Kategoritë: Maqedonia

‘Ilirida’, ndal sundimit maqedonas të shqiptarëve

Dhe, s’kishte si të ndodhte ndryshe, kur në situata të tilla, në skenë të rishfaqet edhe e ashtuquajtura Ushtria për Çlirimin e Iliridës. Në një komunikatë të mbërritur në redaksinë tonë, thuhet se “punohet për çlirimin e shtetit të Iliridës”. Në komunikatë theksohet se Ushtria për Çlirimin e Iliridës, nuk ka asgjë kundër ndaj popullit maqedonas, grek apo serb, por njofton qeverinë e Maqedonisë se nuk lejon shtypjen e egër të kombit shqiptar nën sundimin maqedonas. Sipas komunikatës, shqiptarët barazohen në Maqedoni vetëm në shtetin e Iliridës, ndërkohë që Maqedonia, jeton si shtet i Pavarur vetëm me Njohjen e Shtetit të Iliridës. Për këtë, Ushtria Për Çlirimin e Iliridës, i bënte thirrje edhe misioneve të huaja në vend, të nxitin procedurën për njohjen e Shtetit të Iliridës, në kuadër të shtetit të përbërë të Maqedonisë. Alsat-M

Ambasadori amerikan Baily mbi krizën në Maqedoni

Ambasadori i ri amerikan në Shkup Jess Baily tha sot se shpreson që kriza politike në Maqedoni të zgjidhet në mënyrë pozitive, duke respektuar sundimin e ligjit, transparencën dhe pavarësinë e gjyqësorit dhe lirinë e shtypit.Ai i bëri komentet pasi i dorëzoi letrat kredenciale Presidentit maqedonas Gjorgje Ivanov. Zoti Ivanov tha se Maqedonia i shikon Shtetet e Bashkuara si partnerin më të madh strategjik, ndërsa pret mbështetjen e tyre për integrimet euroatlantike të vendit të tij. (voa)

Maqedonia e 117-ta në listën e lirisë së mediave

Maqedonia vazhdon të fundoset përsa i takon lirisë së 35s. Këtë e dëshmon edhe raporti më i ri i organizatës “Reporterët pa kufij”. Në këtë raport, Maqedonia renditet në vendin e 117-të përkrah vendeve me liri të zymtë të 35s, Taxhikistanit, Afganistanit, Malit dhe Algjerisë.Sipas kryetarit të SHGM-së, Naser Selmani këtë vit Maqedonia ka një lëvizje përpara në renditje, jo se ka bërë përmirësim rreth lirisë së 35s, por se organizata ‘Reporterët pa Kufij’ kanë bërë një metodologji të re të matjes së lirisë së shprehjes. Deri vitin e kaluar ekzistonin vetëm 3 kategori të vendeve, por këtë vit ‘Reporterët pa Kufij’ kanë bërë 5 kategori, ku Maqedonia është renditur në kategorinë e vendeve diktatoriale apo vendeve me qeverisje hibride.
“Unë do ju them se gjendja në bazë të raportit për këtë vit është me keqe se që ishte. Ne vitin e kaluar në këtë raport bënim pjesë në grupin e vendeve gjysmë të lira, kurse këtë vit Maqedonia është shteti i vetëm me të kuqe në Evropën Juglindore. Maqedonia është vendi i vetëm në Evropën Juglindore ku gazetarët dënohen për fjalën e shkruar, Maqedonia është shteti i vetëm ku gazetarët dënohen me gjoba marramendës për kinse shpifje ndaj personave publik. Unë mendojë se Maqedonia është shteti i vetëm ku drejtori i Agjencisë së Zbulimit padit gazetarët për shpifje!’ deklaroi Naser Selmani, kryetar i SHGM-së.
Ndërkohë Zhaneta Trajkovska nga Shkolla e Lartë e Gazetarisë thotë se ngjitja për 6 vende në listën e “Reporterëve pa kufij” është vetëm një makijazh dhe çështje statistikore.
“Liria e 35ve në Maqedoni është shqetësuese. Ne kemi hapësirë 35tike të kontrolluar në mënyrë të rreptë, kemi një pjesë të madhe të pronarëve të 35ve që kontrollohen, kemi korruptim legal të 35ve përmes reklamave shtetërore, patëm një gazetar të burgosur i cili tani është në arrest shtëpiak, kemi disa incidente gjatë vitit të kaluar ku u morën materiale, u fshinë fotografi dhe video incizime, gjithashtu patëm dhe një koleg të arrestuar në Çair gjatë raportimit, kështu që vërtet nuk ka shumë pika që të ketë logjikë kjo ecje përpara në listën e shteteve që kanë gjendje të keqe të 35ve” tha Zhaneta Trajkovska, Shkolla e Lartë e Gazetarisë.
Më mirë se Maqedonia, sipas “Reporterëve pa kufij” radhiten edhe vende afrikane si Zimbabve, Gaboni, Libani dhe Kenia. Në rajon, Maqedonia është vendi në pozitën më të keqe. Shqipëria është në vendin e 82-të ndërsa Kosova, në të 87-ën. Në majë të listës, për liri 35tike gjendet Finlanda dhe disa vende skandinave, ndërsa në fund janë Koreja e Veriut dhe Siria. Valmir Kuçi

