VV-ja e vendosur për të kundërshtuar marrëveshjet Kosovë-Serbi

Kuvendi i KSPas rreth dy muajve kur partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën e bojkotuan Kuvendin e Kosovës, sot Lëvizja Vetëvendosje si e vetme iu kthyen sërish Kuvendit të Kosovës.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje para se të hynin në sallën ku pritej të fillonte seanca e rregullt, janë shprehur do të marrin pjesë në seancë pasi kur kanë dalë kanë thënë se do të kthehen sërish në Kuvend. Por kanë potencuar që do të veprojnë varësisht prej çështjeve që do të diskutohen në Kuvend por nëse diskutohet demarkacioni me Malin e Zi.

Dërguti tha se do të reagojnë, ndërsa e pyetur nëse do të gjuajnë gaz apo ndryshe ajo u shpreh se do të shihet në vazhdim.

“Ne në momentin kur kemi dal kemi thënë se do të kthehemi. Ne do ta luajmë rolin opozitarë dhe varësisht prej çështjeve të cilat do të vijnë në agjendë të Kuvendit do të veprojmë. Pra, nëse vjen demarkacioni ne do të veprojmë si zakonisht, si kemi kundërshtu ar. Çdo aksion politik i cili e pengon vazhdimin e seancës normale kur të vjen te demarkacioni ne do të përdorim”, tha Dërguti.

Dërguti ka shtuar se me pjesëmarrjen e tyre në Kuvend do të pasurohet edhe debati.

Edhe Glauk Konjufca deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, tha se janë kthyer në Kuvend dhe do të marrin pjesë derisa zhvillohen të gjitha pikat tjera pa demarkacion me Malin e Zi dhe “Zajednicën, komuanve serbe në Kosovë, ku ka theksuar se kjo do ta radikalizonte Vetëvendosjen dhe nuk do të lejonin që këto marrëveshje të kalonin.

Përndryshe në tema tjera, ku flitet për ligje tjera gjitha ato vendime dhe punë të cilat merret natyrshëm Kuvendi i Republikës së Kosovës ne do të veprojmë brenda kornizave normale të një parlamentarizmi demokratik.

Ai shtoi se Demarkacionin dhe “Zajednicën” nuk do t’i lejojnë në asnjë mënyrë të kalojnë.

Mënyra se si do të kundërshtohen tha se do të vendoset dhe shihet në të ardhmen.

“Po kthehemi në Kuvend që të bëjmë opozitarizimi dhe në të njëjtën kohë ta paralajmërojmë pushtetin që të mos të sjellë marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi, të cilat sipas argumentimeve tona e cenon territorin e Kosovës, dhe që të mos e sjellë kurrfarë marrëveshje..Nuk do ta lejojmë në asnjë mënyrë që ajo të bëhet . Kur të vij koha do të specifikojmë dhe do t’i shpjegojmë veprimet tona nuk mund të i paragjykoj prej ditës së sotme, ka edhe një kohë ku pritet demarkacioni të vij. Vetëm se jemi shumë të vendosur që kjo gjë të mos ndodh në asnjë mënyrë”, tha Konjufca.

Ndërsa deputetja nga e pozitës nga radhët e LDK-së. Vjosa Osmani para fillimit të seancës së rregullt të Kuvendit ku po merr pjesë edhe Lëvizja Vetëvendosje, tha se është mirë që opozita është kth yer në Kuvend.

Sipas Osmanit nuk është mirë të kthehen skenat e kaluara që kanë qenë në Kuvend pasi sipas deputetes Osmani ato pamje e kanë dëmtuar Kosovën shumë para botës dhe ato vende që kanë pas ndërmend të na njohin si shtet tashmë hezitojnë ta bëjnë këtë.

“Më vjen mirë që kolegët nga Vetëvendosje kanë vendosur që të vijnë në Kuvendin e Kosovës dhe aty të shprehin qëndrimet e tyre rreth çështjeve të ndryshme…Mendoj që nuk e ndihmon askënd, asnjë parti politike, mbi të gjitha mendoj që nuk e ndihmon Kosovën, pamjet që skena politike kosovare pa e fajësuar dikë në veçanti i kanë dhënë botës në muajt e kaluar nuk kanë qenë vetëm të pahijshme por mendoj se na kanë dëmtuar substancialisht sa i përket mënyrës se si na shohin miqtë tonë ndërkombëtar dhe në një periudhë shumë të rëndësishme kur ne po përpiqemi t’i bindim edhe ato pak shtete në Bashkimin Evropian që mund të kenë hezitime për në Këshillin e ministrave rreth liberalizimit të vizave mendoj që pamja që ne duhet të prodhojmë nga ky Kuvend i Kosovës duhet të jetë pamje e debatit demokratik”, tha Osmani. KosovaPress

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>