Beqiri: Agjenti iranian pastron paratë e djalit të ministrit të brendshëm Çavkov

zahir beqirZahir Beqir , i njohur si Çaushi i akuzuar në procesi kryesor “Fabrika e aferave” për letërnjoftime false ka drejtuar akuza ndaj djalit të ministrit aktual të MPB-së, për pastrim parash me një agjent Iranian.

Sipas Beqirit, agjenti Iranian Majkl Civik që jeton në Strumicë, përmes një kompanie në Honkong po pastron para për Ivan Çavkovin, djalin e ministrit aktual Mitko Çavkov, transmeton INA lajmin e portaleve maqedonase.

Beqiri këtë e ka theksuar dje në seancën gjyqësore, duke theksuar se pikërisht Civik ka inskenuar edhe rastin “Spiuni”. Beqiri ka thënë gjithashtu se agjenti Iranian i kishte afruar 1 milionë euro për të pranuar se materialet e përgjimeve i ka marrë nga lideri i LSDM, Zoran Zaev dhe ish-kundërzbuluesi Verushevski. (INA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>