Plenumi Studentor okupoi edhe tre fakultete të tjera

Plenumi Studentor vazhdon të okupojë fakultetet. Sot paradite, Plenumi okupoi edhe Fakultetin Ekonomik pranë universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”. Ata u futën nëpër amfiteatro ku po zhvilloheshin ligjëratat dhe kërkuan nga kolegët e tyre t’i bashkëngjiten betejës.
-Çfarë do të bësh nëse mbetesh këtu? Do të zbulosh diçka?! Do vish të qëndrosh tek Filologjiku, kemi tenda, mbulesa, ushqim, gjithçka! Ti çfarë do të bësh, çfarë?
-Çfarë dua, do bëj!

Profesorët që u gjendën nëpër amfiteatro gjatë kohës së

Intervista e plotë e Zoran Zaevit për “24 Vesti”

Kryetari i LSDMsë Zoran Zaev në një intervistë për televizionin “24 Vesti” deklaroi se bombat nuk përmbajnë vetëm incizime të bisedave, por edhe dokumente, të cilat sipas tij, flasin për veprat kriminele të pushtetit.Zaev ka thënë se bëhet fjalë për dokumente që paraqesin urdhra për përcjellje të personave dhe me këtë dëshmohet se përgjimet nuk i ka bë shërbim i huaj, por shërbimet sekrete vendore. Në këtë intervistë Zaev ka theksuar se LSDM nuk do të kursejë partitë shqiptare nga publikimi i bombave. Ai megjithatë përshëndeti qëndrimet e BDI dhe PDSH që bashkësia ndërkombëtare të kycet në aferën lidhur me bombat, duke u shprehur haptazi se dyshon në pavarësinë e prokurorisë dhe gjyqësisë në Maqedoni, transmeton lajmpress.com. Ai ka folur edhe për takimet që ka pasur me kryeministrin Gruevski, duke thënë se në një takim Gruevski është pajtuar për formim të shpejtë të qeverisë teknike. Zaev paralajmëroi se për dallim prej pres konferencës së parë, presi i dytë ku do të publikohen bombat do të transmetohet direkt edhe në ueb faqen partiake. Zaev sonte do të jetë mysafir edhe në Tv Alsat, në emisionin “Rruga drejt”. (lajm)

Fushatë propaganduese antikosovare në Maqedoni

Në portale të ndryshme maqedonase dhe rrjete sociale po zhvillohet një fushatë e ashpër kundër shqiptarëve të Kosovës.Një fushatë shpifëse tani propagandon se gjoja biznesmenë të pasur nga Kosova dhe qytetarë të tjerë po blejnë masivisht shtëpi dhe apartamente në Maqedoni, kryesisht në Maqedoninë Lindore, informon INA.

Spekulimet e tilla thonë se gjoja 80 për qind e ndërtimeve të reja, kryesisht apartamente në Gostivar dhe Tetovë janë blerë nga shtetas të Kosovës. Kjo siç propagandohet kryesisht nga 35 proqeveritare mund të paraqes kërcënim për vendin.

