- Shkup – 45 (territori i Shkupit me 617.646 banorë)
- Kumanovë – 4 (me 109.228 banorë)
- Gostivar – 4 (111.252 banorë)
- Shtip – 4 (me 43.625 banorë)
- Strugë – 4 (me 65.801 banorë)
- Tetovë – 4 (në territorin e Tetovës me 200.678 banorë që dtth.: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, + Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, + Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, + Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, + Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe + Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
- Kavadarci – 3 (me 38.741 banorë)
- Kërçovë – 1 (me 56.937 banorë)
- Dibër – 1 (me 20.863 banorë)
- Sveti Nikollë – 1(me 17.683 banorë)
- Negotinë – 1 (me 19.327 banorë)
(Vërejtje: Numri i banorëve është numri zyrtar i banorëve të regjistruar, por ajo realisht duhet të ketë rënie, për shkak të shpërnguljeve (kryesisht nga Maqedonia lindore) në Shkup dhe jashtë shtetit.)
Kanë ndërruar jetë 13 pacientë, katër pacientë nga Shkupi (74, 69, 93 dhe 87vjeç), tre nga Prilepi (69, 76 dhe 57 vjeç), një pacientë nga Velesi (51vjeç), një nga Negotina (80 vjeç), një nga Dibra (71 vjeç) , një nga Radovishi (66 vjeç), një nga Makedonski Brodi (66 vjeç) dhe një pacientë nga Kratova (76 vjeç).
Sot Instituti i Shëndetit Publik regjistron 1.023 pacientë të rikuperuar nga: -Shkup 511-Kumanovë 51-Tetovë 32-Prilep 46-Gostivar 29-Shtip 17-Manastir 34-Veles 38-Strumicë 26-Kavadarci 50-Koçanë 22-Kërçovë 11-Sveti Nikolë 5-Gjevgjeli 15-Negotinë 21-Dibër 22-Resnje 3-Kriva Pallankë 20-Radovish 23-Berovë 9-Dellçevë 1-Probishtip 3-Vinicë 4-Valandovë 5-Makedonski Brod 2-Bogdanci 6-Krushevë 3-Demir Kapijë 2-Pehçevë 11-Dojran 1.
Deri më tani, janë kryer gjithsej 435.361 teste të Covid-19 .
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara që nga fillimi i pandemisë është 89.463, numri i pacientëve të rikuperuar është 74.800, numri i vdekjeve është 2.739 dhe numri i rasteve aktive është 11.924.
Kujdes!
Kujdes, jo vetëm nga covid 19, por edhe nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, “misionar”, njerëz të papërgjegjshëm, injorantët, të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën, si dhe kujdes edhe nga Televizionet komerciale, portalet e ndryshme, rrjetet sociale, të cilët për të plotësuar programet e tyre, janë në gjendje të emitojnë gjithçka, vetëm e vetëm që të përfitojnë personalisht, pa çarë kokën nëse veprimet e tyre shkaktojnë pasoja.
Besoni vetëm institucionet përgjegjëse shëndetësore dhe jo individët!
Mbani maskën, ashtu si që mbani pantallonat në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.
Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.
Ju lutemi mbroni vetveten = ashtu do ti mbroni edhe të afërmit tuaj.
- Besoni #faktet të mos e sfidojmë shkencën, komunitetin e mjekëve, e të ekspertëve të shëndetit publik dhe
- të mbrojmë veten, familjet tona dhe njerëzit që na rrethojnë.
- Secili mund të kontribuojë për kufizimin e përhapjes së #COVID19.