Përqindja më e pasur e popullsisë botërore shumë shpejt do të posedojë gjysmën e mirëqenies dhe të pasurisë në tërësi të Tokës sonë. A nuk është kjo e padrejtë? Jo, mendon Fabian Schmidt.Organizata ndërkombëtare e Nihmës dhe Zhvillimit, Oxfam, parlajmëron nga rritja e padrejtësisë: në vitin 2016 sipas saj një pqërqin e popullsisë botërore do të ketë grumbulluar aq shumë pasuri, sa e gjithë pjesa tjetër prej 99% së bashku. Hendeku mes të varfërve dhe të pasurve pra do të vazhdojë të thellohet. Çka nënkupton, që të pasurit do të bëhen gjithnjë e më të pasur – të varfërit gjithnjë e më të varfër.
Por kjo nuk është e vërtetë. E drejtë është, që të pasurit pasurohen gjithnjë e më shumë dhe se edhe të varfërit bëhen gjthnjë e më të pasur – vetëm se jo kaq shpejt. Asnjëherë tjetër në historinë botërore nuk ka pasur njerëz nga shtresa të thjeshta që të jenë ngjitur në nivelin e mesëm sa në dy dekdat e fundit. E asnjëherë që nga shekulli i 19-të numri i atyre që vuajnë nga uria nuk ka qenë më i ulët se sa sot – pavarësisht rritjes së numrit të popullsisë.
Vetëm ekonomia e tregut krijon mirëqenie
Gishti tregues i ngritur në mënyrë moralizuese prej sëndukut të kritikës së kapitalizmit në fakt mbulon një të vërtetë që është e vështirë të pranohet, se është ekonomia e lirë e tregut ajo që e ka mundësuar këtë mirëqenie për shtresa gjithnjë e më të gjera të popullsisë. Zhvillimi ekonomik në dhejtëvjeçarët e shkuar ka qenë pikërisht atje i fuqishëm, ku pas dështimit të sistemeve të rishpërndarjes socialiste iu dha një shans tregut – në Europën Lindore dhe në Azi. Vërtetë i qendrueshëm ky zhvillim ka qenë kudo atje, ku u vendosën liria dhe demokracia – e mjaft e rëndësishme – aksesi në edukim. Luftimi i varfërisë ndërkaq dështon kudo atje, ku regjimet e korruptuara apo totalitare përfitojnë për vete dhe mbysin qysh në filiz shpirtin krijues novator – pa të cilin është i pamundur përparimi.
Përfytyrimi, se të pasurit notojnë në luks në kurriz të shumicës, është tërësisht i gabuar. Edhe nëse disa super të pasur paratë e tyre i hedhin për mallra luksi, kjo u shërben të gjithëve: prej çdo super-Yacht-i që prodhohet dhe çdo makine luksoze varen qindra vende pune. Shpikjet, që për herë të parë provohen në sektorin e kostove të larta, rëndom më vonë kalojnë në sektorin e prodhimit në masë. Çdo pushim i kaluar në luks dhe çdo markë e modës punëson degë të tëra të ekonomisë.
Pasuria e madhe s’ka më dobi për të pasurit
Shumica e të pasurve mirëqenien e tyre as që e demonstrojnë hapur. Një arsye për këtë është, se pasuria asnjëherë nuk ka qenë më e padobishme se sa sot. Zhvillimet e vrullshme të teknologjisë u mundësojnë gjithësesi shtresave të gjera aksesin tek mallrat dhe shëbrimet, që para pak dekadash ishin një ekskluzivitet vetëm i të pasurve dhe që ia vlente të paguaje për to. Por sot punëtorë të thjeshtë dhe nëpunës nga vendet e industrializura dhe ato në ekspansion kanë mundësi të paguajnë udhëtime me avion. Ato komunikojnë me të njëjtët smartphone dhe kompjutera si edhe multimilionerët. E po ashtu ato kanë po aq akses në mjekësinë më moderne e madje edhe tek mjetet e prodhuara prej tyre.
E pra çfarë bën kjo një përqind e popullsisë me gjithë këto para? Eshtë e qartë: investon dhe sërish e shton atë! Edhe kjo tek e fundit është përsëri në dobi të të gjithëve. (dw)
Kategoritë: Bota
Lajmet nga Bota
Kryeministri japonez i kërkon “Shtetit Islamik” të lirojë dy pengje
Kryeministri japonez Shinzo Abe i kërkoi grupit Shteti Islamik të lirojë pa humbur kohë dy pengje që paraqiten në një video të re, ku ata kërcënohen me vdekje, në se Japonia nuk paguan një shumë prej $200 millionë dollarësh.Zoti Abe shprehu sot indinjatë, disa orë pasi militantët publikuan videon, ku paraqitet një person që flet anglisht i veshur me të zeza, me një thikë në dorë, si dhe dy burra të gjunjëzuar, të veshur me rroba bojë portokalli.
