Anulohet matura shtetërore, matura shkollore dhe provimi përfundimtar për këtë vit shkollor 2019/2020 për nxënësit e shkollave të mesme. Të gjithë do të marrin diploma për arsimin e mesëm të kryer me të njëjtën vlefshmëri si vitet e kaluara, thanë konferencën për shtyp Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi,
Ai tha se kjo do t’i mundësojë që maturantët të shmangin stresin dhe të përkushtohen në gjetjen e punës ose të ndjekin arsimin e lartë në fakultete.
Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme deri më 10 qershor nuk do të kthehen në bankat shkollore gjegjësisht deri në fund të vitit shkollor, mësimi do të realizohet nga distanca.
Regjistrimi i nxënësve në klasë të parë për vitin shkollor 2020/2021 në vend që në maj do të realizohet në qershor. Listat e nxënësve të regjistruar, shkollat do t’i publikojnë më së voni deri më 15 korrik, ndërsa ata që nuk do të regjistrohen do të marrin njoftim me shkrim.