Kategoritë: Kulturë

Çka është besëtytnia?

Bestytënia

BESËTYTË mb.

Që beson në gjëra të kota, që është i dhënë pas besimeve të kota. Njeri besëtytë.

BESËTYTNI f.

Paragjykim i gabuar, sipas të cilit disa ngjarje e dukuri merren si shenja të fshehta, që parathonë të ardhmen ose që sjellin të mirën e të keqen; besim i verbër i njerëzve të prapambetur në forcat e mbinatyrshme, besim i kotë. Besëtytni fetare. Njeri me besëtytni. Lufta kundër besëtytnive. 

 

“Dija e çliron njeriun nga besëtytnia.”

James Dewey Watson (1928)

 

“Besëtytnia është feja shpirtrave të dobët.”

Edmund Burke (1729-1797)

 

“Besëtytnia është feja e vërtetë e turmës.”

Aldo Busi (1948)

 

“Është frika që e ngjiz, që e mban dhe që e ushqen besëtytninë”

Baruch Spinoza (1632-1677)

 

“Nuk ekzistojnë njerëz më besëtytës se skeptikët.”

Leon Trocki (1879-1940)

 

“Fanatizmi ka lidhje me besëtytninë siç ka lidhje deliri me gripin.”

 Voltaire (1694–1778)

 

“Filozofia shuan botën nga flakët që ndez besëtytnia.”

Voltaire (1694–1778)

 

“Frika është burimi kryesor i besëtytnisë dhe mizorisë. Tejkalimi i frikës është fillimi i urtisë.”

Bertrand Russell (1872-1970)

 

“Besëtytnia ndjell tersllëk.”

Raymond  Smullyan (1919-2017)

 

Jean-Baptiste Alphonse Karr:

Alphonse Karr

Jean-Baptiste Alphonse Karr (24 nëntor 1808 – 29 shtator 1890) ishte kritik, gazetar dhe novelist francez:

Besoj në Zotin që ka krijuar njerëzimin, jo në Zotin që njerëzimi krijoi.

Lypësit grabisin të varfrit.

Shumë miq, pak miqësi.

Lumturia përbëhet nga fatkeqësi të evituara.

Prona është një kurth. Mendojmë se e zotërojmë atë, po në fakt jemi të zotëruar prej saj.

Fyerjet janë shumë poshtëruese për ata që i thonë, kur nuk arrijnë të poshtërojnë ata të cilëve u drejtohen.

Shumë gjëra shkojnë keq sepse njerëzit nuk e shohin profesionin si një qëllim, por si një mjet.

Të gjithë duan miq, askush nuk shqetësohet të jetë i tillë.

Në parajsën tokësore, femra e ka kafshuar frutin e pemës së dijes dhjetë minuta përpara mashkullit dhe që prej atëherë i ka ruajtur ato dhjetë minuta avantazh.

Pse Beethoveni? Njëmbëdhjetë përgjigje nga dirigjenti Kent Nagano

BethovenDirigjenti amerikan Kent Nagano shpjegon për ne se çfarë do të thotë Ludwig van Beethoven sot – dhe si e ka ndikuar ai botën.

Në vitin e 250-të pas lindjes së Ludwig van Beethoven-it, Kent Nagano reflekton për mënyrën se si ndikoi Beethoveni në histori – edhe përtej fushës së ngushtë të muzikës klasike.

1. Jeta koncertore sot do të ishte krejt ndryshe, pa Beethovenin. Sinfonitë dhe koncertet e tij solistike në veçanti kanë ndihmuar në institucionalizimin e gjërave që ne i konsiderojmë si të natyrshme sot: sistemin e orkestrës, ​​seritë e koncerteve, ditët përkujtimore muzikore dhe festivalet.

2. Shprehja e thellë e humanizmit që ngërthen muzika e Beethoven-it pasqyron idealet e iluminizmit: të drejtën për liri dhe drejtësi, për vetëvendosje, individualizmin dhe përparimin njerëzor. Koha e Beethoven-it ishte një kohë trazirash, lufte dhe nacionalizmi, por edhe një kohë në të cilën lindën koncepte të reja të individit, shoqërisë dhe botës. Në këtë kohë të ndryshimeve rrënjësore njerëzit duhet të luftonin për dinjitetin e tyre, për lumturinë e tyre – dhe të merrnin edhe përgjegjësinë për këtë. Për këtë mënyrë të re të menduari, Beethoveni kompozoi muzikën përgjegjëse duke komunikuar në të  idealin e një bote më të mirë, më humane.

