Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes sot do të mbajë mbledhje, në të cilën do të bëhet shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes kornizë ushtarake ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë.
Ndryshe ditë më parë Qeveria e Kosovës ka miratuar Marrëveshjen Kornizë Ushtarake ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, kishte thënë se marrëveshje parasheh ndër të tjera bashkëpunimin me Turqinë në stërvitje dhe edukim ushtarak, shkëmbim të inteligjencës ushtarake, operacione paqeruajtëse dhe humanitare.
“Kjo marrëveshje parasheh bashkëpunimin në këto fusha, stërvitje dhe edukim ushtarak, shkëmbim të inteligjencës ushtarake, operacione paqeruajtëse dhe humanitare”, kishte thënë ai.
Në këtë mbledhje po ashtu do të bëhet edhe shqyrtimi i raportit me propozim amendamente për Projektligjin për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjess, shqyrtimi i raportit me propozim amendamente për Projektligjin për mbrojtje nga zjarri, raporton RTKlive.
Po ashtu pika tjera janë edhe shqyrtimi i raportit me propozim amendamente për Projektligjin për letërnjoftimin, shqyrtimi i raportit me propozim amendamente për Projektligjin për Shërbimet Private të Sigurisë, shqyrtimi në parim i Projektligjit për të huajt dhe formimi i grupit punues për hartimin e Rregullores së punës për Komisionerin Parlamentar për FSK.
rtk