Ambasada e RF të Gjermanisë në Shkup: Zyra konsullore dhe e vizave nga data 22 qershor 2020 filloi përsëri me ofrimin e shërbimeve!

Zyra konsullore dhe e vizave nga data 22 qershor 2020  filloi përsëri me ofrimin e shërbimeve!

Viza
Edhe më tej vlen rregulli i posedimit të terminit të caktuar për të parashtruar kërkesë për vizë. Të gjitha terminet e caktuara deri më 30.05.2020 u anuluan për shkak të mbylljes të repartit të vizave dhe u transferuan në listën e pritjes të termineve. Personave të regjistruar do t‘ju ricaktohet termin i ri sipas rendit kronologjik. Konfirmimin e terminit të ri do ta merrni në kohë të duhur përmes emailit. Terminet e caktuara para 30.05.2020 nuk janë më të vlefshme dhe për këtë arsye nuk do t’ju lejohet hyrja në repartin e vizave.

Prandaj Ju lutemi për mirëkuptim.

Ju lutemi mos u paraqitni personalisht  ose përmes telefonit në Ambasadë dhe mos parashtroni kërkesa me shkrim.

Fletë informacionin lidhur me respektimin e rregullave të higjienës gjatë vizitës në Ambasadë:

Fletë informacion për fluksin e vizitorëve Për vizitë në ambasadë Ju lutemi vini re rregullat e mëposhtme:

  • Ju lutemi të mos vini ne ambasadë më herët se 30 minuta para caktimit te terminit, sepse hyrja në Zyrën e vizave do të lejohet jo më herët se 10 minuta para terminit të caktuar.
  • Për shkak se hyrja është e lejuar vetëm për aplikuesin, Ju lutemi mos sillni me vete anëtarë të familjes ose miq në ambasadë. Të miturit mund të shoqërohen nga kujdestarët e tyre.
  • Kur të mbërrini para ambasadës, Ju lutemi radhituni dhe respektoni rregullat e distancës dhe higjienës.
  • Gjithmonë mbani një distancë prej 2 m para ambasadës, si dhe në Zyrën e vizave midis vetes dhe personave tjerë që presin.
  • Pritja para ambasadës dhe hyrja në Zyrën e vizave lejohen vetëm me maskë mbrojtëse (mbrojtje e hundës/gojës). Ju lutemi sillni gjithmonë maskën Tuaj.
  • Temperatura Juaj do të matet para se të hyni ne Zyrën e vizave. Hyrja ndalohet për personat me temperaturë prej 37.6 ° C.
  • Në interes të shëndetit Tuaj dhe shëndetit të stafit të ambasadës, Ju lutemi të jeni të disiplinuar dhe të kujdesshëm, para dhe brenda në ambasadë.
  • Udhëzimet e kolegëve të sigurisë duhet patjetër të ndiqen.

Hyrja në Gjermani
Gjermania bashkë me partnerët e saj të BE-së vendosi kufizime të reja të zgjeruara të udhëtimit për qytetarë nga vendet jashtë BE-së, të cilët mund të udhëtojnë vetëm në raste urgjente. Përjashtim nga ky rregull bëjnë shtetas gjerman ose shtetas të vendeve të treta të cilët posedojnë të drejtë  qëndrimi afatgjatë (leje qëndrimi ose vizë me afat më të gjatë), të cilët tashmë kanë qëndrim të rregullt në Gjermani (ose në ndonjë shtet tjetër anëtar i BE-së) dhe tani përsëri kthehen në vendin e tyre të zakontë të qëndrimit. Nëse bëhet fjalë për arsye urgjente të udhëtimit, udhëtarët luten të marrin me vete dëshmi përkatëse për të justifikuar urgjencën e kalimit të kufirit.  Shtetas nga vendet e treta (jashtë BE-së) të cilët nuk e plotësojnë këtë kusht, nuk mund ta kalojnë kufirin.

Në veb faqen e re https://reopen.europa.eu/de tani mund t’i gjeni informacionet e përditësuara lidhur me udhëtimet dhe pushimet në BE, mes tjerash, mjetet e transportit, kufizimet e udhëtimeve dhe rregullat për mbrojtjen e shëndetit publik, si edhe rregullat e mbajtjes së distancës dhe maskave mbrojtëse.

“Ja edhe një nga pasojat e mosrespektimit të masave mbrojtëse ndaj covid-19 nga personat e papërgjegjshëm “:

Detyrim për karantinë
Maqedonia e Veriut aktualisht është cilësuar si vend i rrezikuar nga virusi korona, listën e vendeve të rrezikuara e gjeni në https://www.rki.de/DE/Content/InfAZ/N/Neuartiges_Coronavirus/Risikogebiete_neu.html . Të gjithë personat, të cilët 14 ditë para udhëtimit kanë qëndruar në ndonjë vend të rrezikuar nga virusi korona, parimisht pas hyrjes në Gjermani duhet të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë. Ky detyrim për zbatimin e karantinës vlen pavarësisht nga nënshtetësia, përjashtim bëjnë personat që udhëtojnë transit.

Përjashtime nga ky rregull janë të mundshme me rezultat negativ të testit PCR të virusit SARS-CoV-2,  jo më i vjetër se 48 orë para hyrjes në Gjermani. Vendimin nëse vërtetë bëhet fjalë për përjashtim ose jo, e sjellin Entet shëndetësore. Këshilla nga Ambasada në këtë drejtim nuk mund të merren.

Fletë informacionin për detyrimin e karantinës, me mundësi shkarkimi, mund ta gjeni në https://skopje.diplo.de/blob/2354250/b7eb9a5b22589ec0109c69447fcd46cd/neuer-inhalt-data.pdf.

Informacione për gjendjen në Gjermani mund të gjeni në veb faqen e Qeverisë Federale në https://www.bundesregierung.de/breg-de/themen/coronavirus/ausbreitung-coronavirus-1716188.

Informacionet në këtë web faqe vazhdimisht përditësohen. Ju lutemi ta vizitoni rregullisht, për tu informuar me gjendjen aktuale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>