“Çdo valë e re e shqiptarëve nga Kosova apo Shqipëria paraqet një kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin e vendit. Kjoa valë e emigrantëve rrezikon edhe të drejtat bazë të qytetarëve maqedonas dhe përbën një tentim për pastrim etnik. Mjafton të krahasohen regjistrimet e popullsisë së vitit 1981 dhe 2002, kun ë masë të madhe në Çair, Butel, Gazi Babë, Tetovë, Strugë janë shpërngulur shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria”, shkruajnë portale dhe 35 maqedonase. Sipas këtij lajmi të lansuar, kërkohet që Qeveria e vendit të hartojë një strategji për t`u mbrojtur nga emigrantët nga Kosova.

Ministria e Punëve të Brendshme mohoi të ketë rritje të fluksit të shtetasve kosovarë që hyjnë në Maqedoni.

Zëdhënësja Marija Jakovlevska nuk saktësoi se cili është numri i kosovarëve, por tha vetëm se në 10 ditët e fundit kanë hyrë 2.000 deri 3.000 të huaj, mes të cilëve, siç u shpreh, ndoshta mund të ketë edhe shtetas kosovarë.

“Ky numër është normal për këtë periudhë të vitit. Sipas të dhënave që kam, nuk ka shtim të kalimeve në vendin tonë gjatë muajit janar. Shërbimet tona gjithashtu nuk kanë vënë re shtim të shtetasve kosovarë që qëndrojnë në Tetovë, Gostivar dhe Kumanovë”, tha zëdhënësja e MPB-së. (R.Kadriu/INA)

Maqedoni: kallëzim penal kundër kryeministrit Gruevski

Në Maqedoni, Lidhja Social Demokrate ka ngritur kallëzim penal kundër kryeministrit të vendit Nikolla Gruevski dhe kundër drejtorit të shërbimit sekret, Sasho Mijallkov lidhur me përgjimet masive, sipas partisë, të mbi njëzet mijë qytetarëve të vendit.Opozita maqedonase ka kërkuar përgjegjësi edhe nga ministrja e Rendit Gordana Jankullovska.

Opozita, përmes një nisme të quajtur Drejtësi për Maqedoninë, synon të nxjerr në shesh përmes materialeve për të cilat thotë se i ka, veprimet kriminale, sipas saj, të zyrtarëve të lartë të shtetit. Por deri tash, partia ka publikuar disa audio-regjistrime të parëndësishme; të dy ministrave në qeverinë Gruevski duke biseduar midis tyre dhe të vetë drejtuesit opozitar Zoran Zaev me një gazetare, si dhe të kryetarëve të tre partive politike shqiptare me bashkëpunëtorë të tyre.

Ka reaguar dhe presidenti i vendit Gjorgje Ivanov përmes një komunikate ku thuhet se mbështet organet shtetërore në hetimet e ngjarjeve për të parë nëse aktiviteti i tillë është në kundërshtim me kushtetutën dhe njëkohësisht autorët e veprës penale të përgjimeve të sanksionohen sipas ligjit.

Ndërkohë, Ali Ahmeti, kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, ka theksuar nevojën e përfshirjes së faktorëve apo ekspertëve ndërkombëtarë në zgjidhjen e çështjes.

“Ne kërkojmë që komuniteti ndërkombëtar të krijojë një komision politik dhe ekspertë të fushës, em qëllim që ky proces të ketë besueshmëri tek të gjithë qytetarët e Maqedonisë dhe të heqë çdo dyshim mbi trajtimin e këtij procesi, tha zoti Ahmeti pas takimit që pati me ambasadorin e Bashkimit Evropian Aivo Orav.

Zoti Ahmeti, partia e të cilit bën pjesë në koalicionin qeveritar, tha se ngjarje të këtilla kanë ndodhur në vende shumë më të zhvilluara se Maqedonia.

Ndërkohë, edhe Partia Demokratike Shqiptare kërkon përfshirjen e faktorëve ndërkombëtarë në zbardhjen e këtij skandali. Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçiështë shprehur, sipas një komunikate nga zyra e tij, se drejtuesit e PDSH-së qysh nga viti ’93 janë ndjekur dhe përgjuar dhe se asnjë individ asnjëherë nuk ka dhënë për këtë llogari para drejtësisë.

