ERNEST KOLIQI: Kryefjala jonë kje (në nji kohë në të cilën italjanët zotnojshin): Arsimimi i brezit të ri dhe Kultura Shqiptare mbi të gjitha

Ernest KoliqiA mund të ketë vepër ma të mirë se sa shkollimi universitar i gjithë rinisë së gjimnazeve shqiptare në shkollat e duhuna me shpenzime te shtetit dhe pa dallime, politike, krahinore dhe klanore?

 

A ka ndonjë vepër ma të mirë se sa shkollimin universitar me e shtri menjëherë edhe për rininë e Kosovës Martire?

 

Këtë e nismë e ndërmori dhe e realizoi Ernest Koliqi dhe rrethi i tij formativ, natyrisht falë autoritetit të padiskutueshëm që ai gëzonte brenda qeverisë shqiptare dhe asaj italiane, mendjes së ndritun dhe shpirtit të madh në shërbim të njerëzve të Shqipnisë së vuejtun, pa dallim.

Për ta ilustruar dua të jap shifrat e bursave të studimit të dhëna për studentët shqiptarë vetem për vitin shkollor 1942-1943 fale nderhymjes se tij:

Qeveria shqiptare dha gjithsejt për studentët shqiptarë në universitetet italiane këtë mbështetje me bursa studimi: në Romë 17, Siena 9, Firence 25, Trieste 1, Modena 1, Piza 16, Milano 2, Bolonjë 16, Padova 9, Bari 11, Parma 2, Torino 2, Perugia 1;

Ministria e Jashtme: në Romë 2, Bolonjë 1, Firence 1;

Mekëmbësia e Pergjithshme: në Romë 40, Trieste 2, Bolonjë 19, Firence 35, Padova 15, Napoli 4, Milano 2, Torino 8, Bari 2, Piza 6, Palermo 4, Maçerata 1, Perugjia 4, Modena 1, Parma 4, Camerino 3, Pavia 1.

Të drejta studimi të pa mbështetura me bursë janë dhënë 245 dhe jane financuar nga familjet ma te kamura ekonomikisht.

Bursa për shkolla të mesme dhe institute, Mëkëmbësia 74 gjithsej, ndërsa Ministria e Jashtme 17.

Interesant është fakti se në dhënien e bursave nuk është ndjekur ndonjë parim i përzgjedhjes dhe preferencës politike të kandidatëve. Këtë e themi prej faktit se në listat që kemi pasur rastin të shqyrtojmë gjejmë emra shumë të njohur më vonë, nga të gjithë përkatësitë politike të kohës: nga pjesëtare të familjeve që mbështeten regjimin e ri, indiferentë, antifashistë deri dhe komunistë që në të ardhmen do të bëhen anëtare të KQ të PPSH dhe pjesë e institucioneve politike dhe të propagandës. Kjo nuk do të thotë se regjimi në Itali nuk krijoi një sistem survejimi për të gjithë kontigjentin studentor. Nga dokumentacioni në dispozicion mund të themi se kjo mbikqyrje ka ekzistuar, por rezulton sipërfaqësore dhe më së shumti informative se sa reaguese dhe ndëshkuese.

 

Elenco Studenti Albanesi. (Lista e Studentëve Shqiptarë)

Elenco degli studenti albanesi borsisti del Governo Albanese (Lista e studentëve shqiptarë që marrin bursa nga qeveria shqiptare):

Universita di Roma: Jorgji Afezolli, Tomor Bala, Skender Begolli, Haki M. Bejleri, Zama Bogdo, Melen E. Cani, Shahi Dajlani, Hajdar D. Ishami, Vasil Kamani, Gaci Klemo, Luigj Ljarja, Eduard Liço, Rifat Mijaj, Aleks Paluca, Meri Gj. Thimo, Spaso Trimçev, Petro Vuçani.

Universita di Siena: Skender Curri, Isa Grezda, Zef Kaçulini, Pertef Kalifa, Kolë Kçira, Ciril Pistoli, Isa Sejdinaj, Ndoc K. Shllaku, Vangjel Thoçi.

Universita di Firenze: Petrit Agolli, Muhamet Bala, Tomë Berisha, Hydaj Bregu, Sulejman Dedaj, Ferid Dervishi, Izmet Elezi, Sezair Gota, Irfan Hasanaj, Hamdi Hoti, Zeqir Jakubi, Fejaz Kalakula, Skender Koçi, Adil Maksuti, Xhevit Metehaxhi, Milan Naumi, Sotiraq Panariti, Sami Repishti, Isa Shabani, Gjon Serreqi, Stoimir Trifuni, Hajdar Xhema, Hajdar Vokopola, Enver Zeko.

