Kurti: Ata që janë në takim do ta thonë fjalën e tyre

AlbinKryeministri i Kosovës,  Albin Kurti, nuk ka dashur të komentojë para gazetarëve, lidhur me takimin e ftuar nga ambasadori amerikan, Jeff Hovenier.

 

Sot në Ambasadën amerikane në Prishtinë po mbahet takimi ku po diskutohet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Të ftuar janë zyrtarë nga Presidenca, zyrtarë qeveritarë, liderë partiakë, diplomatë dhe anëtarë të shoqërisë civile.

“Ata që janë në takim do ta thonë fjalën e tyre”,ka deklaruar shkurt kryeministri Kurti, pasi vendosi kurora lulesh pranë shtatores së heroit Zahir Pajaziti në Prishtinë.

Në këtë takim, përveç ministrave, zyrtarëve partiakë e drejtuesve të OJQ-ve, ndodhen edhe shefi i kabinetit, Luan Dalipi dhe nga Presidenca është shefi i kabinetit, Blerim Vela.

Një ditë më parë, në një shkrim të përbashkët, Derek Chollet, këshilltar i Departamentit amerikan të Shtetit dhe Gabriel Escobar, i dërguar i Posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, i bën thirrje Kosovës të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke e siguruar atë se ky mekanizëm nuk e cenon Kushtetutën, sovranitetin, pavarësinë ose institucionet demokratike të saj.

rtk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>