Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se nga 3 mijë e 283 testime, 1 mijë e 219 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.
Në 24-orëshin e fundit janë shënuar 1 mijë e 219 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, dhe nuk ka pasur ndonjë të vdekur nga koronavirusi.
Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se sot janë shëruar 257 qytetarë. Në total numri i rasteve aktive është 4 mijë e 225.
Sipas këtij njoftimi, në 24-orët e fundit janë dhënë 267 doza të vaksinës kundër COVID-19.
rtk