Pritjet kanë marrë fund dhe lojtarët janë të mërzitur që nuk do të luajnë të paktën edhe një ndeshje tjetër në Europian. Pavarësisht mërzisë, ata janë krenarë që përfaqësuan një komb të tërë.
Kapiteni Lorik Cana, në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, shkroi se nuk ishte ndjerë asnjëherë më shumë krenar për skuadrën, ndërsa tha se i gjithë ky rrugëtim ishte për atdheun dhe shqiptarët.
“Gjithë ky rrugëtim ishte për ne, për familjet tona, për gjithë fansat dhe mbi të gjitha për atdheun tonë! Kurrë më parë s’kam qenë kaq krenar të jem pjesë e kësaj kombëtare dhe të luaj me këta djem! Flm për gjithçka… O sa mirë me qenë Shqiptar!”, shkruan Cana.
/ Top Channel