Militanti i veshur me të zeza i identifikoi burrat si Kenji Goto dhe Haruna Yakawa dhe në video ai e kritikon Japoninë për mbështetjen e pakuptimtë ndaj Perëndimit në përpjekjet për të luftuar kundër Grupit Shteti Islamik.
Forcat japoneze nuk janë pjesë e koalicionit nën drejtimin e Shteteve të Bashkuara që ka kryer mbi 1 mijë e 700 sulme ajrore ndaj objektivave të Shtetit Islamik në Irak dhe në Siri që nga muaji gusht.
Zoti Abe u zotua të shtunën e kaluar t’i japë ndihmë jo-ushtarake me vlerën e 200 millionë dollarëve vendeve që luftojnë kundër ekstremsitëve suni. (voa)
BE diskuton për luftën kundër terrorizmit
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian u takuan sot në Bruksel për të diskutuar mbi shkëmbimin e të dhënave të zbulimit dhe mënyrat për të shtuar bashkëpunimin me vendet arabe pas sulmeve vdekjeprurëse dhe arrestimeve në Evropë.Mbledhja e sotme i paraprin një takimi të nivelit të lartë të udhëheqësve të Bashkimit Evropian, që pritet të mbahet në shkurt.
Në takim mori pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Arabe, Nabil al-Arabi.
Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, bëri thirrje për lidhje më të ngushta me vendet myslimane.
Ndërsa Sekretari i Jashtëm britanik Phillip Hammond tha në takim se Europa është “e vendosur” të bëjë çfarë është nevojshme për ta mbajtur të sigurtë kontinentin. Ai tha se zyrtarët janë duke kërkuar mënyra më të mira për të zbuluar lëvizjet e personave të dyshuar si terroristë, përfshirë ndarjen mes tyre të listave të pasagjerëve të avionëve.
Në një tjetër front, ministrat e BE-së thanë se do ta apelojnë një vendim gjykate të muajit të kaluar, që e hoqi grupin islamik palestinez të Hamasit nga lista e terrorizmit e BE-së. Veprimet e Hamasit bënë që
Izraeli të angazhohej në një luftë vdekjeprurëse 50-ditëshe korrikun dhe gushtin e kaluar.
Pjesa më e madhe e Europës mbetet e tensionuar dhe në gatishmëri të lartë, ndërsa Ministri i Drejtësisë i Belgjikës thotë se personi që mendohet të jetë ideatori i sulmit terrorist të javës së kaluar, nuk dihet se ku ndodhet.
35 belge thotë se 27 vjeçari Abdelhamid Abaaoud, është me origjinë nga Maroku dhe dyshohet se drejtonte një celulë estremiste në qytetin Verviers.
Autoritetet thonë se celula ishte gati për të ndërmarrë një sulm të madh terrorist në caqet policore para se policia të bastiste celulën e tyre të enjten, duke vrarë dy gjatë shkëmbimit të zjarrit. (voa)
Davos: Një fshat mirëpret elitën botërore
Nga data 21-24 janar takohen në Davos të gjithë emrat e njohur të politikës, ekonomisë dhe shkencës. Por çfarë do të thotë kjo për një fshat të vogël malor?Një gjë është e sigurtë edhe këtë vit: Në Davos ka borë. Po aq e sigurtë është që në kohën e Forumit Ekonomik Botërore (WEF) nuk gjendet më asnjë dhomë e lirë hoteli, madje as në zonat përreth. Ata që kanë gjetur një apartament të vjetër në stilin e vitetev 60-të duhet të jenë të lumtur. Krahas 78 hoteleve mesatarisht të mëdha, në rajon ofrohen edhe 9.300 krevatë dhe apartamente pushimi në bujtinat për të rinjtë, por me çmime luksoze. Një dhomë e vogël në një ish spital kushton 300 euro nata, me kusht një qëndrim minimumi shtatë ditor.
Zyra e turizmit megjithatë bën reklamë hiperbolike me Davosin që ndodhet ne 1560 metra lartësi, i rrethuar nga majat e maleve impozantë – Davos “qyteti më i lartë i Alpeve dhe një “zonë pushimi me ambient ndërkombëtar dhe ofertë të gjerë strehimi.”
Por si një vend mikpritës i një forumi të madh të ekonomisë botërore Davos është i vogël. Ndoshta kjo e bën këtë vend të vogël sharmant. Pasi kush ka qenë njëherë këtu, nuk ikën kollaj që aty. Udhëtimi deri në aeroport zgjat dy orë, në rastin më të mirë- pjesërisht përmes rrugëve malore të rrëshqitshme. Zinxhirët e borës janë kusht.