3. Beethoveni shkroi muzikë që flet për humanizmin dhe për përvojën njerëzore. Shpesh, p.sh. në një koncert live, mund të dallosh në të tensionin midis individit dhe shoqërisë. Veprat pasqyrojnë edhe vlerat e shoqërisë borgjeze që po shfaqeshin në kohën e Beethoven-it. Këtu bën pjesë vlera e punës, e ideve, e ndjeshmërisë dhe e emocionalitetit. Pra, muzika e Beethovenit ndonjëherë ka edhe përmbajtje politike, të cilat mund të dallohen përmes përkapjes së publikut ndër vite.

Kent Nagano dëgjon tërë gamën e përvojës njerëzore në muzikën e Beethovenit

4. Kompozimet e Beethoven janë të një cilësie të shkëlqyer. Veprat e tij ishin dhe janë një sfidë, si në aspektin e teknikës së interpretimit, ashtu edhe për t’i interpretuar.

5. Beethoven ishte mjeshtër i zhanreve të ndryshme muzikore: muzikë solistike për piano, muzikë dhome, sinfoni, oratorio, opera etj. Ai u përqëndrua në veçantitë e zhanrit përkatës dhe vendosi standarde në to.

6. Ai ndihmoi të krijohej një lloj i ri kompozitori, ai që nuk ndihej i detyruar ndaj kishës ose autoriteteve, por vetëm ndaj zërit të tij të brendshëm. Në përputhje me shoqërinë që po lindte të kohës së tij, ai gjeti forma të reja të shprehjes muzikore. Me Beethovenin erdhi koncepti i detyrimit artistik dhe i vërtetësisë artistike. Kjo rezultoi në një kuptim të ri të muzikës si një formë të artit shoqëror.

Partitura e Ludwig van Beethovenit i Sinfonisë së Nëntë premierë në 1824Partitura e Ludwig van Beethovenit i “Sinfonisë së Nëntë”, premierë në 1824

7. Ky kompozitor u bë figurë udhëheqëse e muzikës së kohës së tij: të gjithë të tjerët duhet të mateshin me të. Humanizmi në muzikën e tij ishte lënda për legjendën, për stilizimin dhe ikonizimin e figurës së Ludwig van Beethoven-it.

8. Ai ndryshoi mënyrën se si e dëgjojnë dhe e kuptojnë njerëzit muzikën. Muzika e tij u përhap me shpejtësi në formën dhe ritualin e koncertit publik – dhe përtej vlerës thjesht  argëtuese ose vlerës së shpërqendrimit, shumë njerëz rizbulonin veten në të. Ajo përmban mesazhin e përvojës jetësore individuale, subjektive të vetëperceptimit ekzistencialist.

9. Në muzikën e Beethovenit dëgjon përparim dhe zhvillim të mëtejshëm. Shpesh ajo duket se flet për të ardhmen ose proceset e ndryshimit. Kemi të bëjmë me një muzikë të guximit dhe optimizmit, gjallërisë dhe energjisë, plotërisë dhe lëvizjes – dhe ajo shkakton në të dëgjuar, një përjetim sensual, shpirtëror. Ndonjëherë në të tingëllojnë edhe shqetësime, dyshime për idenë e përparimit ose për aftësinë e njeriut për t’u zhvilluar në mënyrë cilësore. Mbi të gjitha, vepra e viteve të vona rrezaton ndonjëherë edhe skepticizëm, ose mund ta perceptosh si diçka medituese ose si vetëreflektim.

10. Muzika e Beethovenit të shtyn përpara, ajo vazhdon, shpërthen kufijtë e së dhënës, të të paracaktuarës ose të asaj që tashmë ekziston. Ajo vë në dyshim rëndësinë e së transmetuarës dhe nënkupton idenë e përparimit përmes iluminizmit.

11. Muzika e Beethovenit është universale. Ajo komunikon jo vetëm me një pjesë të zgjedhur të shoqërisë, por dëshiron të arrijë tek të gjithë. Arti i tij i përjetshëm është i vendosur përtej kufijve të të gjitha tendencave të modave. Ai pasqyron të vërteta të caktuara – dhe njerëzit kanë nevojë për këtë të vërtetë.

