Pas dy ditësh bllokimi, raportohet se është liruar për qarkullim rruga drejt pikës kufitare në Merdar, përkatësisht në anën e territorit të Serbisë.
Njoftimin për hapjen e e kësaj rruge, e konfirmoi Policia e Kosovës.
“Bazuar në informacionet e fundit, rruga e cila ishte bllokuar me 27 dhjetor 2022 në kilometrin e dytë brenda në Serbi, sot në ora 09:50 është liruar për qarkullim”, deklaron Policia, me një komunikatë zyrtare.
Andaj, Policia e Kosovës njofton qytetarët dhe bashkatdhetarët se tani pikë kalimi kufitar “Merdar”, është liruar për qarkullim dhe i është kthyer normalitetit të plotë.
Kjo pikë kufitare ishte bllokuar sepse rreth 2 km brenda territorit të serbisë, serbët lokalë kishin bllokuar rrugën duke bërë të pamundur qarkullimine automjeteve drejt kosovës.
Në këtë situatë, bashkatdhetarët ishin detyruar të shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare si ajo në Mutividë e Dheu i Bardhë, duke bërë që të udhëtojnë për qindra kilometra më larg që të hyjnë në Kosovë.
rtk