Kryesia e Kuvendit njofton se ka marrë vendim për suspendimin ditor individual të deputetëve të opozitës.
‘Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, mori vendim për përjashtimin individual ditor të deputetëve të opozitës që kanë rënë ndesh me Rregulloren e Kuvendit, me përjashtim të deputetëve Shukrije Bytyqi dhe Ilir Deda’, thuhet në njoftim. (rtk)