Kent Nagano është pjesë integrale e jetës muzikore në Gjermani prej dekadash. Nga viti 2000 deri në vitin 2006 ai ishte dirigjenti kryesor i Orkestrës Sinfonike Gjermane Berlin (DSO) dhe nga 2006 deri 2013 Drejtor i Përgjithshëm i Muzikës i Operës Shtetërore të Bavarisë në Mynih. Që nga viti 2015 ai është Drejtor i Përgjithshëm i Muzikës në Operën Shtetërore të Hamburgut.

Maestroja amerikan është edhe një komunikues pasionant muzikor dhe e shpjegon muzikën klasike në libra, transmetime dhe dokumentare. Në librin e tij “Prisni mrekulli!” ai shpjegon se sa e rëndësishme është muzika klasike në jetën moderne dhe se si mund të ofrojë ajo mbështetje dhe orientim të nevojshëm në një epokë të kompleksitetit të pashembullt.

dw

Ndershmëria

Warren Buffett

“Ndershmëria është një dhuratë e çmuar. Mos e prit nga njerëz të pavlerë “

Warren Buffett

Asgjë nuk kemi humbur derisa të na mbetet nderi. “

Voltaire

Meqenëse ekzistojnë oratorë memeca, humorista të trishtuar, berberë tullacë, mund të ekzistojnë edhe politikanë të ndershëm. “

Dario Fo

Saktësia është motra binjake e ndershmërisë. “

Nathaniel Hawthorne

Nuk mund të jetë kurrë e vogël dhurata që jepet me dashuri. “

Franz Kafka

 

GJUHA SHQYPE

gjuha shqipe

Porsi kanga e zogut t’verës,
qi vallzon n’blerim të prillit;
porsi i ambli flladi i erës,
qi lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t’detit,
porsi gjâma e rrfès zhgjetare,
porsi ushtima e nji tërmetit,
ngjashtu â’ gjuha e jonë shqyptare.

Ah! po; â’ e ambël fjala e sajë,
porsi gjumi m’nji kërthi,
porsi drita plot uzdajë,
porsi gazi i pamashtri;
edhè ndihet tue kumbue;
porsi fleta e Kerubinit,
ka’i bien qiellvet tue flutrue
n’t’zjarrtat valle t’amëshimit.

Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi këtë gjuhë të Perëndis’,
trashigim, që na la i Pari,
trashigim s’ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n’gjuhë t’huej, kur s’asht nevoja,
flet e t’veten e lèn mbas dore.

Në gjuhë shqype nanat tona
qi prej djepit na kanë thânun,
se asht një Zot, qi do ta dona;
njatë, qi jetën na ka dhânun;
edhe shqyp na thanë se Zoti
për shqyptarë Shqypninë e fali,
se sa t’enden stina e moti,
do ta gzojn kta djalë mbas djali.

Shqyp na vete, po pik’ mâ para,
n’agim t’jetës kur kemi shkue,
tue ndjekë flutra nëpër ara,
shqyp mâ s’pari kemi kndue:
kemi kndue, po armët besnike,
qi flakue kanë n’dorë t’shqyptarëvet,
kah kanë dekë kta për dhè të’t’Parvet.

Në këtë gjuhë edhe njai Leka,
qi’i rruzllim mbretnin s’i a, xûni,
në këtë gjuhë edhe Kastriota
u pat folë njatyne ushtrive,
qi sa t’drisë e diellit rrota,
kanë me kênë ndera e trimnive.

Pra, shqyptarë çdo fès qi t’jini,
gegë e toskë, malci e qyteta,
gjuhën t’uej kurr mos ta lini,
mos ta lini sa t’jetë jeta,
por për tê gjithmonë punoni;
pse, sa t’mbani gjuhën t’uej,
fisi juej, vendi e zakoni
kanë me u mbajtë larg kambës s’huej,

Nper gjuhë shqype bota mbarë
ka me ju njohtë se ç’fis ju kini,
ka me ju njohtë për shqyptarë;
trimi n’za, sikurse jini.
Prandaj, pra, n’e doni fisin,
mali, bregu edhe Malcija
prej njaj goje sod t’brohrisim:
Me gjuhë t’veten rrnoftë Shqypnia!

Gjergj Fishta

Thëniet më të Bukura Britanike

InjorancaTë rinjtë mendojnë se të vjetrit janë të krisur, ndërsa të vjetrit e dinë se të rinjtë janë të krisur.

Tiranët në shtëpi dhe qeveri dallohen vetëm nga madhësia e pushtetit.

Ushqehu si të të pëlqejë, por vishu si të tjerët.

Zemra e nënës është shkolla e fëmijës.