Muzeumi mbush arkën
Kështu shumë vetë qëndrojnë, dhe davosit ofrojnë me qira çdo metër katror të lirë. Muzeumi i vogël, Ernst Ludvig Kirchner në një pozicion qendror ofron veprat grafike të artistit. Nga data 16-26 janar ai qëndron i mbyllur, sepse hapësirat e tij përdoren për qëllime të tjera. “Hapësirat e muzeut mund t’i ofrojmë gjatë ditëve të WEF dyfish apo trefish në ditë”, thotë Dolores Mark, drejtuese evenimentesh në muze. Ajo nuk thotë se kujt i jepen me qira, por vetëm se gjatë javës së forumit muzeumi ka si miq gjashtë firma të ndryshme. “Disa marrin me qira hollet e ekspozitave për takime të ndryshme- Të tjera organizojnë në mbrëmje party-koktejl apo darka me miq të ftuar.” Sigurisht fitimet mbeten sekret: Vetëm kaq thuhet: “Për shkak se ne jemi një muze privat, dhënia me qira e hapësirave tona ka një rëndësi të madhe. Në këtë mënyrë ne mund të gjenerojmë të ardhura për muzeun.”
Policia dhe ushtria
Logjistika është një nga sfidat më të mëdha të forumit në Davos. Pasi krahas të ftuarve zyrtarisht vijnë edhe përfaqësues 35sh, personeli i sigurisë dhe punonjës shtesë të hoteleve të gastronomisë. Të gjithë duhet të akomodohen diku, dhe në të njëjtën kohë duhet të garantohet siguria e anëtarëve të nivelit të lartë të Davosit. Përgjegjëse për këtë është policia e kantonit, Graubünden. Zëdhënësi i saj Thomas Hobi nuk do të thotë se sa forca sigurie janë në veprim, por vetëm se nga vijnë ata. “Njësia përbëhet nga skuadra policore nga e gjithë Zvicra.” Të gjitha drejtoritë e policisë dërgojnë skuadrat e tyre, madje edhe Lichtenshtajni. Përveç kësaj policia e kantonit ka kompetenca edhe për 3000 ushtarë të ushtrisë zvicerane.” Ushtarët vëzhgojnë të gjithë territorin. Sipas Hobit, Davos është i ndarë në katër zona sigurie, ku brenda hyn vetëm ai që është i akredituar.
Por edhe personat e akredituar duhet të kalojnë shpesh në kontrolle sigurie. Para hyrjes në qendrën e kongreseve kontrollohen me imtësi si në aeroport, çantat, kalohet nëpër dedektorë sigurie etj. Aty sheh të presin me durim në radhë si menaxheri e Hegde-fondeve ashtu edhe ministrin. Qytetarët e Davosit duhet që qëndrojnë jashtë dhe madje të përballen me kalime anësore që marrin kohë të konsiderueshme.
Ndikimet e sulmeve terroriste në Paris
Sulmet e Parisit nuk ndikojnë në masat e sigurisë në Davos, thekson zëdhënësi i policisë, Thomas Hobi. Shkalla e sigurisë është gjithmonë e lartë në Davos, sigurisht në konsideratë merren edhe informacionet e shërbimeve sekrete. “Prej vitesh ka plane konkrete urgjence, si të reagohet për pengimet në trafik, ashtu edhe për atentatet.” Një avantazh është edhe qyteti i vogël, kështu hyrja në qytet dhe dalja prej tij mund të bllokohen në mënyrë të rrufeshme. Në Davos njerëzit i presin me qetësi miqtë nga e gjithë bota dhe gëzohen për biznesin e mirë. Ka javë që në qytet renovohet dhe modifikohet. Në hoteltin Panorama në garazh është vendosur një çadër e madhe me konstruksion çeliku. E ashtuquajtura “Panorama e katedrales” ofron vend për 300 vetë dhe mund të përdoret si restorant, bar apo diskotekë. Por falas është vetëm panorama e mrekullueshme e maleve. (dw)
Terrorizmi mund të ndryshojë tonin e fjalimit të Presidentit Obama
Presidenti Barack Obama mban nesër fjalimin e përvitshëm për gjendjen e vendit në një kohë kur janë rritur masat e sigurisë në Uashington dhe qytete të tjera pas sulmeve terroriste në Francë. Zhvillimet ndërkombëtare po e detyrojnë presidentin Obama që t’i kushtojë më shumë vëmendje çështjeve të sigurisë brenda dhe jashtë vendit.Ceremonia madhështore e fjalimit të nesërm para një sesioni të përbashkët të Kongresit vjen në një kohë kur masat e sigurisë janë forcuar në të dyja anët e Atlantikut. Ditët e fundit, ka pasur aksione policie në Belgjikë dhe Gjermani, arrestime në Greqi dhe rritje të masave të sigurisë në gjithë Evropën, të gjitha pas sulmit ndaj revistës satirike Charlie Hebdo.
