Fytyra osmane e jeniçerëve të LVV-LEN

Kushdo që humb kujtesën historike, mund të manipulohet lehtë

“Kushdo që humb kujtesën historike, mund të manipulohet lehtë”

Profesor universitar në universitetin turk “Balkan International Universitesi”, i cili zotëron gjashtë gjuhë të huaja… i cili do të kontribuojë në ndërtimin e kalasë së shpresës dhe dinjitetit në Lëvizjen Besa”, kështu u prezentua Shener Bilalli nga Bilall Kasami, pa dhënë hollësi se cilat janë këto gjashtë gjuhë të huaja, përveç shqipes, turqishtes, “maqedonishtes”, serbishtes dhe boshnjakçes, gjuhë të cilat Shener Bilalli me siguri i zotëron!

Prurja e re në Lëvizjen Besa, së shpejti u prezentua si bartës i Listës së Koalicionit VLEN në njësinë zgjedhore nr. 3. në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar në ish IRJM.

Ndërkohë, këto ditë Şener Bilal Çakman u zgjodh këshilltari i vetëm “shqiptar”, nga shtatëmbëdhjetë këshilltarët e kryeministrit të “Maqedonisë së Veriut”. Şeneri u zgjodh nga Mickoski këshilltar për “marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve”, i cili krahas serbit Ivan Stoilkoviq i cili Mickovskin e këshillon për aspiratat pansllaviste të qeverisë, do ta këshillojë atë për osmanizimin e shqiptarëve. Şener Bilal Çakman, në një intervistë të para pesë viteve për portalin turk të lajmeve TIMEBALKAN (shih videon e bashkëngjitur), sqaroi me hollësi se si e sheh ai “Ballkanin” dhe “komunitetet” që jetojnë në të: “Të gjitha kombet në Ballkan duhet të pranojnë se janë osmanë.”, e tha troç, shkurt e … turqisht! E Mickoski e kupton Senerin kur thot “të gjitha kombet”, sepse e di që e ka fjalën për shqiptarët muslimanë.

dy...ftyrësiNë të vërtetë, Sheren Bilalli dhe Şener Bilal Çakman nuk janë dy individë, siç do të mendohej gjykuar nga “emrat/mbiemrat”, por një individ me dy fytyra. Fytyrën e vërtetë, më afër zemrës, e ka atë të Şener Bilal Çakman, me të cilën njihet në Turqi, me të cilën bën “shkencën” e osmanlinjve dhe me të cilën kryen misionin osmanizimit të shqiptarëve. Këtë fytyrë të tij e ka përzemër edhe Mickoski ndaj dhe ja rrëmbeu “prurjen e re” Bilall Kasamit. Ndërsa fytyrën maskë “Sheren Bilalli” e ka vetëm për të marrë votat e shqiptarëve që “manipulohen lehtë”, për të jetësuar në emër të tyre misionin e osmanizimit, duke e paraqitur para botës si vullnet politik të shqiptarëve në ish IRJM dhe Kosovë.

Ashtu siç nuk janë as dy Albina. Njëri Albin që deklaron se “fetë erdhën dhe shkuan, por ne jemi ende këtu” dhe tjetri që futet në koalicion qeveritar pikërisht me mbetjet politike të “feve që erdhën”, me Bilall Kasamin, nikoqirin e mbledhjes së Bordit të Uninonit të Komunave turke në “Balkan”, për të shpallur Tetovën “komunë turke” dhe me Şenerin, që deklaron se “Të gjitha kombet në Ballkan duhet të pranojnë se janë osmanë.”, për të osmanizuar shqiptarët në ish IRJM dhe Kosovë.

Njëri Albin që në Kosovë lufton “Zajednicën” dhe tjetri që pa problem futet në koalicionin qeveritar të Repulikës Serbska të Maqedonisë për të përfaqësuar muslimanët shqiptarë (turq të Rumelisë). Dhe si qeveri koalicioni, fton dhe mirëpret Dodikun e Republikës Serbska të Bosnjes, për të mohuar gjenocidin në Srebrenicë, për të promovuar idene e Serbisë së Madhe, për të madhëruar Putinin dhe për të promovuar politikën pansllaviste të Rusisë në Ballkan.

Njëri Albin që lufton korrupsionin e PDK-së dhe LDK-së në Kosovë si dhe BDI-së në ish IRJM, dhe tjetri që bën koalicion qeveritar pikërisht me Izet Mexhitin, bosin e mafias urbane i cili për 20 vite në BDI u pasuruar në saje të korrupsionit.

Jo, nuk janë dy Albina, është një Albin, por me dy fytyra.

Dyfytyrësia e një individi tregon tiparin negativ të karakterit. Një kryeministër dyfytyrësh dëmton rëndë besimin e qytetarëve në shtet, krijon klimë mosbesimi, dëmton stabilitetin politik të vendit, dëmton demokracinë… Po kur një kryeministër mbështet dhe bashkëpunon me parti, që angazhohen hapur për asimilimin e shqiptarëve për llogari të një shteti të huaj, shfaqin pretendime territoriale ndaj territoreve shqiptare për llogari të një shteti të huaj, çfarë e bën kjo një kryeministër!? 

Afrim Fanda – huazuar nga Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>