Zoti i shtëpisë gjithnjë kupton i fundit.

Të dobëtit, të pasuruarit shpejt, hajduti dhe mashtruesi nuk janë të çiltër.

Të gjitha vajzat janë të mrekullueshme! Prej nga dreqi dalin aq gra të padurueshme?

Të gjithë jemi pjesë e një gjithësie të mrekullueshme.

Të kuptosh gjithçka do të thotë të falësh gjithçka.

Ti je i sinqertë, unë jam xhaxhai yt, ja dy gënjeshtra.

Suksesi ka shumë baballarë, ndërsa dështimi është jetim.

Ruaju nga gratë e këqija dhe nga pranvera e hershme.

Pemës që dëshiron t’i shijosh frutat, mos ia këput lulet.

Përgjigjja më e shkurtër për diçka është ta bësh atë.

Një gardh në mes e mban gjallë miqësinë.

Një vullnetar vlen sa dy të detyruar.

Ngadalësia dhe konstantja fitojnë garën.

Nuk ka shurdh më të madh se ai që s’do të dëgjojë.

Nuk mund të hidhet valle njëkohësisht në dy dasma.

Ndershmëria dhe sinqeriteti, si dy cilësi të krenarisë popullore, në politikë quhen dobësi.

Në Amerikë, presidenti drejton katër vite, shtypi gjithmonë.

Nëse do një pemë, do duash edhe degët e saj.

Nëse këshilla është e mirë dhe e dobishme nuk ka rëndësi kush e jep.

Morali i popujve varet nga respekti që kanë për gratë.

Mos e ndërto portën më të madhe se shtëpinë.

Mund të mos merresh me politikë por ajo merret me ty.

Më mirë të jesh jashtë botës sesa jashtë modës.

Kush tepër përulet, nëpërkëmbet.

Kush krenohet me rrobat, merr famën e rrobaqepësit.

Kishte aq uri, sa nuk mund të priste priftin të thoshte uratën.

Korbi, kur udhëton jashtë shtetit, kthehet përsëri po aq i ri.

Kur dalim në breg, më nuk lutemi.

Kur mësuesit pushojnë, nënat rënkojnë.

Keq kur gruaja di të gatuajë dhe nuk do, po ashtu edhe anasjelltas.

Këshilla e vonuar është si shiu pas të korrave.

Injoranca është një sëmundje vullnetare.

I riu e kërkon lumturinë tek e papritura, i vjetri tek zakoni.

Gruaja dhe anija kurrë nuk janë të pajisura sa duhet.

Gjithë tiranët dhe të ngjashmit kanë besuar në lirinë, por për vete.

Fituesit, jo rrallë shkatërrohen nga fitoret e tyre.

Fyerja më e madhe ndaj të ndershmit është dyshimi për ndershmërinë e tij.

Edhe sikur të rrëzohesha nga mbrapa, njëlloj do të thyeja hundët.

E varfër, dashuria nëse mund të matet.

Deti nuk refuzon asnjë lumë.

Drejtësia që nuk është e njëjtë për të gjithë është padrejtësi.

Dashuria është farefis me urrejtjen.

Anglezi do dashurinë, francezi bën dashuri.

Arti është ndërgjegjja e njerëzimit, po ashtu edhe pasqyrë jete.

Barkat e vogla duhen mbajtur pranë bregut. Të mëdhatë mund të rrezikojnë më shumë.

SHS

Thëniet më të Bukura Amerikane

injorancaNjëzet vjet të sundon dëshira, tridhjetë arsyetimi, dyzetë gjykimi.

Atdheu është vendi ku është robëruar shpirti, tjetër s’ka të tillë.

Bota është aparat fotografik: “Ju lutem qeshuni!”

Çka fillon me inat, përfundon me turp.

Demokracia lind edhe njerëz të pandershëm.

E drejta nuk mund të gjendet nëse nuk janë kushtet e lirisë për ta gjetur.

Është më mirë të përballosh rrezikun sesa të jetosh me frikë.

Historia është një pjesë në vazhdim që e lozin aktorë të rinj.

I lumtur është ai popull, pushtetarët e të cilit qeverisin nën frikën e Zotit.

Injoranca është një formë e ndotjes mjedisore.

Janë politikanë të dobët ata që e dredhin.

Ka shpresë në siguri dhe nuk ka siguri në shpresë.

Klima e Kalifornisë e bën të sëmurin të ndjehet mirë dhe atë që është mirë të sëmurë, të vjetrin të ri, dhe të riun të vjetër.