Përpjekjet e sigurisë duhet t’i përshtaten një lloji tjetër kërcënimi, sipas Rob Wainwright që drejton agjencinë e rendit të Bashkimit Evropian, Europol.
“Po shohim një përpjekje shumë të vendosur të qeverive tona, policive të vendeve të ndryshme dhe organizma si Europoli që po rishikojnë me urgjencë rrugët për një mbështetje më të mirë të shërbimeve kundër terrorizmit kudo, si edhe për një shkëmbim më të mirë të informacionit të zbulimit, në ndjekjen e financimit të terrorizmit dhe armëve të paligjshme dhe veçanërisht vëzhgimin e aktiviteteve terroriste në internet”.
Zhvillimet ndërkombëtare po e detyrojnë presidentin Obama që shpreson të punojë me një Kongres të kontrolluar nga republikanët për një program që përfshin përparësitë e politikës së brendshme, që t’i kushtojë më shumë vëmendje çështjeve të sigurisë brenda dhe jashtë vendit.
“Kjo dukuri e ekstremizmit të dhunshëm, ideologjisë, rrjeteve, aftësisë për të rekrutuar të rinjtë, është shumë e përhapur dhe ka depërtuar në komunitete në të gjithë botën. Është një problem shumë shqetësues, që shkakton tragjedi dhe shkatërrim, por një betejë që në fund të fundit ne do ta fitojmë”.
Me baza të fjetura terroriste që besohet të ekzistojnë në shumë vende dhe mundësinë që incidenti tek Charlie Hebdo të mobilizojë ekstremistët në gjithë globin, administrata e Presidentit Obama dhe qeveri të tjera nuk po diskutojnë nëse do të ketë përpjekje për një sulm tjetër por kur dhe ku. (voa)
Pilzen në Çeki – kryeqytet kulturor i Evropës
Pilzen në Çeki është kryeqytet kulturor i Europës për vitin 2015 por çfarë e bën këtë qytet kaq të veçantë? Metropoli i katërt më i madh i Çekisë ka më shumë për të ofruar se birra karakteristike.Orkestra e Filarmonisë së qytetit Pilsen hapi siparin e programit të kryeqytetit kulturor 2015. Rreth 600 aktivitete janë pjesë e kalendarit kulturor të qytetit çek – teatër, koncerte, ekspozita, evente Open-Air, cirk dhe shumë e shumë organizime për të treguar thesaret e vërteta të qytetit Plzen që këtë vit mban kurorën e kryeqytetit kulturor europian. Megjithë sloganin- karrem për turistët – “Pilzen pa birrë është si Parisi pa kullën Eifel”, Plzen ka më shumë për të ofruar se birra karakteristike.
Titullin e kryeqytetit të kulturës 2015, qyteti çek e ndan me një qytet tjetër në Europë, Monsin tradicional në Belgjikë. Nderimin për këtë kurorë e jep BE, por shpenzimet kryesore për aktivitetet kulturore duhet t’i marrin përsipër vetë qytetet. Kundrejt Mons-it në Belgjikë që shpenzon 70 milionë euro për këtë nderim, Pilzen në Çeki është më modest. Buxheti i këtij kryeqyteti të kulturës është 20 milionë euro. Megjithatë të gjithë janë të bindur se ky është një investim në të ardhmen.
I pasur në histori
Pilzen është aktualisht nën hijen e Pragës, 120 kilometra në lindje, megjithëse edhe ky qytet ofron shumë histori: kisha të vjetra dhe një sërë muzeumesh. I themeluar në vitin 1295 me porosi të mbretit Wenzel II, qyteti duhej të kthehej në një nga zonat më të famshme të Bohemisë. 700 vite më vonë pjesa historike e qytetit me shtëpitë karakteristike të art nouveau u shpall monument kulture. Në sheshin e Republikës qëndron katedraja e Shën Bartolemeut. Me lartësinë 102 metra ajo është katedralja më e lartë e Çekisë. Edhe Sinagoga e Madhe është magnet për turistët, ajo është sinagoga e dytë më e madhe e Europës dhe dëshmia e gurtë e një epoke lulëzimi të komunitetit hebraik në Pilzen. Gjatë holokaustit shumë hebrenj të Pilzenit ranë viktimë e çmendurisë racore të nazistëve, një humbje e madhe për qytetin dhe kulturën e tij. Këto akte mizore do të kujtohen në maj në “Festën e Çlirimit” – 70 vjet pas Luftës së Dytë Botërore.
Thesare të fshehura dhe apps
Disa atraksione turistike të këtij qyteti veçse flenë në nëntokë. Kështu poshtë qytetit gjendet një tunel 10 kilometra i gjatë nga shekulli i 14-të, por edhe thesarë tjerë kulturorë nuk gjenden aq lehtë. Një grup historianësh dhe dëshmitarësh të kohës kanë krijuar për këtë “hartën e qytetit të fshehur”. Qindra histori mund të zbulosh në këtë mënyrë në vende konkrete.