Universita di Trieste: Elvira Shahiri.

Universita di Modena: Dhimosten Pepo.

Universita di Pisa: Hilmi Aliu, Simon Ashiku, Nexhat Basha, Temitehat Çela, Hilmi Emini, Etehem Fazlliu, Veljan Gugo, Ahmet Iliazi, Aleksander Korça, Themo F. Mandili, Esat Mekuli, Mahmut Memisha, Regjina Ndocaj, Faruk Rifati, Ali Sokoli, Luigj Toni.

Universita di Milano: Skender Natiku, Zef Shkreli.

Universita di Bologna: Syria Anamali, Is-han Çabej, Zico Cikulli, Astrit Delvina, Llambi Diamanti, Maksut Drasa, Sitki Dyla, Abaz Konica, Tomor Lamçe, Sulejman Mborja, Alfons Muzhani, Fadil Paçrami, Hysni Rusi, Luigj Shënkolli, Sabri Ura, Astrit Ypi.

Universita di Padova: Idriz I. Ajeti, Skender Anamali, Sejdi Bajrami, Luigj Franja, Nuredin Nasbati, Genc Xhevat Korca, Mark Krasniqi, Fadil Podgorica, Veli Sharra.

Universita di Bari: Pjerin Banda, Pal Dani, Xhevat Dibra, Androkli Kostollari, Llesh Miri, Rako Naço, Flora Noçka, Jusuf Rexhepi, Kristaq Shagla, Thoma Stavri, Spiro Theodhosi.

Universita di Parma: Aleksander Manastirliu, Ferdinand Paparisto.

Universita di Torino: Anesti Dusku, Idriz Halluni.

Universita di Perugia: Ali Qemal Hysniu.

 

Borsisti del Ministero degli Affari Esteri (Bursistë nga Ministria e Punëve të Jashtme):

Roma: Skender Çarçani, Antoneta Ekonomi. Bologna: Milto Qendro.

Firenze: Maria Kiri.

 

Studenti sussidiati dalla Reale Luogotenza Generale (Studentët e subvencionuar nga Gjeneral Lejtenanca Mbretërore):

Roma: Ajaz Allamani, Spiro Avrami, Ali bendo, Osman Bishqemi, Nexhat Begolli, Ali Bytyçi, Pando Cani, Nikollë Dakaj, Fiqret Dani, Ahmet Dervishi, Nikola Dimroçi, Margarit Fazi, Naim Frashëri, Pashko Gjeçi, Foto Gjika, Zef Gjonej, Kostaq Goruli, Shan Gurashi, Muhamet Grimci, Sezai Hoxha, Çesk Kabashi, Hajri Kadin, Gabriele Kandikian, Taqi Klemo, Haki Korça, Viktor Kraja, Zef Krroqi, Rrok Leci, Selman Ndreu, Injac Ndoja, Lec Paluca, Filip Pema, Muço Polo, Nush Radovani, Zeqiria Resuli, Remzi Shtylla, Vangjel Sotiri, Mihal Tushi, Anton Zadrima, Zef Zymeri.

Trieste: Çesk Bazhdari, Pjerin Koliqi. Bologna: Konstandin Anastasiadhi, Skender Arreza, Grigor Buzi, Vaski Frashëri, Paskal Gjylapiani, Nikolla Jankulla, Hiqmet Myzyri, Ilia Papakozma, Ndoc Pema, Muço Polo, Mark Radoja, Sabri Repishti, Andrea Stefi, Pando Todhe, Sabri Topçiu, Muhamet Tyli, Mark Voci, Spiro Zaka, Lec Zojzi.

Firenze: Angjelin Begu, Eqrem Biba, Rexhep Çami, Ramazan Çota, Ndoc Dema, Stanisha Dosti, Llambi Durolli, Myqerem Fuga, Marika Furxhiu, Mark Gurakuqi, Vilhelm Gurakuqi, Islam Jaçellari, Zyber Juka, Emilia Kondili, Mihal Kopali, Maria Kristu, Stiri Lameni, Sulejman Laxavaja, Eleni Lezo, Fadil Maksuti, Hysni Merkoj, Faik Mullaraj, Sait Panariti, Sotiraq Panariti, Tomë Pepa, Andrea Prela, Kol Shiroka, Lec Shllaku, Xhemali Shkreli, Gjon Temali, Ramiz Treni, Xhevdet Vasija, Hajdar Vokopola, Osman Zoja, Angjelin Zojzi.

