Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-ve, John Kirby, ka deklaruar se SHBA-të e mbështetin Maqedoninë dhe Greqinë në tentimet për të zgjidhur çështjen e emrit, në kuadër të Kombeve të Bashkuara.
Ai nuk është përgjigjur për mundësinë e ndikimit të porosisë së internetit, ku një këshillëtarë i Hillary Clinton-it, e ka përdorur akronimin IRJM për Maqedoninë.
Përndryshe, në dokumentet e publikuara nga ëikileaks, John Podesta, ish-këshillëtar i presidentëve Bill Clinton dhe Barack Obama, shef i tanishëm i shtabit zgjedhor të Hillary Clinton-it, e përdor shkurtesën IRJM për Maqedoninë. Podesta ka prejardhje greke, nga degëzimi familjar i nënës së tij. (ina)