24 raste të reja me COVID-19 janë shënuar sot në Kosovë, ndërkohë 14 pacientë janë shëruar, ka bërë të ditur IKSHPK-ja.
Gjithsej sot janë kryer 257 mostra dhe rastet pozitive janë nga Gjilani, Prishtina, Vushtrria, Mitrovica, Kamenica dhe Ferizaj. Më së shumti raste janë shënuar në Gjilan – 14.
“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Gjilanit 14 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Përlepnicë, 5 raste Gjilan, 1 rast Velekincë, 1 rast Cërnicë dhe 1 rast Livoç i Epërm), komuna e Prishtinës 4 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Prishtinë), komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Vushtrri dhe 1 rast Pestovë) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Topanicë-Kamenicë, Mitrovicë dhe Talinoc i Jerlive – Ferizaj.
Ky është numri më i madh brenda një 24-orëshi që nga 26 prilli, kur ishin shënuar 32 raste me infeksion.
Numri i të infektuarve është rritur në 919, kurse i të shëruarve në 671.
Ndërkohë, sot gjatë ditës është shënuar edhe një rast i vdekjes si pasojë e koronavirusit, duke çuar numrin e përgjithshëm në 29.
koha