Por Pilzen përpiqet të përdorë edhe teknikat e reja: Kështu në internet apo përmes një app në celular mund të shohësh historitë e nëntë karaktereve fiktive nga Plzen, mekanikun Jarda për shembull. Sepse Pilzen ka qenë dikur qendra e prodhimit të automjeteve Skoda. “Kjo është një mënyrë e re për të njohur qytetin”, thotë Petr Forman, drejtor artistik i kryeqytetit kulturor.
Ndërsa miqtë e arkitekturës mund të kërkojnë gjurmët e arkitektit Adolf Loos (1870-1933) përmes një plani interaktiv; shumë nga banesat private të ngritura nga arkitekti i njohur, janë hapur tani për publikun.”Në gjysmën e parë të shekullit të 20-të, ai ka qenë pionieri i arkitekturës moderne” thotë Magdalena Suoukupova nga Qendra e Turizmit. “Por askush nuk e di se shumica e punimeve të tij – me përjashtim të Vjenës – mund të shihen këtu në Pilzen.”
Teknika dhe teatri
Nga hapësirat moderne deri tek hollet e fabrikave të rrënuara: Të gjitha ambientet transformohen gjatë vitit 2015 në skena origjinale për aktivitetet kulturore. Një nga repartet e prodhimit të birrarisë Pilzner do të ofrojë ekspozitën “Dizajn europian”. Ndërsa ish-repartet e prodhimit të Skodës do të kthehen në një laborator të “Techmania Science Center” dhe do të ofrojnë një ekspozitë tredimensionale “3D Planetarium”. Nga shtatori 2014 Plzen ka dy skena teatri. “Teatri i madh” i hapur për herë të parë në vitin 1902, një nga monumentet kulturore të qytetit dhe “Teatri i ri Josef Kajetan Tyl”. Sipas drejtorit të programit Petr Forman “ne duam të entuziazmojmë njerëzit që zakonisht nuk shkojnë në teatër apo koncerte.”
Pilzen paraqitet i pazakontë- jo vetëm në aktivitetet që ofron, por edhe në stemën e qytetit, ku shumë vizitorë habiten kur shohin aty simbolin e një deveje. Deveja që zbukuron stemën e qytetit ka qenë një dhuratë e mbretit polak për husitët çekë, të cilët e ndihmuan atë në luftën kundër turqve. Edhe me devenë qyteti lidh historinë e tij. Pilzen – qyteti kulturor i Europës 2015 ka shumë për të ofruar. (dw)
Celula terroriste në Belgjikë kishte në shënjestër policë
Një javë pas sulmeve terroriste në Paris Belgjika është vendosur në gjendje alarmi. Policia vrau dy të dyshuar për terrorizëm dhe arrestoi 15 të tjerë. Islamistët e dyshuar kishin vënë në shënjestër policinë.Në kryeqytetin belg mbizotëron alarm i shkallës së tretë, shkalla e dytë për nga rëndësia si paralajmërim për masat e sigurisë. Policët patrullojnë nëpër metro dhe në sheshet publike. Masat e sigurisë në ndërtesat publike si dhe në institucionet e BE-së janë intensifikuar. Shkollat hebreje në mbarë vendin janë mbyllur si masë përkujdesjeje. Në Belgjikë qysh nga mbrëmja e së enjtes (15.01) deri në orët e para të mëngjesit të premten ka vazhduar një “operacion i përgatitur prej kohësh në luftën kundër terrorizmit, për të minimizuar rrezikun për vendin tonë”, tha kryeministri Charles Michel një ditë pas mbledhjes së jashtëzakonshme të kabinetit të sigurisë me krerët drejtues të autoriteteve të policisë dhe të shërbimeve sekrete.
Zëdhënësi i prokurorisë në Bruksel, Eric von der Sypt, tha se terroristët kishin pasur në plan të vrisnin kryesisht policë: “Me këtë operacion ne donim të shkatërronim një celulë terroriste dhe rrjetin e saj terrorist. Ne na u desh të vepronim, sepse grupi ishte gati të ushtronte sulme terroriste, qëllimi i tyre ishte të vrisnin policë në rrugë ose në pikat e rojes.”
