Derisa partitë shqiptare “zgjedhin” presidentin e shtetit, “Levica” hoqi nga grafa përkatësinë shqiptare nga certifikata e lindjes, martesës dhe vdekjes!
Derisa partitë shqiptare “zgjedhin” presidentin e shtetit, me iniciativën e Partisë satelit “Levica” – partneri i ardhshëm i koalicionit të opozitës shqiptare, pas vendosjes së kryqit në Bregun e diellit, ia doli që nëpërmjet të Gjykatës kushtetuese ta heq grafën e përkatësisë etnike nga Certifikata e lindjes, e martesës dhe e vdekjes, që do të thotë se në të ardhmen tek certifikatat nuk do të figurojë më përkatësia nacionale shqiptarë, por vetëm shtetësia maqedonase.
Antagonizmi
Kemi akademikë me prejardhje shqiptar, kemi një enciklopedi antishqiptare e cila është në fuqi dhe në qarkullim!
Kemi gjykatës me prejardhje shqiptare, kemi vendime në dëm të shqiptarëve!
Kishim dhe kemi Ministrinë e arsimit, kemi nxënës shqiptarë që s’kanë të drejtë mësimi në gjuhën amtare në vendlindjen e tyre!
Kemi bashkësi islame, hoxhallarë (soysus), misionarë që mbrojnë interesat e huaja, dhe sulmojnë identitetin kombëtar, flamurin tonë kombëtar, figurat tona kombëtare, në vend që të mbrojnë interesat e besimtarëve shqiptarë, kemi vetëm tek-tuk ndonjë hoxhë, që përpiqet të mbrojë interesat e besimtarëve shqiptarë.
Si duket, me moton Avash-Avash, Step by Step, në bashkëpunim me sektet islamike antishqiptare, si psh. vehabistët-salafistët qëllimi është, që të hiqet ndjenja kombëtare tek shqiptarët dhe të arrihet deri te pika ata (shqiptarët) veten e tyre ta ndjejnë dhe deklarojnë si “komb myslimanë” dhe qytetarë të Republikës së Maqedonisë së veriut!