Ende i lirë krimineli serb, që ekzekutoi gazetaren britanike

Në shenjë hakmarrjeje për bombardimet e NATO-s mbi objektin e Televizionit Shtetëror Serb (RTS) në vitin 1999, mafia serbe në Mbretërinë e Bashkuar vrau gazetaren angleze, Jill Dando.

Kështu shkruan Mirror, duke iu referuar burimeve policore britanike.
Kriminelët e fuqishëm serbë organizuan dhe kryen vrasjen e gazetares britanike në një klub nate në Londër, shkruan në të dhënat policore britanike, transmeton Telegrafi.

“Personat të cilët kanë planifikuar vrasjen e Jill Dando takoheshin rregullisht në klubin e natës ‘Scandal, në West End’ të Londrës. Një nga ata ishte një burrë i gjatë me një tatuazh në qafë”, thotë dokumenti policor.

Por, ky person kurrë nuk është gjetur, ndërsa informacioni kurrë nuk është verifikuar, pasi hetimet u përqendruan tek miku i tij, Barry George.

“Serbët takoheshin rregullisht në klubin “Scandal”. Ata njiheshin mirë, pasi që kishin edhe tavolinën e tyre të rezervuar, ku edhe planifikuan vrasjen e gazetares”, tha një burim i policisë.

Televizioni shtetëror serb u bombardua në vitin 1999, ku u vranë 16 persona, ndërsa Jill u vra vetëm tri ditë më vonë.

Gjithashtu në këtë raport policor thuhet se vrasësi ishte tifoz serb i klubit londinez të Chelseat, i cili rregullisht gjendej në shkallët e stadiumit të Stamford Bridge, pranë shtëpisë së gazetares në Fulham, Londrën Juglindore.

Në raportin policor thuhet se krimineli serb është “i gjatë 180 centimetra, mbi 30-vjeçar “, ndërsa “serbi këtë krim e kreu duke u hakmarrë për bombardimet e NATO-s, të cilat kishin për qëllim ndaljen e spastrimit etnik shqiptar në Kosovë dhe vrasjen e civilëve” .

Kujtojmë se Jill Dando udhëhiqte fushatën televizive për ndihmë ndaj refugjatëve shqiptarë të Kosovës, të cilët u larguan nga shtëpitë e tyre gjatë viteve të ’90-të të shekullit të kaluar dhe vrasjes së civilëve shqiptar nga ana e kryekriminelit serb, Sllobodan Millosheviq.

Dokumentet e policisë gjithashtu zbulojnë se tre ditë pas vrasjes së Jill Dando, televizioni BBC morri një telefonatë kërcënuese, ku paralajmërohej vrasja e Anne Robinson dhe Alice Bir.

“Lajmërohem nga Serbia, do ta vras Anne Robinson, Alice Bear dhe dy të tjerë”, shkruan në raportin policor.

Avokati Michael Mansfield, që përfaqëson Barry George, këmbëngul për një rishikim urgjent të lidhjeve me Serbinë.

“Në atë kohë ka pasur presione politike në lidhje me atë që ndodhte në Ballkan dhe me Millosheviqin. Ne argumentojnë se kjo ishte hakmarrje”, beson avokati duke shtuar se klienti i tij nuk kishte lidhje me vrasjen e gazetares britanike. (rtk)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>