Në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tashmë janë proceduar 23.65% e votave.
Sipas këtyre të dhënave Vetëvendosje kryeson me 55.77%, PDK 25.39%, LDK 8.99%, AAK-Nisma me partnerët 5.00% dhe Koalicioni për Familje 1.09%.
KQZ fillon procesimin e votave
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar procesimin e votave në zgjedhjet e sotme për Kuvendin e Kosovës. Deri tash janë procesuar vetëm 5.29 përqind të votave
Sipas të dhënave në faqen zyrtare të KQZ-së rezultatet e para nga 5.29% e votave të numëruara janë si vijon: Vetëvendosje 37.18%, PDK 25.10%, LDK 17.28%, AAK-Nisma me partnerët 8.86%, Lista Serbe 4.98% dhe Koalicioni për Familje 1.46%.
rtk