Kuajt dhe poetët duhet të jenë të ngopur, por jo të dhjamosur.

Kush nuk gjykon të kaluar është i dënuar ta ripësojë.

Mjerë ai që nuk e di se ku ishte, ku është, e ku do të shkojë.

Mos ngrini në përgjegjësi njeriun e pavlefshëm. Kjo turpëron racën njerëzore.

Mos ua thuaj të vërtetën atyre që nuk e meritojnë, hesht.

Ndershmëria, hapi i parë në madhështi, ajo është madhështia.

Ndërtoje shtëpinë tënde për të jetuar në të, e jo për t’u admiruar.

Ne kemi nevojë për tru më shumë se për ushqimet e barkut.

Në çdo grindje fshihet injoranca e ndonjërit.

Nëse largon shkopin, prish fëmijën.

Nëse tregon të vërtetën, s’ke nevojë të mendosh gjë.

Nuk dua të jem zotëri-pronar, por as rob, kështu e kuptoj demokracinë.

Nuk është i ditur ai që di shumë, por ai që ka dije të dobishme.

Nuk ka njeri të mençur, nëse nuk di të përmbahet kur duhet.

Nuk ka paqe pa drejtësi, nuk ka drejtësi pa falje.

Njerëzit nuk dyshojnë për ato gabime që nuk i kanë bërë ndonjëherë.

Njeriu është më i madhe se veglat që ai shpik.

Një moment mund të të bëjë të palumtur përgjithmonë.

Për ata që flasin pak, gjysma e trurit është e tepërt.

Po munde të mendohesh tre herë para se të flasësh, do flasësh më mirë.
Populli, i vetmi kritik, arsyetimi i të cilit vlen.

Rrobat nuk thonë asgjë, por megjithatë shumëçka tregojnë.

Sorra dhe misri nuk mund të qëndrojnë në të njëjtën arë.

Shkallëve të jetës njeriu nuk mund të ngjitet me duar në xhepa.

Takimi i rastësishëm me një libër perlë, mund të ndryshojë krejt fatin e njeriut.

Të drejta të barabarta të gjithëve, – askujt privilegje, ja ideali.

Të gjithë kanë lindur të barabartë por s’jetojnë të barabartë.

Tirania është gjithmonë shenjë dobësie, dhe afrim përmbysjeje.

T’u dhurosh lirinë popujve të tjerë nëpërmjet gjakderdhjes, është sikur të duash të ruash virgjërinë e një femre nëpërmjet kontaktit seksual.

Unë nuk di kush ishte gjyshi im, mua më shqetëson nipi i tij.

Unë nuk mund të ndihem ndryshe, veçse si populli kujt i përkas.

Unë rri më poshtë se çdo njeri të cilit i dhunoj të drejtat.

Zilia është hakmarrja e të paaftëve.

Zjarri mund të fshihet por e tregon tymi.

Zgjidhe shokun ngadalë dhe ndahu nga ai edhe më ngadalë.

SHS

 

Jubileu i Beethovenit sfidon Corona-n

Beethoven 2Viti 2020 duhet të ishte i gjithi për Ludwig van Beethoven-in, por erdhi Corona. Viti i përvjetorit thjesht u shty për vitin e ardhshëm. Elementët kryesoë pritet të dalin në skenë në vitin 2021.

Me një numër të madh aktivitetesh, nga koncertet sinfonike me artistë të famshëm deri në muzikë në shtëpi, vallëzim dhe shfaqje, do të festohej ditëlindja e 250-të e Beethoven-it në qytetin e tij të lindjes, Bonn dhe në të gjithë vendin. Ndodhi ndryshe. Shumica e rreth 300 projekteve të vitit të përvjetorit ranë viktimë e pandemisë së virusit – përfshirë ngjarje spektakolare si koncerti i njëkohshëm i Orkestrës Beethoven të Bonn-it me Orkestrën Sinfonike të Vjenës, të planifikuar për 15 maj, një urë simbolike midis dy qyteteve të Beethoven-it, ose Festa e Beethovenit (Beethovenfest), me të cilën do të paraqitej një program veçanërisht i pasur jubilar në mars dhe shtator 2020. Ekspozita unikale biografike e Beethoven-it në ekspozitën në Bonn Kunst- und Ausstellungshalle u desh të mbyllej para kohe, dhe “anija e transportit Beethoven”, në rrugë nga Bonni në Vjenë për nder të kompozitorit, nuk qe e mundur të udhëtonte.

