Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 954 teste dhe janë regjistruar 120 raste të reja të covid-19 edhe atë në – Shkup 64– Tetovë 14 – Ohër 7 – Strugë 5 – Resnjë 5 – Kërçovë 5 – Kumanovë 4 – Dibër 4 – Manastir 3 – Prilep 2 – Shtip 2 – Gostivar 2 – Sveti Nikollë 2 dhe Makedonski Brod 1.
Gjatë 24 orëve u regjistruan 4 viktima nga Shkupi :
– Në Spitalin “8 Shtatori ” në Shkup, vdiqën 4 persona nga Shkupi: të moshës 51-vjeçar, 56-vjeçar, 58-vjeçar, dhe 67-vjeçar.
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 123 pacient të shëruar në – Kumanovë 92 – Shkup 17 – Resnjë 5 – Tetovë 4 – Shtip 2 – Prilep 1 – Veles 1 dhe Kërçovë 1.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara që nga fillimi i epidemisë është 6454, numri i pacientëve të rikuperuar është 2598, numri i të ndjerëve është 306 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend për momentin është 3550.
Ndërsa në territorin e Tetovës, gjatë 24 orëve të shkuara u regjistruan 14 raste të reja dhe 4 të shëruar, numri i përgjithshëm i rasteve aktive me Covid-19 është 394.
Ja edhe renditja e qyteteve me rastet më të larta aktive:
- Shkup – 3134, aktiv 2049 (territori i Shkupit me 617.646 banorë).
- Tetovë – 714, aktiv 394 (territori i Tetovës me 200.678 banorë: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
- Kumanovë – 760, aktiv 211 (me 109.228 banorë) .
- Shtip – 347, aktiv 160 (me 43.625 banorë) .
- Ohër- 174, aktiv 150 (51.591 banorë).
- Strugë – 225, aktive 140 (me 65.801 banorë) .
- Resnjë – 108, aktiv 94 (me 16.313 banorë)
- Gostivar – 122, aktiv 66 (111.252 banorë) .
- Dibër – 96, aktiv 44 (me 20.863 banorë)
- Veles – 186, aktiv 40 (me 54.384 banorë)
- Koçani – 69, aktiv 22 (me 37.758 banorë)
- Prilep – 246, aktiv 23 (me 75.132 banorë)
- Manastir – 54, aktiv 20 (me 91.983 banorë)
- Kërçovë – 35, aktiv 29 (me 56.937 banorë)
- Probishtip – 19, aktiv 11 (me 15.085 banorë)