Demokracia në Veprim ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 14 shkurtit, të cilat rendisin Lëvizjen Vetëvendosje parti fituese me rreth 49 për qind të votave.
Ismet Kryeziu nga Demokracia në Veprim në një konferencë për media sonte ka bërë të ditur rezultatet preliminare të kësaj organizate për zgjedhjet në Kosovë.
“LVV- 48,95 për qind, e pasuar nga PDK- 16,93 për qind. Subjekti i tretë është LDK 13,34 për qind. Subjekti i katërt AAK 7,45 për qind. Lista Serbe 4,64 për qind. Subjekti i cili nuk e kalon pragun është Nisma me 2,5 për qind. Nuk janë të përfshira votat me kusht dhe votat nga diaspora”, ka thënë Kryeziu.
Ai tha se nuk kanë informatë për votat me kusht dhe për diasporën, edhe kjo është një përqindje e lartë, ndaj tha se pritet që ajo të reflektojë në përqindje.
“Demokracia në Veprim vlerëson se ecuria e votimit ka qenë në frymën demokratike. Ka qenë ecuri e qetë, mendojmë se këto parregullsi nuk e kanë cenuar integritetin e procesit të zgjedhjeve”, u shpreh Kryeziu.
rtk