sulmet nuk mundën t’i pengonin. Liberalët dhe Të Gjelbërit në Parlamentin Evropian ankohen gjithashtu se shtetet anëtare po i përdorin tani sulmet e Parisit duke u përpjekur për të miratuar ligje më të rrepta, që në rrethana normale nuk do të kishin asnjë shans.
Europdeputeti i gjelbër gjerman Jan-Philipp Albrecht thotë se dyshon që mbikëqyrja masive është mjet i përshtatshëm për të penguar vepra të tilla. Kurse kryetari i grupit parlamentar të liberalëve në Parlamentin e Evropës
Guy Verhofstadt shkruante në faqen e internetit të këtij grupi se thirrja për ruajtjen e të dhënave për pasagjerët është si refleks i Pavllovit. Eurodeputeti belg mendon se të dhëna për qytetarët mblidhen mjaft, por probleme ka me këmbimin e tyre dhe këmbimi i tyre duhet të bëhet më mirë. Ai shkruan se ne duhet ta ruajmë lirinë si nga terroristët që duan ta shkatërrojnë, edhe nga zbrazja e lirisë nga brenda. Kurse Sophie in’t Veld nga grupi parlamentar i liberalëve në Parlamentin e Evropës, që merret me të dhënave e pasagjerëve, tha asnjë të drejtë shtesë pa masa për mbrojtjen e të dhënave personale.
Kontrolle në zonën Shengen?
Një rrezik të veçantë përbëjnë të kthyerit e dhunshëm nga Siria dhe Iraku. Sipas vlerësimeve të Agjencisë Evropian të Policisë Europol ka rreth 3000 qytetarë të BE-së që luftojnë apo kanë luftuar për milicinë e “Shtetit Islamik”. Shqetësimi është se ata pas kthimit të tyre mund të kryejnë sulme në Evropë. Shërbimet sekrete i kanë ata nën mbikëqyrje të posaçme.
Që tani Policia dhe Forcat e Shërbimit Kufitar mund të të hyjnë në “Sistemin Informativ Shengen” për të identifikuar xhihadistët e mundshëm dhe për t’i parandaluara ata që të shkojnë në Siri ose Irak. Ministrat e Brendshëm duan që në të ardhmen në këtë sistem informativ të regjistrohet edhe kur një islamist i dyshuar që është shtetas i BE-së, kthehet në Evropë nga një vend si Siria. Po ashtu bashkëpunimi me vendet e tranzitit, si p.sh. Turqia duhet të përmirësohet.
Ministri i Brendshëm spanjoll Jorge Fernández Díaz dëshiron që në vendet e Shengenit të futen kontrolle të caktuara kufitare. Fernández Díaz tha për gazetën spanjolle “El Pais” se e sheh si një problem që qindra militantë islamikë kanë mundësi të lëvizin lirisht brenda vendeve Shengen. Disa dispozita të marrëveshjes Shengen duhet që të ndryshohet, por ato nuk do ta kufizojnë të drejtën e lirisë së lëvizjes, tha Fernández Díaz. (dw)