Padova: Faik Anamali, Jaho Bajraktari, Mehmet Dani, Luan Gashi, Kol Gjinaj, Ali Gjonligu, Mid-hat Gjonligu, Karl Harapi, Fadil Karakaçi, Gjenç Korça, Asim Lohja, Injac Saraçi, Jani Thoma, Kolec Ujka, Hajrullah Ujkashej.

Napoli: Renato Baldini, Qimone Jakobini, Sofia Karbonara, Gasper Llupi.

Milano: Nicola Haxhija, Skender Natiku.

Torino: Harallamb Ballamaci, Oreste Dilo, Adalberto Fekeçi, Idriz Halluni, Paulin Margjokaj, Zef Pavaci, Theodor Qirici, Giovanni Shala.

Bari: Xhevdet Beqo, Jorgji Dhima.

Pisa: Simon Ashiku, Ahmet Jahja, Elvira Janura, Injac Toni, Aleksander Xhumari, Enver Zeko.

Palermo: Sabri Berberi, Adil Haznatari, Muhedin Maxhuni, Nuri Osmanaj.

Maccerata: Cin Suma.

Perugia: Nuredin Basha, Paolo Pappaoli, Anton Shkjezi, Dario Troshani.

Modena : Jank Kankov. Parma: Eqerem Arapi, Margerita Kadija, Zef Kodheli, Vasil Partali.

Camerino: Pjerin Banda, Jorgji Langore, Rrok Radovani.

Pavia: Halit Selfa.

 

 

etnikeTHEMELIMI I SISTEMIT ARSIMOR NË GJUHËN SHQIPE NË KOSOVË, DIBËR, TETOVË, STRUGË, ULQIN NGA VITI 1941 DHE EMRAT E DISA PREJ MISIONARËVE

 

Pa u caktuar ende formula me të cilën Kosova do t’i kthehej Shqipërisë dhe pa ardhur ende udhëzimet nga Roma, nën përgjegjësinë personale, Ministri i Arsimit, Prof. Ernest Koliqi nisi drejt “Tokave të Lirueme” 200 mësues e profesorë me synimin e qartë të vendosjes së themeleve të arsimit shqiptar në ato anë.

 

Me drejtimin e këtij misioni, Koliqi ngarkoi intelektualin dhe pedagogun gjirokastrit, Ali Hashorva.

Koliqi hapi dhe përkrahu shkollat shqipe në Kosovë e prej këtyre shkollave doli elita e parë e mësuesve dhe intelektualëve kosovarë

Me 12 nëntor 1941, pas propozimit të Ministrit të arsimit, Ernest Koliqi, shkollave të mesme ekzistuese të Mbretërisë iu shtuan:

1. Një shkollë Normale në Prishtinë; 2. Një Lice në Prizrend; 3. Një Lice në Tetovë; 4. Një Institut Teknik Agrarë për djem në Pejë; 5. Një Institut Teknik Tregtar në Gjakovë; 6. Një shkollë profesionale në Tetovë; 7. Një shkollë profesionale në Kërçovë; 8. Një shkollë profesionale në Dibër; 9. Një shkollë profesionale në Gjilan; 10. Një shkollë profesionale në Ferizaj; 11. Një shkollë profesionale në Strugë; 12. Një shkollë profesionale në Gostivar; 13. Një shkollë profesionale femërore në Prizren; 14. Një shkollë profesionale në Ulqin.

Në të njëjtën kohë, konvikteve ekzistuese iu shtuan edhe një konvikt për djem me 200 vende në Prishtinë dhe një konvikt për djem më 100 vende në Tetovë, të aneksuar pranë shkollës profesionale agrare. Konviktet u ndërtuan posaçërisht për studentët e nacionalitetit shqiptarë, që vinin nga shkollat e mbyllura jugosllave, të cilëve iu dha prioritet absolut.

Vasil Andonin, Koliqi e emëroi drejtor konvikti në Prishtinë.

Përveç kontributit të paçmueshëm për shkollat shqipe të Kosovës, Koliqit i detyrohet edhe dërgimi nëpër universitetet e Italisë, i disa dhjetra studentëve kosovarë për të zhvilluar stazhe dhe për t’u përgatitur dhe specializuar në degë të ndryshme të diturisë, që më vonë do të bëheshin shtyllat e shëndosha për të themeluar kulturën kombëtare në vise.

