Gazetarja shqiptaro-amerikane paralajmëron konflikte të reja në Ballkan

protesta shkupMaqedonia rrezikohet gjatë kësaj vere nga një luftë e re. Shqiptarët do organizojnë kryengritjet në Maqedoni dhe në Luginën e Preshevës. Kështu shkruan në artikullin e fundit gazetarja e njohur shqiptaro-amerikane, Klara Buda.

Sipas saj, incidentet do të përfshijnë edhe Serbinë pasi do të aktivizohen mbi 1 mijë “terroristë të fshehur” në provincën e Sanxhakut të cilët kanë për qëllim tërheqjen e vëmendjes nga kryengritjet e shqiptarëve në Maqedoni dhe në Luginën e Preshevës, shkruan gazetarja.

Ajo shprehet se, arritja e shpejtë e marrëveshjes politike në Shkup është në dëm të shqiptarëve të Maqedonisë pasi partitë maqedonase përtadisin një komplot pas shpinës së shqiptarëve të lënë pas dore.

“Faktikisht, shqiptarët me këtë marrëveshje politike jo që nuk fituan asgjë, por kanë humbur shumë. Kjo krizë politike ishte një mundësi që përfaqësuesit politikë të shqiptarëve para faktorit ndërkombëtar t’i realizojnë problemet shqiptare në Maqedoni, por edhe kësaj here thjesht “u dështuan”.

Shqiptarët e Maqedonisë edhe një herë ndoshta po bien viktima te “manipulimeve politike” të disa politikanëve të papërgjegjshëm. Shqiptarët vazhdojnë të mbeten pengje të politikave të erreta dhe të turbullta të shtetit një etnik maqedonas dhe të shqiptarëve të pandërgjegjshëm, ndoshta në saje edhe të tradhëtive të vet ndërkombëtarëve si gjithnjë. Në këtë rast shqiptarët siç duket janë lënë sërish në lundresën pa timon, lundresë e cila do të merr rrugën të ballafaqohet me përmbytje, shkruan Buda.

“Atëherë në këtë kontekst mund të ndërlidhet edhe deklarata e ISIS që kërcënon Ballkanin se: Maqedoninë, Shqipërinë dhe Kosovën, së shpejti do t’i pushtojmë! Në këto deklarata Maqedonia është e shënuar si një nga vendet që kanë për t’u pushtuar. Këtu janë Serbia, Mali i Zi, Kroacia, Bosnja, Kosova dhe Shqipëria. Militantët, pas fitores në Serbi planifikojnë për të pushtuar Kroacinë, Malin e Zi, Bosnjën, Shqipërinë, Maqedoninë dhe Kosovën, dhe kështu ISIS të zgjerohet edhe në Ballkan! Ata thonë, “Gëzohuni Shqipëri, Kosovë dhe Maqedonë, do ta kthejmë Sheriatin, ne jemi kalifati islam. Gëzohu edhe ti Obama, fitorja na takon neve, ne jemi bijtë e Islamit, ne jemi Kalifati islam”!? Dhe tani shtrohet pyetja; “Kush i përgatit këto skenare dhe komunikata në opinionin ballkanas? Këtu duhet hedhur sy në disa lojra dhe incidente në praninë tonë të afërt…?!{, shkruan mes tjerash në artikullin e fund gazetarja Klara Buda.

Një pjesë e madhe e analistëve paralajmërojnë trazira të reja në Ballkan, të cilaët do të shkaktohen për shkak të incidenteve ndëretnike dhe ndërfetare. Vendet më të ndieshme janë Bosnja, Sanxhaku i Serbisë, Kosova dhe Maqedonia, shkruan gazetarja ne “klarabudapost”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>