Sekuestrohen armë dhe uniforma policie
Për këtë dëshmon fakti, që në 12 kontrolle shtëpishë të kryera gjatë natës janë gjetur uniforma policie, të cilat do t’u shërbenin atentatorëve të mundshëm për t’u kamufluar. Në qytezën Verviers policia zbuloi një depo me armatime voluminoze, tha prokurori Thierry Werts: “Gjatë kontrolleve në Verviers janë gjetur shumë armë, ndër to katër automatikë të tipeve Kalaschnikov dhe AK-47, përveç kësaj është gjetur një sasi e madhe municioni dhe lënde shpërthyese. Janë sekuestruar disa uniforma policie, mjete komunikimi, karta të falsifikuara identiteti dhe një shumë e madhe parashë.” Aksioni në shkallë të gjerë ka parandaluar sulme terroriste në Belgjikë, vlerësoi ish-ministrja e Drejtësisë Laurette Onkelinx në një intervistë televizive. “Autoritetet e sigurisë kanë shmangur një masakër.” Por popullsia tani nuk duhet të bjerë në panik, ajo duhet të ketë besim tek efikasiteti i policisë, tha Onkelinx.
Të shtëna në Verviers, kontrolle në Bruksel
Aksioni i policisë kundër celulave të dyshuara të terroristëve u zhvillua njëkohësisht me kontrollet në qendër të Brukselit dhe në lagje të ndryshme perfierike ndër to edhe në Molenbeek, Schaerbeek dhe Anderlecht. Në këto lagje ka kuotë relativisht të lartë emigrantësh, të cilët janë deklaruar për islamin. Operacioni në hapësirën e Brukselit u zhvillua pa përdorimin e armëve. Ndryshe u zhvilluan ngjarjet në qytezën Verviers në afërsi të Liège: dy të dyshuar për terrorizëm hapën atje zjarr me armë automatike ndaj policisë. “Si rrjedhojë për disa minuta pati shkëmbime zjarri në rrugën Rue Colline në qendër të qytetit”, vunë në dukje autoritetet e sigurisë.
“Ishte si një luftë”, i tha një banor gazetës lokale. Në internet qarkullon një video e filmuar nga celulari prej një banori të lagjes, prej së cilës dokumentohet shkëmbimi i zjarrit. Si pasojë dy të dyshuarit për terrorizëm janë vrarë. Një tjetër, i cili ishte fshehur në shtëpi, është arrestuar. Gjithsej në mbarë vendin u arrestuan 13 persona. Mbi identitetin e tyre prokuroria nuk dha informacion. I panjohur është edhe identiteti i dy të dyshuarve për terrorizëm të vrarë. Dy nënshtetas të tjerë belg janë arrestuar ndërkohë në veri të Francës.
Luftëtarë të kthyer nga Siria?
Operacioni i policisë, sipas të dhënave të pakonfirmuara nga qarqet e policisë, drejtohej kundër luftëtarëve xhihadistë, të cilët janë kthyer në Belgjikë nga Siria apo Iraku. Mbi numrin e tyre në Belgjikë ka të dhëna të ndryshme. Televizioni RTBF bën fjalë për 100 të kthyer. Autoritetet belge në fillim të vitit publikuan një statistikë, sipas së cilës ndërkohë 184 belg luftojnë në Siri apo në Irak për grupin terrorist “Shteti Islamik”. Të tjera përllogaritje flasin për deri në 340 të rinj, të cilët në Belgjikë janë tërhequr pas islamizmit radikal dhe kanë shkuar në Siri ose në Irak.
Nga shteti i vogël Belgjika me vetëm dhjetë milionë banorë krahasuar në nivelin e BE-së është relativisht i lartë numri i të ashtuquajturve “foreign fighters”. Vetëm në Francë, Gjermani dhe Britaninë e Madhe është më ilartë se në Belgjikë numri i të rinjve të radikalizuar, që shkojnë drejt zonave të luftës. Belgjika ka një kuotë të lartë popullsie emigrantësh, që vijnë nga vendet myslimane. Organizatat radikale islamike deri tani kanë mundur të punojnë të patrazuara në Belgjikë. “Në Europë ka gjithnjë e më shumë xhihadistë. Në Belgjikë numri është mbiproporcionalisht i lartë”, thotë Dyab Abour Jahjah për gazetën “Le Soir”. Jahjah drejton një organizatë, e cila përfaqëson blegët me origjinë arabe.
