A do të përfshinë BE-ja kërkesat bullgare në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë?

MK BGInstituti për Politikë Evropiane (IPE) u dërgoi një letër të hapur eurodeputetëve që të rishqyrtojnë qëndrimet e përfshira në rezolutën për Maqedoninë, e cila nesër do të jetë në seancën plenare të Parlamentit Evropian.

 

Gjëja pozitive në rezolutë është se rekomandohet rifillimi i negociatave, por në të njëjtën kohë futen amendamente që e cenojnë këtë qëndrim, duke e vendosur kontestin dypalësh me Bullgarinë si kusht për anëtarësim, thonë nga IPE.

Për OJQ-në janë të diskutueshme amendamentet që insistojnë në pajtimin në bazë të historisë së përbashkët si dhe zbatimin e kushteve 4 plus 1 të Sofjes për heqjen e vetos, njofton “Sitel”.

Nisma IPE-së mori mbështetje në rajonin e gjerë.

Nga Instituti apelojnë se miratimi i rezolutës siç është tani do të krijojë një precedent në BE që më vonë mund të keqpërdoret nga shtetet e tjera anëtare për të imponuar çështje të pazgjidhura dypalëshe në procesin e anëtarësimit të kandidatëve të ardhshëm.

Telegrafi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>