Ndërkaq, partia VMRO-DPMNE e kryeministrit Gruevski e auzon drejtuesin opozitar Zoran Zaev si bashkëpunëtor të shërbimeve të huaja sekrete duke thënë se janë ato që kanë bërë regjistrime ose montazhe të bisedave telefonike të personaliteteve këtu në Maqedoni. 35 e afërt me VMRO-në aludon në një kryeministër dhe një ambasador të huaj, pa saktësuar se kush janë ata, si të ndërlikuar në spiunazh në dobi të Zoran Zaevit.

Por ky i fundit ngul këmbë se materialet i ka marrë nga njerëz të shërbmit sekret maqedonas, “të cilët nuk kanë mundur të durojnë më veprimet e jashtligjshme të pushtetit”. Mjete të informimit të afërta me Lidhjen Zocial Demokrate të opozitës shkruajnë për pesë agjentë sekretë maqedonas, pa ua bërë publik emrat, t’ia kenë dorëzuar materialet opozitës dhe të jenë larguar me familjet e tyre jashtë shtetit. (voa)

Ahmeti nuk ndjehet i tradhtuar nga Gruevski

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti nuk ndjehet i ofenduar dhe tradhtuar nga partneri i tij në koalicionin Qeverisës, Nikolla Gruevski. Duke folur për aferën ku edhe vetë ai ka qenë i përgjuar, Ahmeti tha se BDI-ja nuk e ka pranuar me emocione. Kreu i BDI-së tha se ngjarje të këtilla kanë ndodhur edhe në vende të tjera, andaj dhe nuk do të ngre padi ndaj asnjë institucioni.
“BDI punon vepron jashtë emocioneve jashtë zhgënjimeve vepron dhe punon me kokë të ftohtë, analizon studion çdo veprim dhe asnjë veprim nuk do bëhet që do i dëmtojë qytetarët e Republikës së Maqedonisë, shqiptarë, maqedonas dhe komunitete tjera që jetojnë në këtë vend. Nuk do udhëhiqemi nga emocionet por nga arsyeja e nacionaliteti. BDI nuk do ngre padi ndaj asnjë institucioni ngjarje të tilla kanë ndodhur edhe në shumë vende të tjera më të përparuara se Maqedonia. BDI nuk ka asnjë shqetësim mbi ndonjë zhvillim të brendshëm”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Ahmeti vlerëson se materialet duhet të bëhen publike për gjithë opinionin. Ndërkaq për zgjidhjen e problemit, gjatë një takimi që ka zhvilluar sot me ambasadorin e BE-së Aivo Orav, ai ka kërkuar përfshirjen e faktorit ndërkombëtarë.

“Apeloj gjithçka çka ka përderisa opinioni dhe ju jeni aq kureshtar le të dalin në opinion le të dihet gjithçka qoftë për institucion qoftë për individ. Ne kërkojmë që komuniteti ndërkombëtar të krijojë një komision politik dhe ekspert të fushës me qëllim që ky proces të fitojë kredibilitet dhe besueshmëri te të gjithaq qytetarët dhe të heq këtë dyshim mbi zhvillimet dhe mbi trajtimin e këtij procesi”, u shpreh Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Ambasadori Orav ka vizituar edhe selinë e PDSH, ku për zhvillimet e fundit ka biseduar edhe me kryetarin e kësaj partie, Menduh Thaçi. Edhe ky i fundit ka propozuar formimin e një komisioni ndërkombëtarë, por që sipas Thaçit do të meret edhe me rastet e kaluara në të cilat ka qenë i përndjekur personalisht ai.

“Kryetari Thaçi në takim theksoi se zhvillimet e fundit tregojnë se në Maqedoni asgjë nuk funksionon në vijë ligjore dhe të demokracisë së vërtetë. Kryetari Thaçi po ashtu i shpjegoi ambasadorit se liderët e PDSH-së qysh prej viteve 93 kanë qenë të ndjekur, survejuar, të përgjuar dhe se asnjë individ për këto përgjime nuk ka dalë para drejtësisë. Kryetari Thaçi gjithashtu theksoi se ngritja e një gjyqi special me vëzhgim dhe asistim të plotë ndërkombëtarë ku do të përfshiheshin të gjitha rastet e këtilla që nga viti 93, do të ishte ndoshta e vetmja shpresë që rastet e këtilla mos të përsëriten”, tha Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

