Ministria e Shëndetësisë informon se në gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 560 testime dhe janë regjistruar 38 raste të reja të COVID-19 edhe atë: – Shkup 24 – Kumanovë 4 – Shtip 4 – Tetovë 3 – Negotinë 2 – Manastir 1.
Fatkeqësisht u regjistruan edhe 3 të vdekur prej tyre, në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendjes Febrile, ndërroi jetë një pacientë 74 vjeçar, i trajtuar në klinik prej me 21 majit, ndërsa në spitalin ‘’8 shtatori’’ ndërroi jetë një pacient 57-vjeçar i hospitalizuar prej me 23 maj “. Në Institutin e shëndetit publik nga Spitali i Remedikës aritën strishiot-materiali pas vdekjes (post-mortum) për analizë për një pacientë nga Shkupi (53 vjeçar) dhe ai rezultoi pozitiv për COVID-19.
Instituti i Shëndetit Publik sot regjistroi 16 pacientë të rikuperuar: – Veles 9 – Prilep 4 – Shkup 1 – Kumanovë 1 dhe Manastir 1.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 2077, numri i pacientëve të rikuperuar është 1486, numri i të ndjerëve është 122 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 469.
Në territorin e Tetovës, gjatë 24 orëve të shkuara u regjistruan 3 raste të reja, fatkeqësisht u regjistrua edhe 2 të vdekur nga territori i Tetovës, dhe nuk kemi asnjë të shëruar, numri i pacientëve aktiv me covid-19 është 71.
Ja edhe renditja e qyteteve me rastet më të larta aktive :
• Shkup – 771, aktiv 232
• Tetovë – 182, aktive 71
• Prilep -211, aktiv 43
• Velesi – 128, aktiv 31
• Kumanova – 442, aktive 36
• Shtip-54, aktiv 19
• Struga – 77, aktive 9
• Ohër-23, aktiv 8
• Manastir –29, aktiv 7
• Gostivar-22, aktiv 4