Ne listën e mëposhtme nuk janë te gjithe emrat e arsimtareve qe shkuan te punojnë në Kosovë, për shkak te vështirësive që kam pasur ne gjetjen e tyre te tërësi, por veç të atyre qe ndihmuan ne kurset e gjuhës për të rritur, që sigurisht kane dhënë mësim nder shkollat normale. Une po sjell listen me emrat e disa prej këtyre misionareve, te cilëve do te duhet t’u jemi mirenjohes gjithmone:

Arsimtarët që kanë veprue në kurset për të rritun në viset e lirueme në vjetin 1941-1942, sipas qarqeve:

Qarku i Prishtinës:

Reshat Bajraktari në Prishtinë, Shaqir Hoti në Prishtinë, Dervish Bejleri në Prishtinë, Reis Poshi në Prishtinë, Miltiadh Apostoli në Gjilan, Selami Ibrahimi në Gjilan, Xhevdet Alija në Hogoshtë, Kostaq Topçe në Dobrevë, Halil Bejta në Cernicë, Tom Shoshi në Janjevë, Ruzhdi Guranjaku në Gadimje, Zeqir Selimi në Bresnje, Sadik Prishtina në Krahishtë, Ferit Berisha në Strecofc, Rrahman Palushi në Talinofc, Refik Palloshi në Prishtinë, Agllaja Plaku në Prishtinë, Ibrahim Stafa në Dobranje, Halim Stakja në Koretinë, Bahtija Fazzlliu në Janjevë.

Në Qarkun e Dibrës: Hysen Pajenga në Strugë, Telha Çela në Strugë, Alush Balteza në Strugë, Dalip Zejneli në Llabunizt, Tomor Starova në Podgorocë, Hamit Pitja në Velesht, Enver Palluqi në Livadhi, Mustafa Kadzadej në Frangovë, Pandi Treska në Koroshisht, Stender Tupja në Radolisht, Mehmetali Mustafa në Kalishtë,Theodor Dhama në Belic, Nevruz Rushani në Zhernanicë, Zhyhore Belshaku në Strugë, Marije Shala në Strugë, Kristaq Progri në Sllovë, Antoneta Gjylapi në Strugë, Marieta Kreshova në Dibër.

Qarku i Prizrendit:

Në Prizrend kanë qenë mësuesit, Mëhill Shala, Jorgji Huta, Sulejman Aliu, Hajdar Shedulla, Idriz Fishta, Minush Lipoveci, Xhafer Xyrxa, Myrteza Shedula, Xhevdet Doda. Mustafa Tepshi në Zhurë, Dhimiter Mino në Korishtë, Qamil Graceni në Hoç e Zhurit, Veli Çela në Krushë e Madhe, Sebë Mateja në Brod (Dragush).

Qarku i Pejës:

Aishe Shpeni dhe Neshmije Begolli në qytetin e Pejës.

Qarku i Tetovës: Në Tetovë kanë punuar Pano Hido, Beqir Kllojka, Qemal Haxhihasani, Rustem Ismailati, Abedin Faja, Vasil Dhimitruka, Josif Todi, Zenel Zajmi, Jusuf Starova, Hysen Hoxha, Kadri Hoxha, Kadri Kashari. Pastaj, Abdylvehap Kadriu në Ballçisht, Myteza Kadzadej në Shipkovicë, Vangjel Daka në Zhepçisht, Dhimitraq Shuli në Neogithë, Spiro Gjini në Miletmë, Azem Morana në Gajze, Zef Çurçija në Gradec, Xhafer Narazani dhe Kiço Panidhi në Kamjan, Sadik Kadilliu dhe Hilmi Ejuni në Pirok, Hasan Egro dhe Abdyqerim Seiti në Zhelinë.

Në Gostivar kanë qenë: Gavril Santo, Ahmet Gjylaçi, Xhemal Voci, Kov Bibaja, Mit’hat Hoxha, Ismail Yllka Bedhija , Hysni Ekmeçiu.

Shenim: Ne kete liste jane vetem emrat e mesusve qe sherbyen ne kurset e gjuhes shqipe per te rritur Shume emra mesuesish dhe drejtuesish vullnetare mungojne ne kete liste, por do t’i paraqesim ne nje kohe tjeter.

Prof. Romeo Gurakuqi / adsh.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>