Prokuroria e Serbise për krim të organizuar ende po heton rastin e vrasjes së gjashtëfishtë të të rinjve serbë në një kafetari në Pejë, të quajtur sipas emrit “PANDA” më 14 dhjetor 1998. Shteti i Serbisë dhe aparatura e tij politiko-ushtarake, vazhdon ta përdorë politikisht vrasjen e 5 të rinjëve serb në lokalin `Panda` gjatë kohës së luftës në Kosovë, edhe pse vet zyrtarët serb, përfshirë edhe kryeministrin aktual Aleksandër Vuçiç, kanë pohuar disa herë në media se ka dyshime serioze se këta të
Për më tepër, kryeministri serb Vuçiç. pati theksuar se kjo e vërtetë do t’i trondisë gjithë popullin serb, pasi të rinjtë mund të jenë vrarë qëllimisht, në mënyrë që këto krime më pas t’i mvisheshin UçK-sw dhe të justifikohej ofensiva ushtarake sebe mbi popullin shqiptarë.
Një nga liderët politikë të Serbisë, Vuk Drashkoviqi ka ngritur zërin për shumicën e krimeve në Serbi, për të cilat thotë ai se janë kryer nga shërbimet sekrete të Serbisë.
“Nuk ka asnjë krim në Serbi, politik, mafioz që është bërë në disa decenie të fundit, të cilin nuk e kanë organizuar shërbimet e inteligjencës. Tani vetëm kërcënojnë. Nuk po mund të gjenden vrasësit e vëllezërve Bytyqi. Dihen të gjitha. Por, nëse në Prokurorinë për Krime të Luftës thonë se kanë frikë, nga njerëz të mëdhenj që janë më pozita kryesore e të cilët kanë marrë pjesë në krim, dhe kanë qenë pjesë e shërbimit të inteligjencës.
Ju kujtohet kur para dy vitesh, në televizion, dy-tri herë Vuçiqi tha se Serbia do ta përmirësohet, siç ka thënë, kur së shpejti të dihet e vërteta për atë krimin e tmerrshëm të kafeterisë PANDA, ku u vranë 6 të rinj serbë në kafeteri. Në sajtin e “Beretave të Kuqe”, në njërin nga sajtet më të vizituara, më të shtrenjtat, botohet teksti, pas deklaratës së Vuçiçit, dhe mbështetjes sime për qëllimin e kryeministrit që të zbardhet e vërteta, për këtë krim të madh, botohet teksti ku thuhet “se fëmijët (e rastit PANDA) i kemi vrarë unë dhe gruaja ime”, pat deklaruar Drashkoviq.
Shteti i Serbisë, edhe sot sikurse 18 vjet më parë, luan me viktimat serbe dhe kjo nuk do koment. Mediet serbe ende vazhdojnë të kërkojnë fajtorët për këtë ngjarje.
Në një video të postuar nw youtube që i referohet mediave serbe shumica e bashkëbiseduesve fajwsojnë shërbimin sekret serb për shumicën e krimeve të kryera.
“Para tri viteve vet Vuçiçi tha se“ne do të tregojmë se kush i ka vrarë”. Qartë e ka bërë me dije se nuk e ka bërë pala tjetër – shqiptarët. Nuk janë romë apo të tjerë. Por, siç po shihet po na bëhet më i madh turpi sesa dhembja”, thotw njw grua nw videon e publikuar nw youtube.
“Dikush e di të vërtetën, por këtë po e fsheh me sukses nën çilim. Duam që e vërteta të dalë në shesh”, thotë një tjetër mashkull në po këtë video.
Shtrohet pyetja pse Serbia ende po e fsheh të vërtetën për rastin PANDA? A po i konvenon ende kjo Serbisë për të krijuar histori në dëm të shqiptarëve. Me akuza të këtij lloji janë bërë shumë padi dhe kërkesa drejt institucioneve ndërkombëtare për t’i ndjekur udhëheqësit e UÇK-së.
Pse Qeveria e ashtuquajtur demokratike e Aleksandar Vuçiqit që pretendon se do të hyjë në Bashkimin Evropian, edhe duke i ditur autorët e krimit mbi vet qytetarët serbë po i fsheh ata?
Serbia po e vazhdon propagandën se është e viktimizuar duke qenë vet terrorizuesja.
Shtrohet pyetja pse familjet e viktimave, vetëm tani e kanë ngritur zërin për zbulimin e autorëve të vrasjes së 6 të rinjëve serbë në kafeterinë PANDA në Pejë në dhjetor të vitit 1998? Nëna e njërit prej të vrarëve thotë se ‘Që nga 14 dhjetori, nuk mund të them saktë atë natë, por ndoshta menjëherë pas një jave, hapur është folur për atë se kush dhe çka ka bërë.
” Shqiptarët vazhdimisht gjatë kohës së ish-Jugosllavisë janë akuzuar se po i terrorizojnë serbët. Raste të tilla kur shërbimet sekrete serbe kanë inskenuar ngjarje të tilla ka shumë. Nga më të njohurat ka qenë edhe ai i Gjorgje Martinoviqit, kur në anusin e tij u fut një shishe xhami.
Rasti i Martinoviqit u bë edhe ndërkombëtarisht i njohur si “Cause célèbre” . Për të inskenuar procese gjyqësore, deri në momentin kur “Gjykata e Dytë Komunale” më 1990, shpalli shtetin e Jugosllavisë si fajtor për shkaktim të dëmtimit ndaj Martinoviqit si dhe për fshehje tendencioze të së vërtetës. Madje, shteti i atëhershëm i Jugosllavisë qe i detyruar që Martinoviqit t’ia paguajë dëmin prej 100.000 markash gjermane të cilat asnjëherë nuk i mori. (rtk)