Ndryshe, gjatë një konference për shtyp, kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, publikoi disa audio inçizime me të cilat njoftoi se në mesin e 20 mijë qytetarëve të përndjekur nga pushteti aktual, kanë qenë edhe tre liderët e partive shqiptare, Ahmeti, Thaçi dhe Osmani. Arben Zeqiri

‘Bomba’ e Zaevit: Reagon Ivanovi, derisa Gruevski vazhdon të hesht

Qeveria vazhdon të heshtë lidhur me përgjimet e publikuara nga opozita. Dy ditë pas publikimit të aferës, Kryeministri Gruevski u paraqit në opinion në prezantimin e një kompanie investuese por iu shmang interesimit të 35ve për përgjimin e paligjshëm të mbi 20 mijë qytetarëve. Ndërkohë, heshtje edhe nga prokuroria edhe pas paraqitjes së padisë me materialet e përgjimeve nga ana e opozitës. I vetmi që ka reaguar ishte Presidenti Gjorge Ivanov, por në reagimin e tij nuk saktësohet nëse komunikata e tij ka të bëjë me përgjimet apo nisjen e hetimeve ndaj Zaevit për rastin “Puçi”.“Mbështesin organet shtetërore të hetojnë nëse aktiviteti i tillë është në kundërshtim me kushtetutën dhe njëkohësisht autorët e veprës penale të përgjimeve të sanksionohen sipas ligjit. Iu bëj thirrje subjekteve politike të sillen në mënyrë të matur dhe me përgjegjësi, në përputhje me interesat e qytetarëve dhe shtetit. Vetëm në këtë mënyrë do mund të dëshmojnë se përcaktimet e tyre programore janë në interes të demokracisë së Maqedonisë. Si shtet demokratik duhet doemos të dëshmojmë pjekuri para sfidave që paraqiten në shoqërinë tonë. Ato duhet të zgjidhen vetëm në rrugë institucionale”, thuhet një njoftimin e Ivanovit.

Në komunikatën me shkrim të presidentit Ivanov theksohet gjithashtu roli i 35ve në shoqëri, por pa e ndarë “shapin nga sheqeri” lidhur me kufirin që kanë 35t mbi publikimin e materialeve për të cilat opozita dhe pushteti po përplasen prej ditësh. Ivanov nuk ka qëndrim konkret as për pretendimet që ngre secila palë, por as edhe qëndrime të qarta mbi reagimin e fundit të Prokurorisë si dhe apeleve të ambasadave të huaja lidhur me publikimin e aferave. Kreu i opozitës, Zoran Zaev ditë më parë njoftoi se strukturat e sigurimit të shtetit nën urdhrat e Nikolla Gruevskit dhe Sasho Mijallkovit në mënyrë të paligjshme kanë përgjuar mbi 20 qytetarë, nis mesin e të cilëve është edhe vet Zaev, liderët e të gjitha partive politike shqiptare, klerikë gazetarë, afaristë, drejtues të sektorit civil, por edhe njerëzit e tij të afërt Ministrja e brendshme Gordana Jankullovska dhe ministri i financave, Zoran Stavreski. Valmir Kuçi

FAZ e krahason Gruevskin me Erik Mielke

Gazeta gjermane FAZ ka krahasuar Gruevskin me ish-kreun e shërbimit sekret të Gjermanisë Lindore, Erik Mielke.Gazeta gjermane “Frankfurter Algemeine Zeitung” shkruan për aferën e përgjimeve në Maqedoni, duke shtruar dilemën dhe krahasimin e kryeministrit Nikolla Gruevski me kreun e shërbimit sekret gjerman në Gjermaninë Lindore, Erik Mielke.

“Nëse vërtetohen pretendimet e opozitës maqedonase, Erich Mielke mund të ishte krenar me kryeministrin maqedonas Nikola Gruevski dhe me shefin e shërbimeve sekrete, Sasho Mijalkov. Për shkak se, atë që ata kanë bërë në këtë vend ballkanik, i cili është kandidat për anëtarësim në BE, mund të krahasohet vetëm me arritjen e shërbimit sekret nën drejtimin e Erich Mielke”, shkruan gazeta.

Autori i tekstit Michael Martens, duke cituar liderin socialdemokrat, Zoran Zaev, thotë se përgjimi i bisedave telefonike nuk ka qenë i mundur pa bashkëpunimin me operatorët e telefonisë celulare. (INA)