Në vitin 2013 qeveria belge hartoi një plan për integrimin më të mirë të të rinjve myslimanë të deziluzionuar si dhe për parandalimin e radikaliizmit të tyre. Organizata “Sharia4Belgium”, e cila ka rekrutuar luftëtarë është ndaluar në vitin 2012. Drejtuesi i saj është në proces gjyqësor qysh nga vera e vitit të kaluar në qytetin Anvers nën akuzën për krijimin e një shoqate terroriste. Natën e së enjtes (15.01) kryeministri Charles Michel deklaroi ashpërsimin e ligjeve kundër terrorit. Si rrjedhojë do të intensifikohet mbikqyrja e telefonatave për të dyshuarit. Kanë qenë pikërisht telefonatat e përgjuara që kanë ndihmuar në zbulimin e celulës terroriste të asgjësuar tani, bëhet e ditur. (dw)
Koment: Liria e mospublikimit
Disa 35 kryesore amerikane u kritikuan ashpër, sepse vendosën të mos botonin karikaturat e Charlie Hebdo. Pa të drejtë, mendon Michael Knigge.Ishte një impuls unik dhe gobal. Pas masakrës së shëmtuar ndaj karikaturistëve të revistës satirike franceze Charlie Hebdo javën e kaluar 35t dhe gazetarët në mbarë botën shprehën mbështetjen e tyre për lirinë e mendimit dhe të shtypit. Shumë 35, ndër ta edhe Deutsche Welle, reaguan ndaj atentatit me fotografi, në të cilat gazetarët mbajnë pankarta me mbishkrimin “Je suis Charlie”. Këto pamje u bënë shpejt simbol global i solidaritetit me viktimat. Në fund shprehja e solidaritetit gazetaresk dhe mbështetja e lirisë së shtypit u bënë vetë objekt i raportimit dhe i diskutimit në lidhje meCharlie Hebdo. Pas antentatit shumë 35 publikuan vetë karikaturat e Charlie-Hebdo, ndërsa të tjera zgjedhon të kundërtën. Dhe përsëri çështja, nëse 35t i botuan karikaturat apo jo, u bë pjesë e një diskutimi të gjallë. Ky debat nuk është vetëm i justifikuar, por edhe i dobishëm.
Kritikë e përgjithshme
Me të drejtë mund të kritikosh disa 35 kryesore amerikane si New York Times, Wall Street Journal, apo agjencinë e lajmeve Associated Press, që nuk kanë publikuar menjëherë pas sulmit karikatura të Muhametit, për të qenë të kujdesshëm me muslimanët, të cilëve ato u duken të papranueshme. Edhe CNN dhe Fox News nuk e bënë një gjë të tillë. Por që t’i cilësosh këto 35 për këtë arsye hipokrite dhe t’i akuzosh, se u lëshojnë pe xhihadistëve duke bërë vetëcenzurë, mund të jetë emocionalisht e kuptueshme, por është edhe fyese dhe kontraproduktive. Detyra e organizatave të 35ve dhe gazetarëve është që të vlerësojnë informacionet, që i konsiderojnë relevante për vete dhe për përdoruesit e tyre. Vlera e lajmit është një nga kriteret, që përmenden shpesh në këto raste. Interesi publik është një tjetër aspekt i rëndësishëm, edhe pse më pak i përmendur.
Pyetje gazetareske
Le t’i shohim karikaturat e Charlie-Hebdo nga ky këndvështrim. A është e domosdoshme përsëritja e njërës, apo e disa karikaturave, për të paraqitur sulmin ndaj redaksisë së Charlie-Hebdo dhe sfondin e tij? E thënë me fjalë të tjera, a kanë karikaturat, që shumë muslimanëve u duken ofenduese, vetë vlerë lajmi? Shumica e gazetarëce do të thonin, vizatimet kanë vlerë lajmi, sepse Charlie Hebdo u sulmua për hir të tyre. Pyetja tjetër është, a është në dobi të interesit publik të publikohen vizatime, të cilat për një pjesë të shoqërisë janë të papranueshme dhe blasfemike. Përgjigja për këtë pyetje është edhe më pak e qartë.
Natyrisht liria e shtypit u jep gazetarëve të drejtën, për të botuar informacione, edhe kur një pjesë e shoqërisë i konsideron ato ofenduese. Por kjo nuk do të thotë se gazetarët duhet të publikojnë pa nevojë informacione apo fotografi delikate, vetëm se e kanë në dorë ta bëjnë këtë. Ata duhet ta vlerësojnë, nëse mund të transmetojnë informacionet e nevojshme, pa plagosur pa nevojë ndjenjat e njerëzve. Prandaj është një dilemë, t’i publikohesh karikaturat, dhe nëse po, cilat. Buzzfeed dhe të tjera portale amerikane të internetit kanë nxjerrë një përzgjedhje më të gjërë të karikaturave të Charlie-Hebdo. Wall Street Journal dhe Washington Post, që pas atentatit hoqën dorë nga karikaturat e Muhametit, publikuan pastaj kopertinën e Charlie-Hebdo me Muhametin, që qante. Ndërsa New York Times nuk e publikoi as atë. Çdonjëri prej këtyre vendimeve mund të justifikohet. Kjo që quhet liri e shtypit. Dhe ajo përfshin të drejtën për të mos publikuar. (dw)
Belgjikë, 13 të arrestuar për aktivitet ekstremist
Prokurorët belgë thonë se kanë arrestuar 13 vetë në një seri bastisjesh në vend. Ata shprehen se të dyshuarit besohet të jenë anëtarë të një grupi islamik që kishte planifikuar sulme kundër policëve.Zyrtarët thanë sot se nuk duket të ketë ndonjë lidhje mes këtij grupi dhe sulmeve të javës së kaluar në Paris. Megjithatë, dy të dyshuar u arrestuan në Francë, përveç personave të arrestuar në Belgjikë.
