Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot ambasadorët e pesë vendeve të QUINT-it, dhe shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova.
Në njoftimin për media thuhet se ajo po ashtu i informoi ata për hapat që do t’i ndërmarrë ajo si kryetare e Kuvendit për mbrojtjen e integritetit institucional të Kuvendit, mbrojtjen e stabilitetit dhe të demokracisë në vend, si dhe respektimin e Gjykatës Kushtetuese si e vetmja instancë e cila mund ta interpretojë kushtetueshmërinë e veprimeve të institucioneve.
Osmani po ashtu i informoi përfaqësuesit e QUINT-it me punën e Kuvendit të Kosovës, me theks të veçantë për kujdesin të cilin Kuvendi po e ushtron në menaxhimin e krizës së pandemisë Kovid-19.
Ajo ua shprehu atyre mirënjohjen e saj dhe të Kuvendit për gatishmërinë e tyre dhe të vendeve të tyre që t’i qëndrojnë afër popullit të Kosovës dhe institucioneve të vendit gjatë kësaj krize. /Telegrafi/