Politikanët gjermanë në intervistë me DW shprehen të shqetësuar me rezultatet e zgjedhjeve në Bosnjë-Hercegovinë. Në veçanti fitorja e nacionalistëve cënon bazat e shtetit.
Shumica e politikanëve gjermanë janët të shqetësuar thellë me rezultatet e zgjidhjeve të fundit në Bosnjë Hercegovinë. Politikani i CDU-së, Michael Brandt thotë se në Bosnjë-Hercegovinë “mizerja po vazhdon”, e kjo do të thotë se në këtë vend nuk vërehet ndonjë zhvillim në drejtim pozitiv. “Partitë nacionaliste vazhdojnë të kenë fjalën kryesore dhe ato po e bllokojnë në mënyrë të paskrupullt funksionimin e shtetit. Dëshmia më e mirë për gjendjen në këtë vend është largimi masiv i të rinjve nga Bosnjë-Hercegovinë”, thotë Brandt në intervistë me Deutsche Wellen. Ndërsa deputeti socialdemokrat në Bundestag, Josip Juratoviq mendon se “Bosnjë-Hercegovina patjetër ka nevojë për një Dejton të dytë, sepse vendi tani nuk është duke funksionuar”. Juratoviq thotë madje se ky vend aktualisht ësthë në një gjendje katotike, ndaj duhet krijuar kushte për dalje nga kjo gjendje.
Në Presidencën treanëtarëshe të Bosnjë-Hercegovinës në mandatin e ardhshëm do të jetë presidenti i deritanishëm i Republikës Serpska, Milorad Dodik. Ai ka paralajmëruar se nuk do të shkojë fare në Sarajevë në mbledhjet e kryesisë, por atje do të dërgojë përfaqësuesin e vet, apo do të kyçet me Skype.
Dodiku zjarrvënës
“Dodiku është një politikan që prej vitesh po përpiqet t’i vë flakën vendit ku jeton. Si mund ta përfaqësojë vendin një politikan i cili me të gjitha mjetet angazhohet kundër këtij shteti?”, pyet Brandt.
As eksperti Bodo Weber në intervistë me Deutsche Wellen nuk dyshon fare se “Dodiku do ta bëjë atë që ka paralajmëruar”. Dodiku në 12-13 vitet e fundit angazhohet “për rrënimin e rendit kushtetues në Bosnjë-Hercegovinë”. Sa i përket raporteve të Dodikut me Beogradin dhe presidentin Aleksandar Vuçiq, eksperti gjerman thotë se “raporti i tyre dikur nuk ka qenë i mirë”. Pyetja kryesore që shtrohet në këtë moment është se sa Dodiku varet nga Beogradi?. “Natyrisht që politika e Republikës Serpska varet në një masë të caktuar nga Beogradi. Por Dodiku nuk do të vijë në Beogad për të marrë direktiva. Dodiku dhe Vuçiqi do të kenë një lloj aleance të përbashkët”, mendon Weber
Komshiq më i matur
Përfaqësuesi i kroatëve në Presidencë, Zhelko Komshiq, për dallim prej Dodikut, angazhohet qartë për një shtet unik. Ndërsa përfaqësuesi boshnjak, Shefik Xhaferoviq, sipas politikanit të CDU-së, duhet të dëshmojë se është i gatshëm të dalë nga hija e anëtarit të deritanishëm të Presidencës, Bakir Izetbegoviq.
Michale Brandt mendon se Bashkimi Evropian dhe Gjermania duhet të ndryshojnë politikën e tyre ndaj Bosnjë-Hercegovinës. “Bosnjë-Hercegovina është e paralizuar me Marrëveshjen e Dejtonit. Asnjë vend tjetër në botë nuk ka tre presidentë. Asnjë vend nuk ka një Kushtetutë kaq të ndarë etnikisht dhe diskriminuese, si Bosnjë-Hercegovina. Kushtetuta e bazuar tek Marrëveshja e Dejtonit ka dështuar. Dejtoni ka ndryshuar hartat etnike brenda vendit dhe ka ndarë vendin në baza etnike. Evropa dhe Gjermania duhet të tregojnë më shumë guxim për të ndryshuar gjendjen”, thotë Brandt. (dw)