Hetuesit thanë se kishin zbuluar armë të ndryshme, si revolverë dhe armë automatike, lëndë plasëse dhe uniforma policësh në një apartament në qytetin Verviers, pranë kufirit me Gjermaninë.
Ata shtojnë se dy persona u vranë dje gjatë bastisjeve, por identiteti i tyre nuk është konfirmuar ende. Gjatë bastisjes personat hapën zjarr ndaj policisë. Shkëmbimi i zjarrit zgjati disa minuta, por nuk pati të plagosur nga forcat e rendit.
Autoritetet besojnë se disa nga ekstremistët janë larguar nga Belgjika për në Siri.
Megjithëse nuk janë zbuluar lidhje me incidentet e Parisit, policia belge tha se një person i arrestuar dje dyshohet se ka furnizuar me armë Amedy Coulibaly, i cili vrau katër vetë në një dyqan ushqimesh.
Zyrtarët në Belgjikë kanë ngritur nivelin e rrezikut në vend. (voa)
Nisma e Steinmeier dhe Hammond për Bosnje-Hercegovinën
Edhe 20 vjet pas luftës gjendja në Bosnje-Hercegovinë nuk është përmirësuar, vendi përballet me krizë të madhe ekonomike dhe politike. Steinmeier dhe Hammond gjatë vizitës në Sarajevë propozojnë një nismë për ndryshime.Lufta ka përfunduar në Bosnje-Hercegovinë para 20 vitesh, por gjendja në këtë vend ende është shumë e rëndë. Kështu mendojnë minsitri i Jashtëm gjerman Frank Walter-Steinmeier dhe homologu i tij britanik Philip Hammond. Ministrat e jashtëm të Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe janë mësuar me çështje të pakëndshme diplomatike. Por në një letër të hapur në nëntor 2014, ata kanë shprehur kritika për gjendjen: Bosnje – Hercegovina ka mbetur në vendnumëro sa u përket zhvillimeve ekonomike dhe politike. Përçarjet etnike janë shumë të thella dhe vendi ka nevojë për reforma, të cilat deri tani nuk janë realizuar. Pasojat e mungesës së reformave janë të rënda, thotë Steinmeier. “Bosnje-Hercegovina ka ngecje në krahasim me vendet e tjera të rajonit. Së pari, kur bëhet fjalë për zhvilimin brenda shtetit. Por edhe sa i përket procesit të integrimit në Europë.”
Pengesat më të mëdha
Në Bruksel mendohet se pengesa më e madhe në këtë proces është një klauzolë në Kushtetutën e vendit për drejtimin e shtetit, sepse gjithmonë duhet të shikohet proporcionaliteti i përkatësisë etnike në institucione. Kjo do të thotë që se postet ndahen sipas përkatësisë nacionale: boshnjakë, serbë apo kroatë dhe jo mbi bazën e aftësive. Minoritetet, si hebrejtë apo romët, përjashtohet nga ky proces dhe diskriminohen. Kështu vendosi Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Para se të shënohet ndonjë hap në procesin e afrimit me BE, duhet të ndryshojë Kushtetuta e këtij vendi, thuhet në kërkesat e BE. Ministri i Jashtëm gjerman mendon se këto kërkesat janë me vend. “Duhet të shohim nëse rrjedha e gjërave në Bosnje – Hercegovinë është si duhet, apo duhet të bëjmë ndryshime”, thotë ai.
Ndërsa homologu i tij britanik Philip Hammond ka propuzuar që fillimisht të merremi me çështje social-ekonomike dhe më pas të bëhen ndryshimet kushtetuese. Në BE kaherë janë të dëshpëruar me gjendjen dhe me udhëheqjen e Bosnje-Hercegovinës. Ministrat e tjerë të jashtëm i janë bashkuar iniciativës gjermano-britanike. Ndërsa e ngarkuara për Politikë të Jashtme e BE, Mogherini ishte euforike: “Po, ky mund të jetë një fillim i ri. BE dhe Bosnje-Hercegovina duhet të bëjnë sa më shumë që është e mundur, për ta shfrytëzuar këtë shans.” Sipas saj, kjo iniciatvië mund të shënojë kthesën e Bosnje-Hercegovinës në drejtm të BE-së.
Por për ta nisur këtë proces, politikanët lokalë duhet të ndryshojnë qëndrimet. Ata ende nuk janë dakord. Megjithatë Frank-Walter Steinmeier dhe Philip Hammond duan që gjatë vizitës (16.01.2015) në Sarajevë të kërkojnë mbështetje për nismën e tyre. Pika kulmore e kësaj vizite do të jetë një fjalim para parlamentit. (dw)