Gjithçka gati për takimin në Ambasadën amerikane

Ambasada SHBAAmbasada e SHBA-së në Kosovë, ka publikuar një fotografi të sallës ku do të mbahet sot takimi i liderëve politikë e institucionalë të Kosovës, organizuar nga ambasadori Jeff Hovenier.

 

“Sot në mëngjes, Ambasada e SHBA-së në Prishtinë do të mbajë një takim për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe (ASM) në Kosovë”, shkruan në legjendën e fotografisë.

“Ne mezi presim të dëgjojmë perspektiva të menduara nga një grup i ndryshëm liderësh të shoqërisë civile, zyrtarë qeveritarë dhe liderë politikë”.

Përndryshe, me ftesë të Ambasadës amerikane në Prishtinë,  mbahet një diskutim për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, i cili pritet të fillojë në orën 10:00.

Ftesa për këtë takim i është dërguar Presidencës dhe Kryeministrisë së Kosovës si dhe  Zyrës së kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Në takim janë ftuar edhe Zëvëndëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme e Diasporës, Donika Gërvalla, Zëvëndëskryeministrja Emilja Rexhepi, ministri Nenad Rashiq, ministrja Arbërie Nagavci e ministri  Arben Vitia.

PDK-ja në këtë takim do të përfaqësohet nga Bernard Nikaj, LDK-në në këtë takim do ta përfaqësojë nënkryetari i parë i këtij subjekti politik, Lutfi Haziri kurse  AAK-në,  nënkryetari Ardian Gjini.

Siç njofton Donika Sherifi, gazetare e RTK-së e cila po ndjek nga afër këtë taki, deri në orën 10:00, në Ambasadë, kanë mbërritur Lutfi Haziri i LDK-së si dhe ministrat Arben Vitia, Arbërie Nagavci, Emilja Rexhepi e Nenad Rashiq.

rtk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>