Fonde nga qeveria federale për përvjetorin

Por tani ka shpresë për krijuesit dhe audiencën: për të kursyer sa më shumë projekte që të jetë e mundur, viti i festivalit do të zgjatet. Bordi Mbikqyrës i Beethoven Jubiläums GmbH (BTHVN 2020) ka vendosur që fondet e caktuara për vitin e përvjetorit të transferohen në vitin 2021. “Viti i Beethoven do të zgjatet kështu me 250 ditë deri në mesin e shtatorit 2021″, i tha agjencisë së lajmeve dpa Günter Winands, kryetar i Bordit Mbikqyrës të Beethoven Jubiläums GmbH dhe Shefi i Departamentit te E Ngarkuara e Qeverisë Federale për Kulturë dhe Media. Ai tha se ka shpresë që disa aktivitete për Beethoven-in të zhvillohen qysh në vjeshtë të vitit 2020, në varësi të situatës pandemike. Qeveria federale kontribuon me 27 milionë euro në programin e përvjetorit.

“Pandemia e ndikon sektorin kulturor në tërësi. Por ne duam të realizojmë sa më shumë që të jetë e mundur të më shumë se 300 projekteve të planifikuara për përvjetorin e Beethoven-it, për këtë arsye planet po përshtaten në aspektin e përmbajtjes ose po shtyhen”, theksoi Malte Boecker, Drejtor i Beethoven-Haus dhe Drejtor Artistik i BTHVN2020 Beethoven Jubiläums GmbH, në intervistën për DW.

Beethoven

Statuja e Beethovenit në Bonn

“Meqenëse ditëlindja bie në 17 Dhjetor 2020, ne po e zgjasim periudhën e sponsorizimit dhe festimit deri në fund të verës 2021.”

Planifikim me kapacitetet maksimale

Tani planifikimi po bëhet me shpejtësi tek të gjithë organizatorët: ku është e mundur një shtyrje, çfarë mund të bëhet në formë të modifikuar ose digjitale, dhe ku nuk ka mundësi të shpëtohet një projekt? “Sezoni ynë i marsit u anulua në minutën e fundit. Sezoni i vjeshtës sapo u shty një vit. Prandaj, ne tani jemi në një vorbull datash dhe afatesh, kohësh dhe shifrash. Të njëjtët artistë dhe ansamle të sezonit të vitit 2020 duhet të jenë në dispozicion edhe në vitin 2021, dhe e njëjta gjë vlen për skenat e përshtatshme, “thotë Drejtoresha e Beethovenfest Nike Wagner në një intervistë për DW.

“Ekziston mundësi e shkëlqyer që një pjesë e madhe e aktiviteteve të shpëtohet për vitin e ardhshëm,” thotë Johannes Plate nga Jubiläums Beethoven GmbH në Bon. Kjo vlen si për koncertet dhe ekspozitat, ashtu edhe për projektet muzikore avangardë dhe kompozimet me porosi. Presioni për inovacion, veçanërisht për strategjinë digjitale, është shumë i lartë për të gjithë ata që janë përfshirë “, thotë Boecker. Për shembull, Junge Theater tani është planifikon ta shndërrojë një pjesë të bazuar te Beethoven-i në një format lojrash që mund të ndiqet në internet.

Beethoven – kundër të gjitha kundërshtive

Disa aktivitete madje mund të shtyhen deri në vitin 2022 ose më vonë, në varësi të situatës individuale të artistëve dhe shfrytëzimit të kapaciteteve të skenave – në këtë rast, megjithatë, këto ngjarje nuk do të mbahen si ngjarje të vitit jubilar, por janë pjesë e Beethovenfest-ës së rregullt . Nga viti 2022 e tutje do të jetë përgjegjës për programin drejtori i ri i festivalit Steven Walter; menaxheri i ri i muzikës do të marrë përsipër drejtimin nga Nike Wagner.

Po ta lejojë lufta kundër virusit, përpjekja e dytë për vitin e Beethoven do të bëhet në fund të vitit 2020: Më 17 Dhjetor 2020 pritet të marrin pjesë në një koncert në Bonn Daniel Barenboim dhe Orkestra e tij West-Eastern Divan. Si rrjedhojë, ngjarja e planifikuar si aktivitet kulmor përmbyllës mund të jetë fillimi simbolik i zgjatjes së vitit jubilar.

dw