Lajçak: Përparimi në dialog, në interes për të ardhmen e Kosovës e Serbisë

lajI dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka theksuar se Marrëveshja e Ohrit ka hapur një mundësi për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

 

Në një postim të në platformën X, Lajçak njoftoi se gjatë takimit të fundit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq ata diskutuan mbi gjendjen aktuale të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

Ai theksoi se përparimi i mëtejshëm në këtë proces është i rëndësishëm për të siguruar një të ardhme të përbashkët të Serbisë dhe Kosovës në Bashkimin Europian.

“Theksova se Marrëveshja e Ohrit 2023 hapi rrugën përpara për normalizimin. Përparimi i mëtejshëm është në interes të Serbisë, Kosovës dhe të ardhmes së tyre në Bashkimin Europian”, ka shkruar Lajçak.

rtk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>