Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka falënderuar sot ndihmësen e ministrit të Jashtëm i Palestinës për Evropë Amal Jado, për mbështetjen e dhënë për ‘çështjen’ e Kosovës dhe shprehu gatishmërinë e vendit të tij për zhvillimin e mëtejmë të bashkëpunimit mes dy vendeve.
Daçiq është takuar me Jado, e cila udhëheq delegacionin palestinez në bisedimet në kuadër të sesionit të parë bilateral të konsultimeve politike të Ministrisë së Jashtme të Serbisë dhe Palestinës.
(rtk)