‘Bomba’ e Zaevit: Reagon Ivanovi, derisa Gruevski vazhdon të hesht

Qeveria vazhdon të heshtë lidhur me përgjimet e publikuara nga opozita. Dy ditë pas publikimit të aferës, Kryeministri Gruevski u paraqit në opinion në prezantimin e një kompanie investuese por iu shmang interesimit të 35ve për përgjimin e paligjshëm të mbi 20 mijë qytetarëve. Ndërkohë, heshtje edhe nga prokuroria edhe pas paraqitjes së padisë me materialet e përgjimeve nga ana e opozitës. I vetmi që ka reaguar ishte Presidenti Gjorge Ivanov, por në reagimin e tij nuk saktësohet nëse komunikata e tij ka të bëjë me përgjimet apo nisjen e hetimeve ndaj Zaevit për rastin “Puçi”.“Mbështesin organet shtetërore të hetojnë nëse aktiviteti i tillë është në kundërshtim me kushtetutën dhe njëkohësisht autorët e veprës penale të përgjimeve të sanksionohen sipas ligjit. Iu bëj thirrje subjekteve politike të sillen në mënyrë të matur dhe me përgjegjësi, në përputhje me interesat e qytetarëve dhe shtetit. Vetëm në këtë mënyrë do mund të dëshmojnë se përcaktimet e tyre programore janë në interes të demokracisë së Maqedonisë. Si shtet demokratik duhet doemos të dëshmojmë pjekuri para sfidave që paraqiten në shoqërinë tonë. Ato duhet të zgjidhen vetëm në rrugë institucionale”, thuhet një njoftimin e Ivanovit.

Në komunikatën me shkrim të presidentit Ivanov theksohet gjithashtu roli i 35ve në shoqëri, por pa e ndarë “shapin nga sheqeri” lidhur me kufirin që kanë 35t mbi publikimin e materialeve për të cilat opozita dhe pushteti po përplasen prej ditësh. Ivanov nuk ka qëndrim konkret as për pretendimet që ngre secila palë, por as edhe qëndrime të qarta mbi reagimin e fundit të Prokurorisë si dhe apeleve të ambasadave të huaja lidhur me publikimin e aferave. Kreu i opozitës, Zoran Zaev ditë më parë njoftoi se strukturat e sigurimit të shtetit nën urdhrat e Nikolla Gruevskit dhe Sasho Mijallkovit në mënyrë të paligjshme kanë përgjuar mbi 20 qytetarë, nis mesin e të cilëve është edhe vet Zaev, liderët e të gjitha partive politike shqiptare, klerikë gazetarë, afaristë, drejtues të sektorit civil, por edhe njerëzit e tij të afërt Ministrja e brendshme Gordana Jankullovska dhe ministri i financave, Zoran Stavreski. Valmir Kuçi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>